8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Zyrtare: Presidentja nuk shkon në Beograd

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës nuk do të udhëtojë drejt Beograd më 1 nëntor pasi ka vendosur të refuzojë ftesën e bërë nga Komisioni Trelateral, konfirmon për Indeksonline zyra për informim e Presidentes Atifete Jahjaga.

“Presidentja e Republikës së Kosovës pas një analize të hollësishme të ftesës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën që organizohet në Beograd më 1 Nëntor, ka marrë vendimin që të mos marrë pjesë në konferencë, për shkak të gjendjes së krijuar në vend me pamundësinë e ndërtimit të institucioneve të reja.

Qëndrueshmëria e shtetit dhe domosdoshmëria për të ndihmuar procesin e ndërtimit të institucioneve në vend kanë përcaktuar edhe vendimin e Presidentes Jahjaga, karshi edhe analizës së agjendës së përcaktuar të konferencës, nivelit të pjesëmarrësve dhe aspektet protokollare dhe organizative”, thuhet në përgjigjen e këshilltarit të Presidentes, Arbër Vllahiu.

Kjo është vizita e katërt që Jahjaga e ka anuluar për shkak të krizës politike në të cilën gjendet Kosova prej zgjedhjeve të 8 qershorit.

Vllahiu më tej ka thënë se “Presidentja Jahjaga e ka falënderuar organizatorin e konferencës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral, për ftesën për pjesëmarrje në njërin nga panelet e kësaj konference dhe vlerëson hapin e ndërmarrë si një përpjekje drejt krijimit të një klime të mirëbesimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidentja Jahjaga thekson se, pavarësisht nga pamundësia e pjesëmarrjes në konferencë, relaksimi I marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor hap perspektivën evropiane për të gjithë dhe ndihmon në krijimin e mirëbesimit ndërmjet qytetarëve të të gjitha vendeve”./Indeksonline/

Më Shumë

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

PDK-ja refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për propozimin e tre kandidatëve për pozitën e presidentit të shtetit bashkë me Lidhjen Demokratike...

Lajmet e Fundit