“Tri dritare dhe një varje”, në “Dokukino”

tri dritare filmFilmi do të prezantohet më 9 tetor për të vazhduar më pas edhe me repertor të rregullt, çdo mbrëmje prej prej orës 19:30
Filmi i regjisorit, Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje”, destinacionin e radhës e ka në Prizren, i cili do të prezantohet më 9 tetor, në ora 19:30, në “Dokukino”, ka bërë të ditur stafi i DokuKino-s. Filmi më pas do të jetë në repertor të rregullt, cdo mbrëmje prej orës 19:30

Lushja, mësuesja e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.

Filmi është i realizuar me skenar të Zymber Kelmendit, regji të Isa Qoses, producentë: Shkumbin Istrefi, Mentor Shala (CMB/Kosovë), koproducent: Nicole Gerhards (NikoFILM/Germany), drejtor Fotografie: Gökhan Tiryaki, montazhi: Agron Vula, skenografia: Zeni Ballazhi, kostumet: Krenare Rugova, rolet kryesore: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj, Orik Morina, Sylë Kuqi, Selman Jusufi, Selatin Ademi, Xhevat Qorraj, Avdullah Xhikokaj, Doresa Rexha, Granit Ukaj, Basri Shala, Sylejman Lokaj, Adem Mikullovci, Skender Tafa, Mirjana Karanovi?, Lyra Xhoci, Sindi Çitaku, Anton Gashi, Dajt Gjonbalaj, Zog Berisha, Lena Basholli./KultPlus.com

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit