Shpallet fituesi i logos për 200-vjetorin e De Radës

Logo-per-De-Raden-320x289Logo per De RadenMe vështrimin e përhumbur diku, i veshur me këmishë të bardhë, dhe shumë pranë xhaketës një pendë me të cilën ai thuri vargje pafund për natyrën dhe atdhedashurinë… Ky është imazhi që mbart logoja fituese që do të shoqërojë aktivitetet me rastin e 200- vjetorit të lindjes së Jeronim de Radës. Logoja ka autor Eli Kongon dhe është përzgjedhur mes 20 të tillave të dorëzuar në konkursin që Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve hapi më 10 tetor.

“Kjo logo është shenja e kurorëzimit të një viti aktivitetesh dhe do të shoqërojë publikimet për Jeronim de Radën, aktivitete të cilat kulmojnë në muajin nëntor, pra do të finalizojë aktivitetet kushtuar poetit arbëresh”, tha drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani.

Logoja për 200-vjetorin e lindjes së poetit arbëresh De Rada, do të pasqyrojë këtë ngjarje kushtuar figurës së poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe themeluesit të letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. “Në gjykimin tonë, punimi artistik i Kongos, simbolizon dhe përcjell gjurmën e pashlyeshme që ka lënë poeti në letrat dhe kulturën shqiptare, duke e përcjellë atë në shekujt e historisë sonë”, thuhet në vendimin e jurisë së këtij konkursi.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit