22.4 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 7736

Ledina, shtatzëne me bikini (Foto)

0

Ledina-shtatzëne me bikini1Ajo është në pritje të fëmijës së sa të dytë. Këngëtarja Ledina Çelo ka një djalë 4-vjeçar që quhet Erlis dhe po pret një vajzë.

Ledina ka ndarë me miqtë në rrjetin e saj Instagram një foto ku ka zbuluar barkun e rritur vetëm me bikini.

Nga reçipetat formë sy në ngjyrë të zezë varen disa thekra të cilat i bien mbi bark.

Ledina-shtatzëne me bikiniLedina është e martuar me ish-kampionin e Kickbox, Naim Kabashi, dhe jeton në Gjermani.

Berisha: S’kam koment për nivelin kulturor në Kosovë

0

Bujar Berisha-TrojaBujar Berisha, vokalisti i grupit “Troja”, në intervistën e dhënë për KultPlus është shprehur tejet skeptik për zhvillimet në Kosovë, të cilat, sipas tij, po reflektojnë edhe në fushën e kulturës. “Çka po ta bojka i joti s’po ta bojka as hasmi”!, është përgjigja e Berishës në pyetjen se thirrja demokraci ka qenë më e dhimbshme në vitet e 90-ta, apo e viteve të fundit, gjithnjë duke u bazuar në titullin e këngës së fundit që ka pikërisht titullin “Demokraci”. Ai më pas e ka quajtur Kosovën “vrimë të zezë”, sikurse që ka diskutuar edhe mbi videoklipet lakuriqe të estradës kosovare. Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë lloj qeverisje atëherë si rezultat do të kemi një popull të ndarë në dy kategori ekstreme; në Talebanë (super të veshur) dhe Turbo-follkerë (super të zhveshur).

KultPlus: “Demokraci”, thërrisni me këngën e fundit, term ky jo i panjohur për popullin shqiptarë. Pasi edhe teksti është punuar nga vete grupi, cila thirrje është më e dhimbshme, ajo e viteve të 90-ta apo kjo e ditëve të sotme?

Bujar Berisha: Thirrjet për Demokraci në Evropë kanë përfunduar me përfundimin e luftës së dytë botërore… përveç vendeve të Ballkanit, fatkeqësisht. Pas zhvillimeve politike në këto dy dekadat e fundit edhe në Ballkan shohim një kthesë mjaft pozitive në shumicën e vendeve, përveç vendeve ku jetojnë shqiptarët. Duke i pas parasysh të gjitha këto zhvillime e njëkohësisht ngecjen tonë si popull në të gjitha sferat e jetës, atëherë në përgjigjen tuaj do të përgjigjem me një thënie popullore “Çka po ta bojka i joti s’po ta bojka as hasmi”!
KultPlus: Ju famën gjithëshqiptare e arritët me këngën “Amaneti i Cloënit”, por pasi vazhdoni të krijoni këngë me porosi të tilla, po nënkuptohet se vështirë po ndryshojnë gjërat, pse gjithë kjo heshtje?

Bujar Berisha: Është mjaft i dhimbshëm fakti që në trevat ku jetojnë shqiptarët ,,Krimineli” është shndërruar në ,,Idhull”. Udhëheqësit që kanë qeverisë në këto troje janë përkujdes mjaft mirë që ti përdhosin dhe ti privatizojnë institucionet e drejtësisë për qëllime të tyre personale e private. Pasi kanë përfituar titullin e të ,,Paprekshmëve”, kjo u ka shërbyer që me lehtësi të ju fusin frikën në palcë popullit ( siç ka bërë UDB) me tendencë të krijimit të një sundimi të përjetshëm (si V.Putin e T.Erdogan).

KultPlus: Në videoklipin e këngës “Demokraci”, shihen shiritat që mbyllin gojën e të rinjve, shirita që largohen në vazhdim të këngës. Të flasim më thellë rreth kësaj porosie. Heqja e shiritave nënkupton për ju se të rinjtë tash janë vetëdijesuar, apo ju po bëni përpjekje që ti vetëdijesoni për të ngritur zërin e tyre?

Bujar Berisha: Meqenëse rinia është shtylla e një shoqërie, është e ardhmja e një kombi, është vlera më e madhe që ne kemi , këtu edhe pajtohemi me video-promocionin që pat bërë Qeveria para disa viteve me titullin ,, The young Europeans”, por nuk kemi pa një zhvillim konkret nga ana e udhëheqësve tanë që këtyre të rinjve tu krijohet një perspektivë e vërtetë evropiane, duke filluar nga liberalizimi i vizave…Është premtuar mjaft shumë herë që në vitin e ardhshëm të rinjtë tanë do të udhëtojnë lirshëm në shtetet e BE-së pa viza…por këto kanë qenë vetëm edhe një argument më shumë që tregon, se ne udhëhiqemi prej një elite demagogësh injorantë kur një pjesë mjaft e madhe e shoqërisë e dimë fort mirë se kushti kryesor në procesin e liberalizimit të vizave ka qene sundimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar e thelbi i këtyre dy problemeve janë pikërisht njerëzit që na udhëheqin dhe na kanë premtuar integrimin dhe lirinë e lëvizjes. Prandaj bëjmë thirrje tek të rinjtë që të jenë të vetëdijshëm e të ngrejë zërin për të drejtat e tyre e mos të mashtrohen me diploma e tituj që këta të njëjtit i premtojnë për ti futë në shpellat e partive të tyre ku më pastaj vijon shpërlaja e trurit dhe degradimi…
KultPlus: Kthehemi te krijimi i këtyre këngëve, nëse do të bëje një krahasim me rajonin, njeh ndonjë grup muzikor “rebelues”, që u ngjasojnë juve, apo të tjerat vende nuk kanë nevojë me për këngë të tilla, pasi më veç i kanë punët më mirë se sa Kosova?

Bujar Berisha: Mendoj që në çdo vend demokratik ka zëra rebelues, në një masë ose në një tjetër të cilët shprehin pakënaqësitë e masës. Momentalisht s’po më kujtohet ndonjë emër por sigurisht që ka. Problemi është që këtu tek ne është punuar me një përkujdesje mjaft të madhe që tu ju shpërlahet truri popullit deri në atë masë sa që çdo tendencë për ndryshim të ngjyroset me termat ,,Tradhtarë”,,,Shka ose Bir Shkine”… kjo të kujton kohën e ,,Partizanëve Komunistë ”ose ,,SPS- in e viteve 90-ta, ku nëse nuk u je bindë partisë, pasojat kanë qenë të rënda. Kjo tendencë që sot të përsëritet, një regjim i tillë, neve na bën të ndihemi mjaft keq, por në anën tjetër na bën edhe më të fortë edhe më rebelues në pengimin e instalimit të një sistemi fashist-komunist.

KultPlus: Po audienca, sa po arrin të kap mesazhin e këtyre këngëve, pasi që me rastin e lansimit të videoklipit, u shpërnda qysh në sekondat e parë?

Bujar Berisha: Audienca e ka pritë mjaft mirë këngën, ashtu sikur i kanë pritur gjithmonë këngët tona.

KultPlus: Mirëpo, goxha forcë artistike duhet pasur në fushën e muzikës për të bërë që të dëgjojnë në këtë kohë, kur më shumë po depërtohet prej videoklipeve lakuriqe se sa vet këngës, plus duke e pas parasysh se krejt grupi jeni të përbërë nga meshkuj jo të pispillosur?

Bujar Berisha: Nuk kisha dashtë me komentu nivelin kulturor në këtë vend ku ,,Dasmat” dhe ,,Synetitë” janë evenimentet kult. Këtë nivel kulturorë e kemi arrite duke ju falënderuar udhëheqësisë së këtyre 15 viteve të pasluftës dhe nivelit kulturor që këta “intelektualë” posedojnë.

KultPlus: Flasim më thellë për këtë temë, jemi një shoqëri jo edhe shumë e kalitur për këto paraqitje gjysmë të zhveshura, në anën tjetër të gjithë vetëm po shikojmë po asnjë kritikë nga kompetentë, përderisa në botë, kur po ka kapërcim të kufijve, këngëtarëve të rinj iu japin mesazhe veteranët e muzikës. A do të thotë se kemi hequr përgjegjësi nga çdo gjë?

Bujar Berisha: Mendoj që nëse vazhdohet me këtë lloj qeverisje atëherë si rezultat do të kemi një popull të ndarë në dy kategori ekstreme; në Talebanë (super të veshur) dhe Turbo-follkerë (super të zhveshur).

KultPlus: I kthehemi punës suaj. Pas këngës “Demokraci”, na pret ndonjë rrëqethje tjetër nga grupi “Troja”?

Bujar Berisha: Troja është në fazën finale të miksimit të zërit dhe besojmë që në muajin shtator do të dalim me albumin e ri. Në album besoj që audience ka me gjete mjaft këngë interesante.

KultPlus: Do të përcillen këngët e tjera me videoklipe?

Bujar Berisha: Kënga dhe videoklipi ,,Demokraci” është projekti I dytë i këtij albumi pas këngës ,,Mbretnesha Kohë”. Besojmë që edhe 2 videoklipe tjera ti nxjerrim nga ky album.

KultPlus:.Dhe për fund, sa ke shpresë se nuk do të kesh brumë në një të ardhme të afërt për këso lloj këngësh me porosi rebeluese?

Bujar Berisha: Meqë Kosova është shndërruar në një “vrimë të zezë” edhe me një ritëm të tillë reformues e me një qeverisje e mentalitet qeverisës të tillë, fatkeqësisht mendoj që edhe për një kohë të gjatë do të ketë tema të tilla me bollëk.

Thaçi po bën presion ndaj Kushtetueses

0

GjykataKushtetuese e KosovesDeklarimi i kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, se askush nuk do të mund t’ia grabisë legjitimitetin qytetarit të Kosovës dhe se PDK-ja do të jetë ajo që do ta bëjë Qeverinë e re, po shihet si presion nga distanca ndaj Gjykatës Kushtetuese pak ditë para përballjes së të dyja blloqeve në seancën dëgjimore, raporton KTV.

Deputetja e rizgjedhur e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, thotë se është në natyrën e kryeministrit në ikje që institucionet e pavarura qoftë t’i kërcënojë apo t’i pushtojë tërësisht dhe kjo po vërehet edhe në raport me kushtetuesen.

Njësoj si AAK-ja, lëvizjet e Thaçit i sheh edhe Vetëvendosja. E derisa Thaçi sheh përpara një koalicion të gjerë, përgjigje i dha Aida Derguti, përcjell koha.net. Ajo tha se në asnjë formë Vetëvendosje nuk do të jetë aty ku është edhe PDK-ja dhe Hashim Thaçi.

Ndërkohë, analisti Shpend Kursani thotë se ky është një kërcënim i pastër që e ka bërë kryeministri dhe kërkon nga organet e rendit që më seriozisht të merren me të.

Kryeministri në ikje, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka deklaruar se “institucionet nuk do të ndërtohen mbi mllefe, por duke respektuar në plotëni legjitimitetin qytetar, duke thënë se askush nuk do të mund t’ia grabisë legjitimitetin qytetarit të Kosovës”.

‘DokuTours’, udhëtim rreth Kosovës për 7 ditë

0

DokuTours around KosovoNë kuadër të festivalit ndërkombëtar të dokumentarit dhe të filmit të shkurtër “DokuFest”, organizohet udhëtim rreth Kosovës për 7 ditë me rradhë.

Çdo udhëtim do të ketë pikënisje dhe pikëmbarim Prizrenin dhe do të kushtojë 25 euro, duke përfshirë drekën.

Vendet të cilat do të vizitohen janë këto:

Dragashi, Brodi, Opoja gjatë ditës së hënë (18 gusht)
Rahoveci, Gjakova gjatë ditës së martë (19 gusht)
Prevalla, Brezovica gajtë ditës së mërkure (20 gusht)
Decani, Peja, Radavc gjatë ditës së enjte (21 gusht)
Prishtina ditën e premte (22 gusht)
Kaqaniku gjatë të shtunës (23 gusht)
Janjeva, Gracanica, Ulpiana ditën e diel (24 gusht)

Për më shumë mund të kontaktoni në email: tours@dokufest.com

QKK prezanton komitetin selektues kosovar për çmimin OSCAR

0

QKK-komitetiQendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka shpallur komitetin përzgjedhës, i cili kryesohet nga aktorja kosovare me famë botërore Arta Dobroshi, e njohur për filmin “Heshtja e Lornës”.

Anëtarë të këtij komiteti janë dhe regjisorja Blerta Zeqiri fituese e Sundance Film Festival, dramaturgu i njohur kosovar Jeton Neziraj, kuratori dhe artisti Albert Heta, dramaturgia dhe gazetarja e njohur Jeta Xharra, aktori Alban Ukaj si dhe kameramani Sylejman Kllokoqi, thuhet në njoftim për media.

Komiteti do të bëj përzgjedhjen e filmit më të mirë që do të jetë kandidati kosovar për çmimin Oscar për kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

“Ky është moment historik për popullin e Kosovës. Kjo është hera e parë në historinë tonë që kemi mundësi të nominojmë një film për Oscar. Ndihem shumë e nderuar që jam presidente e komitetit selektues nga Kosova. Shumë urime Kosovë’, është shprehur kryesuesja Arta Dobroshi.

Ndërsa drejtori i QKK-së, Arben Zharku tha: “Jam shumë i lumtur që kemi arritur të kemi një përbërje të tillë të komitetit selektues. Njerëz të cilët në fushat e tyre kanë treguar suksese të jashtëzakonshme”.

Propozimin kosovar që do ta bëj komiteti përzgjedhës pas datës 20 shtator, do të promovohet në SHBA përmes European Film Promotion në të cilën Qendra Kinematografike e Kosovës është anëtare.

Hoti: PDK bleu vota me paratë publike

0

AvdullahHoti-LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se PDK-ja ka blerë vota, duke bërë pagesa të pakontrolluara ndaj individëve dhe kompanive të lidhura me partinë në pushtet. Hoti ka premtuar se me ardhjen e Qeverisë së re, të gjitha pagesat e jashtëligjshme do të dokumentohen dhe do të ndërmarrin edhe veprime të nevojshme ligjore.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se të gjitha pagesat e paligjshme do t’i gjejë Auditori i Përgjithshëm.

Lexojeni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

Kanë filluar të dalin në pah shkeljet që janë bërë me buxhetin e shtetit gjatë fushatës. PDK e ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të blerë vota. Disa ministri dhe komuna kanë bërë pagesa të pakontrolluara ndaj individëve dhe kompanive të caktuara në këmbim të votave që ata do të sillnin për PDK. Kështu ka ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë, dhe në plot komuna. Sapo të formohet qeveria e re, këto dhe shkelje të tjera do të dokumentohen plotësisht.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Në qeverinë e ardhshme, ne do ta mbështesim Auditorin e Përgjithshëm për të audituar plotësisht të gjitha institucionet publike. Para zgjedhjeve, PDK tentonte me çdo kusht që të ndryshoj ligjin për Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të largonte Drejtorin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, i cili është ndërkombëtar dhe ka bërë një punë profesionale dhe të paanshme.

Një kosovar u mbyt sot në Shëngjin

0

Shengjini-plazhiVijojnë mbytjet tragjike nëpër plazhet e Shqipërisë. Një shtetas kosovar është mbytur sot në bregdetin e Shëngjinit.

Personi quhet Bekim Gara, 46-vjeç nga Mitrovica.

Ai është mbytur në det, pasi është larguar shumë nga deti.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin./

Pandi Toçe mbytet duke shpëtuar heroikisht një fëmijë

0

Pandi ToçeTre ditë më parë në mediat informative u raportua për gjetjen e një burri të pajetë tek Liqeni Artificial, rreth të 50-ave. Më pas askush nuk u interesua të merrej më me këtë histori.
Në fakt, është një ngjarje me personazh aktorin 55-vjeçar Pandi Toçe, që është mbytur duke bërë një vepër heroike.

Ndërsa kishte dalë shëtitje nga Liqeni Artificial, ai ka dëgjuar klithmën e një fëmije 12-vjeçar, që po mbytej.

Nuk ka nguruar asnjë moment dhe është hedhur për ta shpëtuar.

Me vështirësi, 55-vjeçari ka mundur të shtyjë fëmijën drejt bregut, ndërsa vetë është thithur nga balta dhe nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Aktori vdiq, por askush nga mediat nuk denjoi që ta raportonte këtë ngjarje.

Madje as policia nuk denjoi që të lëshonte një deklaratë për vdekjen e tij.

Pandi Toçe prej kohësh punonte në Teatrin Kombëtar, por me ndryshimet e reja ai mbeti i papunë.

Ai është vëllai i aktorit tjetër të njohur, Vangjel Toçe dhe kishte dy fëmijë.

Dukagjin Gorani: Thaçi të ikë si kryeministri i Irakut

0

Dukagjin_Gorani1Koalicioni gjithëpërfshirës është në dëm të Kosovës, thotë analisti Dukagjin Gorani teksa komenton deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe kreut të PDK-së Hashim Thaçi.
Ai për Radio Dukagjinin tha se situata të tilla mund të prodhojnë qetësi në mes të subjekteve politike, por që pakënaqësitë pastaj do të barteshin në shoqëri e nga shoqëria në rrugë .

“Mendoj që në situatën në të cilën jemi, ndoshta më së miri është me pas fitues edhe humbës. Nuk mendoj që nuk është aq tragjike nëse PDK shkon në opozitë e as nuk është tragjike nëse blloku e krijon qeverinë, kështu që edhe ata të cilët e fitojnë pushtetin nuk do të fitojnë ‘çek bllanko’ për zhvatje dhe shpërdorime, ndërkohë që edhe ata që e humbin pushtetin nuk mendoj që do të fshihen prej faqes së dheut”, ka thënë Gorani.

Ai duke folur për situatën në të cilën ndodhet PDK-ja, kur asnjë subjekt politik shqiptarë nuk dëshiron koalicion me të, thotë se fajtor për këtë është vetë lideri i partisë Hashim Thaçi.

Ish këshilltari Gorani ka këshilluar ish shefin e tij Hashim Thaçi që të ndjek shembullin e kryeministrit të Irakut, Nuri Al Maliki që pavarësisht se i ka fituar zgjedhjet ka hequr dorë nga pozita e kryeministrit.

“Ndoshta më së miri është përmes një reflektimi racional PDK të vie në situatë ashtu sikurse erdh në situatë dje ish kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, i cili edhe përkundër faktit se i fitoi zgjedhjet, u detyrua ta kuptoi që është momenti historik i cili nuk e do atë si kryeministër dhe nganjëherë fitimi aritmetik, fitimi i votave ose fitimi i shumicës së votave, nuk do të thotë vetvetiu marrje e vendimit për qeverisje, nëse numri i votave nuk e kalon shifrën 51 %”, ka vlerësuar Gorani.

Arrestohen pesë persona në Prizren

0

arrestimi 2Pesë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në komunën e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur pagesave të gjobave të ndryshme.

“PrizrenPress”, publikon pa ndërhyrje raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

Raporti

Rr. “Wiliam Woker”,Prizren 14.08.2014 -08:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Civileni”, Prizren 14.08.2014 -11:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Selajdin Berisha”, Prizren 14.08.2014 -13:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Bingeni”, Prizren 14.08.2014 -11:00 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Xhevat Berisha”, Prizren 14.08.2014 -15:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.