34.9 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 7455

Isa Mustafa,Hashim Thaçit: Zgjedhjet mund të mbahen vetëm për PDK’në

0

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa për herë të parë ka thënë se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Por ka thënë se Qeverinë do ta formojë shumica parlamentare. Me ketë rast, ai është përgjigjur edhe paralajmërimit te Hashim Thaçit për zgjedhje te reja, duke thënë se ato mund te mbahen vetëm për PDK’në.
Mustafa nuk ka sqaruar deri në fund por kjo porosi e Liderit të LDK është edhe për Jahjagen, e cila pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja javën e ardhshme nëse nuk tejkalohet bllokada

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Në popullin tonë thuhet “dija hallin vetit”. Edhe PDK, që me koalicionin pesëpartiak ka vetëm 36 vota në Kuvendin e Kosovës prej 120 votave, vështirë dhe hiq se mundet në mënyrë rezolutive të përcaktojë se çfarë duhet të bëhet në Kosovë dhe se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Në zgjedhje nëse u shkohet mund të shkojnë vetëm ata, sepse ky Kuvend ka shumicë parlamentare.

Kuvendi duhet të zhbllokohet nga mbajtja peng e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duhet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Qeverinë do ta zgjedhë ai grupim që ka shumicën e votave, që është i gatshëm të sigurojë zhvillim, përfshirje të komuniteteve, luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe partneritet evropian.

Kushtetuta do të respektohet, do të veprohet edhe sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por një gjë është e qartë se Qeveria e këtij vendi zgjedhet me votat e shumicës së deputetëve dhe jo sipas renditjes të subjekteve politike nga zgjedhjet nacionale.

Për rivarrimin e Isa Boletinit Qeveria ndau 50 mijë euro

0

Isa boletiniQeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit organizativ për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, që do të bëhet më 28 nëntor.

Për këtë qëllim ajo ka ndarë 50 mijë euro, ndërsa u njoftua se kjo ngjarje do të mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi.

Shqipëria etnike është Shqipëria Koastriotike

0

Nue Oroshi.jpg1Shkruan: Mr.sc.Nue Oroshi

Tashë më edhe skeptikët më të mëdhënjë, e kanë parë dhe janë bindur se e ardhmja e popullitë shqiptarë qëndron, në bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Tani që ky projekt shqiptarë, ësht në majatë e arritjesë së qëllimitë, ësht aktualizuarë edhe qështje e terminologjisë së Shqipëris Etnike. Shqiptarët atdhetarë dhe nacionalistë e quajnë me emër të vërtet, ashtu siq edhe ësht Shqipëria Etnike. Pra Shqipëria Etnike ësht Shqipëria Kastriotike, për të cilën kanë punuarë dhe punojnë idealistët shqiptarë pa dallimë, krahine, feje, apo ideje. Për Shqipërin Etnike u sakrifikuanë idealistët më të mëdhenjë të kombitë shqiptarë. Ata e kishin moton Komb e Fe Bes e Burrni, Shqipërie e Shqiptarëve, dhe shumë shprehje tjera, që sod e asaji dite, janë ndriquese dhe rrezatuse e rrugës tonë të përbashkët për bashkim kombtarë.

Termi Shqipëri Natyrale ësht termë që ësht shpikurë nga komunistët shqiptarë, që janë pasardhës politik, të atyre që pikërishtë kët Shqipëri Etnike e shitën dhe e stërshitën tek sllavët, apo siqë do të shkruante në një poezi kushtrim Shqipëria mbi qdo gja, Kapidan dr. Mark Gjon Marku, ku do do të thoshte „Shqiptarë shqiptarë mos harro fen,nderën ta mbajsh ta duashë atdhenë, sod komunizmi don me të korit, te sllavi tokën ty ta ka shit.

