Me muzikë ka filluar të merret qe një kohë të gjatë. Ai ishte pjesëmarrës në shumë festivale ku arriti të rrëmbejë edhe shumë çmime. Ky është këngëtari i njohur nga Shqipëria, Erik Lloshi, i cili këtë vit është pjesëmarrës i ‘Këngës Magjike 2014’
Erik Lloshi është njëri ndër zërat më të fuqishëm të skenës muzikore. Karrierën e filloi me grupin e tij Eric & Band. Më pas nxori edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Mariza Ikonomi, me këngën “E di”. Ai mori pjesë disa herë edhe në TopFest. Ku u prezantua me këngët “Ajo është ajo” dhe “Ti më ke”. Dhe së fundmi Erik është edhe pjesëmarrës i “Kënga Magjike 2014”. Ai do të prezantohet me këngën “Diku të kam parë”, në një intervistë për Tribuna, Eriku ka folur për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”.
Tribuna: Jeni pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike’ kush janë bashkëpunëtorët e këngës?
Erik Lloshi: Në ‘Kënga Magjike’ këtë vit, vi me këngën me titull “Diku të kam parë” që është një tekst i shkruar nga Endrit Mumajesi dhe një kompozim i Kledi Bahitit të cilët i falënderojë shumë.
Tribuna: Cilat janë pritjet tuaja për këngën “Diku të kam parë”, a besoni në fitore?
Erik Lloshi: Pres që kënga të dëgjohet dhe të pëlqehet dhe të marrë më të mirën nga ky festival prestigjioz, drejtuar nga mjeshtri i madh Ardit Gjebrea, dhe pse jo të jem edhe fitues i këtij festivali, fundja të gjithë kolegët që marrin pjesë këtë gjë e mendojnë nga më i riu e deri te më i vjetri.
Tribuna: Deri më tani a jeni të kënaqur me pritjet që po i bëhen këngës?
Erik Lloshi: Deri në këto momente jam shumë i kënaqur me pritjen e këngës. Në bazë të klikimeve në YouTube dhe nga shpërndarjet pa fund të këngës, besoj se po shkon drejtë një suksesi të merituar.
Trbibuna: A pritet ndonjë bashkëpunim me ndonjë nga këngëtarët e estradës?
Erik Lloshi: Bashkëpunime besoj dhe shpresoj se do të ketë, por mua këto gjëra më pëlqejnë më shumë t’i lë në rolin e surprizave, sepse po u zbulua nuk ka me vlerë.
Tribuna: Ku do t’iu gjejnë fansat gjatë festave të fundvitit?
Erik Lloshi: Përgjithësisht gjatë festave të fundvitit më pëlqen të kalojë kohën afër familjes sime, edhe pse atë natë përsëri jam i detyruar të punoj, por këtu në Tiranë normalisht e thonë një fjalë shumë të bukur disa njerëz. Që kur ne festojmë ju punoni, kur të tjerët punojnë ne festojmë.
Tribuna: A ka diçka nga jeta private që do e ndanit me fansat tuaj?
Erik Lloshi: Jeta ime private është shumë e qetë dhe nuk ka asgjë interesante.