17.1 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7492

Kriza nuk e rrezikon partneritetin me SHBA-të

0

Jahhaga-ObamaPartneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është duke u rrezikuar, përkundër krizës politike në vend.

Anulimi i vizitave të disa zyrtarëve të rëndësishëm të SHBA-ve në vend, si dhe shkurtimi i disa të tjerave pikërisht për shkak të vazhdimit të krizës politike, për zyrtar të PDK-së nuk paraqet shqetësim.

Në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova është duke rrezikuar të humbasë përkrahjen amerikane, duke thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

“Këto pretendime janë të pavenda”, ka thënë shkurt ai.

Ftesa e kohës për mendësi shqiptare

0

Prend Buzhala, shkrimtar(ÇASTE SHKRIMI IV, 15)
1.
Duke e parë ende të pazgjidhur çështjen tonë, atëherë vjen edhe ftesa e kohës sonë: për mendësi shqiptare e për mendimin shqip. E për ngritjen e kësaj mendësie, kjo ftesë porosit njohjen, vetënjohjen, që janë kusht i ndërtimit të identiteti individual, nacional e besimit të lirë.
Për deri sa koha jonë e ka materializuar Hyjin, e ka deformuar pamjen e tij, intelektuali shtrëngohet të mbajë qëndrim ca më të rreptë kritik; gjithnjë me brengën aq njerëzore; sa poshtë ka rënë njeriu në humnera të errëta të pasigurisë, ankthit e tmerrit, aty ku ndodhin luftërat, gjakderdhjet, dhuna, padrejtësitë e shkeljet e të drejtave të njeriut. Këtu shprehet edhe një brengë tjetër, siç është dëmi që sjell dyfytyrësia. Të mos tradhtohet njeriu, klith intelektuali, sepse “duke u kënaqur me pamjen e jashtme – me përmbushjen e formës – ligjit”; duke qenë formalistë, indiferentë, të zbrazët e të pamëshirshëm, ne do të na mungojë thellësa e zemrës; do të thoshim, se kështu e humbim esencën, ontos-in. Me aq vendosmëri kjo ftesë e kohës shprehet kundër dhunës dhe shkeljes.
2.
Intelektualët e mirëfilltë artikulojnë gjakimet e shqiptarëve, pa dallimet fetare, ideologjike a botëkuptimore, “se në këtë trung të përbashkët e kemi djepin e identitetit kombëtar, kulturor dhe civilizues.” Ata e duan shqiptarin sa më të përsosur; një qenie të lirë e jo të skllavëruar, të bashkuar e jo të ndarë në disa shtete apo të shkapërderdhur nëpër Perëndim a Lindje; që iu falet e iu përkulet vlerave shpirtërore, mbas atij gjenocidi, tmerri e holokausti e jo të jepet mbas adhurimit të vlerave të rrejshme… Ndryshe, populli ynë, posi Jeziu, e pësoi deri në fund vuajtjen më të lartë, ashtu edhe Triumfin, që e zhduki vërtet skandalin millosheviqian “të një Zoti tiran.” Ata dëshirojnë të mos e shohin konfrontimin aty ku të tjerët e kërkojnë me çdo kusht këtë: “Lindja dhe Perëndimi – dy shpirtra plotësues”, sepse gjendemi në pikën gjeostrategjike midis tyre. Së këndejmi ndodhi edhe ai shtresimi oriental: veçoritë e tij janë emocionaliteti, adhurimi i të kaluarës, me mitin e kultin e paprekshëm fetar a nacional. Te Perëndimi: racionalizmi, mendësi pa emocione, e pamëshirshme, që të kaluarën e sheh si Mësuese të Jetës, për ta krijuar të ardhmen, por e jeton të tashmen. Pragmatizmi lëshon lozën e tij të shfrenuar luksi, mobilet e kushtueshme, droga, erotika e sëmurë…), … por kjo ka edhe anën tjetër të medajles: të kënaqur me atë që kanë arritur. Në këtë konflikt mendësish, shpallet dhe ftesa për mendësi shqiptare, jo duke ndërruar fenë, kulturën a doket, por për ta shkarkuar atë baltën shekullore, paragjykimet, egoizmat, klanet, postet… Kurse gjithë ato që na ndodhën, le të jenë kalitje, kthjellim, vetëdijesim…./Prend BUZHALA/

Shkullaku: Ndërkombëtarët do ta propozojnë zgjidhjen

0

ArmandShkullaku-kolumnistAnalisti politik nga Tirana, Armand Shkullaku, ka thënë se partitë e bllokut duhet të heqin dorë nga barrikadimi karshi PDK-së së Hashim Thaçit në mënyrë që të formohen institucionet e reja.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Shkullaku ka thënë se partitë e bllokut duhet të heqin dorë ose nga pozita e kryeparlamentarit, ose të ulen me Thaçin për të diskutuar edhe për mundësinë e një qeverisje të përbashkët.

“Mendoj se ulja e bllokut me PDK-në, qoftë edhe pa pasur një projekt konkret, mund ta shtensiononte situatën dhe të shkohet drejt një zgjidhje”, është shprehur Shkullaku.
Sipas Shkullakut, blloku ka të drejtë të tentojë ta bëjë qeverinë pa PDK-në, por nuk ka të drejtë t’i përjashtojë 34 për qind të votueseve të cilët kanë votuar për këtë parti.

“Blloku ka të drejtë ta bëjë një qeveri pa PDK-në, por nuk ka të drejtë të jetë përjashtues në të gjitha pikat ndaj PDK-së. Në këtë rast, PDK-ja nuk është e Hashim Thaçit. PDK-ja është 34 për qind e qytetarëve të Kosovës, të cilët automatikisht ndjehen të përjashtuar nga logjika e bllokut”, ka deklaruar Shkullaku. Ai ka vlerësuar se faktori ndërkombëtar jopublikisht do ta thotë fjalën e vet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë. “Nuk kam asnjë dyshim se faktori ndërkombëtar do ta gjejë mënyrën që ta thotë fjalën e vet dhe do të propozojë zgjidhje e cila, në radhë të parë, do të jetë në të mirë të qytetarëve, pastaj do t’i kënaqin edhe ambiciet e politikanëve për poste dhe pushtet”, ka thënë Shkullaku .

Rama shkon, Jahjaga mendohet

0

Edi rama dhe atifete jahjagaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, javën tjetër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd, pavarësisht incidentit të fundit që ndodhi në kryeqytetin serb, ku tifozët vendës sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë më 1 nëntor në konferencën e organizuar në Beograd nga Grupi Evropian i Komisionit Trelateral.

Në prag të vizitës së liderëve shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës në Beograd, nuk i ka kontribuar aspak pozitivisht një deklaratë skandaloze e bërë të mërkurën nga presidenti serb, Tomislav Nikoliq, i cili ka thënë se Shqipërisë do t’i duhen dekada e ndoshta edhe shekuj për t’u bërë normal../zeri/

Lista unike mund ta përçaj Bllokun!

0

Blloku 50Partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, e që janë bërë bashkë pas zgjedhjeve, nuk do ta kenë të lehtë t’i hyjnë një procesi të parakohshëm zgjedhor me një listë të përbashkët.

Më të lehtë, pritet ta ketë Partia Demokratike të Kosovës, e cila tashmë ka deklaruar se në zgjedhje të reja do hynte në koalicion me AKR-në, PD-në dhe me minoritetet.

Por nëse Blloku hyn në zgjedhje bazuar në marrëveshjen e arritur për krijimin e institucioneve të reja, atëherë listës do t’i printe i nominuari i këtij Blloku për kryeministër, Ramush Haradinaj, i pasuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Lufta për vendin e tretë do të zhvillohej në mes të Fatmir Limajt dhe Vjosa Osmanit. Pjesë e dhjetëshes së parë pritet të jenë edhe Sabri Hamiti, Blerim Shala, Ismet Beqiri, Jakup Krasniqi, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti…/tribuna/

Jahjaga fillon takimet me liderët

0

isa mustafa  atifete jahjaga(E plotësuar) Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka filluar takimin me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ku do të diskutohet për tejkalimin e krizës politike.

Në takim po merr pjesë Vjosa Osmani. Ndërkohë, më vonë Jahjaga pritet të takohet me Ramush Haradinajn.

Ndryshe, Jahjaga dje është takuar me Hashim Thaçin, Fatmir Limajn dhe Albin Kurtin.

 

Jahjaga vazhdon edhe sot takimet me liderët politikë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar edhe sot se do të vazhdoj takimet me liderët partiak, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për të dal nga ngërçi politik.

Jahjaga sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Derisa dje ajo në takime të ndara priti kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilët bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar me ndërtimin e institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga dje theksoi se i gjithë procesi lehtësues i diskutimeve me liderët politikë po bëhet me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve dhe bazuar në gjithë kuadrin kushtetues të vendit. Ajo tha se do të vazhdojë që të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak dhe duke ndihmuar që të ndërtohen institucione të qëndrueshme të shtetit, që do të marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Ajo tha se në rolin e saj kushtetues të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve kërkon nga liderët e të gjitha partive politike parlamentare dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të gjejnë zgjidhje më shpejt për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, për të shmangur çdo mundësi të futjes së vendit qoftë në krizë më të thellë, qoftë në zgjedhje të parakohshme.

Por, takimet e Presidentes Jahjaga deri me tash nuk kanë dhënë rezultate. PDK në njërën anë dhe blloku VLAN në anën tjetër janë barrikada në qëndrimet e tyre sa i përket formimit të institucioneve. PDK vazhdon të thirret si partia e parë në zgjedhjet e 8 qershorit dhe në vendimin e Kushtetuese, ndërsa VLAN insiston se krijimi i institucioneve u takon atyre, ngase e kanë shumicën parlamentare.

Letër Presidentit serb Nikolic

0

Seremb_Gjergji 3Shkruan: Seremb Gjergji

I nderuar President,
Ndeshja futbollistike ndërmjet Serbisë-Shqipërisë, që në vete ka ngërthyer tetë (8) lojtar nga Kosova kam pritur që do të jetë një fillim i ri për të dyja kombet tona. Por edhe për vendet tona. Por një pritje e tillë, u kthye në zhgënjim.

Përderisa ju ndiqnit lojën nga afër; dhuna psikologjike ndaj ekipit shqiptar filloi nga momenti i antonimit të Himnit Shqiptarë. Rreth 32 mijë tifoz me britmat e tyre nuk lejuan asgjë të dëgjohej. Kjo vazhdoi deri në detyrimin e dhunshëm të largimit te të gjithë lojtarëve nga fusha e futbollit.
Po rendis faktet më relevante që shkaktuan të gjithë dhunën nga Tifozët, Policët dhe Sigurimi serb në Beograd.

1. Loja është ndalur pas thyerjes së barrikadës; futjen e tifozëve serb në fushë dhe mësymjen e tyre kundrejt lojtarëve Fisnik shqiptar.

2. Loja është ndërprerë për shkak të hudhjës së fishekzjarrëve në fushë nga tifozët serb.

3. Huligani Ivan Bogdanov, që as policia nuk guxon t’i thotë asgjë, kërcënon të gjithë ekipin shqiptare.

4. Thirrjet e mbi 30 mijë tifozëve “Vritni Shqiptarët dhe Digjni Shqiptarët” konsiderohet akt terrori, kërcenim për jetën e secilit lojtarë. Tmerr!

5. Në stadiumin e Partizanit nuk ka pas asnjë tifoz shqiptarë. Asnjë zotëri President!

6. Fotografitë dhe Videot, tregojnë dhunën e jashtëzakonshme dhe racizëm ndaj Kombit Shqiptar. Presidenti Clinton ka thënë: 1 foto – 1000 fjalë. Sa fjalë i ka një Video?

7. Flamujt shqiptar në muret e tribunave, ishin të vetmit që u hoqën dhe s’u panë më.

8. Të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në zonën VIP janë dhunuar moralisht, fyer dhe sulmuar.

9. I nderuar President, pyes; “Si e ka ditur Kryeministri Vucic që do të ketë fluturake nga ora 16:10-16:50 dhe ka raportuar për atë 6 herë”?

10. Fluturakja, nga jashtë stadiumi ka hyrë në fushë vetëm 2 minuta pasi që është ndaluar loja – jo më herët. Ku është siguria juaj kombëtare?

11. Futbollisti serb, me rregullat e UEFA deh FIFA nuk ka të drejt të largoi asgjë nga fusha, por ta ndjekë topin. Shtroj pyetjen, pse nuk i kapi fishekzjarrët?

President i nderuar; besoj se duhet ta njihni dhe pranon të drejtën e lojtarëve shqiptarë që ta mbrojnë jetën e tyre. Gjë që e bënë me Fisnikëri. Ata ishin të kërcënuar për jetë, edhe pse u munduan që gjatë 42 minutave lojë të jenë fer dhe të tregojnë cilësi të lartë të vlerave Perëndimore.
Për njerëzit e qytetëruar në Shqipëri, Kosovë apo Diasporë që po ndjeknin lojën pranë televizorit, pamjet ishin tmerruese që mediat serbe dhe ato botërore po transmetonin.

Pasi që e keni ndjekur nga afër lojën, a e keni vërejtur që gjatë largimit të futbollistëve shqiptar nga fusha e blertë, janë sulmuar edhe nga sigurimi i stadiumit, nga policia, por edhe nga të gjithë simpatizantët që i kishit lejuar aty pran. Mbi të gjitha, mjetet e forta dhe ato piroteknike binin si shi mbi kokat e tyre.

Turp për Serbinë. Turp, turp!

Zotëri Nikolic, sikur të ishit fëmija juaj në fushë, si do të ndiheshit? Sot, më shumë se kurrë, mendoj se ju duhet të jeni Samaritani që e ka ndihmuar Jezus Krishtin!

Seremb Gjergji
Kandidat i Pavarur për President të Kosovës

Priten aktakuza për terrorizëm

0

Arrestohet per terrorizemProkuroria Speciale e Kosovës shumë shpejt pritet të ngre aktakuzë ndaj disa të dyshuarve për përfshirje në veprat terroriste.

Aktakuza mund të ngritet ndaj 10 personave, të cilët janë arrestuar para grupit të madh prej 40 të dyshuarve për përfshije në vepra të ndryshme terroriste.

Në një intervistë për Tv Rrokum, ushtruesja e detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina, tha se kjo prokurori është në fazën e hapjes së hetime edhe ndaj 148 personave të tjerë për përfshirje në vepra terroriste.

Kryeprokurorja Morina tha se Prokuroria Speciale ka pasur prova të mjaftueshme edhe për fillimin e procedurave hetimore ndaj imamëve dhe hoxhallarëve, edhe për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Sipas saj, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi përveç që dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe shtytje për kryerjen e veprave terroriste, dyshohet edhe për pastrim të pareve , qarkullimi i të cilave është bërë përmes një organizate arabe.

Prokuroria Speciale, sipas Morinës, po heton edhe rastin e fundit, të 24 vjeçarit Arbnor Uksmajli, nga Nerodimja e Epërme e Ferizajt, i cili ditë ma parë u vra në luftën e Sirisë, përkrah grupit terrorist ISIS.

Kryeprokurorja nuk përjashton edhe nisjen e hetimeve ndaj hoxhës, i cili u akuzua nga baba i viktimës, se e ka shtyrë djalin e tij të shkojë në luftën e Sirisë.

Në këtë prokurori nga janari deri në shtator janë hetuar 109 raste me 468 persona për korrupsion.

Ndërsa me vendim për fillimin e hetimeve janë 31 raste, me 178 persona të dyshuar për vepra korruptive, ndërsa në fazën preliminare janë 32 raste me 118 persona.

Në mesin e personave që po hetohen për vepra korruptive, sipas Morinës, ka edhe zyrtarë të nivelit lokal dhe qendror, por nuk dha ndonjë emër.

Në këtë prokurori është edhe rasti i ish- zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ku është i përfshirë ish- sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie Pleurat Sejdiu.

Ndërkohë, në këtë prokurori po hetohen edhe 17 raste të krimeve të luftës. /TV Rrokum/

Agani: Mund të ketë pacientë që iu vunë stentat gabimisht

0

FeridAgani-pdMinistri në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani, nuk e mohon faktin se mund të ketë pacientë të cilëve u janë vënë stentat gabimisht, por prapë mbron marrëveshjet, duke thënë se u shpëtuan jetën 360 pacientëve.

Agani në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk po mund ta besojë gjuhën e mjekëve të përdorur në raport me pacientët.

Ndërsa ka thënë se po qe se dorëheqja e tij do të zgjidhte problemet në shëndetësi këtë gjë ai do ta bënte menjëherë.

VV mohon ta ketë fyer Enver Hasanin

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet Visar Ymerit, ka mohuar se ka fyer kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

“Kushdo që e lexon aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, këtë që krijoji këtë problem të krijimit të institucioneve, por edhe po që se merret me aktvendimet tjera të Gjykatës Kushtetuese, apo momentet kur kjo Gjykatë ka refuzuar që të marrë në trajtim një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me sovranitetin dhe funksionimin sovran të Republikës së Kosovës, mendoj që është shumë e qartë që vazhdimisht kjo Gjykatë Kushtetuese ka qenë pre e politikave ditore, në vend se të jetë në përputhje me frymën dhe germën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri, transmeton koha.net.

“Veçanërisht në mesin e tyre është Kryetari i kësaj Gjykate Kushtetuese, që e ka dëshmuar edhe publikisht që nuk ka pikë kredibiliteti që të jetë madje as si profesor e lëre më si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Të thuhet e vërteta për një person nuk është ofendim, por është vetëm konkretizim i të vërtetës”, ka thënë Ymeri.