Pra termi Shqipëri natyrale ësht term i mendësis komuniste i asaji mendësije që e ndavë e shiti dhe i stërshiti pjesët e trojeve etnike, madje ishte edhe me pushkë në dorë përkrahë serbëve qe i luftoji idealistatë e Shqipëris Etnike ku mbetën të vrarë mbi 40.000 katerdhjet mijë shqiptarë atdhetarë. Kurse termi Shqipëri e madhe ësht term komplet i dalurë nga Ideologjia pansllaviste e Qubrilloviqit, Andriqit Garashaninit, ku në mendësine projekteve të tyre ishte shfarosja e popullit shqiptar, dhe ky term shqiperia e madhe u përdor për të bër fajtorë shqiptarët se ata janë shkatërruesit e Ballkanit, ata don „Shqipëri të Madhe“, dhe kjo mendësi pansllaviste vazhdon edhe sod e kësaji, dite tek politikanët serb,malazez,maqedonas, e grek.
Për kundër kësaji Idealistatë Shqiptarë, ka 11 vitë që kanë themeluarë organizatën politike, shkencore dhe atdhetare „Trojet e Arbrit“ e cila për rreth 11 vite të aktivitetë kombtarë, ka arriturë që ti bashkoji dhe ti marrë në gjirin e saji 10 organizata, parti dhe shoqata tjera atdhetare, që punojn e veprojn për Bashkim Kombtarë, natyrishtë të gjitha këto organizata e ruajnë emrin dhe identitetin e tyre politikë, porë që kurë të vije qështja e Bashkimit Etnikë shqiptarë janë të gjitha së bashku si toka me qiellinë, janë në krahunë e Trojeve të Arbrit.

Organizata politike, shkencore dhe atdhetare Trojet e Arbrit që udhehiqetë nga prof.dr.Muhamet Shatri kryetarë, një idealist,studiues dhe atdhetar i dëshmuar, deri më tani vepriminë kryesorë e ka kryerë në përgaditjenë e bazës shkencore dhe politike për Shqipërin Etnike. Ajo me punën e saji mbi 10 vjeqare, ka arriturë që ti mbaji 12 Sesione shkencore, apo kuvende gjithkombtare, ti mbaji shtat akademi si dhe ti botoji 11 vepra Enciklopedike, për argumentimin me fakte shkencore se Shqipëria Etnike, nukë ësht mitë, por ësht nje realitetët i pakontestushëm, etnik, kombtarë, gjeografik, politik dhe shtetëror. Në këto 12 kuvende gjithkombtare kanë marrë pjesë studiuesitë më të mirnjohurë nga të gjitha trojet Etnike Shqiptare, si dhe diaspora e madhe atdhetare, që gjithmonë ka qen shpirti, zemra dhe motorri kryesor i shumë lëvizjeve kombtare për Bashkim Kombtar Shqiptar. Organizata politike shkencore dhe kombtare Trojet e Arbrit bazën kryesore të punës së saji e ka tekë qëndresa Kastriotike.

Pra me kët dua të themë se Shqipëria Etnike, ësht Shqipëria Kastriotike, që rrënjët i ka thellë në qëndresën e Gjergj Kastriotitë e duke vazhduarë në qendresatë heroike të dy lidhjeve Shqiptare të Prizrenit, si dhe kontributit dhe heroizmit të shumë atdhetarve shqiptarë nëpër kohëra të ndryshme historike. Te gjithë ata që kanë pakë njohur në qështjetë historike mundë të vërejn se Adem Jashari ishte ushtari tipik i Shqipëris Etnike, sepse ne kokën e ti ishte i vendosur plisi Shqiptarë, si shenje e rezistencës se Nacionalistave Shqiptare, të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.
Organizata Politike shkencore dhe atdhetare Trojet e Arbrit në Kuvendin e saji gjithkombtar, të mbajtur në Gjakov me 9 Gusht 2014, ku morrën pjes rreth 100 studiues si dhe 10 organizata politike, kombtare morri vendim që për të bllokuarë propaganden pansllaviste të serbëve, grekeve, malazezeve, dhe maqedonve, të bëji përgaditjen dhe më pasë shtypjen dhe shpërndarjen, e një Memorandumi, për bashkimin e kombit shqiptarë ku me fakte shkencore, etnike, gjeografike, ekonomike dhe politike, do ta dëshmon faktin se populli shqiptarë duhet të bashkohetë, në një shtetë të përbashkët. Për kët nje grup ekspertësh janë duke punuarë, që ky memorandum të jetë bindës, për diplomacitë dhe kancelarit botërore.

Ky memorandum ësht planifikuarë të përkthehet, në 8 deri në 10 gjuhë të huaja dhe të shtypetë në 50.000 kopje. Në kuvendin gjithkombtarë të Trojeve të Arbrit me 9 Gusht 2014 në Gjakov, janë zotuarë edhe 10 organizata, dhe parti politike shqiptare, se do të jenë mbështetëse të këti Memorandumi. Pasiq ka shum vite që me tër fuqinë, time jam duke punuarë në projektin e „Trojeve të Arbrit“ për bashkim kombtarë i bëji thirrje publikishtë, të gjithë atdhetarëve shqiptarë, si dhe organizatave politike, shqiptare që janë në anën e Shqipëris Etnike që të japin ndimën e tyre që së shpejti kët memorandum për Shqipërin Etnike, ta përkthejm dhe botojm, meqrastë do tju dërgojm të gjitha Kancelarive botërore faktin se populli shqiptarë donë Bashkim Kombtar. Kët po e bëji për faktin se shpeshëher ne shqiptarët, jemi vonuarë në procesetë diplomatike, dhe shpesheher gjatë historisë ton, nukë kemi arritur që ti bëjm për vete miqtë tan, sepse nukë kemi diturë ta bëjm argumentiminë e duhur politikë, në kohëra dhe periudha të caktuara historike. Dhe tani që kemi katër vite kohë, për të bindur diplomacitë botërore, që të jenë në krahun e Shqipëris Etnike, duhet të ecimë me hapa të shpejtuarë dhe duhet ti lëm anash angazhimet vetjake, apo angazhime të dorës së dyt, apo të tretë, vetëm sa për të dëshmuarë se jemi dikund. Shqipëria Etnike ësht Shqipëria Kastriotike, prandaji ajo i thërret bijtë e vetë që ta ndimojnë dhe ta bëjn shtetë të mirfillt.

Projekti PDK, LDK dhe AAK

0

partit politike 2Kriza politike dhe institucionale në Kosovë nuk i ka lënë anash dhe indiferentë as miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët ishin aktivë gjatë fazës së shpalljes së pavarësisë.

Gazeta Tribuna merr vesh nga burimet e saj diplomatike se disa nga liderët e partive politike janë kontaktuar sërish nga ish-lobistët ndërkombëtarë dhe mbështetësit e Kosovës (emrat e të cilëve janë të njohur për gazetën), të cilët kanë ofruar edhe ndërmjetësimin e tyre për tejkalimin e ngërçit në Kosovë.

Formula që ishte përmendur me këtë rast është ajo e krijimit të koalicionit, i cili është provuar tashmë ne Kosovë, ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ku si kategori kushtetuese më pas do të hynin edhe pakicat.

Opsioni i parë që ishte përmendur rreth ndarjes së posteve, ka qenë që Ramush Haradinaj të ishte i nominuari për postin e kryeministrit, Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit, kurse Hashim Thaçi për presidentin e ardhshëm të vendit, pas përfundimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga. Ky koalicion do të udhëhiqej nga parimi i shumicës parlamentare…/tribuna/

Ymeri: Protesta për rrëzimin e Thaçit

0

visar ymeriShefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, tha se përgjegjës për krizën politike në vend janë treshja, Thaçi, Hasani, Brovina.

Në një intervistë për “Zërin”, ai tha se protestat mbeten opsion për rrëzimin e Qeverisë, “e cila e ka kapur shtetin”.

“Mendojmë që ka legjitimitet të plotë që qytetarët të protestojnë kundër një uzurpimi të tillë që pakica parlamentare po ia bën institucioneve publike të shtetit, duke i vënë ato në funksion të interesave private të pushtetit”, ka deklaruar ndër tjerash Ymeri.

Intervistën e plotë të Visar Ymerit mund ta lexoni në gazetën “Zëri”.

Raporti skandaloz

0

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj, e quan skandaloze  Raportin e  Këshillit për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Sipas tij, ky raport është   i shkurtër dhe nuk përmban informacione të nevojshme.

“Ky raport është skandaloz”, vlerëson Rexhaj.

“Me një faqe në dy fletë mundohet të na tregoj punën e saj. Në raport tregohen marrëdhëniet e mira ironikisht me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, kur dihet se Qendra Historike e Prizrenit është në një kaos urbanistik dhe dyshohet të ketë, madje edhe mafia të ndërtimit”, thotë Rexhaj.

“ Në këtë raport thuhet se ky këshill i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat të cilat janë në papajtueshmëri me Ligjin për Qendrën Historike, ndërsa deri me sot asnjë masë nuk është marrë”.

Rexhaj thotë se  Zona historike po shkatërrohet.

”Ky këshill paska pasur edhe reagime për mosrespektim të procedurave të intervenimit në Qendrën Historike dhe Ligjit të Qendrës Historike të Prizrenit duke iu bërë thirrje autoriteteve komunale që ta zbatojnë këtë ligj. Ndërsa komuna ka vazhduar të mos e perfill fare. Madje komuna e Prizrenit që prej themelimit të këtij keshilli nuk ka ofruar kurrfarë buxheti për funksionimin e këtij këshilli”

“Nuk ka komunikuar me këshillin për këtë çështje, ndonëse legjislacioni e përcakton se komuna duhet t’i ofrojë buxhet të caktuar këtij këshilli”.

