Thaçi: Raporti i Progresit të jetë real

Thaci-qeveriaKryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova mirëpret Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për procesin e integrimeve evropiane.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova pret që Raporti i Progresit të jetë një reflektim real.

“Kosova mirëpret Raportin e Progresit të BE-së për procesin e integrimeve evropiane. Presim që ky raport të jetë një reflektim real i një viti intensiv dhe t’i konfirmojë sukseset në procesin e përmbushjeve të kushteve përfundimtare për nënshkrim të MSA-së dhe procesin e liberalizimi të vizave. Përveç kësaj, një sukses tjetër i Kosovës, janë edhe organizimi më i mirë i zgjedhjeve që nga koha e pasluftës, por edhe puna efikase në dialogun ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht, sfidat që mbeten do të adresohen me seriozitetin më të madh nga institucionet e reja të Kosovës, të cilat duhet të formohen sa më shpejt. Kosova është në rrugë të mbarë për të ecur përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike sepse ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjitha partive politike kryesore në vend”, ka thënë Thaçi.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit