17.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7467

Java e zhbllokimit

0

Kuvendi i Kosoves 7Bllokada politike në vend sinjalizohet të jetë drejtë zhbllokimit. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjidhjen e kësaj situate që ka mbajtur vendin peng tash e pesë muaj.

Vazhdimi i kësaj krize ka filluar të bëhet tashmë i padëshiruar për të gjitha palët e përfshira në të, madje edhe për faktorin ndërkombëtar. Ndonëse presidentja nuk ka dhënë një afat kohor se deri kur do të presë liderët partiakë të gjejnë një zgjidhje, ajo ka lënë të kuptohet se nuk do të presë gjatë për zgjidhjen e situatës.

Ndërkohë nga LDK-ja janë shtuar zërat që zgjidhja mund të vije gjatë javës së ardhshme. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se takimet e vazhdueshme që janë shtuar gjatë javës që po lëmë pas, janë sinjali më i qartë së se bllokada politike ka hyrë në fazën e saj të fundit dhe se zgjidhja nuk është larg…/tribuna/

Postet lëkundin Bllokun

0

Blloku VVDitën kur Isa Mustafa kërkoi nga partnerët e koalicionit paszgjedhor të bllokut LVAN që të reflektojnë karshi situatës së krijuar në vend, i nominuari për kryeministër nga ky Bllok, Ramush Haradinaj, ka mbledhur anëtarësinë e gjerë dhe kryetarët e degëve të AAK-së.

Pas takimit ata kanë kërkuar nga partnerët e koalicionit që të respektojnë marrëveshjen e arritur më 10 qershor në mes të LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, e përkrahur më vonë edhe nga Vetëvendosje, për krijimin e institucioneve të reja. Po ashtu, AAK i ka dhënë mbështetje Ramush Haradinajt, për të vazhduar ndërtimin e institucioneve të reja në bazë të marrëveshjes së lidhur mes koalicionit LAN.

“Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Haradinaj në angazhimet e tij, bashkë me koalicionin e shumicës parlamentare, për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit, konform marrëveshjen së partnerëve të koalicionit”, thuhet në deklaratën e AAK-së../tribuna/

Ratel dyshohet për pengim hetimesh ndaj Azem Sylës

0

EULEX-kosoveNë pjesën e gjashtë të serisë së shkrimeve për dyshime të forta për korrupsion në EULEX, Koha Ditore tregon se si një grup në krye me Azem Sylën dyshohet që në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar toka që kalojnë vlerën mbi 100 milionë euro.

Dëshmitar kryesor kundër tyre do të ishte Nazim Bllaca. Mirëpo Jonathan Ratel, që tash është zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, pos që këtë rast penal nuk e kishte lënë të përparonte, kishte penguar dy prokurore, Maria Bamieh dhe Diana Wilson, që ta intervistonin dëshmitarin bashkëpunues, Nazim Bllaca.

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel, arsyetohej se Bllaca nuk ishte “dëshmitar kredibil” dhe i besueshëm, ani se me dëshmitë e tij janë kryer dy procese gjyqësore, janë dënuar 7 persona me 57 vjet burgim për vrasje dhe vrasje në tentativë, në cilësi të anëtarëve të SHIK-ut.

Mjekët e “sëmurë” të QKUK-së shfrytëzojnë pushimin për të punuar privatisht

0

Mjeku 2Kardiologët e QKUK-së, Hajdin Çitaku dhe Irfan Daullxhiu, ka disa javë që janë duke munguar në punë në Klinikën e Kardiologjisë. Të dy ka rastisur të sëmuren në të njëjtën ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Por “gjendja e rënduar shëndetësore” nuk është duke i penguar ata që të punojnë në klinikat private.

Këtë ka arritur ta konfirmojë gjatë ditës së premte Koha Ditore, pasi ka kontaktuar spitalin privat ku është ofruar mundësia e caktimit të terminit për trajtim të njërit nga mjekët i cili mungon në QKUK me arsyetimin se është i sëmurë. Kurse për një tjetër “të sëmurë”, konfirmimi se punon ka ardhur nga një paciente.

E në mungesë të këtyre mjekëve dhe dy të tjerëve, që janë në pushim vjetor, përkatësisht pushim me pagesë, shërbimi i Kardiologjisë Invazive nuk është duke mbajtur kujdestaritë për intervenimet tek infarktet akute

“Reporterët pa kufi”: EULEX-i dërgoi sinjale të forta negative

0

aporti pa kufiOrganizata “Reporterët pa kufi” ka reaguar ndaj kërcënimeve që zyrtarë të EULEX-it i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, para publikimit të serisë së shkrimeve rreth dyshimeve për korrupsion të zyrtarëve të lartë të EULEX-it.

Një sjellje e tillë është çështje serioze brenda misionit të BE-së, synimi i të cilit është të ndihmojë rivendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të instalojë respektimin për vlerat evropiane demokratike, thuhet në reagimin e “Reporterëve pa kufi”, përcjell koha.net.

“Duke i bërë presion një gazetari investigues, misioni i EULEX-it po vepron në kundërshtim me parimet fondamentale të Bashkimit Evropian për lirinë e informimit”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i “Reporterëve pa kufi”, Christopher Deloire.

“EULEX-i ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kredibilitetit dhe misioni ka dërguar sinjale të forta negative për udhëheqësit lokalë. Pse ata do të mendoheshin dy herë për t’u bërë presion gazetarëve tash e tutje në qoftë se BE-ja, që supozohet se duhet ta udhëheqë Kosovën në rrugën e normave demokratike, mendon se mund t’i kërcënojë ata me persekutim?”, ka shtuar Deloire, përcjell koha.net.

Halloween skandaloz në Suharekë (Video)

0

suharek festaRruga kryesore “Brigada 123” në Suharekë ishte pothuajse e pakalueshme mbrëmjen e sotme.

Kjo pasi siç raporton ‘Theranda Post’ rreth 200 fëmijë ishin mbledhur e kishin bllokuar rrugën duke hedhur vezë në drejtim të veturave sidomos në autobus.

Kundrejt kësaj situate të pamundur të reagoj e kishte edhe policia.

DokuFest çmim në Jihlava për posterin më të mirë 2014

0

97162Duket se DokuFest, pas 13 vjetësh që nga themelimi, po mësohet që të marrë çmime e jo vetëm të japë. Së fundi, DokuFest ka fituar çmimin për identitetin më të mirë të festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava.

Drejtuesit e Dokufest-it, Eroll Bilibani dhe Veton Nurkollari, janë në Jihlava të Republikës Çeke, ku edhe kanë marrë çmimin për posterin më të mirë për fushatën e DokuFestit për vitin 2014.

Në dy vitet e fundit DokuFest i është drejtuar regjisorit të mirënjohur, fitues të çmimit British Academy Award, Daniel Mulloy, për t’i krijuar fushatat e festivalit.

Në edicionin e 13-të, tema e DokuFest-it ishte “NDRYSHO” ndërsa Mulloy e zgjodhi slloganin “MOS U MSHEF”.

Përmes një deklarate për shtyp të DokuFestit, dëshira e Mulloyt ishte të krijonte një fushatë me rrënjë të forta në Kosovë, por njëkohësisht me një lidhje ndërkombëtare.

“Mulloy ka punuar me imazhet e protestave paqësore të fotografuara nga fotografi kosovar Jetmir Idrizi në rrugët dhe shtëpitë kosovare. Ai pastaj i kombinoi ato me fotografi të forcave ushtarake, duke krijuar një tension mes ideve të perceptuara të fuqisë dhe dobësisë dhe në mes të atyre që kanë pushtet dhe atyre që nuk e kanë”, thuhet në deklaratë.

Fushata e Mulloyt u prit mirë si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera. “Jam shumë i lumtur për çmimin dhe për imazhin pozitiv që DokuFesti dhe Kosova po e marrin ndërkombëtarisht. Kjo fushatë i dedikohet forcës së heshtur të qytetarëve, guximi i të cilëve mbetet i panjohur përderisa ata vazhdojnë të luftojnë për ndryshim”, citohet të ketë thënë Daniel Mulloy.

Mjeku i arrestuar në Malishevë, dyshohet për pedofili

0

arrestim-300x225Një mjek që kontrollonte pacientët është arrestuar. Ai dyshohet se i ngacmoi dy të mitura.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë dy të mitura nuk u ndanë të kënaqura pasi dyshuan se doktori i ngacmoi dhe e lajmëruan policinë.

Organet e rendit lidhur me këtë çështje e prangosën mjekun R.S.

Sipas policisë ai dyshohet se kishte tejkaluar autorizimet gjatë kontrollit të dy pacienteve të moshës së mitur në dy raste të veçanta.

Kjo u konfirmua për Klan Kosova edhe nga Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha.

Berisha tha se është hera e parë që pacientët kanë ankesa të tilla.

Lidhur me këtë ngjarje është informuar edhe prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin policor të mjekut për 48 orë e më pas i njëjti do të dal para gjyqtarit të procedurës paraprake.

A po çahet Blloku?

0

Blloku VVZëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Erzen Vraniqi, ka thënë për Telegrafin se marrëveshja e Bllokut LAN është marrëveshje të cilën VV-ja e respekton si të tillë.

Ai ka theksuar se rishikimi eventual i marrëveshjes në mes të partnerëve të bllokut LAN – nëse ata e shohin të udhës që ta rishikojnë – është çështje e tyre.

“Nëse do të bëhet një marrëveshje e re (në mes bllokut LAN) do të bëhet në bashkëpunim me ne (VV-në). Nëse do të bëhet marrëveshje tjetër do të bëhet marrëveshje për qeverisje, për program politik, për atë se cili program do të implementohet në qeverisje, dhe sigurisht si do të ndahen pozitat”, ka thënë Vrasniqi.

Ndërsa i pyetur nëse ka ndikuar luhatja e qëndrimeve në mes subjekteve të bllokut LAN, në lidhje me marrëveshjen, ai ka theksuar se “nuk kanë afektuar këto deklarata, sepse ne tek me 10 shtator jemi bërë pjesë e marrëveshjes”.

“Për ne akoma qëndron ajo që jemi marrë vesh deri më tash. Nëse ndryshohet diçka, atëherë e diskutojmë mundësin për ndonjë ndryshim te mundshëm”, shprehet Vraniqi.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka deklaruar në media se realiteti që ka krijuar Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, po e imponon që partnerët e koalicionit të ulën për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Beqiri thotë se diskutimet e reja që do t’i bëj blloku pas zgjedhor do të kenë si synim ruajtjen e koalicionit të krijuar dhe gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës për formimin e institucioneve.

Ndërsa, Avni Arifi, këshilltar i parë i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk mund t’i komentoj nismat politike të liderit të LDK-së.

Por, në çdo rast, Arifi nuk e sheh të nevojshme rishikimin e marrëveshjes së 10 qershorit.

Edhe partneri i vogël i bllokut LAN, “Nisma për Kosovën” ka kërkuar që në ndonjë mënyrë të rishikohet marrëveshja në mes të partnerëve të LAN.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka komentuar sot( të premten) edhe situatën në të cilën gjendet Kosova, pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai tha se, “jemi duke kaluar një situatë kritike dhe nuk kemi kohë të humbim”./Telegrafi/

Blendi Fevziu shkruan për Mbretin Zog

0

ahmet zogu liber nga blendiNë vazhdën e librave biografikë mbi personalitetet e shtetit Shqiptar, gazetari Blendi Fevziu ka bërë publik botimin e tij të ri.

Bëhet fjalë për librin “Ahmet Zogu, Presidenti që u bë mbret”, që gazetari i njohur i emisionit Opinion, ka lajmëruar se do të jetë nëpër librari nga dita e nesërme.

Figura e Mbretit Zog është po aq interesante dhe shkakton kuriozitet si edhe diktatori Enver Hoxha, të cilit Blendi Fevziu i pati shkruar një libër i cili u ribotua plot 6 herë.

Të shohim a do ta kalojë numrin e shitjeve libri “Ahmet Zogu” duke vendosur ndoshta, një rekord të ri në shitjen e librave në Shqipëri?