24 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7466

Jahjaga trefishon pasurinë që nga viti 2012

0

Atifete jahjagaPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka trefishuar pasurinë e saj brenda tri vitesh.

Në bazë të publikimit të të dhënave rreth pasurisë së zyrtarëve publikë nga Lëvizja “Fol”, presidentja e vendit në vitin 2012 kishte pasuri në vlerë prej rreth 41 mijë euro, kurse në vitin 2014 pasuria e saj ka arritur në 134 mijë. (zeri)

Thaçit po i ngatërrohen punët, po e “humb” edhe pasurinë

0

Thaci14-17aKryetari i PDK-së dhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi duket se nuk ka kursyer shumë në katër vitet e fundit, pasi që pasuria e tij pothuajse është përgjysmuar.

Përderisa në vitin 2010 ai kishte pasuri në vlerë prej mbi një milion euro, në vitin 2014 vlera e pasurisë së tij ka rënë nën 700 mijë euro. /Zëri/

Preç Zogaj: Detajet e freskëta në librin tim për vitet ’90-’92

0

zogaj me Hajdarin berishen dhe pashkonShkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj së shpejti vjen me librin e tij të fundit “Fillimet”. Vetë autori Zogaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se cila është e veçanta e këtij libri. Preç Zogaj një nga themeluesit e Partisë Demokratike, dëshmitar në vitet e para të tranzicionit në vendin tonë na sjell ngjarje të papublikuara më parë gjatë viteve 1990- 1992. “Fillimet” është një libër me natyrë eseistike, ndërsa shkrimtari pohon se punën për këtë libër e ka nisur që në vitet 1996. Ky botim ka një specifikë pasi, nga ana kronologjike, ai duhej të ishte botuar i pari ndërsa autori na e sjell të fundit duke plotësuar kolanën e librave të mëparshëm “Rënia e zgjedhjeve” dhe “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”. Autori Zogaj në këtë libër na sjell fakte dhe ngjarje reale të përjetuara në vitet ’90- ’92, por edhe një gamë të gjerë personazhesh, njerëzit më aktivë të Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Publicisti Zogaj, përpos emrave të ngulitur thellë në memorien e shqiptarëve, si Azem Hajdari, na sjell në vëmendje edhe emra që kanë dhënë shumë për sistemin pluralist, por që sipas tij kurrë nuk e morën atë që merituan, përveçse një ndërgjegjeje të qetë në vetvete.

Zoti Zogaj. Libri juaj i fundit i titulluar “Fillimet” për nga ana kronologjike duhet të ishte një nga botimet e para pasi flet për vitet 1990- 1992 ndërsa ju e sillni të fundit. Pse pikërisht kjo zgjedhje?

Ju e thatë saktë që ky është libri i parë i imi në rendin kronologjik të ngjarjeve të tranzicionit, por që unë e shkrova dhe po e botoj të fundit. Me të drejtë përmendët që unë kam botuar disa libra, saktësisht tetë libra me ese politike duke filluar me librin e parë “Rënia e zgjedhjeve” dhe duke ardhur deri në vitin 2012 me librin e fundit “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”. Kam dashur ta përmbyll ketë kolanë, por nuk mund ta bëja pa librin e ngjarjeve të fillimit. Ja pra, “Fillimet” e shkrova pikësëpari për të mbushur një boshllëk në kolanën time. Një shtytje me vete ishte edhe një projekt i UET-Pres për 25 vjetorin e Lëvizjes demokratike, projekt që starton me librin tim dhe do të pasohet me botime të tjera gjatë vitit të ardhshëm.

A janë pajtuar Kurti dhe Limaj që Mustafa ta drejtojë Qeverinë?

0

Lideret e bllokuLideri i LDK-së Isa Mustafa, ka paralajmëruar se në “Ditët që vijnë do të jenë ditë të reflektimit tonë politik që vendi të bëhet me qeverinë që e meriton!’. Burime brenda Bllokut bëjnë të ditur se në takimin e fundit është hapur në mënyrë indirekte mundësia e rikonfigurimit të marrëveshjes së Bllokut dhe se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës tashmë janë pajtuar që LDK duhet ta kryesojë Qeverinë.
Sipas paralajmërimit të Isa Mustafës java e ardhshme do të jetë vendimtare për përfundimin e “misionit të PDK-së” së Hashim Thaçiit dhe për fillimin e një epoke të re për vendin.

Duke e parë këtë reflektim të Isa Mustafës, i cili reflektim besohet se nuk është personal dhe jo vetëm i LDK-së, atëherë besohet se edhe liderët e tjerë brenda Bllokut do të reflektojnë pozitivisht.

Burime të Bota press-it brenda Bllokut bëjnë të ditur se në takimin e fundit është hapur në mënyrë indirekte mundësia e rikonfigurimit të Marrëveshjes së Bllokut dhe se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës tashmë janë pajtuar që LDK duhet ta kryesojë Qeverinë. Vetëm përfaqësuesit e AAK-së edhe më tutje thirren në parimet e Marrëveshjes për kryeministër Ramush Haradinajn.

Në këtë kuadër, tashmë LDK-ja është duke menduar për emrat e kabinetit qeveritar të kryesuar nga Isa Mustafa.

Kështu përveç kryeministrisë, LDK do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, të Jashtme, të Arsimit, FSK-së, Financave e Zhvillimit Ekonomik.

Vetëvendosje do “të kënaqet” me Ministrinë e Integrimit evropian dhe kryesimin e bisedimeve me Serbinë.

AAK postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme e të Pushtetit lokal, ndërkaq Nisma përveç një zëvendëskryeministri do të pajtohet edhe me drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq për minoritetet e tjera, përveç postit të një zëvendëskryeministri do t’i mbeten në udhëheqje edhe Ministria e Kthimit, e Administratës Publike dhe e Planifikimit hapësinor.

Për emrat e mundshëm të drejtimit të ministrive do të vendosin vetë partitë politike, por përveç i Isa Mustafës si kryeministër, Ramush Haradinaj do të mund të “zëvendësohej” me Blerim Shalën nëse Haradinaj synon presidencën, ndërkaq zyrtari më i lartë i Nismës nuk do të jetë as Fatmir Limaj e as Jakup Krasniqi por Bilall Sherifi.

Ndërkaq nga Vetëvendosja emrat e mundshëm të drejtimit të dikastereve qeveritare janë Albin Kurti dhe Iliri Deda.

Partitë minoritare nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh, përveç përfshirjes së liderit të Listës serbe Jablanoviq. /Botapress/

Haradinaj: PDK po e shpikë përçarjen e bllokut

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, zërat për prishje të koalicionit LAN dhe Vetëvendosje i ka quajtur shpikje të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka thënë se një gjë e tillë është në interes të PDK-së, ndërsa ka theksuar se partnerët e koalicionit janë në komunikim të rregullt.

Kreu i AAK-së dhe i nominuar i LVAN për kryeministër, ka bërë të ditur se janë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve, ku përmes tyre, do të kërkojnë nga Flora Brovina që ta thërras vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi në komunikim të rregullt me kryetarin Mustafa edhe me kolegë të LDK-së ashtu siç jemi me Nismen me Vetëvendosjen, gjithçka është në përputhje me atë që ne bisedojmë në takime tona. Kuptohet është një interes i madh i palës kundërshtare, në këtë rast i oponentit tonë PDK-së, me shpikë ndonjë përçarje, ndonjë nxitje por më mirë kish qenë ata me u kujdes me thirr seancën nuk e kanë thirr seancën, e kanë obligim ligjor edhe po ashtu me shfrytëzua të drejtën në nominim, pra bëhet fjalë për një proces të zakonshëm të konsullatave tona”, tha ai.

Ndërsa miratimin e projektbuxhetit për vitin 2015, Haradinaj e ka quajtur si veprim që nuk do koment.

“Kjo s’do koment, me 36 vota me miratuar buxhetin e 120 deputetëve kjo s’do koment”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Blloku gjatë javës së ardhshme do të mbledh nënshkrimet e deputetëve për të kërkuar nga Flora Brovina, vazhdimin e seancës konstituive.

“Kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve, besoj që në fillim të javës që po vjen do ta dorëzojmë edhe kërkesën”, th Haradinaj.

Haradinaj në fund tha se kish me qenë mirë, që seanca, kurdo që mbahet, me pas zgjidhje.

Parlamenti Studentor, përshëndet kërkesën e rektorit Vataj, për uljen e shpenzimit të studentëve udhëtar

0

UPZ 45Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka përshëndetur kërkesën e rektorit të UPZ-së, Ramë Vatajt, drejtuar pushtetit lokal që të ndikojnë në uljen e kostos së udhëtimit në transportin publik, për studentët e këtij universiteti, duke e konsideruar si mjaft të qëlluar.

“Duke marr parasysh kushtet e vështira që jetojnë shumica e studentëve, duke qenë vetëm shpenzues dhe pamundësisë që të përballojnë shpenzimet e studimit, autoritetet komunale të komunave të regjionit të Prizrenit duhet që të ndikojnë te kompanitë që bëjnë organizimin e transportit të udhëtarëve, autobusët, që të ulin çmimin e biletave të udhëtimit për 50%”, tha kryetari i Parlamentit Studentuar Nehat Gashi.

“Gjithashtu edhe vetë kompanitë turistike duhet të kenë konsideratë për studentët, e cila janë e ardhmja e vendit dhe të ulin çmimin e biletave të udhëtimit”.”Gjithashtu autoritetet komunale të komunave të regjionit të Prizrenit, nga të cilat komuna studentët udhëtojnë çdo ditë, por edhe komunat tjera, do të duhej të gjejnë mënyra për të paguar udhëtimin e studentëve që studiojnë në Universitetin e Prizrenit. Ato do të duhej të krijonin një fond të veçantë për të paguar biletat e udhëtimit për studentët”.

“Përmes investimit në studentë, komunat do të investojnë në një të ardhme më të mirë pasi që studentët pas përfundimit të studimeve do të kyçen në vende pune në komunat përkatëse dhe do të japim kontributin për zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës”/PrizrenPress.com/

Vjeshta

0

Skender Berisha
Paska shtruar vjeshta
gjethe gjethe të reshkëta
më bien si therrje të pjerrëta
dhe e di se nuk i deshta veta
sot nuk ndalem askunda
asgjë prej dhimbjes nuk shkunda
ranë niegullat e para
mua s’më jepet e mbara
shtroi verdha verdhullore
shpatieve të mira e gurishta
ndër thanat e kuqe nuk rashë
po nuk më rrihet as në rrafsh
ngutet edhe moti kot së koti
ec më shpejtë se una
dua të shoh edhe më edhe më
besa si fryhet Buna

Lama: Bëni kompromis, për hatër të Kosovës

0

KudusiLama-gjenaralGjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, ka thënë se është e rëndë kur i sheh duke mos komunikuar disa liderë politikë kosovarë, të cilët deri dje luftuan bashkërisht për çlirimin e Kosovës.

“Pushteti në asnjë rast nuk duhet kuptuar si privilegj, por si obligim për t’u shërbyer qytetarëve. E kur kuptohet kështu, nuk është vështirë të gjenden zgjidhje. Për mendimin tim zgjidhja është shumë e thjeshtë. Liderët politikë duhet të bisedojnë bashkërisht për të marrë një vendim, që të jetë më i mirë për mbarëvajtjen e vendit”, ka thënë Lama në intervistën për “Epokën e re”.

Ai ka kërkuar nga të gjithë liderët e partive politike të lëshojnë pe në mënyrë që të formohen institucionet e reja.

“Përgjegjësinë para vendit e kanë të përbashkët, asnjëri prej tyre nuk mund të mendojë se për vendin ka vlera më shumë se të tjerët, ose se vendi pa të nuk mund të jetojë. Askush nuk është pronar i Kosovës, të gjithë kanë marrë përgjegjësinë të marrin obligime t’i shërbejnë vendit. Le ta konsiderojnë veten shërbëtorë të Kosovës, ta fitojnë edhe besimin e popullit që aktualisht e kanë të lëkundur”, është shprehur gjeneral Lama.

Ai ka thënë se nëse liderët nuk gjejnë një zgjidhje, atëherë deputetët duhet të marrin vendime të cilat i shërbejnë Kosovës. “Unë do t’i këshilloja deputetët, pasi liderët nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, ta marrin situatën në dorë të gjithë bashkërisht në sallën e Kuvendit dhe t’i marrin vendimet që i shërbejnë Kosovës. Deputetët nuk janë ushtarë. Ata janë kandiduar nga partitë, por votën e kanë marrë prej qytetarëve. Le të mbajnë përgjegjësi më shumë për votën sesa për interesat e partive. Nuk do ta vlerësoja ndjenjë përgjegjësie prej tyre, në qoftë se për hatër të interesave partiake shpërfillin vullnetin e qytetarëve ndaj tyre. Prandaj, le t’i drejtohen të gjithë sallës së Kuvendit dhe unanimisht ta zgjedhin kryetarin që dëshirojnë për Kuvendin”, është shprehur Lama. Sipas tij, do të ishte mirë të mbahet një konferencë publike me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, pasi liderët nuk janë duke e interpretuar sipas interesave të tyre Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Lama ka thënë se është i gatshëm për ta marrë iniciativën për t’i bërë bashkë në një takim Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj. “Unë i dua dhe i nderoj Thaçin, Haradinajn dhe Limajn, ashtu si edhe të tjerët që kanë kontributin e luftës së tyre për ta bërë Kosovën, pasi të gjithë, kush më shumë e kush më pak, kanë kontributet e tyre. Por, koha e sotme është tjetër, ata tashmë janë udhëheqës të politikës së shtetit dhe ndoshta nuk jam unë ai që mund të kem forcë për t’i bashkuar ata me gjithë respektin që edhe ata kanë për mua”, ka deklaruar gjeneral Lama.

Ai ka vlerësuar se një koalicion qeverisës në mes të PDK-së dhe AAK-së do t’i bënte nder Kosovës. “Nëse do të kishte një aleancë midis PDK-së dhe AAK-së, do të mendoja se i bëhej shumë shërbim vendit, pasi do të krijonte një qeverisje të fortë dhe një opozitë të fortë”, ka thënë Lama.

Gjeneral Lama ka thënë se, nëse nuk do të ketë një koalicion në mes të këtyre dy partive, duhet të bëhet një kompromis për një qeveri me bazë të gjerë politike. /epoka e re/

Erik Lloshi pretendon fitoren në “Kënga Magjike 2014”

0

Erik LloshiMe muzikë ka filluar të merret qe një kohë të gjatë. Ai ishte pjesëmarrës në shumë festivale ku arriti të rrëmbejë edhe shumë çmime. Ky është këngëtari i njohur nga Shqipëria, Erik Lloshi, i cili këtë vit është pjesëmarrës i ‘Këngës Magjike 2014’

Erik Lloshi është njëri ndër zërat më të fuqishëm të skenës muzikore. Karrierën e filloi me grupin e tij Eric & Band. Më pas nxori edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Mariza Ikonomi, me këngën “E di”. Ai mori pjesë disa herë edhe në TopFest. Ku u prezantua me këngët “Ajo është ajo” dhe “Ti më ke”. Dhe së fundmi Erik është edhe pjesëmarrës i “Kënga Magjike 2014”. Ai do të prezantohet me këngën “Diku të kam parë”, në një intervistë për Tribuna, Eriku ka folur për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”.

Tribuna: Jeni pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike’ kush janë bashkëpunëtorët e këngës?

Erik Lloshi: Në ‘Kënga Magjike’ këtë vit, vi me këngën me titull “Diku të kam parë” që është një tekst i shkruar nga Endrit Mumajesi dhe një kompozim i Kledi Bahitit të cilët i falënderojë shumë.

Tribuna: Cilat janë pritjet tuaja për këngën “Diku të kam parë”, a besoni në fitore?

Erik Lloshi: Pres që kënga të dëgjohet dhe të pëlqehet dhe të marrë më të mirën nga ky festival prestigjioz, drejtuar nga mjeshtri i madh Ardit Gjebrea, dhe pse jo të jem edhe fitues i këtij festivali, fundja të gjithë kolegët që marrin pjesë këtë gjë e mendojnë nga më i riu e deri te më i vjetri.

Tribuna: Deri më tani a jeni të kënaqur me pritjet që po i bëhen këngës?

Erik Lloshi: Deri në këto momente jam shumë i kënaqur me pritjen e këngës. Në bazë të klikimeve në YouTube dhe nga shpërndarjet pa fund të këngës, besoj se po shkon drejtë një suksesi të merituar.

Trbibuna: A pritet ndonjë bashkëpunim me ndonjë nga këngëtarët e estradës?

Erik Lloshi: Bashkëpunime besoj dhe shpresoj se do të ketë, por mua këto gjëra më pëlqejnë më shumë t’i lë në rolin e surprizave, sepse po u zbulua nuk ka me vlerë.

Tribuna: Ku do t’iu gjejnë fansat gjatë festave të fundvitit?

Erik Lloshi: Përgjithësisht gjatë festave të fundvitit më pëlqen të kalojë kohën afër familjes sime, edhe pse atë natë përsëri jam i detyruar të punoj, por këtu në Tiranë normalisht e thonë një fjalë shumë të bukur disa njerëz. Që kur ne festojmë ju punoni, kur të tjerët punojnë ne festojmë.

Tribuna: A ka diçka nga jeta private që do e ndanit me fansat tuaj?

Erik Lloshi: Jeta ime private është shumë e qetë dhe nuk ka asgjë interesante.

Jahjaga vetëm lehtësuese, zgjidhja te liderët

0

Atifete Jahjaga 2Presidentja e vendit, Atifete Jahaga, nuk ka rol vendimtar në përfundimin e krizës politike, pasi që e tëra që po bën ajo është ofrimi i një vendi neutral ku liderët e subjekteve politike shkojnë për të shprehur qëndrimet e tyre rreth tejkalimit të krizës politike dhe formimit të institucioneve të reja.

Madje sipas përfaqësuesve të partive politike e para e vendit vetëm ka dëgjuar qëndrimet e subjekteve politike dhe nuk ka ofruar ndonjë propozim konkret. Edhe analistët thonë se përgjegjësia për gjetjen e zgjidhjes është te liderët pasi që ata kanë marrë përgjegjësinë nga qytetarët.

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së vendit, megjithatë ka thënë për “Zërin” se nuk mund të paragjykohet suksesi i procesit të takimeve të presidentes me liderët e subjekteve politike.