23.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

A ka hile rreth kinemasë “Lumbardhi”

Kino LumbardhiParalajmërimet për privatizimin, e tash së fundmi propozimi për shpalljen interes të përgjithshëm të lokacionit të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, më të vjetrës që ka mbetur, e që zakonisht hapet vetëm gjatë kohës së mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Dokufest “, ka shkaktuar dilema e reagime, jo vetëm të organizatorëve të festivalit, por edhe të partive politike e shoqërisë civile.

Prizreni tashmë ka një kinema funksionale gjatë tërë kohës, asaj që është adaptuar në kompleksin “Evropa”, ndërsa “frymon” falë organizatorëve të “Dokufest”-it dhe donatorëve. Por, përkundër kinemasë moderne, vetë drejtuesit të “Dokufest”-it nuk janë pajtuar që të harrohet kinemaja “Lumbardhi”, në anën tjetër të lumit me të njëjtin emër, e ku mbahet mbyllja e hapja e festivalit, që tashmë ka bërë emër jo vetëm në Evropë.

Një formë proteste kundër privatizimit të “Lumbardhit”, drejtuesit e “Dokufest”-it në gusht hapën edicionin e trembëdhjetë. Kundërshtimi ndaj privatizimit u fuqizua edhe më tej në mbrëmjen përmbyllëse. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh kundër idesë që kinemaja të bëhet parking, ndërsa këtë e tha publikisht para të pranishmëve, mes të cilëve ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Do t’i them kryetarit të komunës se kryetarët e bashkive shkojnë e vijnë, ndërsa po shkoi ‘Dokufest’-i, nuk kthehet më”, pati thënë ai.

Pas tërë këtyre, ditë më parë, organi më i lartë lokal, Kuvendi Komunal (KK) mori vendim për shpalljen si zonë me interes të përgjithshëm të kinemasë. Por, përfaqësues të “Vetëvendosjes” në Prizren dyshojnë se këtu ka hile, pasi në mënyrë mjeshtërore po synohet rrënimi i objektit.

Qendra e LVV-së ka sqaruar se mbështet shpalljen si vend me interes të përgjithshëm publik, pasi ky akt do të pengonte privatizimin, por e ka frikën nga propozimi për zgjerim të rrugës skaj objektit, ndërsa shprehet se miratimi i këtij vendimi nga KK-ja bëhet në kundërshtim me aktet ligjore të miratuara nga vetë ky organ.

“Në bazë të Planit të Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, i cili është miratuar nga KK-ja në vitin 2008 dhe ka statusin e Planit Rregullativ për Zonën Historike të

Prizrenit, në këtë pjesë të rrugës “Remzi Ademaj” nuk parashihet zgjerim i rrugës”, thuhet në reagim.

Artan Abrashi, kryetar i Grupit të këshilltarëve të VV-së në KK, tha për “Zërin” se nëse do të ketë zgjerim të rrugës, atëherë kinemaja do të rrëzohet, pasi s’ka hapësirë tjetër.

“Zyrtarët pastaj mund të arsyetohen me faktin se një vendim i tillë është marrë në Kuvend”, ka thënë ai derisa ka shtuar se çdo intervenim rrënimi, qoftë i pjesshëm, i ndërtesës së Kinemasë, është në kundërshtim me aktet ligjore dhe vullnetin e qytetarëve.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile dyshojnë pikën për “zgjerimin e rrugës”. Elmedina Baxhaku, nga “Ec Ma Ndryshe”, tha për “Zërin’ se kjo vetvetiu e legjitimon vendimin për rrënim të objektit.

“Objekti duhet të mbetet. Le të zgjerohet trotuari pranë lumit. Nëse është arsyetim pengimi i komunikacionit, le të ndërpritet lëvizja për vetura në këtë pjesë”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë...

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Lajmet e Fundit