Haradinaj: Thaçi, “monstrum politik”

Haradinaj jahjaga(E plotësuar) Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se gjendja e krijuar tejkalon “zvarritjet normale”.

Sipas tij, zvarritja e thirrjes së seancës, përkatësisht shtyrja e saj disa herë, tregon se Hashim Thaçi, paraqet një siç ka thënë ai “tip monstrumi politik”.

“Ishte konsultë e radhës me presidenten Jahjaga. Tema ishte ndërtimi i institucioneve, përkatësisht zhbllokimi i gjendjes ekzistuese”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes do të shkojnë në bazë të rendit të ditës, përkatësisht me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Me siguri kësaj pike do t’i paraprijë kërkesa për debat”, ka theksuar Haradinaj.

“Kryeministrat e përgjegjshëm, kur e humbin shumicën japin dorëheqje. Rasti i Thaçit është një tip monstrumi politik. Ai nuk e ka shumicën – ka vetëm 44 vota dhe kjo është një situatë e jashtëzakonshme”, ka konstatuar Haradinaj.

Sipas tij, presidentja është interesuar vetëm për rrjedhën e situatës dhe nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje.

“Ajo nuk e ka zgjidhjen. Zgjidhja është te shumica e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

—-

Ka filluar takimi i Presidentes Jahjaga me Delegacionin e AAK’së. I pari në Presidencë ka arritur nënkryetari i parë i AAK’së, Blerim Shala i cili është futur brenda në takim.

Pesë minuta më vonë aty ka arritur edhe Ramush Haradinaj. Pas takimit pritet të bëhet i njohur qëndrimi i AAK’së karrshi kërkesës së Presidentes e cila ka kërkuar propozime nga partië për dalje nga kriza.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit