21.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7470

Zyrtare: Presidentja nuk shkon në Beograd

0

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës nuk do të udhëtojë drejt Beograd më 1 nëntor pasi ka vendosur të refuzojë ftesën e bërë nga Komisioni Trelateral, konfirmon për Indeksonline zyra për informim e Presidentes Atifete Jahjaga.

“Presidentja e Republikës së Kosovës pas një analize të hollësishme të ftesës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën që organizohet në Beograd më 1 Nëntor, ka marrë vendimin që të mos marrë pjesë në konferencë, për shkak të gjendjes së krijuar në vend me pamundësinë e ndërtimit të institucioneve të reja.

Qëndrueshmëria e shtetit dhe domosdoshmëria për të ndihmuar procesin e ndërtimit të institucioneve në vend kanë përcaktuar edhe vendimin e Presidentes Jahjaga, karshi edhe analizës së agjendës së përcaktuar të konferencës, nivelit të pjesëmarrësve dhe aspektet protokollare dhe organizative”, thuhet në përgjigjen e këshilltarit të Presidentes, Arbër Vllahiu.

Kjo është vizita e katërt që Jahjaga e ka anuluar për shkak të krizës politike në të cilën gjendet Kosova prej zgjedhjeve të 8 qershorit.

Vllahiu më tej ka thënë se “Presidentja Jahjaga e ka falënderuar organizatorin e konferencës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral, për ftesën për pjesëmarrje në njërin nga panelet e kësaj konference dhe vlerëson hapin e ndërmarrë si një përpjekje drejt krijimit të një klime të mirëbesimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidentja Jahjaga thekson se, pavarësisht nga pamundësia e pjesëmarrjes në konferencë, relaksimi I marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor hap perspektivën evropiane për të gjithë dhe ndihmon në krijimin e mirëbesimit ndërmjet qytetarëve të të gjitha vendeve”./Indeksonline/

Shkurte Fejza nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

0

jahjaga shkurte fejzaKëngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza, u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave për nder të 40 vjetorit të karrierës së saj.

Medaljen ia dhuroi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila të enjten gjatë takimit me këngëtaren, e dekoroi me këtë çmim për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kulturë.

Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri e shërbim civil.

Rektori Vataj: Do ta fuqizojë rolin e Senatit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

0

takimi senatRektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ka mbajtur një takim informues me anëtarët e Senatit të këtij universiteti.

Ai zotua se do të fuqizojë rolin e Senatit në Universitet, sidomos rreth zhvillimit dhe zgjerimit me programe të reja në lëmit e caktuara, ku do të ketë rolë vendimtar ky organ vendimmarrës i universitetit.

Vataj tha se do të angazhohet që të zhvillojë programe që janë atraktive dhe që i përshtatet kërkesave dhe specifikave në rajonin e Prizrenit, të cilën e ka paraparë në vizionin e tij për zhvillimin e UPZ-së.

Ai gjithashtu theksoi se i mirëpret iniciativat nga anëtarët e Senatit dhe nga njësitë akademike të universitetit dhe se do t’i mbështesë. Në këtë kuadër ai potencoi se para çdo vendimi do t’i konsultojë ata dhe pas konsumimit të debatit do të vendos për çdo çështje që është në interes të universitetit.

Ndërkaq, anëtarët e Senatit e uruan rektorin Vataj për marrjen në drejtim të Universitetit dhe e siguruan se do të ketë mbështetjen e tyre të pa rezervë me qëllim që universiteti të qohet përpara dhe të zhvillohet në çdo aspekt.

Ishte kërkesë nga shumica e tyre që projektet që kanë filluar ose që janë në shqyrtim e sipër të përkrahen nga ana e menaxhmentit të ri, për të cilën gjë rektori Vataj i siguroi se do ta kenë mbështetjen nëse gjithçka është komfor legjislacionit përkatës dhe Statutit.

Një roman i patëdytë

0

Mira-Meksi-MallkimiShtëpia Botuese “Toena” hodhi në treg “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, i shkrimtares Mira Meksi – një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Është një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në Letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë.

Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote.

Dhe nëpërmjet po së njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.

Autore: Mira Meksi

Titulli: Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë

Lloji: Roman

Shtëpia Botuese: Toena

ISBN: 978-99943-1-996-1

Formati: 14×20.5 cm

Faqe: 392

Çmimi: 1000 lekë (kopertinë e butë)

1500 lekë (kopertinë speciale)

VV-ja, performancë për “korrupsionin në EULEX”!

0

vv protest mepeshkAktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot kanë “mbuluar” me para EULEX-in. Dhe jo me çfarëdo vlere, por dhjetëra monedha në vlerë prej 500 eurove.

Anëtari i kësaj lëvizje, Dardan Mulliqaj ka thënë se është e dhimbshme që EULEX ka bashkëjetuar me korrupsionin dhe nuk ka bërë asnjë punë për ta ndalur atë.

Prizren: Arrestohen katër persona, dyshohen për vjedhje të portofolave

0

vjedhje kuletaKatër të dyshuar për vjedhje të portofolave të xhepave, janë arrestuar nga policia në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se të arrestuarit dyshohen se kanë vjedhur portofolat e qytetarëve në tregun e veturave.

“Policia ka vepruar pasi dy qytetarë në dy raste të ndara kishin paraqitur rastet e vjedhjes së portofolave të tyre ku në njërin kishte edhe një kartelë bankare”, tha Berisha.

“Hetuesit policorë në bashkëpunim me disa qytetarë kanë arritur ta identifikojnë një grup të organizuar i cili operonte në tregje dhe vende të ndryshme ku frekuentojnë shumë qytetarë të Prizrenit”.

“Gjatë kontrollimit të të dyshuarve, tek njëri është gjetur kartela bankare e cila ishte vjedhur pak më parë dhe e njëjta është sekuestruar në cilësi të provës materiale dhe e njëjta do t’i kalojë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme hetimore”.

“Po ashtu edhe sasia e parave të gjetura tek te dyshuarit është e njëjtë me vlerën të cilën e kanë paraqitur në polici dy viktimat e rastit”.

I dyshuari i parë; Arsim Maxhuni, sipas Bazës së të Dhënave Policore, rezulton te jetë i përfshirë në vjedhje dhe vepra tjera penale mbi pesëmbëdhjetë herë.

Po ashtu, edhe i dyshuari i dytë; Abdullah Orllani, rezulton me tri vjedhje paraprake dhe Patriot Fazliu me katër raste, kryesisht vjedhje e veturave.

Ndërsa i katërti, rezulton pa raste kriminale. Në konsultim me prokurorin e shtetit, katër të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë./PrizrenPress.com/

Vataj priti në një vizitë një delegacion nga Universiteti i Bujqësisë nga Tirana

0

univesiteti bujqesor i tiranesRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të enjten ka pritur në një takim një delegacion nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Përfaqësuesit e këtij Universiteti fillimisht e uruan rektorin Vataj për marrjen e kësaj detyre duke i dëshiruar suksese në punë. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë-Agrobiznes,Bahri Musabelliu, në këtë universitet, theksoi se “rektori Vataj është njeri i duhur në vend të duhur dhe se nuk dyshojnë në suksesin e tij”.

Rektori Vataj theksoi se në kuadër të shteteve të rajonit prioritet do t’i jep bashkëpunimit me universitetit e Shqipërisë, duke spikatur se është në interes të dy vendeve që ndajnë një kulturë dhe traditë, si vëllezër. Ai gjithashtu theksoi se prioritet për bashkëpunim do të kenë edhe shtetet amë të etnive që janë në Prizren dhe që janë pjesë e universitetit dhe që nuk dallohen për nga trajtimi në çdo aspekt, sepse Prizreni është qendër e kulturës, e traditës dhe e tolerancës në mes të grupeve etnike dhe kulturave të ndryshme.

Temë bosht e diskutimit në këtë takim ishte mundësia e konkretizimit të bashkëpunimit në mes të dy universiteteve, pasi që kohë më parë është nënshkruar një memorandum për bashkëpunim.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët nga Shqipëria se në vizionin e tij për të zhvilluar këtë Universitet është edhe themelimi i Fakultetit të Pyjeve dhe Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Teknologjisë Ushqimore dhe kërkojë ndihmën e tyre, si një universitet me traditë në Shqipëri, për të realizuar. Rektori Vataj theksoi se programet e tilla studimore do të ndikonin që potencialin dhe resurset e jashtëzakonshme që ka ky rajon të viheshin në funksion të zhvillimit ekonomik.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë-Agrobiznes,Bahri Musabelliu, e përgëzoi rektorin Vataj për këtë iniciativë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe i ofroi bashkëpunim të pa rezervë që kjo të realizohet. Ai theksoi se në këto fusha si universitet ata kanë përvojë të gjatë dhe mund të japin kontributin e tyre që Universiteti i Prizrenit të ketë programe studimi të njëjta.
Përfaqësuesit e Universitetit Bujqësor të Tiranës theksuan se programet që ata ofrojnë janë kompatibile me universitetet evropiane dhe se është një lehtësim për tu akredituar edhe në Kosovë, duke ditur faktin që kërkohet nga Agjencioni për Akreditim që programet e reja të jenë kompatibile me ato që ofrohen në shtetet e Bashkimit Evropian.

