Prizren: Arrestohen katër persona, dyshohen për vjedhje të portofolave

vjedhje kuletaKatër të dyshuar për vjedhje të portofolave të xhepave, janë arrestuar nga policia në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se të arrestuarit dyshohen se kanë vjedhur portofolat e qytetarëve në tregun e veturave.

“Policia ka vepruar pasi dy qytetarë në dy raste të ndara kishin paraqitur rastet e vjedhjes së portofolave të tyre ku në njërin kishte edhe një kartelë bankare”, tha Berisha.

“Hetuesit policorë në bashkëpunim me disa qytetarë kanë arritur ta identifikojnë një grup të organizuar i cili operonte në tregje dhe vende të ndryshme ku frekuentojnë shumë qytetarë të Prizrenit”.

“Gjatë kontrollimit të të dyshuarve, tek njëri është gjetur kartela bankare e cila ishte vjedhur pak më parë dhe e njëjta është sekuestruar në cilësi të provës materiale dhe e njëjta do t’i kalojë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme hetimore”.

“Po ashtu edhe sasia e parave të gjetura tek te dyshuarit është e njëjtë me vlerën të cilën e kanë paraqitur në polici dy viktimat e rastit”.

I dyshuari i parë; Arsim Maxhuni, sipas Bazës së të Dhënave Policore, rezulton te jetë i përfshirë në vjedhje dhe vepra tjera penale mbi pesëmbëdhjetë herë.

Po ashtu, edhe i dyshuari i dytë; Abdullah Orllani, rezulton me tri vjedhje paraprake dhe Patriot Fazliu me katër raste, kryesisht vjedhje e veturave.

Ndërsa i katërti, rezulton pa raste kriminale. Në konsultim me prokurorin e shtetit, katër të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit