13.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 7479

Mblidhet PDK-ja

0

Thaci14-02Partia Demokratike e Kosovës, do të mblidhet urgjentisht në zyret e saj në orën 14:00 me ftesën e kryetarit Hashim Thaçi i cili vetëm para pak minutave doli nga takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Thaçi pritet që të njoftoj anëtarët e partisë së tij për zhvillimet e fundit nga takimet me presidenten e të cilët duket se janë evidente.

Edhe pse nuk dihet saktësisht ende asgjë rreth asaj që konkretisht u bisedua brenda, duket se takimi i sotëm Jahjaga- Thaçi ka lëvizur gjërat në drejtimin e gjetjes së një zgjidhje dhe shtyrjen e veprimeve përpara.

Sidoqoftë gjithçka pritet të konfirmohet pas takimit të Hashim Thaçit me anëtarët e partisë së tij.

Kosovë-Shqipëri, me koordinim më të mirë ndërkufitar

0

Kufiri ne vermicMe iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe në organizim të Prefektit të Kukësit, Safet Gjici, në pikën kufitare të Morinës është mbajtur takimi i parë i përbashkët në mes krerëve të prokurorisë, gjykatës e policisë së Prizrenit dhe Kukësit, si dhe krerëve të dy vendeve të pikës doganore të Morinës.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi më i mirë në mes të prokurorive, gjykatave, doganave dhe policisë se dy vendeve.

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit, gjatë këtij takimi u bisedua për mundësin e thellimit të bashkëpunimit dhe për hapat konkret që do të ndërmerren në luftë kundër krimit në përgjithësi, me theks të veçantë trafikimit me qenie njerëzore, narkotik dhe terrorizëm.

Duke e vlerësuar këtë takim, u.d. kryeprokurori Hoxha tha se koordinimi më i mirë i këtyre institucioneve, sidomos në pikën kufitare të Morinës, do të sjell efikasitet më të madh në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ky takim është vlerësuar edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Minxhozi dhe prefekti i Kukësit, Gjici.

Bashkëpunimi më i madh i policisë ndërkufitare në parandalimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kundër ligjore, si dhe lehtësimi i qarkullimit qytetarëve, ishte temë tjetër e këtij takimi.

Lidhur me sistemin doganor të dy vendeve, në këtë takim u bisedua për gjetjen e mënyrave për lehtësira doganore në mes të dy vendeve, ndërsa u tha se të gjitha lehtësirat doganore duhet gjetur brenda politikave legjislative doganore të Republikës së Kosovës dhe asaj Shqipërisë.

Takime të nivelit të tillë do të mbahen edhe në të ardhmen, ndërsa të dy delegacionet u pajtuan që takimi i ardhshëm të mbahet në Prizren ka mesi i muajit dhjetor.

Qeveria e haraçit

0

BD.2Bashkimi Demokratik ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës, se ka bënë presion ndaj ndërtuesve për të ngritur përqindjen e haraçit.

“Bashkimi Demokratik shpreh shqetësimet e veta publike rreth katastrofës urbanistike që po vazhdon në qytetin e Prizrenit me ritëm edhe më të shtuar.

Qeverisja e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në fillim të këtij mandati pati filluar rrënimin e disa shtëpive në lagje periferike të Prizrenit, me pompozitetin se nuk do të lejojnë ndërtime pa leje, mirëpo kjo po del se aksioni i tyre ka qenë vetëm një presion ndaj ndërtuesve për ta ngritur përqindjen e haraçit, vlugu i ndërtimeve jo që nuk është ndalur, por ai është rritur edhe më tepër edhe në pjesën qendrore të qytetit. Ndërtimet pa asnjë kriter që po ndodhin në rrugën Ismet Jashari, Ëiliam Ëoker, Remzi Ademaj në rrugën Tirana si dhe lagjet Jeni Mahallë dhe shumë pjesë tjera të qytetit janë në kundërshtim të plotë me Rregullorën për Ndërtim”, thohet në një komunikatë të BD-së

“Drejtoria e Inspektoratit dhe ajo e Urbanizmit po dëshmojnë që janë pjesë e krimit të organizuar në nivel vendi, sepse me lejimin e këtyre ndërtimeve dhe përgatitjen e disa hapësirave tjera të ndërtimeve të larta,tashmë kur po dihet që nga shtatori nuk ka as Plan Urbanistik, i kuptojmë si shfrytëzim të minutave të fundit për interesa personale që ka qeverisja e korruptuar Muja e cila është në ikje e sipër.

“Gamës së shkeljeve dhe keqpërdorimeve të mëdha në qytetin e Prizrenit i bashkohet edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike e cila për veç dhënies të tenderëve pa asnjë kriter për punime në infrastrukturë, kulmin e ka arritur në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit ku edhe pas 8 muajsh punimet nuk janë kryer, ndërsa në anën tjetër projekti fillestarë i cili ka filluar me shumën prej afro 250 mijë euro është ngritur për 300% e cila është në kundërshtim me ligjin e Prokurimit”.

“Bashkimi Demokratik do të vazhdojë denoncimin publik për të bëmat e krimit dhe korrupsionit që është instaluar në qeverisjen komunale në Prizren, si dhe nuk pajtohet asnjë here me veprimet që e dëmtojnë imazhin e qytetit dhe pronën publike siç po ndodhë aktualisht në Prizren ku ka dyshime se shumë prona komunale janë tjetërsuar nga matrapazët që janë të lidhur me krimin e partisë në pushtet, siç është rasti në lagjen Dardania, Bazhdarhane, Ortakoll e tash së fundi edhe në rrugën Tirana”/PrizrenPress.com/

Thaçi përsërit: Marrëveshje përmes dialogut

0

Hashim Thaci dhe Atifete jahjagaPas takimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi ka theksuar se ky takim ishte në vazhdën e takimeve që presidentja po zhvillon në kuadrin e zotimeve dhe përkushtimit të saj drejt formimit të institucioneve në Kosovë.

“Ishte një takim korrekt. Vlerësojmë zotimet dhe përkushtimin e presidentes Jahjaga për të mundësuar arritjen e një marrëveshje për formimin e institucioneve. Qëndrimi i PDK-së, tanimë është i njohur – respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve, rezultatit të zgjedhjeve, si dhe natyrisht respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë lideri i PDK-së.

“Edhe sot bëjmë thirrje për të gjithë spektrin politik që të reflektojë në mënyrë që të ofrohet zgjidhje përmes dialogut. Marrëveshja është e domosdoshme për të shkuar drejt formimit të institucioneve”, ka thënë ndër tjerash Thaçi. /Telegrafi/

Vetëvendosje e bën kali Enver Hasanin (Foto)

0

enver hasani kaliNë një aksion të organizuar në shesh, para objektit të Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kali, derisa kalorësit e tij i ka ilustruar me fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje tha që Enver Hasani është vartës i PDK-së dhe SHIK-ut.

eeeee222

Asnjë shkollë të re në Dragash qe katër vjet

0

Dragash-shkolla ne ndetimPara katër vjetësh, premtimet e MASHT-it dhe të Qeverisë së vendit, ishin se do të angazhohen për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Dragash, porse nga atëherë asnjë investim nuk është bërë, shkruan Koha Ditore.

Për pasojë, këtë mungesë të hapësirës shkollore janë duke e ndier nxënësit e disa lokaliteteve, e në veçanti ata të SHM “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, si dhe ata të shkollave nëntëvjeçare “Shaban Shabani”, në Llopushnik, “Ulina”, në Kosavë, e disa të tjerave.

Thaçi: Raporti i Progresit të jetë real

0

Thaci-qeveriaKryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova mirëpret Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për procesin e integrimeve evropiane.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova pret që Raporti i Progresit të jetë një reflektim real.

“Kosova mirëpret Raportin e Progresit të BE-së për procesin e integrimeve evropiane. Presim që ky raport të jetë një reflektim real i një viti intensiv dhe t’i konfirmojë sukseset në procesin e përmbushjeve të kushteve përfundimtare për nënshkrim të MSA-së dhe procesin e liberalizimi të vizave. Përveç kësaj, një sukses tjetër i Kosovës, janë edhe organizimi më i mirë i zgjedhjeve që nga koha e pasluftës, por edhe puna efikase në dialogun ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht, sfidat që mbeten do të adresohen me seriozitetin më të madh nga institucionet e reja të Kosovës, të cilat duhet të formohen sa më shpejt. Kosova është në rrugë të mbarë për të ecur përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike sepse ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjitha partive politike kryesore në vend”, ka thënë Thaçi.

Tirana Film Festival, 5 464 filma nga 107 vende të botës

0

20141007095441724646Këtë vit në edicionin e 12 të TIFF kanë aplikuar 5,464 filma nga 107 vende të botës, prej të cilëve nga Europa 3,417, Amerika e Jugut 748, Azia 436, Amerika e Veriut 335, Afrika 323 dhe nga Australia 178 filma.

Të apasionuarit me kinemanë do të kenë mundësi të ndjekin një sërë filmash sipas kategorive të programuar tërësisht për ta, si kategoria fiction, filmi i animuar, eksperimentali dhe një përzgjedhje tërësisht e përkushtuar për dokumentarin.

Deri tani nga 5,464 filma 526 janë të metrazhit të gjatë dhe 4,938 filma të shkurtër. Më shumë filma janë regjistruar në kategorinë fiction me 4,039, dokumentarë 803, eksperimentalë 337 dhe të animuar 285 filma. Viti i prodhimit të filmave është 2,271 në vitin 2014 dhe 2,947 filma në vitin 2013.

Vërehet një rritje e ndjeshme këtë vit në aplikimet e bëra në krahasim me vitin e kaluar kur kishim vetëm 1,200 filma nga 92 vende të botës.

E reja këtë vit është “Festivali i Rrugës”, i cili do të zhvillohet tek Pedonalja. Rruga do të jetë e mbyllur për trafikun dhe do të transformohet në një shëtitore për këmbësorët me një tunel të lehtë, me koncerte muzikore, projeksione në natyrë e më shumë. “Festivali i Rrugës” do të jetë e hapur gjatë gjithë javës së TIFF.

“Vëllazëria Pronto” e fundosi Kosovën

0

Kim mehmetiPublicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, thotë se Kosovës i nevojiten vite të tëra që të dalë nga lloçi ku e zhyti mendësia e “Vëllazërisë Pronto”. Sipas tij, në këtë situatë është më mirë vendi të shkojë në zgjedhje të reja, sesa të formohet një qeveri teknike

Zëri: Si e shihni zgjidhjen për daljen nga ngërçi politik në Kosovë?

Mehmeti: Nuk është e vërtetë ajo që e dëgjoj shpeshherë, se vetëm në shoqëritë shqiptare ka politikanë të korruptuar. Nuk është aspak e vërtetë se vetëm mes nesh mund të mbijetojnë politikanë të paaftë, ngaqë edhe në shoqëritë me demokraci të konsoliduar, ka politikanë që nuk ia vlen t’i vësh as drejtues të kooperativës bujqësore, e le më të drejtojnë ndonjë segment të shtetit dhe të cilët shpeshherë edhe i dërgojnë si misionarë nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimore, mbase duke besuar se si të tillë, më mirë do të komunikojnë me realitetin e këtushëm. Por, ka diçka që është bërë shenjë njohëse e shoqërive shqiptare: në shoqëritë tona, politika është biznesi më fitimprurës. Pastaj në shoqëritë tona, partia që i fiton zgjedhjet, bëhet pronare e shtetit, asaj i takojnë të gjitha e tjerëve asgjë, kështu që fati i partisë në pushtet, së bashku me atë të kryetarit të saj, barazohet me atë të shtetit..

Tri aksidente brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit

0

aksident ne autostradTri aksidente të trafikut kanë ndodhur brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se në të tri aksidentet fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rruga “Reshtani” në Suharekë.“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç, dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturës i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në rr. “Transite” në Rahovec.”Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër bashkudhëtarë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Njëri nga vozitësit mbetet në tretman mjekësor në QKUK ndërsa të tjerët lirohen në shtëpi”.

Kurse, aksidenti i tretë ka ndodhur në fshati Mrasor të Rahovecit” Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëri nga vozitësit e automjetit dhe një bashkudhëtar i njërës nga veturat të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës e më pas janë liruar për në shtëpi.”/PrizrenPress.com/