“Reporterët pa kufi”: EULEX-i dërgoi sinjale të forta negative

aporti pa kufiOrganizata “Reporterët pa kufi” ka reaguar ndaj kërcënimeve që zyrtarë të EULEX-it i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, para publikimit të serisë së shkrimeve rreth dyshimeve për korrupsion të zyrtarëve të lartë të EULEX-it.

Një sjellje e tillë është çështje serioze brenda misionit të BE-së, synimi i të cilit është të ndihmojë rivendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të instalojë respektimin për vlerat evropiane demokratike, thuhet në reagimin e “Reporterëve pa kufi”, përcjell koha.net.

“Duke i bërë presion një gazetari investigues, misioni i EULEX-it po vepron në kundërshtim me parimet fondamentale të Bashkimit Evropian për lirinë e informimit”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i “Reporterëve pa kufi”, Christopher Deloire.

“EULEX-i ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kredibilitetit dhe misioni ka dërguar sinjale të forta negative për udhëheqësit lokalë. Pse ata do të mendoheshin dy herë për t’u bërë presion gazetarëve tash e tutje në qoftë se BE-ja, që supozohet se duhet ta udhëheqë Kosovën në rrugën e normave demokratike, mendon se mund t’i kërcënojë ata me persekutim?”, ka shtuar Deloire, përcjell koha.net.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit