22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Qeveria e haraçit

BD.2Bashkimi Demokratik ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës, se ka bënë presion ndaj ndërtuesve për të ngritur përqindjen e haraçit.

“Bashkimi Demokratik shpreh shqetësimet e veta publike rreth katastrofës urbanistike që po vazhdon në qytetin e Prizrenit me ritëm edhe më të shtuar.

Qeverisja e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në fillim të këtij mandati pati filluar rrënimin e disa shtëpive në lagje periferike të Prizrenit, me pompozitetin se nuk do të lejojnë ndërtime pa leje, mirëpo kjo po del se aksioni i tyre ka qenë vetëm një presion ndaj ndërtuesve për ta ngritur përqindjen e haraçit, vlugu i ndërtimeve jo që nuk është ndalur, por ai është rritur edhe më tepër edhe në pjesën qendrore të qytetit. Ndërtimet pa asnjë kriter që po ndodhin në rrugën Ismet Jashari, Ëiliam Ëoker, Remzi Ademaj në rrugën Tirana si dhe lagjet Jeni Mahallë dhe shumë pjesë tjera të qytetit janë në kundërshtim të plotë me Rregullorën për Ndërtim”, thohet në një komunikatë të BD-së

“Drejtoria e Inspektoratit dhe ajo e Urbanizmit po dëshmojnë që janë pjesë e krimit të organizuar në nivel vendi, sepse me lejimin e këtyre ndërtimeve dhe përgatitjen e disa hapësirave tjera të ndërtimeve të larta,tashmë kur po dihet që nga shtatori nuk ka as Plan Urbanistik, i kuptojmë si shfrytëzim të minutave të fundit për interesa personale që ka qeverisja e korruptuar Muja e cila është në ikje e sipër.

“Gamës së shkeljeve dhe keqpërdorimeve të mëdha në qytetin e Prizrenit i bashkohet edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike e cila për veç dhënies të tenderëve pa asnjë kriter për punime në infrastrukturë, kulmin e ka arritur në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit ku edhe pas 8 muajsh punimet nuk janë kryer, ndërsa në anën tjetër projekti fillestarë i cili ka filluar me shumën prej afro 250 mijë euro është ngritur për 300% e cila është në kundërshtim me ligjin e Prokurimit”.

“Bashkimi Demokratik do të vazhdojë denoncimin publik për të bëmat e krimit dhe korrupsionit që është instaluar në qeverisjen komunale në Prizren, si dhe nuk pajtohet asnjë here me veprimet që e dëmtojnë imazhin e qytetit dhe pronën publike siç po ndodhë aktualisht në Prizren ku ka dyshime se shumë prona komunale janë tjetërsuar nga matrapazët që janë të lidhur me krimin e partisë në pushtet, siç është rasti në lagjen Dardania, Bazhdarhane, Ortakoll e tash së fundi edhe në rrugën Tirana”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Lajmet e Fundit