“Ky këshill ka mbetur pa zyre funksionale dhe nuk ka administrator. Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian është bërë e ditur se komuna nuk ka ofruar mbështetje për Këshillin. Komuna vetë ka bërë shkelje në Qendrën Historike të Prizrenit”

“ Çështja e renovimit të Oazës dhe trotuarit në mes të Urës se Arastës dhe Urës së Gurit, këto punime të Drejtorisë se Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nisur pa respektimin e marrjes së pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Historike”.

 “Poashtu ndriçimi i Urës se Gurit dhe riparimi dhe ndriçimi i Urës së Arastës janë bërë pa lejen e DUPH-së dhe shkelje të drejtpërdrejtë të Qendrës Historike”.

“ Në këtë mënyrë po tregohet se komuna nuk ka vullnet ta trajtojë Qendrën Historike edhe pse ekzistimi i ligjeve paraprake, pastaj miratimi i planit të konservimit dhe aprovimi i ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit nuk kanë prodhuar rezultat, sepse kemi një qeverisje lokale të korruptuar të cilët këtë zonë e shndërruan në një kaos urbanistik”/PrizrenPress.com/.

Në Bruksel flitet për 18 pjesëtarë të EULEX-it nën hetim

0

EULEX-kosoveBE-ja gjithnjë e më e shokuar me skandalet e misionit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Diplomatët dhe zyrtarët evropianë në Bruksel janë të shokuar së pari për shkak të seriozitetit të dyshimeve për korrupsion dhe ndërhyrje politike në hetime të EULEX-it, por edhe më shumë për përshtypjen se strukturat e BE-së kanë tentuar t’i mbulojnë gjurmët e këtyre shkeljeve të rënda, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj, edhe pse e kanë mirëpritur vendimin e Mogherinit që një “ekspert i pavarur” të bëjë hetime, mbajnë rezervat e tyre dhe mundësinë që, megjithëkëtë, Parlamenti Evropian të bëjë hetimet e veta.

Zgjedhjet e reja më 14 dhjetor?

0

zgjedhjet5Në rast se liderët e partive poltike nuk do të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik, atëherë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjag, të premten eventualisht të martën, me dekret të veçantë do ta shpërndajë Kuvendin, më paa do t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme me 14 dhjetor.

Lajmin e kanë konfirmuar burime mirë të informuara të gazetës “Epoka e re”. Po këto burime kanë bërë me dije se Kosova është vonuar në krijimin e institucioneve, prandaj nuk ka kohë për ta krijuar qevërinë me procedurë të rregullt për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit.

Afro një mijë veta nga listat e shoqatave të luftës nuk do të pranohen në UP

0

UP-rektoratiRektorati i Universitetit të Prishtinës për herë të parë nuk ka pranuar të regjistrojë në studime të gjithë emrat e propozuar nga shoqatat e dala nga lufta, shkruan sot Koha Ditore.

Afro një mijë veta, të cilët janë sjellë përmes listave të këtyre shoqatave, sivjet nuk do të mund të pranohen në UP, pasi që drejtues të saj pohojnë se nuk kanë asnjë mundësi ta bëjnë këtë.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se për këtë çështje, ditëve të fundit është zhvilluar një debat i gjerë ndërmjet Rektoratit të UP-së, Ministrisë së Arsimit dhe shoqatave të dala nga lufta.

Vendimi për të mos pranuar në studime të gjithë emrat e propozuar në këto lista, tashmë është miratuar edhe në Senat/koha ditore/

Hashim Thaçi e Kadri Veseli qeshin me lot me fjalimin e Ramadan Mujës (Video)

0

RamadanMuja10-5“Quo usque tandem abutere, Catilina, patientia nostra” – Deri kur do te shpërdorosh o Katilinë durimin tonë? Kjo është fjalia që kryetari i Prizrenit ka përdorur sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK’së, për t’iu drejtuar Bllokut.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK’së, kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, i është drejtuar “Senatit të PDK’së” me disa fjalë latine.

Ai nëpërmjet tyre, ka synuar të shpjegojë komplotin që po bënë sot Blloku në Kosovë, që sipas Mujës, e ka prejardhjen nga një komplot në Romën e lashtë.

Gjatë këtij fjalimi, kreu i PDK’së, Hashim Thaçi dhe zyrtarë tjerë janë parë duke qeshë.

http://dai.ly/x29efrb