18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Raporti skandaloz

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj, e quan skandaloze  Raportin e  Këshillit për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Sipas tij, ky raport është   i shkurtër dhe nuk përmban informacione të nevojshme.

“Ky raport është skandaloz”, vlerëson Rexhaj.

“Me një faqe në dy fletë mundohet të na tregoj punën e saj. Në raport tregohen marrëdhëniet e mira ironikisht me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, kur dihet se Qendra Historike e Prizrenit është në një kaos urbanistik dhe dyshohet të ketë, madje edhe mafia të ndërtimit”, thotë Rexhaj.

“ Në këtë raport thuhet se ky këshill i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat të cilat janë në papajtueshmëri me Ligjin për Qendrën Historike, ndërsa deri me sot asnjë masë nuk është marrë”.

Rexhaj thotë se  Zona historike po shkatërrohet.

”Ky këshill paska pasur edhe reagime për mosrespektim të procedurave të intervenimit në Qendrën Historike dhe Ligjit të Qendrës Historike të Prizrenit duke iu bërë thirrje autoriteteve komunale që ta zbatojnë këtë ligj. Ndërsa komuna ka vazhduar të mos e perfill fare. Madje komuna e Prizrenit që prej themelimit të këtij keshilli nuk ka ofruar kurrfarë buxheti për funksionimin e këtij këshilli”

“Nuk ka komunikuar me këshillin për këtë çështje, ndonëse legjislacioni e përcakton se komuna duhet t’i ofrojë buxhet të caktuar këtij këshilli”.

“Ky këshill ka mbetur pa zyre funksionale dhe nuk ka administrator. Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian është bërë e ditur se komuna nuk ka ofruar mbështetje për Këshillin. Komuna vetë ka bërë shkelje në Qendrën Historike të Prizrenit”

“ Çështja e renovimit të Oazës dhe trotuarit në mes të Urës se Arastës dhe Urës së Gurit, këto punime të Drejtorisë se Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nisur pa respektimin e marrjes së pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Historike”.

 “Poashtu ndriçimi i Urës se Gurit dhe riparimi dhe ndriçimi i Urës së Arastës janë bërë pa lejen e DUPH-së dhe shkelje të drejtpërdrejtë të Qendrës Historike”.

“ Në këtë mënyrë po tregohet se komuna nuk ka vullnet ta trajtojë Qendrën Historike edhe pse ekzistimi i ligjeve paraprake, pastaj miratimi i planit të konservimit dhe aprovimi i ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit nuk kanë prodhuar rezultat, sepse kemi një qeverisje lokale të korruptuar të cilët këtë zonë e shndërruan në një kaos urbanistik”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit