35.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 7460

Zgjidhja vjen me takim të përbashkët

0

Arbër VllahiuArbër Vllahiu, thotë se një takim i përbashkët i liderëve të partive parlamentare, me Presidenten Atifete Jahjaga do të mund të prodhonte një zgjidhje për tejkalimin e krizës politik, në të cilin vendi është zhytur, që pas mbajtjes së seancës konstituive të 17 korrikut.

Këshilltari i Presidentes, megjithatë nuk ka precizuar nëse Presidentja do ta thërras një takim të tillë, por tha se po hyjmë në periudhën kur po thellohet kriza, jo vetëm institucionale por edhe buxhetore, raporton Radio Kosova.
Në anën tjetër, analisti Shpend Kursani thotë se nuk takim i tillë nuk do të sjellë ndonjë rezultat pasi ai do të mbahet larg publikut dhe qytetarëve. Ai tha se takimi i përbashkët do të duhet të mbahet në Kuvend.
“Mendoj se një takim mes partive politike do të ishte mirë të mbahet në Kuvendi ne Kosovës dhe të debatohet aty dhe mendoj se nëse mbahen disa seanca me të gjitha partitë në Kuvendin e Kosovës mund të rriten gjasat që të gjendet një zgjidhje”.

Sa i përket takimit me presidenten me të gjitha partitë politike nuk jam shumë optimist se mund të gjendet ndonjë zgjidhje për problemin, mendoj që presidentja po e bën edhe një tentativë tjetër nuk shoh se si një takim me presidenten mes këtyre partive politike mund ta zhbllokonte situatën”.
Sipas Kursanit, më e arsyeshme është takimi i presidentes me kryesuesen e seancës konstituive, Flora Borvina, me qëllim që të thirret seanca.

Kursani thotë takimi i presidentes me partitë politike në këtë fazë është adresë e gabuar, sepse ato nuk janë duke e bllokuar procesin, por është kryesuesja e Kuvendit që po e bllokon mbajtjen e seancës, në të cilën do të mund të kishte zgjidhje.

Cili është debati në shoqërinë shqiptare në Kosovë

0

Jakup Krasniqi14-12Shkruan: Jakup Krasniqi

Nëse më kujdes vëzhgohet debati i shoqërisë së Kosovës, në mesin e shqiptarëve, nuk është aspak vështirë të vërehet se debati është tepër i dobët, i pa përmbajtje, i pa gjak, i pa vizion, intelektualisht tepër i dobët, kombëtarisht tepër i mjerueshëm, përmbajtësisht i korruptueshëm deri në palcë. Me ketë nivel të korruptimit politik e moral, intelektual, shoqëror e medial, nuk ka shans të krijohet një perspektivë e sundimit të rendit e të ligjit, nuk ka perspektivë për një zhvillim shoqëror e ekonomik, e pak mundësi për një arsim e shëndetësi publike të mirëqenë, nuk ka shans për një integrim në institucionet euro-atlantike. Në një situatë të tillë, natyrshëm lind pyetja: Kush në ketë vend duhet ta orienton debatin politik, demokratik në interes të kombit në ketë vend?

Pse ndodh kjo? Ndodh kjo se në Kosovë nuk ka debat të mirëfilltë në jetën politike, nuk ka debat në jetën institucionale siç është Kuvendi i Kosovës, institucioni më i lartë i shtetit, nuk ka debat politik në jetën intelektuale për fenomenet shoqërore e politike, madje nuk ka debat as në jetën shkencore e kulturore, nuk ka debat në jetën mediale, përkundrazi debati që do të duhej të organizohet në pushtetin e katërtë (siç konsiderohet pushteti i medieve), është më tepër se i korruptuar, mashtrues dhe i shpifur. Atëherë kush duhet t’i jep rrugë debatit në shoqërinë tonë? Nëse debati nuk zhvillohet ne partitë politike që duhet të udhëheqin me institucionet e shtetit, nëse debati nuk zhvillohet në institucionet kryesore të intelektualizmit (në Universitet, në Akademi të Shkencave e Arteve të Kosovës e institutet tjera shkencore), nëse debati korruptohet në pushtetin e katërtë, ku duhet të zhvillohet ai? Ky debat nuk mund të zhvillohet në ekzekutiv e as nga ekzekutivi i cili ka përgjegjësi për jetësimin e politikave zhvillimore të vendit. Nëse ekzekutivi orienton debatin shoqëror, debati është i korruptuar, politikat zhvillimore në segmentet kryesore janë të dështuara, korrupsioni mbulon çdo segment të shoqërisë.

Veç kësaj që u tha, nëse qeveria dirigjon debatin shoqëror, debati zhvendoset nga problemet kryesore e reale të vendit për shkak te impotencës në qeverisjen e vendit, ne një situatë të tillë debati orientohet në problemet e dorës së tretë ose në fushat e tjera të pa rëndësishme të jetës sonë. Në situata të tilla debati është tërësisht i degjeneruar, bash ashtu siç është tek ne.

Ketë fenomen e kemi parë shumë herë gjatë këtyre viteve të lirisë e të pavarësisë, e sidomos gjatë viteve të legjislaturës së katërt, ku temë kryesore kanë qenë Bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit. Gjatë këtyre viteve, ka pasur shumë tema te shpifura, por njëra nga temat e shpifura ka qenë: temat që kanë problematizuar punën e Kuvendit të Kosovës edhe pse ky institucion nga të gjitha raportet e Auditorit të Përgjithshëm, ka qenë institucioni më i rregullt në nivel vendi në shfrytëzimin e parasë publike dhe institucioni më i vlerësuar pozitivisht nga Raportet e Progresit për Kosovën. Gjithashtu, sidomos gjatë legjislaturës së katërtë, deputetët e këtij Kuvendi janë akuzuar për shpenzimet e shumta, më shumë sesa i gjithë ekzekutivi, ani pse Kuvendi nuk merrte pjesë as një për qind në Buxhetin e Kosovës ( i cili kapte shumën mbi 1 miliard e 500 milion euro), nga kjo shumë pjesëmarrja e Kuvendit ishte rreth nëntë milion euro.

Me gjasë, as kjo legjislaturë nuk do të merret me problemet reale te qytetarëve tanë, apo këto probleme do të mbesin për një kohë tjetër.
Çka me shtyri t’i them të gjitha këto çështje që i nënvizova? Lajmi që u dha me 3 nëntor se deputetet po marrin paga pa punuar, por kjo nuk u tha vetëm më 3 nëntor edhe më herë për ketë gjë është shkruar në mediet tona. Sigurisht që nuk është punë e mirë pse Kuvendi ynë nuk po e kryen përgjegjësinë e tij kryesore që e ka marrë nga qytetarët, nuk po e kryen detyrën që e ka me kushtetutën e vendit. Po sa janë përgjegjës deputetet pse nuk po funksionon institucioni më i lartë i vendit? Pse nuk po e orientojmë problemin aty ku është? Çka do të ndodhte me pacientin nëse mjeku ia jep diagnozën gabimisht? A mund të shërohet ai? Pse nuk po themi, pse Kuvendi si institucioni më i lartë i vendit është suspenduar nga një institucion kushtetues, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata Kushtetuese jo vetëm që e ka suspenduar punën e Kuvendit, por ka bërë edhe një shkelje Kushtetuese, duke e len Kuvendin pa Kryetar, me çka ka bërë një shkelje Kushtetuese, pasi Kushtetuta e njeh Kryetarin e Kuvendit deri sa të zgjidhet Kryetari i ri.

Çka sikur të kishim një situatë hipotetike, kur Presidentja nuk mund ta ushtronte detyrën e saj, apo kushtimisht vendi të mbetej pa Kryetaren e shtetit, kush do të zëvendësonte atë? Kushtetuta e ka len vetëm një zgjedhje, Kryetarin e shtetit mund ta zëvendësoi vetëm Kryetari i Kuvendit. Pastaj shumë nga ministrat e qeverisë dhe vet Kryeministri në detyrë, janë deputetë, ndërsa Kushtetuta nuk e lejon që deputetet të jenë pjesë e ekzekutivit? Kur kësaj i shtojmë edhe vendimet e shumta të qeverisë në detyrë që nuk kanë ndonjë bazë ligjore, kush e ka përgjegjësinë për të gjitha këto pa ligjësi? Në një situatë të tillë, mendja e shendosh dhe e pa korruptuar s’ka si mos të pyet: pse po heshtën gjithë këto probleme nga shoqëria dhe shumica e medieve tona të “pavarura”? Natyrisht që është në interesin e çdo qeverie, që debati të zhvendoset nga problemet reale te qytetarëve!

Të përfundojmë. Ky nivel i debatit që kemi ne sot do t’i shkonte despotizmit të botës bizantine e tek e shumta te botës arabo-aziatike, por assesi të debatit të botës euro-atlantike ku pretendojmë të jemi, ose të jemi aty ku na orientuan baballarët e kombit që nga Dhaskal Thodhëri, Naum Veçilharxhi e deri të Sami Frashëri, të cilët na orientuan aty ku duhej të ishte vendi ynë, në Evropë, sot në BE.

“Misioni i Zi” i Hashim Thaçit!

0

ADRIAN ÇOLLAKUShkruan: Adrian Çollaku
Besoj ju kujtohet fushata elektorale e vitit 2007. Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Hashim Thaçi pati një fushatë shumë të fuqishme. Prapa thuajse i kishte të gjithë. Mediet, gazetarët, analistët politik, intelektualët…, e deri të nëntoka, nga e cila e merrte edhe fuqinë më të madhe, të cilën thuajse e kontrollonte edhe atë kohë, ndonëse nuk ishte “formalisht” në pushtet.
Të zhgënjyer me qeverisjen e atëhershme të Bajram Kosumit e Agim Çekut, dhe me ndarjen e LDK-së në dysh, PDK doli si partia e parë. Thaçi erdhi në skenë si kryeministri më i fuqishëm deri në atë kohë, pra që nga periudha e pasluftës. Pra, po të krahasohej me paraardhësit e tij, Bajram Rexhepi, Ramush Haradinaj (mund të përjashtohet për faktin se i kishte vetëm 100 ditë në krye të qeverisë), Bajram Kosumi e Agim Çeku ishte shumë më i fuqishëm.

Pritjet ishin shumë të mëdha. Madje, shumë të mëdha. Por çka ndodhi në fakt. Thuajse asgjë.
Në tri prioritetet kryesore të kësaj qeverisjeje: arsimi, energjetika dhe rrugët, dy të parët dështuan si mos më keq.

Arsimi në krye me Enver Hoxhajn u shkatërrua. Hoxhaj është ai i cili do të bartë përgjegjësinë e shkatërrimit të arsimit në Kosovë. Për të dëshmuar këtë po e tregoj vetëm rastin e një udhëheqësi të arsimit se me çfarë fjalë i ishte drejtuar ministri Hoxhaj: “Neve nuk na intereson cilësia, por na interesojnë votat. Andaj, duhet të pranohen sa më shumë studentë. Kaq. Pikë”.

Gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit për këto shtatë vjet jo që nuk e krijuam “Shtetin e dijës”, por i shkatërruam edhe shkollat edhe universitetet. Ato që i kishim i shkatërruam, ndërkaq, ato që i krijuam, i partizuam.

Thjeshtë, u hapën disa universitete të reja për dy qëllime kryesore: për sistemimin e militantëve partiak si staf akademik e administrativ dhe kësisoj të ruajnë bazën e votave, dhe së dyti, duke regjistruar sa më shumë studentë të ulin numrin e të papunëve, sepse studentët nuk konsiderohen të papunë.

Prioriteti i dytë- energjetika, dështoi si mos më keq.
Ndonëse po hyjmë në vitin 2015, Kosova, sot, përballet me një situatë të tmerrshme energjetike. Gjatë dy ditëve të fundit, e tërë Kosova ishte në terr absolut. Reduktimet ishin aq të ashpra edhe në Kryeqytet, saqë një gjë e tillë thuajse ka një dekadë që nuk ka ndodhur.

Dhe kjo falë “biznesit” që Hashim Thaçi me kompani kanë bërë në shitjen- gjegjësisht faljen e distribucionit. Pra, u shit tërë kjo pasuri shtetërore me vetëm 26.3 milionë euro. Mos të harrojmë që falë kësaj qeverisje sot edhe rrymën e kemi shumë më të shtrenjtë, pra më të shtrenjtën në regjion, por edhe kemi më së paku rrymë, ndërkohë që flemë në thëngjill.

Me të gjitha të këqijat që i kishte qeveria LDK- AAK e kishte përfunduar thuajse projektin për Termocentralin Kosova e Re. Me gjasë, sot do të ishte përfunduar ai projekt dhe Kosova më nuk do të kishte telashe të tilla, të cilat pos që e shkatërrojnë ekonominë aktuale e të lodhur kosovare, në të njëjtën kohë na i tremb të gjithë investitorët e mundshëm.

Dhe pak shkurt po flasim për prioritetin e tretë- rrugët. Këtu Kosova ka shënuar një progres, ndonëse faturat për rrugët tona janë jashtëzakonisht të shtrenjta, e natyrisht se edhe këto po i paguajmë ne. Madje, këto miliona që u dhanë Bechtelit për autostrada, po mundohet Hashim Thaçi & Co. t’i shfrytëzojë për të lobuar që ai edhe më tutje të mbetet në pushtet.

Duke i pasur parasysh se si dështuan prioritetet e Hashim Thaçit për dy mandate, çfarë Misioni të Ri po deshka të na ofrojë? Me gjasë do të mundohet të na ofrojë një Mision edhe më të Zi si ky që e provuam për më shumë se shtatë vite?!/Gazeta Blic/

Në tetë muaj, 85 aksidente me 99 viktima

0

aksident ne autostradSipas statistikave të Policisë së Kosovës, aksidentet rrugore kanë filluar të bëhen një `damkë` për vozitësit e Kosovës.
Të dhënat flasin se për tetë muaj të parë të vitit 2014, nga 85 aksidente të cilësuara si “fatale”, kanë humbur jetën 99 persona.

Në Kosovë, gjatë muajve janar-shtator, kanë ndodhur gjithsej 12 mijë e 300 aksidente rrugore. Ndërsa, gjatë po të njëjtës periudhë kohore (janar- shtator), kanë ndodhur 3635 aksidente të cilësuara si me `lëndime`, me gjithsej 7308 persona të lënduar, transmeton Telegrafi.

Po sipas këtyre statistikave, gjatë tetë muajve të parë të vitit janë regjistruar 7839 aksidente të cilësuara me `dëme` dhe 731 aksidentet të cilësuara `Godit dhe ik`.

Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft dorëlëshuar në shqiptimin e tiketave për vozitësit kosovarë, ku gjithsej janë shqiptuar 250 mijë e 734 tiketa.

Flasin deputetët e LDK’së, të gjithë janë kundër koalicionit me Thaçin

0

PDK LDK logoIdeja e një koalicioni ndërmjet PDK’së dhe LDK’së është e papranueshme dhe e paarritshme për disa nga deputetë të LDK’së. Flasin për Express: Besa Gaxherri, Arben Gashi e Alma Lama.

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxheri befasohet me idenë për një koalicion të tillë. Sipas saj, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për koalicion të tillë të mundshëm dhe ajo rikujton se LDK’ja ka vetëm marrëveshje me AAK’në, Nismën dhe Vetëvendosjen.

“Për mua është zyrtar ky koalicion dhe çka flitet, çka dëgjohet, për mua nuk është zyrtare”, ka deklaruar Gaxheri për Gazetën Express.

Gaxheri e komenton një ide të tillë si të pamundur dhe shumë të dëmshme. Ajo po ashtu ka rikujtuar se këto dy parti kanë bashkëpunuar edhe më parë si dy subjektet më të mëdha në vend dhe se rezultatet kanë qenë të dëmshme për vendin.

“Koalicioni më i dëmshëm për Kosovën është koalicioni PDK-LDK. Nuk duhet të bëhen fuqitë më të mëdha politike bashkë dhe populli të mbetet anash dhe mos të ka kush ta kontrollojë. Ne e kemi provuar një herë këtë koalicion dhe ka qenë vërtetë i dëmshëm për vendin, dhe sot edhe nesër dhe gjithmonë do të jetë i dëmshëm. Këto dy fuqitë politike, dy partitë më të mëdha në vend duhet të mësohen se njëra duhet të luftojë të marrë pushtetin, kurse tjetra duhet të shkojë në opozitë. Nuk duhet të bëhen bashkë sepse janë të dëmshme për vendin”, deklaron Gaxheri.

Tutje, Gaxheri ka deklaruar se “ne, të gjithë, gjatë daljes në fushatë e kemi kërkuar votën për me rrezu këtë qeveri, për me largu këtë qeveri, e tash është e pandershme për votuesit tonë, në qoftë se ne i bashkohemi kësaj qeverisje të cilën ne e kemi argumentuar që është e dëmshme për vendin. Andaj, nuk mendoj se duhet të bëhen, në asnjë formë, nuk është i dobishëm për vendin, do të kishim lënë anash shumë gjëra, shumë parime, anët morale, sepse mendoj se çdo subjekt politik në ketë vend vepron për qytetarin dhe shtetin e vet. Por, marrëveshja e këtyre dy subjekteve politike është e dëmshme, ka qenë dje dhe do të jetë edhe nesër nëse ndodh”.

Edhe Deputeti tjetër i LDK’së, Arben Gashi mendon se nuk ka rrethana për një koalicion të tillë dhe se po ashtu strukturat e këtij subjekti nuk do ta pranonin një koalicion të tillë.

“Koalicioni PDK-LDK, është i pa pranueshëm. Rrethanat të cilat janë japin pamundësinë për një koalicion të tillë dhe janë strukturat e LDK’së që nuk e duan një koalicion të tillë”, ka thënë ai për Express.

Kundër këtij koalicioni vazhdon të jetë edhe deputetja tjetër e LDK-së, Alma Lama. Ajo thotë se përderisa e ka kritikuar vazhdimisht keqqeverisjen Thaçi, nuk ka asnjë mundësi tani ta mbështesë.

“Unë jam kundër koalicionit, e kam thënë disa herë. Nuk e di a është i mundshëm, por unë jam kundër, për mendimin personal. Sepse përderisa e kam kritikuar keqqeverisjen në mënyrë të vazhdueshme nuk kam si ta mbështes”, ka deklaruar Lama për Express.

Ndryshe, ditëve të fundit mediet kanë raportuar vazhdimisht për mundësitë e një koalicioni ndërmjet PDK-së së Hashim Thaçit dhe LDK-së së Isa Mustafës, ku Mustafa do ta merrte Kryeministrinë, e Thaçi Presidencën./Express/

Shpallet fituesi i logos për 200-vjetorin e De Radës

0

Logo-per-De-Raden-320x289Logo per De RadenMe vështrimin e përhumbur diku, i veshur me këmishë të bardhë, dhe shumë pranë xhaketës një pendë me të cilën ai thuri vargje pafund për natyrën dhe atdhedashurinë… Ky është imazhi që mbart logoja fituese që do të shoqërojë aktivitetet me rastin e 200- vjetorit të lindjes së Jeronim de Radës. Logoja ka autor Eli Kongon dhe është përzgjedhur mes 20 të tillave të dorëzuar në konkursin që Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve hapi më 10 tetor.

“Kjo logo është shenja e kurorëzimit të një viti aktivitetesh dhe do të shoqërojë publikimet për Jeronim de Radën, aktivitete të cilat kulmojnë në muajin nëntor, pra do të finalizojë aktivitetet kushtuar poetit arbëresh”, tha drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani.

Logoja për 200-vjetorin e lindjes së poetit arbëresh De Rada, do të pasqyrojë këtë ngjarje kushtuar figurës së poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe themeluesit të letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. “Në gjykimin tonë, punimi artistik i Kongos, simbolizon dhe përcjell gjurmën e pashlyeshme që ka lënë poeti në letrat dhe kulturën shqiptare, duke e përcjellë atë në shekujt e historisë sonë”, thuhet në vendimin e jurisë së këtij konkursi.

Haki Abazi: A përmbyset bota nëse PDK-ja del në opozitë?

0

haki-abazi1Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, përmes një postimi në rrjetin social shkruan se janë dy palë në ketë gjendje regresi progresiv.

Sipas tij, në njërën palë janë ata që po këmbëngulin por se nuk i kan numrat e as forcë për krijimin e institucioneve dhe në anën tjetër janë ata që i kanë numrat dhe forcën por nuk po lejohen për një gjë të tillë. Ai thekson se a përmbyset bota nëse Partia Demokratike e Kosovës, shkon në opozitë,shkruan Bota Sot.

“Njëra palë që me këmbngulje insiston por nuk ka as numra e as forcë për të krijuar institucione e besa as kredibilitet për të kërkuar koalicion marrë parasysh të kaluaren tradhtare e te pacipë, ndërsa ana tjetër nuk lejohet përkunder faktit që i ka numrat dhe e ka forcën reale politike. Kjo është formulë për konflikt. A njëmend po përmbyset bota nëse PDK del në opozitë apo ka diçka më të madhe. Sigurisht që frika e sekserve e bizneseve dhe privatizimeve, ambasadorëve me firma të mëdha multimilioneshe dhe e vërteta e Bllacës apo vendosja e telave gjemborë në urë mund të jenë produkte të ndyta të cilat përfundimisht dalin mbi sipërfaqe”, thekson Haki Abazi.

LDK-ja mblidhet pasdite

0

isa mustafa 3Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që rreth orës 16:00 të mbajë një mbledhje ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë, ridizajnimi i marrëveshjes së VLAN-it.

Ndryshe, kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar dje në emër të VLAN-it se nuk do të ketë rishqyrtim të marrëveshjes.

Kësisoj, edhe zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë zërat se do të ketë ndryshim të marrëveshjes së 10 qershorit. /Zëri/

Isa kryeministër? Ja çfarë thotë Thaçi

0

hashim thaci 3Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherit kryeministër në detyrë ka ftuar sërish liderët e partive tjera që të reflektojnë karshi ngërçit politik për të bërë të mundur krijimin e institucioneve të vendit bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Ai sot ka thënë se mënyra e vetme e daljes nga kjo situatë politike është komunikimi dhe diskutimi mes liderëve të partive parlamentare.

“Është koha të lëvizim përpara, të ndërtojmë institucione stabile, institucione që do të punojnë në agjendën jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimore dhe integruese të shtetit të Kosovës”.

I pyetur rreth mundësisë së një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, ku Isa Mustafa do të bëhej kryeministër, ndërsa ai do të zinte postin e presidentit, pas mbarimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi ka thënë se është kulturë të diskutohen gjërat.

Por sipas tij, askush nuk do të mund të realizojë 100 për qindëshin e asaj që aspiron.

“Vetëm me marrëveshje tejkalohet ngërçi i krijuar”, ka thënë Thaçi. /kosovasot/

Çel siparin edicioni i 12-të i festivalit “TIFF”

0

97274Pas workshopit të prezantuar gjatë paradites së sotme në ambjentet e Qëndrës Multimediale Teen , gjatë mbrëmjes u zhvilluar në ambjentet e Kinema Millenium ceremonia e çeljes së edicionit të 12-te të festivalit të filmit të quajtur “Tirana International Film festival”.

Të pranishmit e shumtë, midis të cilëve një sëre personalitetesh të ekranit e politkës në vend, ndoqen filmin hapës I festivalit edhe retrospektiva “Tomka dhe shokët e tij” nga Xhanfise Keko.

Gjatë fjalës së hapjes, drejtori i këtij edicioni të “TIFF”-it, Agron Domi, u shpreh se “ Vitet ikin dhe drejtimi i festivalit mund të ndryshojë, por TIF-i mbetet po ai i njëjtë dhe çelet nën sloganin ton? histork “Mendojmë ndryshe, shohim njësoj”.

“Pasi ka kaluar të gjitha fazat e rritjes dhe pjekurisë së tij, vijoi Domi, mjaft filma të krijuar anekënd botës i japin jetë këtij edicioni, duke u përfaqësuar nga artiste e regjisorë të rinj e të mëdhenj, të cilët prezantohen në këtë festival ndërkombëtar”.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, theksoi se “Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht duke marrë pjesën e përgjegjësisë për aq sa na takon në mbështetjen e nevojave të festivalit, konfirmuam pasionin e kryeqytetasve dhe gjithë shqiptarëve për kinematografinë, me besimin se edhe Tirana po bëhet një pikë reference në globalizmin e konkurencës për të evidentuar talentet e reja kinematografikë”.

Valerie Obrian, shefja e zyrës amerikane për kulturë, në fjalën e saj theksoi se “Ne kemi kontirbuar për festivalin në mënyra të ndryshme dhe jemi munduar të jemi prezent sa më shpesh dhe këtë vit jemi të lumtur që kemi pasur mundësi të kemi prezent edhe specialistët e restaurimit të filmit “Tomka dhe shokët e tij” film ky qe u restaurua në Amerikë”.

“Në sajë te restaurimit të këtij filmi, vijoi Obrian, ne sjellim një histori shqiptare nga e cila mësojmë më shumë për Shqipërinë dhe kulturën e saj dhe shpreh kënaqësinë që SHBA kanë pasur kënaqësinë të ndihmojnë në restaurimin e këtij filmi për artistët shqiptarë”.