Shkullaku: Ndërkombëtarët do ta propozojnë zgjidhjen

ArmandShkullaku-kolumnistAnalisti politik nga Tirana, Armand Shkullaku, ka thënë se partitë e bllokut duhet të heqin dorë nga barrikadimi karshi PDK-së së Hashim Thaçit në mënyrë që të formohen institucionet e reja.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Shkullaku ka thënë se partitë e bllokut duhet të heqin dorë ose nga pozita e kryeparlamentarit, ose të ulen me Thaçin për të diskutuar edhe për mundësinë e një qeverisje të përbashkët.

“Mendoj se ulja e bllokut me PDK-në, qoftë edhe pa pasur një projekt konkret, mund ta shtensiononte situatën dhe të shkohet drejt një zgjidhje”, është shprehur Shkullaku.
Sipas Shkullakut, blloku ka të drejtë të tentojë ta bëjë qeverinë pa PDK-në, por nuk ka të drejtë t’i përjashtojë 34 për qind të votueseve të cilët kanë votuar për këtë parti.

“Blloku ka të drejtë ta bëjë një qeveri pa PDK-në, por nuk ka të drejtë të jetë përjashtues në të gjitha pikat ndaj PDK-së. Në këtë rast, PDK-ja nuk është e Hashim Thaçit. PDK-ja është 34 për qind e qytetarëve të Kosovës, të cilët automatikisht ndjehen të përjashtuar nga logjika e bllokut”, ka deklaruar Shkullaku. Ai ka vlerësuar se faktori ndërkombëtar jopublikisht do ta thotë fjalën e vet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë. “Nuk kam asnjë dyshim se faktori ndërkombëtar do ta gjejë mënyrën që ta thotë fjalën e vet dhe do të propozojë zgjidhje e cila, në radhë të parë, do të jetë në të mirë të qytetarëve, pastaj do t’i kënaqin edhe ambiciet e politikanëve për poste dhe pushtet”, ka thënë Shkullaku .

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit