9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

DokuFest çmim në Jihlava për posterin më të mirë 2014

97162Duket se DokuFest, pas 13 vjetësh që nga themelimi, po mësohet që të marrë çmime e jo vetëm të japë. Së fundi, DokuFest ka fituar çmimin për identitetin më të mirë të festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava.

Drejtuesit e Dokufest-it, Eroll Bilibani dhe Veton Nurkollari, janë në Jihlava të Republikës Çeke, ku edhe kanë marrë çmimin për posterin më të mirë për fushatën e DokuFestit për vitin 2014.

Në dy vitet e fundit DokuFest i është drejtuar regjisorit të mirënjohur, fitues të çmimit British Academy Award, Daniel Mulloy, për t’i krijuar fushatat e festivalit.

Në edicionin e 13-të, tema e DokuFest-it ishte “NDRYSHO” ndërsa Mulloy e zgjodhi slloganin “MOS U MSHEF”.

Përmes një deklarate për shtyp të DokuFestit, dëshira e Mulloyt ishte të krijonte një fushatë me rrënjë të forta në Kosovë, por njëkohësisht me një lidhje ndërkombëtare.

“Mulloy ka punuar me imazhet e protestave paqësore të fotografuara nga fotografi kosovar Jetmir Idrizi në rrugët dhe shtëpitë kosovare. Ai pastaj i kombinoi ato me fotografi të forcave ushtarake, duke krijuar një tension mes ideve të perceptuara të fuqisë dhe dobësisë dhe në mes të atyre që kanë pushtet dhe atyre që nuk e kanë”, thuhet në deklaratë.

Fushata e Mulloyt u prit mirë si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera. “Jam shumë i lumtur për çmimin dhe për imazhin pozitiv që DokuFesti dhe Kosova po e marrin ndërkombëtarisht. Kjo fushatë i dedikohet forcës së heshtur të qytetarëve, guximi i të cilëve mbetet i panjohur përderisa ata vazhdojnë të luftojnë për ndryshim”, citohet të ketë thënë Daniel Mulloy.

Më Shumë

Lajmet e Fundit