7.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025
Home Blog Page 7486

Arifi: Ndërhyrja e ndërkombëtarëve lajm i keq për Kosovën

0

Avni Arifi-aakKëshilltari i parë i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka thënë se nëse PDK-ja e Thaçi mendon se vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve mund të qeverisë në mandatin e ardhshëm, atëherë ky sipas Arifit, është një lajm i keq për Kosovën.

“Shpresoj që nuk nevojitet ndërhyrja e ndërkombëtarëve, por PDK shpresoj se do të reflektoj dhe do të hapë rrugë Bllokut për krijimin e institucioneve. Nëse kemi të bëjmë me një parti, që mendon se vetëm ndërkombëtarët duhet me i folë në gjuhë të huaj e me marrë vesh, është lajm i keq për Kosovën. Nëse shpresa e Partisë Demokratike të Kosovës, për me mbet në pushtet është që ndërkombëtarët do t’ia mundësojnë me qeverisë, ky është shumë lajm i keq për Kosovën”, ka deklaruar Arifi për “zeri.ino”.

Sipas tij, Kosova vetë duhet t’i zgjidh problemet dhe punët e veta dhe në asnjë mënyrë, Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të ndërhyjë apo të ndryshoj vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Do të ishte befasi në rast se Bashkësia Ndërkombëtare kërkon nga deputetët e Parlamentit të Kosovës që të votojnë kundër vullnetit politik të tyre. Koalicioni është në një vend sovran dhe të pavarur, po flasim se ne në logjikën tonë ne po rezonojmë ende sikur Kosova me qenë e menaxhuar nga UNMIK-u, por po flasim për rolin e Bashkësisë ndërkombëtare, është e pa imagjinueshme që në Kosovën e pavarur dhe sovrane të jetë dikush nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe të urdhëroj deputetët e Parlamentit të Kosovës që të votojnë për një person që të jetë kryetar i Parlamentit, kushdo qoftë ai. Për mua është e paimagjinueshme dhe kish me qenë një situatë shumë e habitshme. Ne insistojmë në të drejtën tonë, ne insistojmë në vullnetin politik të deputetëve dhe vullnetin e lirë të tyre. Problemin që e ka Kosova sot me kryeparlamentarin, qëndron te fakti se askush nuk dëshiron të jetë partner i Partisë Demokratike të Kosovës, si rezultat i dëshmive të Partisë Demokratike të Kosovës si partner i keq. Unë thjeshtë nuk pres një gjë të tillë”, deklaroi tutje Arifi.

Arifi po ashtu ka thënë se në Kosovë është krijuar një kulturë e keqe që për çdo problem t’i drejtohemi Bashkësisë Ndërkombëtare, i cili shtoi se ka ardhur koha që Kosova dhe kosovarët duhet ti zgjedhin vetë problemet e tyre dhe të mos presin nga askush.

22 të lënduar në aksidente veç për ditën e Kurban Bajramit

0

aksidenti 555Policia e Kosovës ka regjistruar aksidente me 22 të lënduar në 24 orët e fundit. Prej tyre, në fshatin Reshtan të Suharekës, një person duke lëvizur me veturën e tij me targa civile duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e humb kontrollin, del jashtë rruge dhe godet një shtyllë elektrike.
“Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë ngasësi dhe një pasagjer mashkull shqiptar të cilët pasi marrin tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizrenit lirohen”, njofton Policia e Kosovës.

Në Suharekë ka nodhur edhe një tjetër aksident me të lënduar. Konkretisht në fshatin Duhël, rreth orës 07:30 të ditës së djeshme, raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën VË Bora nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dal nga rruga me ç’rast ka shkaktuar vet aksident.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Në fshatin Zhabar i Ulët të Mitrovicës, raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari shqiptar duke lëvizur me veturën Opel nga pakujdesia ka goditur veturën Honday me ngasëse viktimën femër shqiptare. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima e cila dërgohet në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell koha.net.
Në Vushtrri raportohet se një burrë duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur veturën Opel Zafira me targa lokale të cilën e drejtonte një burrë.

“Si pasojë e aksidentit një pasagjere femër, e mitur ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”.

Një tjetër aksident është ai i fshatit Ternovc të Mitrovicës, kur një shofer duke lëvizur me veturën Ford me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur veturën VË Pasat me targa lokale të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar.

“Si pasojë e aksidentit pesë pasagjerë katër femra dhe një mashkull K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe e njëjta kanë pranuar tretman mjekësor”.

Beqiri – analistëve: Para se ta quani Bllokun joserioz, quajeni PDK të papërgjegjshme

0

IsmetBeqiriSekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri thotë analistët para se të vlerësojnë joserioze qasjen e Bllokut VLAN, ndaj situatës në të cilën aktualisht ndodhet vendi, duhet ta vlerësojnë të papërgjegjshëm veprimin e partisë në pushtet.
Ai thotë se kërkesa që seanca të mbahet në mesin e javës është dhënë si një afat për PDK-në që të reflektojë.

“Ne e kemi pasur parasysh që edhe gjatë këtyre ditëve është festë, dhe mbi të gjitha koha më e përshtatshme është menduar që të jetë kjo, pra e enjtja e ardhshme, duke pasur parasysh që është vikendi dhe festa. Besojmë që gjatë kësaj jave do të reflektojnë, do të kthjellen, në të kundërtën pasojat për këto që po ndodhin në vendin tonë, duhet t’i bartin ata që e kanë në dorë të bllokojnë siç po bëjnë deri më tani”, tha deputeti i LDK, Ismet Beqiri.

Ishte analisti Imer Mushkolaj, në mesin e atyre që thoshin se blloku është në konfuzion dhe duhet të jenë më serioz për të mos lënë hapësirë për çfarëdo qasje ndryshe nga PDK.

Rexhepi: Trendi në rritje i azilkërkuesve

0

BajramRexhepi-ministerG.B. është vetëm njëri nga mijëra shqiptarët që edhe këtë vit ia kanë mësyrë kurbetit.

Trendi i shqiptarëve që e kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova përmes Serbisë e më pas në Hungari e shtetet e tjera, është më i ulët se vitin e kaluar, por së paku nga 650 qytetarë janë larguar çdo muaj nga Kosova.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga janari i këtij viti e deri në qershor, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4455 persona.

“Për fat të keq një trend në rritje është sidomos në muajt korrik, gusht që i ka shprehur shqetësimet edhe ambasadori i Hungarisë që është rritur fluksi i shkuarjes në Hungari e sidomos nga dy qytetet, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, më shumë nga komuniteti RAE, por edhe shqiptarë që deklarohen apo jo si ashkali, në mënyrë që ta kenë si alibi për të fituar azil edhe pse azili nuk fitohet më”, thotë për gazetën “Zëri” ministri Bajram Rexhepi.

Krahasuar me vitin e kaluar kur nga Kosova në vendet evropiane ishin paraqitur gjithsej 17 mijë e 755 azilkërkues, ky trend sivjet është më i vogël, por prapë sipas ministrit është shqetësues.

“Kemi pasur prioritete të tjera, ndoshta kemi qenë të fiksuar te lufta ndaj islamit ekstrem dhe ndoshta kjo neglizhencë ka mundur të ndikojë”, thotë ai.

Ju, shqiptarë të trashë e shkërdhata

0

Edison YpiShkruan: Edison YPi

Ju ishit skllevër, por hiqeshit të lirë, të qeshur, të lumtur.
Ju mbaheshit për trima, por dridheshit nga frika.
Ju hiqeshit më të ndershmit e botës, por s’latë bijë dhe mbesë dhe kushurirë pa e shitur në Itali sapo muarët vesh se kushtonte jo më pak sa një lopë.

Ju ishit të uritur dhe të rreckosur, por mbaheshit për të ngopur, të veshur e të mbathur.Ju tani jeni të lirë, por ankoheni gjithë kohën, si të pakënaqur, të palumtur.
Ju votoni, por të zgjedhurit nuk i respektoni.
Ju votoheni, por për zgjedhësit nuk doni t’ja dini.
Ju, kishit pak libra, por lexonit shumë, romane, poezira.
Ju tani keni pafund libra, por lexoni “Aventurat e Noc Rrokut”.
Ju kishit pak mundësi për të parë televizion, por shihnit shumë filma.
Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.
Ju mbrëmjeve shihni shumë programe televizive me analista dhe opinionista që të lenë pa ment me dijenitë dhe shkathtësitë e tyre gjirizore, por ata duke qënë të shitur nuk thonë dhe nuk do j’ua thonë kurrë të vërtetat që j’u interesojnë juve, por rrenat që u interesojnë atye që u kanë hedhur kockën.
Ju që s’kishit as makina as qerre por kishit shumë qef të udhëtonit, nuk mund të shkonit dot, le në Gollobordë apo Korab, por as në Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe të gjente belaja.
Ju tani keni mjete të fuqishme të shpejta dhe rrugë për të udhëtuar, por udhëtoni fare pak ose aspak. Po të kalosh, për shembull, në një vend magjik, nga Peqini në Lushnje përmes Darsisë dhe Dumresë, sheh kodra dhe liqere me të ikë menia e kresë, por gjatë asaj rruge sheh a s’sheh nja dy a tre makina, edhe ato të banorëve lokalë.

Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipëria dergjej nën thundrën e një çete vrasësish që e quanin veten çlirimtarë, fitimtarë etj., por tani që Shqipëria nuk është e vrasësave por e juaja, ju nuk doni Shqipërinë, doni Italinë, Gjermaninë, Amerikën.
Ju të rinjtë mbaroni shkollat jashtë, por s’gjeni dot punë brenda se karriket i kanë zënë të vjetrit dhe s’i lëshojnë fytin tua sharrosh.

Ju Kosovën ua çliroi NATO, por ua zaptoi mafia.
Ju Maqedoninë perëndimore nuk ua preku kush, por po ua bëjnë çorap politikanët llafazanë dhe hajdutë zgjedhur prej jush të cilët çirren për Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnë në çast pllakën sapo ulen në një kolltuk dhe nisin të heshin si peshq.
Ju doni taksa të ulëta, mundësisht asnjë taksë, por doni dhe makinën të vijë të marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugët dhe rrugicat dhe të gjitha lehtësirat e tjera, me pare të rëna nga qielli.
Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonë për hallin tuaj, kurrë për ndonjë hall të tijin.
Ju e ndihmoni partinë të vijë në pushtet, por kurrë në mënyrë idealistike, gjithmonë për ndonjë interes, për shembull, për t’ju gjetur një punë.

Ju hiqni spinën e dushit, demek për kursim, por jeni aq të trashë sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinës nuk është veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht një budallallëk.
Ju, kur jeni shitësa nuk ja vini kurrë çmimin mallit, por kur jeni blerësa jeni gjithë kohën të revoltuar për çmimin që mungon, dhe ç’është më e bukura, me shpresë për të dalë fitimtar gjatë një lufte të heshtur nervash disaminutëshe me shitësin, ju nuk ja vini kurrë në dukje atij mungesën e çmimit të produktit mbi një copë karton, ndërkohë që për t’i kërkuar faturën tatimore as që bëhet fjalë.
Ju, kur jeni hallexhinj, bërtisni në kupë të qiellit kundër korrupsionit, por kur bëheni nëpunësa shndrroheni menjëherë nga bërtitësa të revoltuar në të korruptueshëm dhe të korruptuar të heshtur dhe tinzarë.

Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjërin që pasurohet, j’u çrregullohet gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe të merrni kazmën t’ja shembni atë që ka ndërtuar, por kur qëllon që j’u bie ndonjë lek në dorë dhe nisni e majmeni, filloni ta urreni, dhe bëni çmos që mundësisht edhe ta vrisni armatën e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret për tradhëtinë.
Ju edhe punoni, por keq.

Ju dini të punoni dhe mirë, madje të keni edhe rendiment të kënaqshëm, por vetëm në punët e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.
Ju keni apartamente të mëdhaja të bollshme të teprueshme, por, meqënse të jetuarit nëpër kotecat e dikurshëm j’u ka hyrë në gjak, e pamundur të mos ja merrni frymën vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash për tu treguar më të squt se arkitekti.
Ju keni mbi kokë qiell dhe kaltërsi, por nuk i ngrini kurrë kryet t’i shihni.
Ju keni Histori, por përtoni ta njihni, preferoni ta shihni nëpër filma ku protagonistët dhe heronjtë nuk janë kurrë njerëz normalë, por gjithmonë ose tuhafa ose vrasësa.
Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni.

Ju keni fshatra të bukur si ëndërra, por refuzoni t’i vizitoni.
Ju keni pyje të magjishëm, të bukur dhe të freskët, por i prisni.
Ju keni mes jush njerëz të ditur dhe të ndershëm, por nuk i respektoni.
Ju keni miq që j’u duan, por nuk i doni, i refuzoni.
Ju flisni keq me fjalë të rënda dhe të hidhura për fqinjin, të largëtin, të huajin, por ngaqë ata i keni frikë, atyre u rrini larg, nuk u afroheni.
Ju flisni butë, me fjalë të ëmbëla për të afërmin, mikun, familiarin, por mgaqë të afërmëve nuk nuk ua keni frikën sepse prej tyre nuk j’u vjen asnjë rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, u zini gjithë hapësirën, i bezdisni, i tmerroni, i lodhni dhe i dëshpëroni.
Ju keni ligje moderne, por nuk i respektoni.
Ju jeni të rrethuar me qytetërim, por prej tij nuk doni të mësoni, nuk doni të kuptoni, sepse ju nuk ndjeni.

Gjinxhiqi planifikoi ndarjen e Kosovës

0

Zoran GjinxhiqIsh-nënkryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Dragan Shutanovac, në një intervistë për revistën “Nedelnjik”, ka zbuluar detaje interesante nga koha kur Serbia qeverisej nga kryeministri Zoran Gjinxhiq.

Sipas tij, kryeministri i cili më pas u vra në një atentat, kishte një plan që ta ndante Kosovën, që nënkuptonte më pas njohjen e pjesës tjetër e cila u ngelte shqiptarëve. Plani i Zoran Gjinxhiqit, përveq ndarjes së Kosovës përfshinte edhe aneksimin e Republikës Serbe, duke e bërë Serbinë me një territor ndjeshëm më të madh se sa ajo ka aktualisht.

“Në fund të vitit 2002, Goran Vesiqit dhe mua na është kërkuar nga ish kryeministri Gjinxhiq që të shkonim në Berlin për të biseduar me shefin e kabinetit të ish-presidentit të Kosovës për atë që do të thoshte ndarja e Kosovës”, ka thënë Shutanovac, transmeton lajmi.net, shkrimin e revistës serbe Nedelnjik.

Sipas tij, “Gjinxhiqi ishte në kërkim të një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, dhe ideja e tij ishte që të bie dakord për ndarjen e saj në një mënyrë reciprokisht të pranueshme, dhe më pas Serbia të njihte pjesën tjetër të Kosovës”.

“Në atë kohë, disa intelektualë me ndikim e bindën Gjinxhiqin se nëse do të arrinte të ndante Kosovën, Serbia në të njëjtën kohë do të duhej të fillonte procedurat për aneksimin e Republikës Serbe në Bosnje”, ka shpjeguar ai.

“Gjinxhiq më pas u vra dhe atentati i parë ndaj tij u krye kur ai shkoi në kryeqytetin e Republikës Serbe, “Banj

Sot është dita botërore e mësuesit

0

Detyra ne tabele7 marsi në Kosovë festohet si dita e mësuesit, por jo vetëm në Kosovë. Plotë shtete të botës ditën e mësuesit e festojnë në data të ndryshme.

Por, zyrtarisht dhe në shumicën e shteteve të Botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori.

Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit.

Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve).

Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite./koha/

Bllokut nuk i ngutet, pret reflektim nga PDK

0

blloku opozitarUrgjente vlerësohet çështja e krijimit të institucioneve, por megjithatë, veprimi nuk e reflekton këtë urgjencë.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje që thonë se e kanë shumicën, nuk po veprojnë konform situatës urgjente. Ata kanë kërkuar që seanca që ishte paraparë të mbahet të enjten e kaluar e që ishte shtyrë nga kryesuesja, të mbahet të enjten e ardhshme. Përfaqësuesit e partive të Bllokut thonë se ky është një afat që PDK-ja të reflektojë.

Ndonëse konsiderohet çështje urgjente formimi i institucioneve të reja, partive politike nuk po u ngutet. Madje as vetë Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje që thotë se e ka shumicën në Kuvend. Ata u mblodhën të enjten në sallën e Kuvendit, ndonëse seanca ishte shtyrë nga kryesuesja, por vendosën që të kërkojnë që seanca të mbahet të enjten e ardhshme më 9 tetor.

Kjo nga analistët shihet si qasje joserioze. Por sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri thotë analistët para se të vlerësojnë joserioze qasjen e Bllokut, duhet ta vlerësojnë të papërgjegjshëm veprimin e partisë në pushtet. Ai thotë se kërkesa që seanca të mbahet në mesin e javës është dhënë si një afat për PDK-në që të reflektojë.

“Ne e kemi pasur parasysh që edhe gjatë këtyre ditëve është festë, dhe mbi të gjitha koha më e përshtatshme është menduar që të jetë kjo, pra e enjtja e ardhshme, duke pasur parasysh që është vikendi dhe festa. Besojmë që gjatë kësaj jave do të reflektojnë, do të kthjellen, në të kundërtën pasojat për këto që po ndodhin në vendin tonë, duhet t’i bartin ata që e kanë në dorë të bllokojnë siç po bëjnë deri më tani”, tha deputeti i LDK, Ismet Beqiri, për Radio Kosovën.

Ndërsa, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se përgjegjësinë për këtë vonesë për formimin e institucioneve tash e gati katër muaj e mban vetëm PDK-ja.

“E kemi parë të arsyeshme që duhet t’i bëjmë ftesë, ose t’i jepim ultimatum kryesueses që ta thërras seancën, pra po ia jepim edhe një mundësi kryesueses që ta kryej detyrën e vetë, por në qoftë se ajo këtë nuk e bën, kemi thënë që të enjten e ardhshme ne do të mblidhemi vetë”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.
Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje të enjten u mblodhën në sallën e Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryesueses Flora Brovina për shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se ajo po ndjek agjendën e PDK-së. Por, pavarësisht kësaj, në kohën kur po bëhen gati katër muaj nga zgjedhjet nacionale, afati që Blloku i dha Brovinës për vazhdimin e seancës konstituive, ishte një javë, që bie ndesh me urgjencën për formimin e institucioneve.

Rrëfimi për gruan kosovare

0

Iulia StojannPërjetimet e grave që kanë qenë viktima të luftës së Kosovës, janë bërë mësim jetësor për të. Ajo kishte ndjerë se është një përvojë miqësie dhe ndershmërie nga të dyja palët.

Realizimi i filmit ishte një udhëtim emocional, projekt ky që autoren e prekte thellësisht në çdo mbarim dite, gjatë përpunimit dhe hulumtimit të këtyre historive. Iulian Stoian, gjithmonë ishte kureshtare për ngjarjet që ndodhnin në Ballkan.

Ajo qe në Londër kur lexoi për protestat në Prishtinë, të grave që ishin viktima të dhunës dhe mospërfshirjes së tyre në ligj.

“Viktimat e dhunës seksuale të luftës njihen kudo si viktima të luftës dhe mospërfshirja e tyre në këtë kategori është e padrejtë për mua, isha e befasuar”, thotë për “Zërin” Iulia Stoian, regjisore e filmit “Honey on Wounds”.

Pas kësaj, ajo ka marrë rrugën për në Prishtinë ku ka filluar të hulumtojë rreth çështjes, siç ka nisur të takojë njerëz nga organizata joqeveritare që punojnë për viktimat e luftës. Stoian thotë se ka lexuar librin e Elizabeth Gowing për të mësuar më shumë për bletarinë në Kosovë, e kjo i kishte ndihmuar që të fokusohej në një vend të vetëm, në Gjakovë.

Bletaria është punë me të cilën merreshin dhe shumë gra që qenë viktima të dhunës në luftë, në këtë program i përfshiu “Medica Kosova” në Gjakovë.

