10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 7478

Raporti i Progresit: Tenderët, problemi më i madh i Kosovës

0

Parat ne xhepKorrupsioni, si pasojë e manipulimeve me tenderë, do të jetë kritika më e ashpër e Raportit të Progresit për Kosovën këtë vit, i cili zyrtarisht do të publikohet nesër në orët e pasdites.
Raporti i Progresit është një dokument vlerësues për periudhën 12 mujore të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Indeksonline e ka siguruar një kopje të këtij raporti dhe në vijim do të bëj një përmbledhje të disa prej pikave kryesore të këtij dokumenti.

Raporti që hartohet nga Komisioni Evropian edhe sivjet do e kritikojë ashpër Kosovën duke vlerësuar se korrupsioni në fushën e prokurimit publik do të konsiderohet si më i përhapuri.

Sa i përket çështjes së korrupsionit, Komisioni Evropian do e kritikojë edhe Këshillin Kundër Korrupsionit pasi ai vlerësohet si jo funksional.

Raporti gjithashtu e kritikon edhe mungesën e zbatimit të strategjisë kundër-korrupsionit.

Kriza Politike

Ashtu siç pritej, mos krijimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit do të përmendet si ngjarje negative, ndërsa Kuvendi i Kosovës do të kritikohet edhe për mungesë të transparencës në emërimet për autoritetet e ndryshme rregullative.

Sidoqoftë, ka disa vlerësime pozitive siç është miratimi i letrave të Presidentes së Kosovës dhe BE-së në lidhje me misionin e EULEX-it dhe miratimi i themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do merret me hetimin e akuzave që fillimisht janë bërë në raportin e Dick Marty-t nga Parlamenti i fundit.

Qeveria

Një nga vlerësimet pozitive për qeverinë do të jetë “rritja e kapaciteteve në trajtimin e sfidave që dalin nga procesi i integrimit evropian, sidomos ato që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”.

Mirëpo, rritja e pagave për shërbyesit civil, dhe mungesa e reformimit të Administratës Publike do të kritikohet ashpër në raportin që nesër do e publikojë komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fyle.

Një tjetër vlerësim pozitiv për qeverinë megjithatë përmendet edhe krijimi i një grupi këshillëdhënës për çështjet që kanë të bëjnë për pjesëtarët e komunitetit LGBT. /Indeksonline/

Vdes shkrimtari i madh gjerman Siegfried Lenz

0

Siegfried LenzLenz ishte një prej autorëve më të lexuar dhe çmuar gjerman

Shkrimtari i madh gjerman i pasluftës, Siegfried Lenz vdiq në moshën 88-vjeçare, njoftoi shtëpia botuese ”Hoffmann und Campe”.

I lindur në vitin 1926 në Lyck, rajon i Prusisë Lindore, Siegfried Lenz është autor i shumë romaneve si edhe i shumë tregimeve të shkurtra, shtuar këtu ese, pjesë radiofonike dhe teatrale. Libri i tij më i njohur është “Mësimi i gjermanishtes” (1968), që trajton mënyrën sesi nazizmi futet në shpirtrat e njerëzve.

Djalë i një oficeri dogane, Siegfried Lenz u fut në marinën gjermane në vitin 1944. Pak para mbarimit të luftës, ai dezertoi në Danimarkë.

Me mbarimin e luftës, ai studjoi filozofi, anglisht dhe histori letërsie në Universitetin e Hamburgut.
Ndërpreu studimet dhe filloi punë në gazetën konservatore gjermane ”Die Welt”. Nga viti 1951, Lenz filloi punë si shkrimtar i pavarur në Hamburg. Ishte një prej autorëve më të lexuar dhe çmuar gjerman.

“Tri dritare dhe një varje”, në “Dokukino”

0

tri dritare filmFilmi do të prezantohet më 9 tetor për të vazhduar më pas edhe me repertor të rregullt, çdo mbrëmje prej prej orës 19:30
Filmi i regjisorit, Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje”, destinacionin e radhës e ka në Prizren, i cili do të prezantohet më 9 tetor, në ora 19:30, në “Dokukino”, ka bërë të ditur stafi i DokuKino-s. Filmi më pas do të jetë në repertor të rregullt, cdo mbrëmje prej orës 19:30

Lushja, mësuesja e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.

Filmi është i realizuar me skenar të Zymber Kelmendit, regji të Isa Qoses, producentë: Shkumbin Istrefi, Mentor Shala (CMB/Kosovë), koproducent: Nicole Gerhards (NikoFILM/Germany), drejtor Fotografie: Gökhan Tiryaki, montazhi: Agron Vula, skenografia: Zeni Ballazhi, kostumet: Krenare Rugova, rolet kryesore: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj, Orik Morina, Sylë Kuqi, Selman Jusufi, Selatin Ademi, Xhevat Qorraj, Avdullah Xhikokaj, Doresa Rexha, Granit Ukaj, Basri Shala, Sylejman Lokaj, Adem Mikullovci, Skender Tafa, Mirjana Karanovi?, Lyra Xhoci, Sindi Çitaku, Anton Gashi, Dajt Gjonbalaj, Zog Berisha, Lena Basholli./KultPlus.com

Limaj: Nuk takohem me Thaçin, marrëveshja politike ekziston mes 4 partive

0

Jahjaga-Limaj14-02

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj pas takimit me Presidenten Jahjaga ka thënë se nuk e ka asnjë problem të takohet me Hashim Thaçin por sipas tij një takim i përbashkët me liderët është i panevojshëm duke e marrë parasysh faktin se zgjidhja është brenda shumicës parlamentare.

“Duhet të kuptojmë se raportet personale dallojnë me ato politike, nuk ka nevojë për një marrëveshje politike duke pas parasysh se 4 subjekte kanë marrëveshje politike”, ka thënë Limaj.

Ai la të kuptohet se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Flora Brovinës për një takim të liderëve të mërkurën.

Së shpejti një pavijon i ri për komunizmin

0

pavioni-per-komunizmin-2-200x200Periudha gati 50-vjeçare e komunizmit, si pjesë e historisë sonë sado e trishtë që është, mungon në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar dhe pse gati dy dekada më pare ky muze ishte i tëri me objekte të soc-realizmit. Nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, e quan sfidë për institucionin ndërtimin e këtij pavijoni, i cili kërkon një angazhim serioz. Ruajtja e objekteve të asaj periudhe për t’i vendosur në këtë pavijon është e rëndësishme, pasi ndonjëherë imazhet flasin më mirë se dokumentet. “Rindërtimi i tij do të kërkojë angazhimin e një sërë studiuesish në disiplina të gjera shkencore duke mos u kufizuar vetëm te historia, por duke përfshirë edhe antropologjinë sociale, sociologjinë , psikologjinë etj”, thotë Koçi. Në Muze ekziston pavijoni i terrorit komunist, i hapur disa vite më parë, megjithatë ky pavijon nuk e përmbledh gjithë periudhën e Shqipërisë socialiste. Për përmbajtjen e Pavijonit, ka punuar një grup pune, i përbërë nga specialistë të MHK, përfaqësues të përndjekurve politikë, si dhe të Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Materiali dokumentar dhe fotografik është organizuar në 62 stenda. Pjesë shumë e rëndësishme e Pavijonit janë dhjetëra objekte, të vendosura në vitrina të veçanta e që e bëjnë më të prekshëm realitetin e hidhur të 40 viteve diktaturë. Struktura e stendave të këtij pavijoni, ndjek linjën historiko-kronologjike e ndërthurur edhe me atë tematike, që nga viti 1945 deri në fillimet e viteve ’90, me rrëzimin e Diktaturës komuniste. Materiali fotografik, dokumentar, si dhe objektet e shumta plotësohen nëpërmjet imazheve filmike, që jepen në 4 monitorë të vendosur në këtë pavijon. Ka vetëm pak ditë që Muzeu është bërë i vizitueshëm për publikun, pas një rikonceptimi të hapësirave të brendshme të tij. I ndërtuar dikur nën një koncept tërësisht ideologjik, një pjesë e pavijoneve si ai i Luftës apo periudhave të tjera kanë ende nevojë për rishikime. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. E ndërtuar në pjesën perëndimore të sheshit “Skënderbej”, godina e MHK është një nga veprat më të rëndësishme arkitektonike me rol të veçantë në formimin urbanistik të kryeqytetit shqiptar.

Si është konceptuar struktura e re e muzeut? Nga ndryshon nga e para?

Muzeu Historik Kombëtar si të gjithë institucionet e tjera të kulturës ka hyrë në një proces reformimi, i cili nënkupton përveç përshtatjes me ndryshimet e herë pas hershme që kërkon koha edhe inicimin e një politike të re menaxhimi, për të promovuar më mirë vlerat historike dhe të trashëgimisë kulturore që mbart ky institucion i rëndësishëm i historisë sonë kombëtare. Në këtë kontekst për të zbatuar më mirë edhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, atë të edukimit artistik përmes kulturës, në Muzeun Historik Kombëtar janë ngritur dy seksione të reja: Sektori i Edukimit dhe sektori i Komunikim Zhvillimit që promovojnë dhe përçojnë vlerat muzeore dhe historike për të gjitha grupmoshat, si dhe tërheqin një audiencë sa më të gjerë. Për herë të parë janë futur koncepte të tilla si sondazhe, menaxhim vizitorësh, matja e audiencës, si dhe krijimi i një forumi të quajtur “Miqtë e Muzeut” që do të përfshijë sipas një koncepti modern si në të gjithë muzetë në botë, një grup miqsh e të pasionuarish rreth historisë e trashëgimisë kulturore.

Cili është koleksioni më i hershëm që ruhet në Muze?

Muzeu Historik Kombëtar është shumë i pasur me koleksione të ndryshme që përfshijnë periudha të historisë sonë kombëtare dhe më gjerë. Në përgjithësi, një nga karakteristikat e historisë së territoreve shqiptare është se ato janë të pranishme në të gjitha fazat e zhvillimit botëror duke qenë se Mesdheu dhe linja bregdetare Adriatik- Jon, si dhe territoret në thellësi të tyre janë nga trojet ku janë zhvilluar qysh herët format më rëndësishme të qytetërimit botëror. Objektet më të hershme në Muzeun Historik Kombëtar janë pjesë e koleksionit të lashtësisë të ekspozuara dhe që i përkasin Paleolitit të Vonë (30.000-10.000 Para Krishtit). Ato janë ato të gjetura në një vendbanim shpellor parahistorik në Xarrë, rreth 10 km larg Butrintit. Gjetjet janë vegla pune prej stralli me forma të shumta dhe me funksione nga tehet prerëse te krueset e ndryshme, gur stralli kryesisht me ngjyrë të bardhë ose gri. Gjurmë të ngjashme njerëzore janë gjetur në vendbanimin shpellor parahistorik të Blazit, Mat, si dhe në shpatin e Malit të Dajtit, afër Tiranës. Po kështu e një interesi të veçantë është dhe koleksioni i periudhës së Mezeolitit 10000-6000 Para Krishtit, periudhës kalimtare nga paleoliti në neolit, një periudhë relativisht e shkurtër (10.000-6.000 p.e.sonë). Me epokën mezolitike lidhet vendbanimi i Vlushës (Skrapar) ku janë zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Këto vegla pune prej stralli të mikrolitikës, të cilat njerëzit primitivë i përdornin për punime të imta.

Një periudhë e rëndësishme e historisë sonë është Lufta Nacionalçlirimtare. Përtej debateve që ka për këtë periudhë, çfarë ka mbetur prej saj?

Periudha e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri është e pasqyruar me një pavijon të veçantë të përuruar në vitin 2004 dhe që përmban etapat dhe fazat kryesore të rezistencës shqiptare dhe pjesëmarrjes të popullit shqiptar në aleancën e madhe të popujve antifashistë. Ky pavijon është ngritur pas miratimit të një konsensusi të gjerë në atë kohë nga historianët më të shquar të kësaj periudhe, si dhe pas miratimit të Këshillit Shkencor të Muzeut Historik të asaj kohe. Në pavijon janë ekspozuar objekte të pjesëmarrësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare si: violina dhe ditarët e Qemal Stafës, sendet personale të Margarita e Kristaq Tutulanit, të pushkatuar nga fashistët italianë, objekte personale të Ali Këlcyrës etj. Në përgjithësi është përpjekur për të pasur një pavijon sa më gjithëpërfshirës dhe sa më afër së vërtetës historike, por ashtu si çdo ngjarje që ka lidhje me këtë periudhë natyrisht që me zbulimin e dokumenteve të reja apo publikimin e tyre nga vendet aleate në kuadër të deklasifikimit të dokumenteve mund të ketë vend për rishikim. Një nga objektivat e Këshillit të ri Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar do të jetë pikërisht edhe rishikimi me rigorozitet shkencor e profesional të të gjitha pavijoneve në bashkëpunim me Institutin e Historisë dhe Katedrat universitare të historisë.

A është menduar një pavijon për periudhën e komunizmit në Shqipëri?

Patjetër që është menduar dhe do të jetë një nga sfidat e Muzeut Historik Kombëtar dhe Këshillit Shkencor të tij për ta ngritur një pavijon të tillë. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme ruajtja e objekteve origjinale të kësaj periudhe pasi objektet flasin më shumë se dokumentet apo fotot. Kjo periudhë përbën një periudhë gati 50-vjeçare dhe pas një kohe gati një çerekshekulli pas braktisjes së tij si sistem qeverisës, është gati i panjohur për brezat e rinj. Dikur ky pavijon zinte një rol qendror në Muze, por sigurisht që ishte i ngarkuar politikisht dhe jo shumë afër realitetit. Rindërtimi i tij do të kërkojë angazhimin e një sërë studiuesish në disiplina të gjera shkencore duke mos u kufizuar vetëm te historia, por duke përfshirë edhe antropologjinë sociale, sociologjinë, psikologjinë etj
Ju e njihni mirë tashmë brendësinë e këtij institucioni. Cili prej personazheve historike ka më shumë hapësirë në të?

Personazhi qendror në Muzeun Historik Kombëtar, për sa i përket pasqyrimit është Heroi Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që ka një hapësirë të madhe ekspozimi të jetës dhe veprës së tij në pavijonin e Mesjetës. Sigurisht që Muzeu Historik Kombëtar ashtu si Muzeu i Krujës nuk posedon objekte origjinale të Heroit, por pasqyrimi i qëndresës shqiptare përmes gravurave, imitimit të armëve dhe dokumenteve të kohës nga kancelaritë e arkivat e ndryshme të Europës japin një panoramë gjithëpërshirëse të kësaj epoke.
A ka muzeu një dosje të patreguar gjatë këtyre viteve?

Muzeu Historik Kombëtar është një nga institucionet qendror të pasqyrimit dhe ekspozimit të historisë sonë kombëtare dhe si i tillë shpeshherë përfaqësues të familjeve të personazheve historikë kanë dhuruar koleksione personale të tyre, duke bërë të mundur që të pasurohen fondet tona. Disa ditë më parë ne kishim një akt të tillë dhurimi, nga familja e kryediplomatit shqiptar, Rauf Fico, dhe në këtë kuadër u bëjmë thirrje të gjithë pasardhësve të figurave historike që disponojnë fonde personale të tyre t’i bashkëngjiten iniciativës së familjes Fico, pasi Muzeu Historik Kombëtar është vendi më i denjë dhe i duhur ku duhet të jenë të ekspozuara këto dokumente të rëndësishme për Shqipërinë. Në arkivat tona kemi disa fonde personale të disa figurave historike që herë pa here do të organizojmë ekspozita për t’ia paraqitur publikut, por ne dëshirojmë shumë fort që të arrijmë të fitojmë edhe statusin shkencor si institucion, në mënyrë të tillë që edhe Muzeu Historik Kombëtar të japë mendim dhe të përshihet në të gjitha iniciativat dhe tentativat e shkrimit të historisë dhe pasqyrimit sa më saktë të saj.

Anëtarët e PDK-së garojnë në zgjedhjet e LDK-së në Prizren !

0

PDK-dega PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren është detyruar të ndërpresë kuvendin zgjedhore në nëndegën e fshatit Nashec.

Koordinatori Shtabit Zgjedhore të LDK-së, Hanifi Muharremi tha se zgjedhjet në këtë nëndegë janë ndërprerë, pasi që është verifikuar pjesëmarrja e disa anëtarëve të PDK-së.

“Jemi detyruar që ta ndërpresim procesin zgjedhor në Nashec, pasi që disa anëtarë të PDK-së kishin ardhur për të marrë pjesë e garë”, tregon Muharremi për PrizrenPress.

Ai ka ftuar anëtarët e PDK-së që të mos përzihen në garën zgjedhore të LDK-së. “LDK-ja është e hapur për të gjithë anëtarët e subjekteve të tjera politike, por vetëm pasi që të përfundojnë zgjedhje”, tha Muharremi. /PrizrenPress.com/

Armen Murati dënohet me tre vjet e gjysmë burg për hajni

0

hajniArmen Murati, nga fshati Nebregoshtë i Komunës së Prizrenit është dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai përveç me burg është dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 600 euro.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuari Armen Murati pasi u shpall fajtor, për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 par.1 nënparag.1.1 të KP-së”,njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I akuzuari në Janar të vitit 2014,rreth orës 21:00, në fshatin Nebregoshtë, Komuna e Prizrenit, shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit A.M, dhe me mjet të përshtatshëm- me një kaçavidë e thyen cilindrin e derës së korridorit të shtëpisë, hynë brenda dhe nga aty merr, një televizor plazma dhe një aparat të kafes, të dëmtuarit i shkakton dëm material në shumën pre 1400 ( njëmijë e katërqind) euro”/PrizrenPress.com/

Kurti: Gjykata Kushtetuese po pengon, Presidentja nuk po ndihmon

0

lbin kurti Atifete jahjagaLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se Republika e Kosovës duhet të jetë Republikë e shumicës.
Mirëpo në këtë, sipas tij, përveç faktit se Gjykata Kushtetuese po pengon, as Presidentja Jahjaga nuk po ndihmon.

“Në vend të këtyre diskutimeve në dyer të mbyllura sipër Parlamentit ne duam debatin demokratik brenda në Kuvend”, ka vlerësuar Kurti, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes janë dy faktorë përcaktues.

“Faktori i parë është takimi i VLAN kurse faktori I dytë debati që do të bëhet në seancën e së enjtes. Në bazë të këtyre dy faktorëve do të merren hapat e mëtutjeshëm”, ka theksuar Kurti.

Mbetet në paraburgim kultivuesi i hashashit nga Suhareka

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ia ka vazhduar paraburgimin Hysni Krasniqit nga fshati Savror të Komunës së Suharekës.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimës hashashit.
“Të pandehurit, i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 (një) muaj i cili zgjatë deri më datën 07.11.2014”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet se pa autorizim ka kultivuar bimë të hashashit përkatësisht të kanabisit të cilat janë shpallur substanca narkotike të ndaluar me ligj, me qëllim të ofrimit për shitjen në atë mënyrë që i pandehuri në shtëpinë e tij gjatë bastisjes së kryer nga ana e policisë janë gjetur 52 bimë të dyshuar për kanabis sativa si dhe në podrumin e shtëpisë janë gjetur dy qese najloni në të cilën kishte farë për mbledhje të kanabis sativa , gjithashtu duke pasur parasysh se ka poseduar armë-pistoletën, dy karikorë të kalibrit 7.62 mm, tetë plumba”/PrizrenPress.com/

Haradinaj: Thaçi, “monstrum politik”

0

Haradinaj jahjaga(E plotësuar) Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se gjendja e krijuar tejkalon “zvarritjet normale”.

Sipas tij, zvarritja e thirrjes së seancës, përkatësisht shtyrja e saj disa herë, tregon se Hashim Thaçi, paraqet një siç ka thënë ai “tip monstrumi politik”.

“Ishte konsultë e radhës me presidenten Jahjaga. Tema ishte ndërtimi i institucioneve, përkatësisht zhbllokimi i gjendjes ekzistuese”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes do të shkojnë në bazë të rendit të ditës, përkatësisht me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Me siguri kësaj pike do t’i paraprijë kërkesa për debat”, ka theksuar Haradinaj.

“Kryeministrat e përgjegjshëm, kur e humbin shumicën japin dorëheqje. Rasti i Thaçit është një tip monstrumi politik. Ai nuk e ka shumicën – ka vetëm 44 vota dhe kjo është një situatë e jashtëzakonshme”, ka konstatuar Haradinaj.

Sipas tij, presidentja është interesuar vetëm për rrjedhën e situatës dhe nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje.

“Ajo nuk e ka zgjidhjen. Zgjidhja është te shumica e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

—-

Ka filluar takimi i Presidentes Jahjaga me Delegacionin e AAK’së. I pari në Presidencë ka arritur nënkryetari i parë i AAK’së, Blerim Shala i cili është futur brenda në takim.

Pesë minuta më vonë aty ka arritur edhe Ramush Haradinaj. Pas takimit pritet të bëhet i njohur qëndrimi i AAK’së karrshi kërkesës së Presidentes e cila ka kërkuar propozime nga partië për dalje nga kriza.