38.7 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7521

Përkujtohet ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyçi

0

Uke BytyqiËshtë përkujtuar dymbëdhjetëvjetori i vrasjes së ish kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçi.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri tha se shumë veprimtar të LDK-së u vranë për të dëmtuar Kosovën.

“Edhe pas shumë vitesh shumë veprimtarë të LDK-së, udhëheqës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit Rugova, që u vranë e nuk dihen vrasësit”, tha Beqiri.

“Ukë Bytyçi dhe të tjerët që e dhanë jetën për liri nuk janë angazhuar për një Kosovë çfarë e kemi tani aktualisht. Kosovë që udhëheqësi lidership e ngulfat lirinë, dëshirën tone për të punuar për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Nderkaq, kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ka fol për jetën dhe veprën e Ukës, gjatë luftës dhe pas saj.
“ Uka në vend të urrejtjes, ofronte bashkëpunim, në vend të konfliktit ofronte dashuri, në vend të përçarjes ai ofronte bashkëpunim dhe unitet”, tha Asllanaj. /PrizrenPress/

Audio incizim: Momenti kur Miloti po goditej më thikë

0

Thika qe goditi MilotinKlan Kosova, televizioni ku punon Miliot Hasimja, ka publikuar një audio-incizim të momentit kur gazetari po sulmohej me thikë nga Sovran Syla.

Dëgjojeni kronikën e Klanit nga momenti i tmerrshëm i goditjes së gazetarit.

Restelica përballet me krizë identiteti arsimor

0

nxenesit ne restelicNë fshatin e Restelicës, vendbanim i një komunitet minoritar gjuhësor, prindërit duhet të vendosin nëse të ardhmes së fëmijëve të tyre i shërben më mirë arsimi i Kosovës apo ai i Serbisë.

Ndërtesa në fshatin malor të Restelicës ngjan si shumë shkolla të tjera fillore nëpër Kosovë, vjetërsia e të cilës duket nga fasada e zverdhur dhe e plasaritur. Jashtë, fëmijët faqekuq bisedojnë mes tyre.

Por kur fillon mësimi, ata shpërndahen në shkolla të ndryshme brenda së njëjtës ndërtesë. Njëra quhet Restelica dhe është pjesë e sistemit arsimor të Republikës së Kosovës, ndërsa tjetra quhet 22 Dhjetori dhe është pjesë e sistemit të Serbisë.

Në klasa, fëmijët që jetojnë në të njëjtin vend studiojnë në gjuhë të ndryshme dhe mësojnë histori shumë të ndryshme.

Funksionime të ngjashme ekzistojnë edhe në qytete të tjera të Kosovës që kanë një përzierje shqiptarësh dhe serbësh. Por për çudi, në Restelicë, të 537 nxënësit kanë të njëjtën gjuhë amtare, atë Nasinski, – një gjuhë Sllave Jugore e lidhur me maqedonasit – dhe janë të padallueshëm nga ana kulturore. Megjithatë nëse i pyet, ata thonë se janë shumë të ndryshëm.

“Ata që shkojnë në shkollën e sistemit serb identifikohen si Gorani. Ata që shkojnë në sistemin arsimor të Kosovës identifikohen si Boshnjakë,” shpjegoi Jusuf Hodza, drejtori i shkollës fillore Restelica.

Zgjedhja për të shkuar në sistemin e Kosovës apo të Serbisë ka ndikim më të gjerë se mësimi. Ajo ndikon në opinionet e nxënësve për universitetet dhe punësimin, meqë Kosova nuk i njeh diplomat nga sistemi serb që operon brenda kufirit të vet, ashtu siç nuk i njeh as Serbia diplomat e Kosovës.

Si Kosova dhe Serbia kanë ndërmarrë hapa për të normalizuar marrëdhëniet, përfshirë lëshimet ndaj institucioneve paralele qeveritare të Beogradit që kanë ekzistuar në vend që në fund të luftës në vitin 1999, por arsimi mbetet një çështje madhore e pazgjidhur.

Ministria e Arsimit e Kosovës përllogarit se 17,000 studentë frekuentojnë shkolla të drejtuara dhe themeluara nga Serbia brenda kufijve të Kosovës.

Kjo ka krijuar dilema për Goranët dhe Boshnjakët në Restelicë, po ashtu edhe për minoritetet e tjera në Kosovë, si kroatët, malazezët dhe romët, të cilët nuk kanë shkollat e tyre dhe përballen me zgjedhjet jo ideale mes dy sistemeve.

Në Restelicë, dallimi mes Goranëve dhe Boshnjakëve është relativisht i ri. Por me shpërbërjen e Jugosllavisë, themelimin e Bosnje-Hercegovinës dhe ngritjen e një identiteti kombëtar boshnjak si një grup Mysliman Sllav brenda dhe jashtë kufijve të saj, disa Goranë e gjejnë veten më rehat brenda një strehe të re.

“Me shpalljen e shtetit boshnjak, njerëzit që nuk kishin ndonjë interes tjetër e quajtën veten boshnjakë,” tha Hodza, i cili ka një foto të Alija Izetbegovic, liderit të kohës së luftës që u bë presidenti i parë i Bosnjës, në zyrën e tij.

Sipas Hodzës, identifikimi si boshnjak ka shumë nënkuptim praktik gjithashtu.

“Unë mbikëqyr fëmijët që vendosin të shkojnë në sistemin e Kosovës. Prindërit e tyre mund të zgjedhin t’i çojnë fëmijët në shkollë në gjuhën boshnjake ose shqiptare. Pavarësisht se kjo e fundit nuk flitet shumë këtu, prindërit veprojnë kështu sepse duan që fëmijët e tyre të jenë në gjendje të punojnë, le të themi në Prishtinë,” tha ai.

I pyetur rreth fëmijëve që shkojnë në shkollën e gjuhës serbe, ai u përgjigj: “Pyet drejtorin tjetër”.

Në fundin tjetër të korridorit, Misin Hodza ishte ulur në fund të një tavoline të gjatë në një dhomë të mbushur me tym, ku shkon stafi i tij i mësuesve gjatë pushimit të orëve. “Unë jam drejtori tjetër,” tha ai duke buzëqeshur.

Dy drejtorët, që nuk janë të lidhur mes tyre, ndajnë një mbiemër shumë të përhapur, që pasqyron dallimin e vogël mes boshnjakëve dhe goranëve në Restelicë.

Mbrapa tij, disa kabinete janë të mbushura me tekste shkollore serbe, – materiale mësimore ilegale, sipas qeverisë së Kosovës. Misin Hodza, një Gorani, argumentoi se ata që identifikohen si boshnjakë janë të hutuar. “Pas luftës, çdokush filloi të identifikohej si boshnjak. Ne kemi një identitet të ndarë dhe nuk duhet të grupohemi me boshnjakët në pjesët e tjera të Ballkanit,” tha ai.

Kur shkolla organizon ndeshje futbolli, gjysma e saj luani për skuadrën e Kosovës dhe gjysma tjetër për skuadrën e Serbisë ose atë Gorani. Edhe pushimet e tyre të shkollës janë të ndryshme, disa ndjekin ditët e pushimit në Kosovë dhe të tjerët festojnë ato të Serbisë.

“Më 6 maj, ne festuam Ditën Kombëtare të Goranëve, e njohur gjithashtu si festa ortodokse e Djurdjevanit. Fëmijët boshnjakë festuan Ditën e Boshnjakëve, më 27 shtator,” tha Hodza.

Sidoqoftë, dallimet nuk duket se po shkaktojnë tensionin. Ato janë të padukshme në korridore, teksa nxënësit flasin me njëri-tjetrin në Nasinski (“Gjuhën Tonë”) gjatë ditës. Por gradualisht nxënësit shkojnë në ndërtesa të ndara në klasën e tetë apo nëntë, ku ata Gorani shkojnë në një shkollë në Mlike, ndërsa boshnjakët në Krusevo ose Dragash.

Almin Hodza, një nxënës boshnjak i klasës së shtatë, tha se ai e kupton përse prindërit do të zgjedhin të qëndrojnë në sistemin serb. “Qeveria e Kosovës nuk ofroi asgjë për njerëzit që jetojnë këtu, ndërsa qeveria Serbe po,” thotë ai.

Dusan Maksimovic, një këshilltar në Ministrinë Arsimore Serbe që shërben si urë lidhëse mes shkollave serbe në Kosovë, është krenar që shkolla të tilla vazhdojnë t’i shërbejnë joserbëve.

“Ndryshe nga sistemi i Kosovës, ai serb është shumë më gjithëpërfshirës. Ne përfaqësojmë një sistemi të vërtetë multi-etnik, me përfshirjen e komuniteteve sllave në Kosovë dhe Metohijë,” tha ai, duke përdorur emrin zyrtar të Serbisë për Kosovën, që ende e konsideron atë ligjërisht provincë të saj.

Ndërsa sistemi arsimor serb në Kosovë nuk po përpiqet shumë për t’i shërbyer joserbëve, është e qartë se shumë grupeve thjesht nuk i jepet shërbim nga sistemi arsimor i Kosovës. Për ironi, në Janjevo, 75 nxënës kroatë frekuentojnë një shkollë serbe dhe përdorin libra në cirilik, në një kohë kur prania e shenjave cirilike serbe në ndërtesat zyrtare ka nxitur protesta në Kroacinë lindore.

Sipas Planit Ahtisaari , që ka shërbyer si një kopje për politikëbërjen në Kosovën e pavarur – veçanërisht në lidhje me popullatën joshqiptare – njerëzit kanë të drejtën të arsimohen në gjuhën që zgjedhin dhe të përdorin planin mësimor të Republikës së Serbisë.

Megjithatë, librat duhet të kalojnë përmes një komisioni të ngritur nga Ministria e Arsimit të Kosovës, më përfaqësues të çdo komuniteti. Komisioni duhet të analizojë librat për të ashtuquajturën “grup të lëndëve kombëtare” që përfshin gjuhën e tyre kombëtare, historinë, muzikën dhe artin.

Fillimisht, Ministria e Arsimit nuk kishte ndonjë tekst shkollor në gjuhë joshqiptare. Nxënësit mësoheshin se Bosnja ishte atdheu i tyre, ashtu si shumë prej fëmijëve në sistemin serb mësohen se Serbia është sistemi i tyre arsimor respektiv.

Ministria e Arsimit u përpoq të mënjanojë hendekun, pa sukses, pesë vite më parë. Një komision u formua për të inspektuar librat shkollorë në gjuhën serbe dhe ofroi ndryshime në sistem.

“Një komision, me tre përfaqësues serbë dhe tre shqiptarë dhe Zyra Civile Ndërkombëtare u krijua për të inspektuar librat shkollorë. Ne i ofruam atyre sugjerime, sesi tekstet mund të ndryshoheshin. Këshillat nuk u pranuan kurrë,” thotë Enesa Kadic, kryetare e sektorit për arsimin e pakicave në Ministrinë e Arsimit.

Zgjedhja e cilitdo sistemi sjell pasiguri. Kosova dhe Serbia kanë ende për të trajtuar njohjen reciproke të diplomave në dialogun e tyre të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe nuk është e qartë se kur mund të ndodhë kjo. Studentët që frekuentojnë Universitetin e Zhvendosur të Prishtinës, të themeluar në vitin 1999 në Mitrovicën Veriore nga fakulteti serb i Universitetit të Prishtinës, përballen me telashet e njohjes apo jo të diplomës për shkak të një mosmarrëveshje për vulën shtetërore që shfaqet në diplomë. Aktualisht është ajo e Serbisë, dhe Ministria e Arsimit të Kosovës thotë se duhet të jetë vula e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, të diplomuarit e universiteteve të certifikuara nga Ministria e Arsimit të Kosovës përballen me problemet e njohjes së diplomës nga Serbia dhe shtetet e tjera.

Por për Jusuf Hodza, drejtor i shkollës fillore të Restelicës, një e ardhme më e mirë premtohet në përqafimin e sistemit arsimor të Kosovës.

“Njerëzit që e kuptojnë se ky është një shtet i pavarur, ju pëlqen ose jo, janë regjistruar si boshnjakë. Ata duhet të mendojnë se ku do t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në të ardhmen,” tha Hodza./Gazeta jeta ne Kosove/

Një muaj paraburgim të dyshuarit për mashtrim

0

Gjykata-qekiqiNë Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që ndaj të pandehurit M. S. shtetas i Republikës së Turqisë të caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

‘’Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të M. Sezgin’’, njoftoi Afërdita Kicaj nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

I pandehuri dyshohet se prej datës 5 maj deri më 24 tetor 2014, në orë të pavërtetuar në Prizren, në rrugën ‘’Suzi Qelebi’’ e mashtroi apo vazhdoi lajthimin e personit tjetër.

Ai sipas prokurorisë dyshohet se mashtrimin e ka bërë me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ose duke fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm personit tjetër.

Prokuroria dyshon se i pandehuri e merr nga i dëmtuari Y.Q, automjetin e markës “BMW 560” me targa 04-863-EB, në vlerë prej 12 mijë eurosh, të cilin në bazë të autorizimit të datës 05 maj 2014, ka pasur të drejtë vetëm ta përdorë, mirëpo i njëjti e tjetërson duke ia shitur një personit nga Prishtina.

M. S. do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji që do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24 tetor 2014 në orën 16:30, dhe do të zgjasë deri me datën 24 nëntor 2014.

Haradinaj i zhgënjyer nga refuzimi i Presidentes

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sot se Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nuk po tregon vullnet për ta luajtur rolin e saj në zhbllokimin e situatës politike.

Komentet e haradinajt, i nominuar për postin e kryeministrit nga blloku paszgjedhor LDK- AAK- NISMA, erdhën tri ditë pasi Presidentja refuzoi kërkesën e këtij blloku që ta referojë në Gjykatën Kushtetuese pikën 127 të aktgjykimit të kësaj gjykate që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit.

“Përveç Hashim Thaçit dhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Presidentja po shihet se nuk ka vullnet ta luajë rolin e saj si arbitër për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Haradinaj pas takimit të sotëm të liderëve të bllokut.

Ai tha se tani tri partitë që e përbëjnë këtë koalicion, do t’i drejtohen sërish kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, që ta thërrasë vazhdimin e kësaj seance, të ndërprerë tri herë deri më tani.

“Hashim Thaçi dhe Flora Brovina përveç se po e mbajnë peng shtetin, po e mbajnë peng edhe krijimin e institucioneve, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se nesër, partnerët e koalicionit do ta mbajnë prapë një takim për të parë nëse do t’i drejtohen Kushtetueses për të kërkuar sqarim në pikën kontestuese.

Haradinaj la të kuptohet se ndërkombëtarët nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë.

“Para shpalljes së pavarësisë, zakonisht kanë ndërhyrë ndërkombëtarët, ose ndonjë nga ambasadat mike të Kosovës, por pas shpalljes së pavarësisë ata nuk po ndërhyjnë dhe do të duhej që Gjykata Kushtetuese ta zgjidhë këtë problem”, u shpreh ai.

I pyetur se do t’i përgjigjet ftesës për një takim të përbashkët me liderët e partive politike, siç e ka paralajmëruar Presidentja Jahjaga të premten, Haradinaj tha se “deri më tani janë mbajtur disa takime me Presidenten, por ato nuk kanë treguar sukses” në tejkalimin e bllokadës.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e sulmit në Stacionin e Policisë në Prizren

0

Policia e KosovesGjykata Themelore e Prizrenit, i ka caktuar një muaj paraburgim Shefqet Hallaqit, të dyshuarit për sulmin e së premtes në Stacionin Policor “Alfa” të Prizrenit. Ai dyshohet për katër vepra penale.

’’Gjyqtarja e procedurës paraprake-Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që të pandehurit Shefqet Hallaqi nga Prizreni, t’i caktohet paraburgimi prej një muaji”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Afërdita Kicaj.

Sipas Kicajt, Hallaqi dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

I dyshuari do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 25 tetor 2014 në orën 11:20 dhe do të zgjasë deri me datën 26 nëntor 2014.

Kërkesën për paraburgim e dërgoi në gjykatë prokurori i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Gjykata njoftoi edhe në çfarë e bazoi pranimin e kërkesës së prokurorisë.

“I pandehuri me dashje e vë në rrezik jetën e njerëzve, me pushkën automatike-kallashnikov hyn në portën e Stacionit Policor “Alfa në Prizren, të cilën armë ia drejton polices S.Gj. e cila ishte në kabinën e kujdestarisë dhe pastaj hyn brenda në Stacion Policor duke gjuajtur në mënyrë të pakontrolluar dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata vendimin për paraburgim e arsyeton me faktin se i dyshuari ka kryer edhe më parë vepra penale.

“Duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist, mund ta përsërisë veprën penale, apo edhe ta përfundojë veprën e mbetur në tentativë për të cilën është kanosur”, përfundon njoftimi i gjykatës.

Sabri Maxhuni restauron shtëpinë e At Gjergj Fishtës

0

shtepia e gjergj fishtes Sapo kalon qytetin e Lezhës dhe futesh në superstradën drejt qytetit të Shkodrës, në të djathtën e udhëtimit, një tabelë të orienton për te “Mrizi i Zanave”, një lokal që gjendet mbi fshatin Fishtë të Lezhës.

Pasi merr kthesën djathtas dhe ecën drejt fshatit Fishtë, në krahun e majtë të rrugëtimit tënd, të tërheq vëmendjen një shtëpi e rrënuar gati në shembje që të thonë se është e poetit, filozofit dhe predikuesit shpirtëror At Gjergj Fishtës.Kur e shikon në atë gjendje nuk mund ta besosh se kjo është vërtetë banesa ku Ai krijoi kryeveprat e letërsisë shqiptare. Vet emri madhështor i Fishtës, nuk të lejon ta besosh. Kjo është e vërteta. Strukturat shtetërore deri më sot, nuk janë kujdesur për të, që ta kthejnë në një institucion pelegrinazhi për poetët, shkrimtarët, dashamirësit e letërsisë, si dhe të turistëve të huaj për të prezantuar gjigantin e letrave shqipe.

Atë që nuk e bëri dot shteti, kanë marrë përsipër ta bëjnë disa biznesmenë nga Kosova, transmeton ATSH. Sabri Maxhuni, një biznesmen kosovar është vetofruar për financimin e plotë të ndërhyrjes që duhet kryer për ta bërë të vizitueshme shtëpinë e At Gjergj Fishtës.

“Kam bërë projektin se si duhet restauruar shtëpia e At Gjergj Fishtës, gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin ashtu siç ka qenë. Kemi mundësinë për të bërë financimin për restaurimin e saj, prandaj unë besoj se nuk duhet të kemi ndonjë pengesë për këtë”, shprehet biznesmeni nga Kosova në një prezantim mediatik.

Ai ka paraqitur kërkesën edhe projektin që, sipas tij, ruan identitetin e kësaj shtëpie, ndonëse ende nuk ka marrë një përgjigje nga Ministria e Kulturës.

“Kam bindjen se askush nuk ka arsye që të bëhet pengesë për restaurimin e shtëpisë. Më vjen keq ta them por mua më duket se rinia dhe fëmijët tanë dinë për të madhin At Fishta”, thotë ai.
Kërkesa ndonëse i është dërguar edhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, sërish nuk ka pasur asnjë reagim konkret. Shpresojmë që së shpejti të njoftojmë për fillimin e punimeve në restaurimin e kësaj vepre monumentale të historisë sonë kombëtare

Një muaj paraburgim për Rexhepajn, Domgjonin dhe Nushin

0

Gjykata themelore ne prizrenNazif Rexhepajt, Albert Domgjonit nga Suhareka dhe Lorent Nushit nga Gjakova, iu është caktohet paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prizren. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarja dhe shitjes së së paautorizuar të supstancës narkotike.

“Nazif Rexhepaj , Albert Domgjoni, Lorent Nushi do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 25.10.2014 në ora 14:10, dhe do të zgjasë deri me datën 25.11.2014”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së narkotikut, me ç’rast gjatë bastisjes së kafeterisë së pandehurit L.V, tek e njëjta janë gjetur narkotik të llojit heroinë në sasi prej 14.14 gramë. si dhe mjete për përpunimin e narkotikut të cilat nga ana e njësisë për trafikim me narkotik në Prizren janë konfiskuar”./PrizrenPress.com/

Presidentja kërkon nga liderët zgjidhje, e jo zgjedhje

0

Jahjaga14-21Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga po kërkon nga liderët zgjidhje dhe jo zgjedhje, por nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të dalë nga kriza.

“Kemi hyrë në një periudhë të rëndë për vendin dhe posaçërisht në një krizë të thellë institucionale, kur po lëkundet qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës dhe po rrezikohet edhe mirëqenia e qytetarëve të vendit, që kërkon angazhim të plotë të secilit prej liderëve të partive politike parlamentare që përmes bashkëpunimit dhe mirëbesimit të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate të pamundshme. Presidentja Jahjaga po kërkon nga liderët zgjidhje dhe jo zgjedhje, por nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të dalë nga kjo krizë e thelluar”, ka deklaruar për RTK-në, Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Jahjaga.

AGK dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Hasimja

0

AGPK-logo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sulmet ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimaj dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesit.

“AGK me shqetësim ka marr lajmin për therjen me thikë të gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimaj, derisa ishte duke kryer punën në vendin e tij të punës”, thuhet në kumtesën e AGK-së.

“AGK është njoftuar se gjendja e gazetarit, Milot Hasimja pavarësisht lëndimeve është jashtë rrezikut për jetë dhe se aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare”.

“Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese e të pa tolerueshme dhe AGK e cilëson këtë si kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë”. /PrizrenPress.com/