Dukagjin Gorani: Thaçi të ikë si kryeministri i Irakut

Dukagjin_Gorani1Koalicioni gjithëpërfshirës është në dëm të Kosovës, thotë analisti Dukagjin Gorani teksa komenton deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe kreut të PDK-së Hashim Thaçi.
Ai për Radio Dukagjinin tha se situata të tilla mund të prodhojnë qetësi në mes të subjekteve politike, por që pakënaqësitë pastaj do të barteshin në shoqëri e nga shoqëria në rrugë .

“Mendoj që në situatën në të cilën jemi, ndoshta më së miri është me pas fitues edhe humbës. Nuk mendoj që nuk është aq tragjike nëse PDK shkon në opozitë e as nuk është tragjike nëse blloku e krijon qeverinë, kështu që edhe ata të cilët e fitojnë pushtetin nuk do të fitojnë ‘çek bllanko’ për zhvatje dhe shpërdorime, ndërkohë që edhe ata që e humbin pushtetin nuk mendoj që do të fshihen prej faqes së dheut”, ka thënë Gorani.

Ai duke folur për situatën në të cilën ndodhet PDK-ja, kur asnjë subjekt politik shqiptarë nuk dëshiron koalicion me të, thotë se fajtor për këtë është vetë lideri i partisë Hashim Thaçi.

Ish këshilltari Gorani ka këshilluar ish shefin e tij Hashim Thaçi që të ndjek shembullin e kryeministrit të Irakut, Nuri Al Maliki që pavarësisht se i ka fituar zgjedhjet ka hequr dorë nga pozita e kryeministrit.

“Ndoshta më së miri është përmes një reflektimi racional PDK të vie në situatë ashtu sikurse erdh në situatë dje ish kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, i cili edhe përkundër faktit se i fitoi zgjedhjet, u detyrua ta kuptoi që është momenti historik i cili nuk e do atë si kryeministër dhe nganjëherë fitimi aritmetik, fitimi i votave ose fitimi i shumicës së votave, nuk do të thotë vetvetiu marrje e vendimit për qeverisje, nëse numri i votave nuk e kalon shifrën 51 %”, ka vlerësuar Gorani.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit