10.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025
Home Blog Page 7484

A ka hile rreth kinemasë “Lumbardhi”

0

Kino LumbardhiParalajmërimet për privatizimin, e tash së fundmi propozimi për shpalljen interes të përgjithshëm të lokacionit të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, më të vjetrës që ka mbetur, e që zakonisht hapet vetëm gjatë kohës së mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Dokufest “, ka shkaktuar dilema e reagime, jo vetëm të organizatorëve të festivalit, por edhe të partive politike e shoqërisë civile.

Prizreni tashmë ka një kinema funksionale gjatë tërë kohës, asaj që është adaptuar në kompleksin “Evropa”, ndërsa “frymon” falë organizatorëve të “Dokufest”-it dhe donatorëve. Por, përkundër kinemasë moderne, vetë drejtuesit të “Dokufest”-it nuk janë pajtuar që të harrohet kinemaja “Lumbardhi”, në anën tjetër të lumit me të njëjtin emër, e ku mbahet mbyllja e hapja e festivalit, që tashmë ka bërë emër jo vetëm në Evropë.

Një formë proteste kundër privatizimit të “Lumbardhit”, drejtuesit e “Dokufest”-it në gusht hapën edicionin e trembëdhjetë. Kundërshtimi ndaj privatizimit u fuqizua edhe më tej në mbrëmjen përmbyllëse. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh kundër idesë që kinemaja të bëhet parking, ndërsa këtë e tha publikisht para të pranishmëve, mes të cilëve ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Do t’i them kryetarit të komunës se kryetarët e bashkive shkojnë e vijnë, ndërsa po shkoi ‘Dokufest’-i, nuk kthehet më”, pati thënë ai.

Pas tërë këtyre, ditë më parë, organi më i lartë lokal, Kuvendi Komunal (KK) mori vendim për shpalljen si zonë me interes të përgjithshëm të kinemasë. Por, përfaqësues të “Vetëvendosjes” në Prizren dyshojnë se këtu ka hile, pasi në mënyrë mjeshtërore po synohet rrënimi i objektit.

Qendra e LVV-së ka sqaruar se mbështet shpalljen si vend me interes të përgjithshëm publik, pasi ky akt do të pengonte privatizimin, por e ka frikën nga propozimi për zgjerim të rrugës skaj objektit, ndërsa shprehet se miratimi i këtij vendimi nga KK-ja bëhet në kundërshtim me aktet ligjore të miratuara nga vetë ky organ.

“Në bazë të Planit të Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, i cili është miratuar nga KK-ja në vitin 2008 dhe ka statusin e Planit Rregullativ për Zonën Historike të

Prizrenit, në këtë pjesë të rrugës “Remzi Ademaj” nuk parashihet zgjerim i rrugës”, thuhet në reagim.

Artan Abrashi, kryetar i Grupit të këshilltarëve të VV-së në KK, tha për “Zërin” se nëse do të ketë zgjerim të rrugës, atëherë kinemaja do të rrëzohet, pasi s’ka hapësirë tjetër.

“Zyrtarët pastaj mund të arsyetohen me faktin se një vendim i tillë është marrë në Kuvend”, ka thënë ai derisa ka shtuar se çdo intervenim rrënimi, qoftë i pjesshëm, i ndërtesës së Kinemasë, është në kundërshtim me aktet ligjore dhe vullnetin e qytetarëve.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile dyshojnë pikën për “zgjerimin e rrugës”. Elmedina Baxhaku, nga “Ec Ma Ndryshe”, tha për “Zërin’ se kjo vetvetiu e legjitimon vendimin për rrënim të objektit.

“Objekti duhet të mbetet. Le të zgjerohet trotuari pranë lumit. Nëse është arsyetim pengimi i komunikacionit, le të ndërpritet lëvizja për vetura në këtë pjesë”, ka thënë ajo.

Smaka: Carolan s’mund të rikthehej

0

RizaSmaka-profesor“Gjykatësi i Gjykatës Kushtetutare, sikundër këtu në vendin tonë, ashtu edhe gjetiu, mund të ushtrojë vetëm një mandat dhe kur njëherë në çfarëdo baze t’i këtë pushuar mandati, i njëjti – as në procedure të rregullt nuk mund të riemërohej. Kjo klause është e shprehur në mënyrë eksplicite edhe me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Smaka

Kthimi i gjyqtarit Robert Carolan në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes paraprake, sipas dispozitave juridike nuk është i lejuar dhe as i rregullt, vlerëson Riza Smaka. Sipas këtij eksperti për çështje kushtetuese, Carolan do të mund të kthehej vetëm në procedurën e përcaktuar me dispozitën e nenit 84, paragrafi 19 të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Smaka ka thënë se mjafton të apostrofohet vetëm dispozita e nenit 9 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sipas të cilës gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i pushon mandati para skadimit të kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur në rast të dorëheqjes. Smaka në intervistë flet edhe për rolin e presidentes në tejkalimin e situatës aktuale politike.

Sigurimet shëndetësore, as në janar 2015

0

Mjekesi-udhezimiRamë Bacaj, kishte pritur më shumë se dy javë që të bëjë një ekzaminim të barkut. Por, këtë nuk e kishte bërë për kaq kohë, pasi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk kishte mundur të kryejë punë për ekzaminimin që i duhej, kurse në sektorin privat, ekzaminimi do t’i kushtonte shtrenjtë,shkruan Zëri.

“Prita fillimin e muajit. E mora pagën dhe iu drejtova spitalit privat. Tash po pres rezultatin”, thotë Bacaj, nga Peja, që punon në Fushë Kosovë si mësimdhënës. Ai ka thënë se sikur ta kishte sigurimin shëndetësor, nuk do të priste asnjë ditë.

Të ndërhyjë “Dragodani”

0

jahjaga me ambasadoret amerikanDallimet dhe mospajtimet e mëdha në mes të dyja blloqeve, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut politik (VLAN) në tjetrën anë, rreth krijimit të institucioneve duket se e bënë të pashmangshme ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për tejkalimin e krizë politike në të cilën është zhytur vendi tash e katër muaj.

Analistët politikë, por edhe vetë zyrtarë të subjekteve politike në vend thonë se është momenti i fundit kur faktori ndërkombëtar, por edhe një propozim i presidentes, Atifete Jahjaga, mund ta nxjerrë vendin…/zëri/

A janë zgjedhjet e reja alternativa e vetme?

0

lideret ne zgjedhjeKa rreth pesë muaj që Republika e Kosovës është pa Kuvend dhe pa institucione. Kjo për faktin se është krijuar një ngërç politik, apo bllokadë institucione nga partitë shqiptare.
E njëra prej arsyeve të këtij ngërçi politik është edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që, sipas saj kryeparlamentarin ta propozojë ekskluzivisht Partia Demokratike e Kosovës, parti e cila assesi nuk mundet që t’i këtë numrat e mjaftueshëm për ta fituar këtë postë, e që me mjaft ngulm e kërkon. Por, edhe pse kaluan muaj të tërë, ky ngërç politik, vështirë që të tejkalohet.

Por, cila është zgjidhja e duhur e zgjedhjes së këtij problemi? Alternativa e vetme si duket janë zgjidhjet e jashtëzakonshme!

Analistët politik, vlerësojnë për gazetën “Bota sot” se, e vetmja zgjidhje e kësaj bllokade politike janë zgjedhjet e reja. Sipas tyre, krejt kjo bllokadë e shkaktuar është si rrjedhojë e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit. Por, zgjidhja e këtij problemi është e paimagjinueshme edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Makolli: Zgjedhjet janë të mundshme, AKR shkon e vetme

0

Ibrahim Makolli2Ministri në largim i Diasporës dhe nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli mendon se Kosova mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se ashtu siç po shihet se si po shkojnë gjërat në mos gjetjes së një zgjidhjeje për ndërtimin e institucioneve ka mundësi që të shkohet në zgjedhje.

“Në bazë të asaj që po shohim nuk përjashtohen zgjedhjet, ka mundësi por është mekanizmi i fundit”, ka thënë Makolli për “Zëri”.

Ndërsa sa i përket asaj se do të shkonin ose jo në koalicion parazgjedhor me PDK-në, Makolli ka thënë se edhe pse së fundmi nuk është biseduar në AKR për një gjë të tillë, mendon se në zgjedhje do të shkojnë të vetëm.

“Së fundmi nuk kemi biseduar, por në një takim që kemi pas më herët pas zgjedhjeve, kur është parë se do të ketë vështirësi në ndërtimin e institutucioneve e kemi diskutuar një gjë të tillë por kemi ardhur në përfundim se në rast të zgjedhjeve do të hymë vetëm. Shohim se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Makolli.

Rektorati do të hetojë nismat për punësime në Mjekësi

0

UP-rektoratiNë Katedrën e Fiziologjisë me Imunologji, të Fakultetit të Mjekësisë, po presin që të zgjidhen edhe së paku dy asistentë të rinj, duke çuar kështu numrin e asistentëve në 14, ndonëse nevojat janë për vetëm 8 sish, thonë burime të “Kohës Ditore” brenda këtij institucioni.

Ndërsa këtë gjë e konfirmon për gazetën edhe njëra nga profesoreshat e kësaj dege, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Pas ngritjes së kësaj çështjeje në Rektorat, gazeta ka marrë përgjigje se Rektorati i Universitetit të Prishtinës do të kërkojë informacione shtesë në lidhje me këtë konkurs, ka thënë për gazetën Adem Beha, këshilltar i rektorit të ri të UP-së, Ramadan Zejnullahu. Ai ka shtuar se nëse do të gjenden shkelje ligjore rreth këtij konkursi, do të ndërmerren masa për të parandaluar këso abuzimesh me konkurse në Mjekësi…

Kërkimet për varr tjetër masiv në Batajnicë fillojnë më 9 tetor

0

Varreza-masiveKërkimet për një tjetër varrezë masive ku dyshohet se ka mbetje mortore të viktimave shqiptare nga Kosova pritet që të nisin në Batajnicë brenda kësaj jave.

Burime të afërta me procesin i kanë thënë “Kohës Ditore” se tashmë Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë ka lëshuar urdhëresën për nisjen e gërmimeve në këtë lokalitet.

“Urdhëresa është lëshuar ditë më parë. Ndërsa kërkimet në Batajnicë sipas planifikimit parashihet të nisin më 9 tetor, nëse ndërkohë nuk ndodh diçka e papritur”, ka thënë burimi i besueshëm i gazetës.

Javën e kaluar zëvendësprokurori serb për Krime Lufte, Dragoljub Stankoviq, nuk e pati bërë publik emrin e lokalitetit, por kishte pranuar se dyshohet se kjo varrezë masive ndodhet në një hapësirë, në të cilën edhe më parë janë gjetur trupa të viktimave nga Kosova të varrosur në grup…

Të enjten debat dhe (jo) zgjedhje të kryeparlamentarit

0

Kuvendi i Kosoves 7Koalicioni paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje” është i vendosur që debatin me PDK-në ta bëjë vetëm në Kuvendin e Kosovës, në tentim për t’i dhënë fund bllokadës institucionale.

Opozitarët tashmë kanë bërë një shkresë për të gjithë deputetët e Kuvendit, ku njoftohen se më 9 tetor në orën 10:00, vazhdon seanca e papërfunduar konstituive e legjislaturës V, me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Por pavarësisht kësaj, koalicioni VLAN do të rezervohet nga zgjedhja e Isa Mustafës kryetar Kuvendi, pa prezencën e grupit më të madh parlamentar, PDK-së../Koha Ditore/

De Rada dhe Naim Frashëri

0

derada-fishta-frasheri(Elegjia e Naim Frashërit për djalin e De Radës)

De Rada dhe Naim Frashëri janë dy vëllezër dioskurë të Romantizmit shqiptar. Dy binjakë të mëdhenj dhe të papërsëritshëm. Dy botë paralele, por jo identike. De Rada dhe Naim Frashëri kanë sharmin gjenial të letërsisë moderne shqipe, dhe janë të pakrahasueshëm me të tjerët. De Rada më i madh në moshë, është i njohur nga Naim Frashëri, por diferenca e moshës midis tyre nuk krijon asnjë kundërthënie. De Rada ka projektin e tij gjuhësor të dialektit kalabrez të arbëreshëve për ta shndërruar në një gjuhë shqipe gjithëpërfshirëse. Ky projekt madhështor është gjithsesi lokalist dhe pa perspektivë. De Rada mendonte që dialekti i tij me të cilin shkroi kryeveprat do të zotëronte ardhmërinë e gjuhës shqipe. Por nuk rezultoi kështu. Naim Frashëri kishte një projekt më strategjik dhe më të vërtetë për gjuhën shqipe. Gjenialiteti i Naim Frashërit ishte se ai u bë demiurgu i gjuhës letrare shqipe. De Rada nuk ishte një demiurg i tillë. De Rada krijoi një univers poetik të pashembullt. Naim Frashëri krijoi gjithashtu një univers poetik të pashembullt. De Rada kronologjikisht është më përpara Naim Frashërit. Estetikisht, De Rada është gjithmonë në një pararojë të paarritshme. Por Naim Frashëri, në pikëpamje të strukturës së gjuhës letrare, është gjithashtu më përpara De Radës. Estetikisht nuk qëndron më pas, por është i ndryshëm. Ajo që e vlerëson dhe e nderon lart Naim Frashërin është se ai më 13 janar 1884, në letrën ngushëlluese që Sami Frashëri, dërguar Jani Vretos nga Stambolli për Jeronim De Radën është edhe poezia e quajtur “Vaji mbi shtëpinë e Radhanjet” e Naim Frashërit:

Vllastar i lashtë i Shqipërisë,

në dhethit të Italisë,

bir i Radhës, Josif,

jetën e rith e ndërrove,

tët at fort e helmove,

edhe këdo që të njif,

Shqipëria, kujt mirë i doje,

në gjuhët tënde e shqip shkroje,

gjithmonë të kujton,

mbi varr të shkruan këto fjalë:

Josif, o shpirt, o djalë!

Vëdiqe, po emri yt rron,

ndaj të Dhimitrit Kamardë,

pasëqyrë për djalmit.

Vëlla Dhimitër Kamarda,

prej tij në prisnim letre,

po të të ardhkej radha.

Shkuakësh në jetë tjetër.

Vretoja dhe Naimi

me Saminë të vëllanë,

brenda ndë zemërë ju kanë.

Të trembëdhejtë të kallëndorit 1884, në Kostantinopoli”.

Kjo vjershë e Naim Frashërit nuk është përmendur ndër studimet e bëra rreth poetit, si krijim i ri. Ajo që është e rëndësishme të theksohet ka të bëjë me shënimin përkatës që De Rada ka bërë me rastin e kësaj poezie të Naim Frashërit. Merita e këtij zbulimi i takon deradologut dhe studiuesit të shquar, Jup Kastratit të ndjerë.

De Rada shkruan: “Nëse janë një ngushëllim për dhimbjen tonë këto vajtime, në të cilat shqiptarë të shkëlqyer vajtojnë zhdukjen e vëllezërve, të ndarë prej tyre që prej 400 vjetësh, janë, njëkohësisht, edhe një shfaqje e qartë e shpirtit të zjarrtë kombëtar, që tërheq shqiptarët më të mirë kah Flamuri i Madh i Atdheut. E ne i botojmë si ngushëllim. Në të vërtetë letra të përzemërta, nga të gjitha anët, kërkojnë të zbusin dhimbjen tonë. E, me keqardhje, nuk mund t’i qesim në dritë, se nuk janë shkruar shqip, ndër të tjera, një tingëllim fisnik e i butë, hartuar prej Zef Noçiti nga Specano. Por është detyrë absolute prej babai dhe prej atdhetari të bëjmë të njohur letrën e çmueshme të zonjës Elena Gjika, e lindur prej princash që, tashmë mretërojnë në Rumani.”.

Dhe ja letra e Dora D’Istrias, e shkruar frëngjisht në Firence më 29 dhjetor 1883: “Zotëri, lexova me dhimbje të thellë te “Fjamuri i Arbërit”, dhimbje shumë të madhe që ju po qani e po vajtoni. Unë e di mirë se, për prindërit, për dhimbje të tilla (për dhimbje dhe fatkeqësi të tilla) nuk ka fjalë ngushëlluese. Ndërkaq, megjithatë, unë nuk mund të përmbahem pa ju thënë se marr pjesë në lotët tuaj e që jam e dëshpëruar duke ditur që një baba dhe një vend që po lind, mbeten pa një djalë dhe pa një qytetar, i cili premtonte kaq shumë”.

Të tërë paragrafët e mësipërm vërtetojnë se midis shqiptarëve personalitete të shekullit XIX kishte lidhje jo vetëm korrespondence, por edhe lidhje intime. Është interesante të vihet re se Epistolari Rilindas është i vetmi epistolar i rëndësishëm në Rilindjen shqiptare. Një dukuri e tillë nuk u përsëdyt më pas. Dhe është e pakuptueshme pse nuk u përsëdyt. Por nuk është vendi për ta sqaruar këtë gjë. Në poezinë epitafike të Naim Frashërit mund të vihet re se emri i djalit të De Radës thuhet në formën Josif. Emri i familjes Rada, thuhet Radhanjet. Janë të rralla poezitë që përkujtojnë birin e një shkrimtari arbëresh siç është poezia e Naim Frashërit. Por, kjo poezi tregon shumë më tepër se vargjet e saj. Zef De Rada ishte djali i parë i Jeronim de Radës. Jeronimi pati katër djem: Zefin, Mikelanxhelin, Rodrigon dhe Hektorin. Zefi kishte lindur në Makie në janar të vitit 1852. Gjatë viteve 1869-1870 qe nxënës gjimnazi në kolegjin e Koriliano Kalabros. Në moshën 17 vjeç, nga shënimet dhe udhëzimet e të atit hartoi gjoja “Gramatikën e gjuhës shqipe”. Vepra në të vërtetë është e të atit të tij, De Radës. Më 1879 Zefi u martua me një vajzë arbëreshe nga Shën Kozmo. Pati me të dy djem, nga të cilët i pari vdiq tetë ditë para se të mbyllte sytë i ati. Mbas një sëmundjeje të gjatë gjoksi, Zefi vdiq më 19 nëntor 1883, 31 vjeç.