16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7516

Një muaj paraburgim për Rexhepajn, Domgjonin dhe Nushin

0

Gjykata themelore ne prizrenNazif Rexhepajt, Albert Domgjonit nga Suhareka dhe Lorent Nushit nga Gjakova, iu është caktohet paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prizren. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarja dhe shitjes së së paautorizuar të supstancës narkotike.

“Nazif Rexhepaj , Albert Domgjoni, Lorent Nushi do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 25.10.2014 në ora 14:10, dhe do të zgjasë deri me datën 25.11.2014”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së narkotikut, me ç’rast gjatë bastisjes së kafeterisë së pandehurit L.V, tek e njëjta janë gjetur narkotik të llojit heroinë në sasi prej 14.14 gramë. si dhe mjete për përpunimin e narkotikut të cilat nga ana e njësisë për trafikim me narkotik në Prizren janë konfiskuar”./PrizrenPress.com/

Presidentja kërkon nga liderët zgjidhje, e jo zgjedhje

0

Jahjaga14-21Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga po kërkon nga liderët zgjidhje dhe jo zgjedhje, por nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të dalë nga kriza.

“Kemi hyrë në një periudhë të rëndë për vendin dhe posaçërisht në një krizë të thellë institucionale, kur po lëkundet qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës dhe po rrezikohet edhe mirëqenia e qytetarëve të vendit, që kërkon angazhim të plotë të secilit prej liderëve të partive politike parlamentare që përmes bashkëpunimit dhe mirëbesimit të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate të pamundshme. Presidentja Jahjaga po kërkon nga liderët zgjidhje dhe jo zgjedhje, por nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të dalë nga kjo krizë e thelluar”, ka deklaruar për RTK-në, Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Jahjaga.

AGK dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Hasimja

0

AGPK-logo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sulmet ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimaj dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesit.

“AGK me shqetësim ka marr lajmin për therjen me thikë të gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimaj, derisa ishte duke kryer punën në vendin e tij të punës”, thuhet në kumtesën e AGK-së.

“AGK është njoftuar se gjendja e gazetarit, Milot Hasimja pavarësisht lëndimeve është jashtë rrezikut për jetë dhe se aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare”.

“Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese e të pa tolerueshme dhe AGK e cilëson këtë si kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë”. /PrizrenPress.com/

Ramë Vataj nisi detyrën si rektor i Universitetit të Prizrenit

0

RameVataj-UPZProf. Dr. Ramë Vataj, sot ka pranuar zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, nga ana e u. d. të rektorit të gjertanishëm, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini.

Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, rektori Vataj falënderoi të gjitha menaxhmentet e gjertanishme për punën e bërë në të mirë të Universitetit dhe u zotua që do të punojë me të gjitha kapacitetet e tij për ta zhvilluar këtë Universitet.

“Unë besoj dhe angazhohem me të gjitha kapacitetet e mia njerëzore, akademike e intelektuale dhe i vë në dispozicion të gjithë punëtorëve të Universitetit, kolegëve, stafit akademik dhe asistentëve që të realizojmë qëllimin për një Universitet të zhvilluar në çdo aspekt që do të krenohemi të gjithë”, u shpreh ai, duke shtuar se një respekt të veçanet do të kenë studentët që janë pjesë e Universitetit të Prizrenit.

“Nuk do të kursehemi që puna akademike e shkencore e Universitetit të Prizrenit të avancohet. Unë zotohen se bashkë me stafin që do ta kem, do të jemi në shërbim të gjithëve dhe do ta kemi parim të respektojmë ligjin dhe statutin dhe rregulloret që kanë të bëjnë me arsimin e lartë dhe do të punojmë ndershmërisht dhe paanshmërish në të mirën e të gjithëve”, është zotuar rektori Vataj.

U. D. i gjertanishëm i rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, tha se rektori i ri ka një përvojë pedagogjike mjaftë të gjatë dhe shprehu besimin e tij që Rektori Vataj bashkë me menaxhmentin e ri dhe të gjithë punëtorët do ta qojnë përpara Universitetin.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryesuesi i Këshilli Drejtues të UPZ—së, Avdulla Aliu, zv.kryesuesi Bekim Gashi dhe zyrtarë të tjerë të Universitetit.

“Së bashku të gjithë duke e dhënë kontributin ky Universiteti do të shkojë përpara dhe për këtë nuk dyshoj. Reaktorit të ri i dëshiroj shëndet dhe sukses në punën e mëtutjeshme”, u shpreh Shemsidini.

Ndërkaq, edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Prof. Dr. Avdullah Aliu, e uroi rektorin e ri për marrjen e detyrës duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë.

”Urojmë për një ardhmëri të mirë të këtij Universiteti”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së./PrizrenPress.com/

Ambasadorja Jacobson: Lëni dallimet, formojeni Qeverinë

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, ka porositur liderët e partive politike që të angazhohen për t’i dhënë fund bllokadës politike disamuajshe dhe t’i formojnë institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Duke folur në ceremoninë e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila mbahet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, ambasadorja Jacobson tha se shtetit të Kosovës i duhen ligje të miratuara por, siç tha ajo, nuk ka Kuvend për ta bërë këtë.

“Lëni dallimet mënjanë dhe krijoni qeverinë dhe Kuvendin”, porositi ambasadorja e ShBA-ve.

Ambasada amerikane ka ndihmuar Kosovën në projektet për mbrojtjen e viktimave si krijimi i strehimoreve për viktimat e dhunës familjare.

Ceremonia e sotme filloi me një minutë heshtje për të gjitha viktimat e krimit në Kosovë. /kallxo.com/

Gazetari Milot Hasimja është therur pas qafe, sulmuesi është arrestuar

0

Milot Hasimja ne spital(E plotësuar) Redaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla ka thënë para medieve që ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 ku një person ka kërkuar të takohet me Milotin. Ai është lejuar të hyjë brenda, pa e ditur ne qëllimin e tij të keq, dhe e ka therur pas qafës. Gjendja e të lënduarit është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.

Express ka folur edhe me Milotin, por i njëjti nuk ka pranuar ti bëhen fotografi dhe as nuk ka dashur të prononcohet, mirëpo AI është në vetëdije dhe i kujtohet shumë mirë ngjarja.

Ndërkohë, punëtorët e tjerë të televizionit i kishin larguar armën sulmuesit dhe kanë arritur ta mbyllin në njërin nga lokalet e televizionit. Sulmuesi është mbajtur aty derisa kanë ardhur njësitet e policisë, të cilët arrestuan sulmuesin dhe e dërguan në mbajtje, raporton Express.

 

Sulmohet me thikë në kokë gazetari Milot Hasimja

Milot Hasimja, gazetar i Klan Kosovës, është sulmuar me thikë nga disa persona të panjohur te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit.

Burimet e portalit Koha.net, kanë bërë të ditur se gazetari është sulmuar në kokë dhe në qafë pasi është sulmuar brenda lokaleve të televizionit ku punon.

Ai është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kërkesa për mbrojtjen e Kino Lumbardhit i dorëzohet MKRS-së

0

Kino Lumbardhi(E plotësuar) Iniciativa për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit sot ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Kulturës për shpalljen e Kino Lumbardhit në Prizren, pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore. Në kërkesën e nënshkruar nga Eroll Bilibani (drejtor i Dokufest) në emër të 58 organizatave të Iniciativës, janë ofruar argumentet për përfshirjen e Kino Lumbardhit në Listën e Trashëgimisë Kulturore.

“Ligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Rregullorja për shpalljen në mbrojtje ligjore, parashohin kriteret (vlerat) për përfshirjen e një prone në Listën e Trashëgimisë Kulturore. Kinemaja Lumbardhi plotëson së paku katër nga këto kritere: historike, shoqërore, teknologjike dhe rariteti. Kinoja është njëra ndër objektet më të vjetra publike që ka mbijetuar në Prizren (historike). Ajo është dëshmi e traditës filmike të qytetit dhe ka ndikuar në formësimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të komunitetit (shoqërore). Kinoja ka sjellë në Prizren teknikën e avansuar të asaj kohe të projektimit përmes shiritit filmik 35 milimetërsh në ekranin e madh (teknologjike). Stili i ndërtesës (përmasat dhe posedimi i pjesës së hapur krahas asaj të mbyllur) paraqet një ekzemplar të rrallë në Kosovë dhe rajon, jo vetëm në kohën e ndërtimit, po edhe sot (rariteti)”, thuhet në kumtesën e 58 organizatave të shoqërisë civile, pjesë e Iniciativës për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit.

Në kërkesën e Iniciativës elaborohet edhe baza ligjore, e cila aktualisht i jep mbrojtje Kino Lumbardhit. Kjo bazë ligjore rrjedh nga Ligji për Trashëgiminë Kulturore, Plani i Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, Strategjia Orientuese për Zhvillimin Kulturor të Prizrenit dhe Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit. Duke u thirrur në bazën ligjore dhe vlerat e Kino Lumbardhit, Iniciativa ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore që të shqyrtojnë kërkesën për shpalljen e Kino Lumbardhit pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore. Pjesë e kërkesës janë edhe dokumentacioni plotësues në mbështetje të argumenteve për dhënien e kërij statusi.

“Shpallja e Kino Lumbardhit pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore do të shpëtonte atë nga degradimi i mëtejmë dhe në të njëjtën kohë do të rifunksionalizonte atë si hapësirë kulturore multifunksionale. Për më tepër, ky veprim do të ndalonte edhe privatizimin e Kinos, proces i nisur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në raport me këtë proces, edhe Kuvendi i Komunës së Prizrenit, më 18 shtator 2014 ka marrë vendim për shpalljen e Kino Lumbardhit si zonë e interesit të përgjithshëm publik, për të ndaluar privatizimin dhe rifunksionalizuar atë si hapësirë kulturore”.

“Për më tepër, komuniteti kulturor i Prizrenit dhe i Kosovës ka vullnet dhe gatishmëri për të qenë pjesë e procesit të menaxhimit të Kino Lumbardhit. Shpallja e Kinos pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore dhe eventualisht ndalja e procesit të privatizimit, do të hapnin rrugë për bartjen e pronësisë tek Komuna e Prizrenit. Nëse komuna e Prizrenit ka gatishmëri për funksionalizim dhe e bart menaxhimin e Kinos tek Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, ky Rrjet tashë ka edhe Plan konkret për: Hartimin dhe zbatimin e Planit të Menaxhimit dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të Kino Lumbardhit”.

“Kino Lumbardhi në Prizren është njëra ndër dëshmitë dhe vlerat më të rëndësishme të identitetit kulturor të shoqërisë kosovare. Ruajtja e kësaj vlere është obligim i gjeneratave aktuale të shoqërisë. Për këtë arsye, ne, organizatat e shoqërisë civile nga e gjithë Kosova, jemi bashkuar rreth Iniciativës për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit. Përmes këtij veprimi të përbashkët, kemi dëshirë të qartësojmë qëndrimin tonë të vendosur si dhe gatishmërinë tonë për t’i përdorur të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar rrënimin e ndërtesës apo tjetërsimin e funksionit primar të Kino Lumbardhit. Bazuar në argumentet tona, ne kërkojmë ndaljen e procesit të privatizimit dhe shprehim mospajtimin tonë me përpjekjet për të rrënuar pjesë të caktuara të Kino Lumbardhit”. /PrizrenPress.com/

Kërkohet mbrojtja e Kino Lumbardhit

Organizata të ndryshme do të dorëzojnë sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dokumentacionin për shpalljen e Kino Lumbardhit si pronë të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të ligjit.

E gjithashtu edhe zhvillimet e reja për mbrojtjen dhe funksionalizimin e këtij objekti.

Veprimet për mbrojtjen e Kino Lumbardhit, janë përkrahur nga dhjetëra organizata vendore e ndërkombëtare, ndërkohë pas dorëzimit të dokumentacionit do të ketë edhe një deklaratë për media nga organizatorët.

Edhe një takim i VLAN-it

0

blloku opozitarVLAN do të takohet sot për të diskutuar rreth hapave të mëtutjeshme pas refuzimit që iu është bërë ditë më parë nga presidentja e vendit, Atifete Jahajga, lidhur me pikën 127.

Takimi do të zhvillohet në zyrat e LDK-së.

Rrihen tre persona në Malishevë

0

rrahje  rrahjeeeeTre persona janë përfshirë në një rrahje fizike në Malishevë. Policia Kosovës njofton se nga goditjet e shufrës së hekurit, njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Pas një zënke janë përleshur fizikisht në mes veti tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga goditjet me mjete të forta”, njofton Policia e Kosovës.

“I lënduari pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”.

“Dy të dyshuarit tjerë pas intervistës në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Nexhmi Krasniqi: I suspendova policët, sepse u fshehën nëpër zyre

0

Nexhmi Krasniqi PKSh. Hallaqi vazhdon të qëndrojë prapa grilave, për shkak të të shtënave me armë në brendësi të Stacionit Policor të Prizrenit të premten në mëngjes.

Ndryshe nga Hallaqi që vazhdon të jetë në paraburgim, gjashtë policë të Stacionit Policor të Prizrenit vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ata dyshohen për neglizhencë, ngase nuk i kanë ndërmarrë masat e sigurisë kur Sh. Hallaqi me kallashnikov në dorë kishte hyrë në brendësi të Stacionit Policor të Prizrenit.

“Ata vetëm i kanë thanë leje leje armën dhe janë fshehur nëpër zyre”, tregon në një bisedë për “Zëri” drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.