17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Preç Zogaj: Detajet e freskëta në librin tim për vitet ’90-’92

zogaj me Hajdarin berishen dhe pashkonShkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj së shpejti vjen me librin e tij të fundit “Fillimet”. Vetë autori Zogaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se cila është e veçanta e këtij libri. Preç Zogaj një nga themeluesit e Partisë Demokratike, dëshmitar në vitet e para të tranzicionit në vendin tonë na sjell ngjarje të papublikuara më parë gjatë viteve 1990- 1992. “Fillimet” është një libër me natyrë eseistike, ndërsa shkrimtari pohon se punën për këtë libër e ka nisur që në vitet 1996. Ky botim ka një specifikë pasi, nga ana kronologjike, ai duhej të ishte botuar i pari ndërsa autori na e sjell të fundit duke plotësuar kolanën e librave të mëparshëm “Rënia e zgjedhjeve” dhe “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”. Autori Zogaj në këtë libër na sjell fakte dhe ngjarje reale të përjetuara në vitet ’90- ’92, por edhe një gamë të gjerë personazhesh, njerëzit më aktivë të Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Publicisti Zogaj, përpos emrave të ngulitur thellë në memorien e shqiptarëve, si Azem Hajdari, na sjell në vëmendje edhe emra që kanë dhënë shumë për sistemin pluralist, por që sipas tij kurrë nuk e morën atë që merituan, përveçse një ndërgjegjeje të qetë në vetvete.

Zoti Zogaj. Libri juaj i fundit i titulluar “Fillimet” për nga ana kronologjike duhet të ishte një nga botimet e para pasi flet për vitet 1990- 1992 ndërsa ju e sillni të fundit. Pse pikërisht kjo zgjedhje?

Ju e thatë saktë që ky është libri i parë i imi në rendin kronologjik të ngjarjeve të tranzicionit, por që unë e shkrova dhe po e botoj të fundit. Me të drejtë përmendët që unë kam botuar disa libra, saktësisht tetë libra me ese politike duke filluar me librin e parë “Rënia e zgjedhjeve” dhe duke ardhur deri në vitin 2012 me librin e fundit “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”. Kam dashur ta përmbyll ketë kolanë, por nuk mund ta bëja pa librin e ngjarjeve të fillimit. Ja pra, “Fillimet” e shkrova pikësëpari për të mbushur një boshllëk në kolanën time. Një shtytje me vete ishte edhe një projekt i UET-Pres për 25 vjetorin e Lëvizjes demokratike, projekt që starton me librin tim dhe do të pasohet me botime të tjera gjatë vitit të ardhshëm.

Më Shumë

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

Lajmet e Fundit