“Ato kishin filluar me këtë projekt pikërisht kur unë isha këtu, kam pasur afatin përfundimtar për këtë film, kështu që kam vendosur të qëndroj me to, sepse kjo më dukej gjëja më e drejtë për të bërë”, ka treguar Iulia Stoian.

Ajo shprehet se nuk ka pasur kohë për të bërë film shumë të ndërlikuar, por që çdo gjë në film është përmbledhur në mënyrë të bukur.

“Nuk kam pasur në dispozicion një vit për të eksploruar çdo gjë. Më duhej të organizoja çdo gjë shpejtë dhe mirë, kështu që unë u ndala në Gjakovë, te kjo OJQ”, ka thënë ajo, për të shtuar se gratë që janë personazhe të filmit të saj kanë qenë të shkëlqyera. Duke përfshitë edhe hulumtimin që ka bërë rreth temës së filmit të saj, ajo ka qëndruar rreth dy muaj në Kosovë.

“Nuk isha duke kërkuar për rrëfimet apo detajet e pakëndshme, ose diçka të tillë. Kam kaluar pothuajse një muaj me këto gra, u bëmë të afërta dhe ky ishte një proces gradual”, tregon Stoian për përvojën e saj me gratë.

Ajo thotë se gratë që qenë viktima të dhunës në luftën e Kosovës e bëjnë më të fortë.

“Ato të gjitha janë shembull dhe kjo është arsyeja pse unë e bëj këtë film, kjo është arsyeja pse unë e dua realizimin e filmit dhe shfaqjen e tij për njerëzit e tjerë. Ka gra në Angli dhe Rumani që e kanë parë filmin”, është shprehur Sroian, për të shtuar se gratë për të cilat flet filmi i saj janë shumë të forta dhe ka shumë gjëra për të mësuar prej tyre.

Stoian e cila ka punuar gazetare, tregon se në kohën kur e ushtronte këtë profesion, çdo gjë duhej ta bënte me nxitim dhe nuk kishte shumë kohë për të kaluar me personat që i intervistonte. Kjo më dukej frustruese dhe kisha nevojë për të shpenzuar më shumë kohë me ta, të dëgjojë më shumë tregimet e tyre, e kjo më bëri për të migruar drejt filmave dhe dokumentarëve”, ka thënë Iulia Stoian, duke treguar kështu për fillimet e saj i regjisore.

Ajo thotë se i pëlqen të realizojë filma dokumentarë, sepse aty mund të përdor vetëdijen e saj sociale, gjithashtu mund të përpiqet të jetë poetike ose të përdor metafora.

“Në thelb mendoj se magjia e gjithë kësaj qëndron në faktin kur flisni me personazhet tuaja dhe kur krijoni miqësi me personazhet tuaja”, shprehet regjisorja e “Mjaltë në plagë”. Stoian thotë se është e hapur ndaj tregimeve, dhe se është duke lexuar për Kosovën, ka biseduar me njerëz , ngase do që të kthehet përsëri në Kosovë.

“Ky vend është përplot me histori të mahnitshme dhe njerëz të mahnitshëm që duhet të hulumtohen” thotë Iulia për gazetën. Ndërkaq nga jeta në Kosovë dhe ushqimi këtu, asaj i pëlqejnë shumë ushqimet tradicionale, siç është flia më mjaltë, dhe po aq shumë i do specat me kajmak, që tashmë është mësuar t’i porositë në gjuhën shqipe.

Stoian thotë se ka shumë ide në kokën e saj, por në përgjithësi është kureshtare në lidhje me seksualitetin dhe fenë në Ballkan.

“Unë do të kthehem në Londër dhe do të përpunoj të gjitha informatat që kam marrë në Kosovë. Ndoshta do të pushoj për disa javë dhe pastaj do të mendoj se çfarë të bëj tutje. Tani për tani është mjaft herët”, ka treguar Stoian.

Ajo thotë se nëse ka tema tabu dhe në qoftë se ka njerëz të cilët kanë nevojë të ndajnë historitë e tyre, sipas saj, regjisorët e filmave duhet t’i dëgjojnë këto rrëfime dhe se është mirë për disa nga këto gra të flasin për përjetimet e tyre.

Energjia e artistëve, e të rinjve dhe e vendit në përgjithësi për Stoian është fantastike, sipas saj, janë shumë entuziastë për ndërtimin e gjërave.

“Kosova është një shtet i ri, kam ndjenjën se jeni duke punuar në diçka të re, jo me çdo kusht duke shikuar mbrapa në të kaluarën, por në mënyrë të qartë drejt të ardhmes dhe kjo më jep energji dhe frymëzim për të krijuar filma”, ka treguar Stoian.

Regjisorja ka qenë gazetare në Rumani, atje ka bërë dhe një dokumentar më të cilin është pranuar në Shkollën Kombëtare Angleze për Film dhe Televizion, shkollë kjo për profesionistë.

Për dy vite Master, ajo ka realizuar pesë filma, kurse filmi i fundit është “Honey on wounds” që është dhënë në kuadër të edicionit të 13-të të “DokuFest”.Iulia Stojann

Letërsia e Seksit të Dytë

0

Simone_de_Beauvoir_1Termi feminizëm duket sikur tremb pjesën tjetër që nuk i përket pionierëve dhe protofeministëve. Mbase kjo është arsyeja që janë më tepër autore gra të cilat krijojnë e lexojnë këtë zhanër. Por, e vërteta padyshim është se e gjithë literatura feministe iu drejtohet më shumë atyre që motivuan lindjen e saj, burrave!

Simone_de_Beauvoir_1Një terren shpëtimi për gratë, një fushë e lirë ku mund të eksplorohet gjithë potenciali i mbetur në hije, në një realitet mashkullor që është treguar dukshëm më bujar në hapësira veprimi me burrat. Letërsia femërore dhe feministe, ndryshojnë pak në emërtim, por u kalon përmes një hendek i madh në atë çfarë përcjellin dhe në ndikimin që kanë te brezat. E dyta ka revolucionarizuar me rrënjë qasjen e gruas në shoqëri sidomos që prej shekullit XIX e deri në ditët tona, në një kohë që vargjet e gruas “muzë” i shkojnë për shtat mbylljes së saj në “femëroren e përjetshme” që frymëzon poetët, piktorët e shkrimtarët.

“Jam e bukur o vdekatarë

Si një ëndërr e gurtë

Dhe gjinjtë e mi

Janë krijuar për të frymëzuar poetin.”

Janë disa nga vargjet e Charles Baudelaire, shkëputur prej poemës “Bukuria”.

Por, nëse do t’i referoheshim një gjykimi më filozofik, përtej asaj që “shohin” burrat dhe asaj çfarë duan gratë, atëherë duhet medoemos të hedhim një vështrim të kujdesshëm tek autorët feministë, ato dhe ata që kanë parë përtej femërsisë, për të nxjerrë në pah thelbin e gruas dhe të raportit të saj me burrin në shoqërinë njerëzore.

“Gjithçka që është shkruar nga burrat për gratë duhet të jetë e dyshimtë, sepse ata vetë vendosin dhe vetë vulosin”, thotë Poulin De La Barre. E nëse vetëm për një çast do mendonim të hidhnim poshtë gjithçka që është thënë e është shkruar nga burrat për gratë, atëherë do duhej të rishkruanim nga e para gjithçka. “We can do it!” thotë slogani i famshëm i feministeve, por a mundet me të vërtetë t’ia dalim Niçes kur edhe pse përtej së mirës dhe së keqes së tij, thotë me të madhe se: Femrat në raport me meshkujt, duhet pranuar se nuk do të kishin ndonjë shije aq të hollë për t’u stolisur, nëse do u mungonte instinkti për një rol të dorës së dytë. Apo Pitagorës së lashtësisë, sipas të cilit ka një parim të mirë që ka krijuar rregullin, dritën dhe burrin dhe një parim të keq që ka krijuar kaosin, errësirën dhe gruan. “What can we do?” (Ç’mund të bëhet?) Të çlirojmë burrin e brendshëm, apo të risjellim gruan aty ku i takon të jetë vërtet.

Termi feminizëm duket sikur tremb pjesën tjetër që nuk u përket pionierëve dhe protofeministëve. Mbase kjo është arsyeja që janë më tepër autore gra të cilat krijojnë e lexojnë këtë zhanër. Por, e vërteta padyshim është se e gjithë literatura feministe u drejtohet më shumë atyre që motivuan lindjen e saj, burrave!

Letërsia feministe epërsinë më të madhe e ka pasur tek ai që mund të quhet “feminizmi modern”, themeluese e së cilës është autorja Virginia Wolf, sidomos me manifestin e famshëm “A room of One’s Own” (1929), një nga autoret më influente ndoshta deri në daljen në skenë të Simone De Beauvoir. Në erën e Virginia Wolf, feminizmi kishte marrë hov, duke u kthyer në një lëvizje të vërtetë, jo vetëm me krijime letrare por edhe me revista e buletine që kontribuan në zhvillimin e debatit të madh mes gjinive. Ndër bashkëkohësit e Wolf spikasin edhe emra të tjerë autorësh si Ezra Pound, Gertrude Stein, May Sinclaire, Marianne Moore etj. Një ndër veçoritë e Wolf ishte ndërthurja e shkollave të ndryshme ndikuar prej autoresh femra por edhe meshkuj. Njëri prej tyre ishte antropologu Jane Harrison (1850- 1929), i cili më vonë u kthye në mentorin e saj, si edhe shkrimtarja feministe Ray Strachey (1887–1940).

Autorja dhe filozofja franceze, Simone De Beauvoir, shoqja e shkrimtarit të njohur Jean- Paul Sartre, ishte ajo që rikonceptoi edhe një herë letërsinë feministe duke u thelluar edhe më shumë në kërkimin e moralit të së vërtetës, që i shpall luftë të hapur konformizmit. Postulati i saj i famshëm “Femër nuk lind, por bëhesh” i mëshon qartë fatit të vulosur të gruas, që lind si e tillë dhe bëhet femër; një qenie e mangët dhe thelbësisht e ndryshme nga burri, pra as më pak e as më shumë së “një seks i dytë”, sekondar. Vepra e saj “Seksi i Dytë”, është kthyer gjithashtu në një manifest të vërtetë feminist që analizon në mënyrë kirurgjikale ‘gjendjen e gruas’ në kohë të ndryshme, përgjatë gjithë zhvillimeve historike.

Një muzë, një qenie e paracaktuar për të lënë pasardhës, një ‘bukuroshe e fjetur’, një “Ofeli” e dashuruar, e zhgënjyer nga Hamleti i saj?

Apo një grua, një njeri, që lind dhe jeton si e tillë.

“Fjala “dashuri” nuk ka të njëjtin kuptim si për njërin dhe për tjetrin seks, dhe ky është një nga burimet e keqkuptimeve që i ndan ato. Me të drejtë Bajroni ka thënë se dashuria në jetën e një burri është vetëm një marrje kohe, ndërsa për gruan, vetë jeta e saj”, thotë De Beauvoir në gjendjen që përshkruan “të dashuruarën”.

Në një kohë që “e dashuruara” bën gjithçka për të tërhequr në grackë të dashurin e zemrës, si një komplementar i domosdoshëm që i jep kuptim jetës së saj, “gruaja e pavarur” i jep vetes një status më të lartë për të njëjtin qëllim: të tërheqë të dashurin. Në të dyja rastet, sipas De Beauvoir gruaja kthehet me dashjen e saj në “dytësore”. A është pra për gratë problemi më jetik, dashuria dhe martesa?

Pas tri martesash të dështuara, Tracy McMillan, folëse motivuese në forumet e TED këndon: në fillim dashuria, pastaj fëmijët, pastaj ndarja, pastaj martesa tjetër…pastaj tjetër dhe dështimi përsëri. Një cikël pa fund dështimesh, që të çojnë në një përfundim të rëndësishëm: për sa kohë që gruaja nuk do të martohet me veten, ajo do vazhdojë të jetë “pronë” e jetës shpëtimtare që i vjen nga jashtë. Ndoshta feminizmi është shkëputje nga ky fatalitet…, ndoshta prandaj na duhet të lexojmë më shumë letërsi feministe./Silvi Bakiri/