Pushteti merret me votë, jo me protesta

0

BajramRexhepi-ministerNënkryetari i PDK’së dhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, s’është befasuar me deklarimet e fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë kërkuar që përmes protestave ta largojnë nga pushteti Kryeministrin Hashim Thaçi.

Sipas tij, Vetëvendosje vetëm po i kthehet metodave të vjetra të saj.

Bajram Rexhepi thotë për Politiko.net se nuk beson që një “ide e tillë e papjekur” do të gjejë mbështetjen e partnerëve tjerë të Koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma.

“Së pari pushteti merret vetëm me votën e qytetarëve, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe unë jam shumë i bindur që partitë tjera nuk do të bien pre e këtyre ideve që absolutisht janë të papjekura dhe do të ketë një pjekuri nga partitë tjera”, thotë Rexhepi.

“Kështu që protesta janë ato që më së paku i nevojiten Kosovës në këto momente”.

“Ata kanë pasur ambicie tjera për të ardhur në pushtet, por e shohin se nuk po mund të vijnë me metoda demokratike dhe tash po i kthehen formës së mëhershme. T’i kthehen ose po pretendojnë t’i kthehen formës së mëhershme”, deklaroi nënkryetari i PDK’së, Bajram Rexhepi për Politiko.net.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje mendon se rruga e vetme për ta larguar Kryeministrin Thaçi nga pushteti është reagimi qytetar.

Andaj, ka kërkuar përkrahje nga partnerët e koalicionit LDK-AAK-Nisma.

“Mendoj se kjo është rruga e duhur në këto momente, për shkak se në gjitha pushtet e kriminalizuara dhe autoritare, përveç që është bashkuar opozita në ato vende, ajo ka dalë në rrugë dhe bashkë me qytetarët e ka ndërruar sistemin”, ka thënë Dardan Molliqaj i VV’së, duke shpresuar se një ide e tillë do të gjejë edhe mbështetjen e partnerëve të koalicionit, përkatësisht LDK’së, AAK’së dhe Nismës. /Politiko.net/

Mal shkeljesh në konkursin për arsimtarë

0

komuna e rahovecitAfrim Oruqi, i cili punon prej vitit 2010 në shkollën “Xhelal Hajda- Toni” në Rahovec thotë se shpallja e konkursit për vendet e tyre të punës është joligjor, pasi udhëzimi administrativ 2009/14, parasheh që punëtorëve që kanë punuar më shumë se tri vjet nuk u shpallet vendi i punës.

Por të njëjtit iu ka shpallur vendi i punës dhe nuk është pranuar fare në punë.

Oruqi dhe arsimtarët e larguar nga procesi arsimor kanë ngritur edhe kallëzim penal ndaj drejtorit të Arsimit në Rahovec, Behar Rama duke e akuzuar atë për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe konflikt të interesit.

“Shpallja e konkursit për vendet tona të punës për shumicën e profesorëve në nivel të komunës është joligjor për faktin se udhëzimi administrativ 2009/14, e specifikon qartë nenin 3, që punëtoret që kanë punuar më shumë se tre vjet përvojë pune, nuk i shpallet konkursi, por kualifikohen pa shkëputje”, tha Oruqi për KALLXO.com.

Sipas tij, ky konkurs është përcjellë edhe me shkelje tjera procedurale, pasi vetë drejtori komunal i Arsimit, Behar Rama, ka marrë pjese në intervista dhe ka intervistuar anëtarë të familjes së tij.

“Ka marrë pjesë vetë në komisionin intervistues dhe ka intervistuar anëtarë të afërm të familjes”.

Në vendin e punës së Afrim Oruqit tani është emëruar vajza e vëllait të drejtorit të Arsimit.

Vetë drejtori e pranoi që vajza e vëllait të tij është pranuar në punë si arsimtare, por jo në vend të Afrim Oruqit.

“Ajo ka kualifikim më shume se Afrimi, pasi është master e juridikut, ndërsa Afrimi është bachellor, por nuk është pranuar në vend të Afrimit, pasi në këtë shkollë janë pranuar tre juristë, e jo vetëm një”, tha drejtori i Arsimi, Behar Rama.

Edhe Vjosa Sylka, arsimtare e fizikës, shpreh pakënaqësitë për mosvazhdim të kontratës. Sipas saj, për hapjen e vendit të punës kanë marrë vesh nga gazetat dhe njerëz të tjerë, e jo nga drejtori i Arsimit

“Arsyen nuk e di. E para as që na kanë lajmëruar që donë me shpall konkursin, kemi dëgjuar në internet apo në gazeta edhe për tjerët, por arsyen e nuk di, por besoj për arsye politike, për m’i kënaqë partiakët e vet”, tha ajo.

Eshref Haxhiu, i cili është para diplomimit në master për Psikologji në Greqi ka mbetur i papunë si pasojë e largimeve të fundit. Ai thotë se pushteti komunal është duke bërë një spastrim në arsim, me qëllim që të futen njerëz të politikës dhe familjarë të tyre.

“Ky pushteti komunal ka ndërmarrë një fushatë spastrimi, ndaj gjithë oponentëve politikë dhe oponentëve intelektualë. Thjesht po do me pastru terren dhe m’i futë njerëz partiakë dhe familjarë”, tah Haxhiu.

Por, njëri prej profesorëve nuk e ka problemin e punës.

Ai është pranuar në punë, edhe pse jo ne vendin e dëshiruar. Si inxhinier i makinerisë ai është pranuar për TIK. Por ai ka një problem tjetër, nuk guxon të ankohet. Thotë se sa herë që ankohet, i merren orët.

I njëjti është pranuar për 20 orë, por tregon se si i janë marrë 6 orë nga drejtori i Arsimit Behar Rama, vetëm pse është ankuar, pasi ka kërkuar që të kthehet në vendin e punës për makineri.

“Tani i kam 14 orë, për arsye se javën e parë që jam ankuar në komunë, drejtoresha e shkollës Remzije Cana, më tha se Behari (drejtori i Arsimit) ka thënë pasi që je ankuar nalt, po t’i heqim 4 orë, pastaj javën tjetër m’i ka hequr edhe 2 orë, faktikisht mi kanë hequr 6 orë vetëm pse jam ankuar dhe kam kërkuar të drejtën time që të kthehem në vendin e tim të punës”, tha Dula.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Rahovecit i hodhi poshtë të gjitha akuzat e profesorëve. Ai e pranon që konkursi ka pasur shkelje procedurale, por jo edhe ligjore.

Sipas tij, të gjithë që nuk janë pranuar në arsim, nuk i kanë plotësuar kushtet.

Sipas tij, Eshref Haxhiu, i cili është duke bërë master në Greqi, nuk ka mundur ta vërtetojë një gjë të tillë dhe është pranuar kundërkandidatja e tij, me kualifikim të njëjtë, por me përvojë të punës më shumë.

Po ashtu i njëjti i mohon edhe akuzat e Rasim Dulës pasi, sipas tij, nuk është e vërtetë që i janë marrë orët, por ka aplikuar në dy vende të punës dhe “ne e kemi pa më të arsyeshme që ta sistemojmë në TIK”.

Konkursi i fundit është anuluar nga Inspektorati i Punës, pasi ishin gjetur shkelje procedurale, si pjesëmarrja në intervista e vetë drejtorit të Arsimit, mosnënshkrimi i procesverbaleve nga të gjithë anëtarët e komisionit, konkursi ka qenë i hapur 7, e jo 15 ditë si është i përcaktuar me udhëzim dhe nuk ishte bërë paralajmërim para skadimit të kontratës së mësimdhënësve.

“Ne e kemi anuluar konkursin, sipas rekomandimit të Inspektoratit të Punës, pasi kemi bërë disa shkelje procedurale. Kam marrë pjesë në intervista të disa kandidatëve, por këtë e kam bërë pasi ka qenë praktikë në Rahovec. Edhe drejtorët më herët kanë marrë pjese në intervistë”, tha Rama.

Por drejtori Rama thotë se kallëzimi penal nuk ka bazë ligjore, sado që ka dhënë intervistë në prokurori për këtë.

Arifi: SHIKU po shpif, “Blloku” nuk do të zhbëhet

0

Avni Arifi-aakAnëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka hedhur poshtë zërat se “Blloku” mund të përçahet shumë shpejtë.

E gjitha sipas tij është propagandë e SHIK-ut. Madje sipas tij ditët në vazhdim pritet të ketë shpifje edhe më të mëdha nga ta në drejtim të “Bllokut”.

“Janë balona të SHIK-ut, presim që ditët e ardhshme të ketë këso balona edhe më shumë në drejtim të Bllokut. E tëra është propagandë dhe shpifje, janë spekulime të llojeve të ndryshme të çfarëdo lloj matematike, ”, ka thënë Arifi për “Zëri”

Sipas tij nuk ka aspak rrezik për përçarje të “Bllokut”. “Shumë mirë është duke shkuar”, ka përfunduar Arifi. /Zëri/