33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7755

Pamje e Zymtë e Kosovës

0

MehmetKrajaShkruan: Mehmet Kraja

Ajsbergu

Të gjithë e kemi ditur, pa përjashtim, intelektualë, politikanë, qytetarë të zakonshëm, se Kosova viteve të fundit është ulur këmbëkryq mbi një zjarr që djeg përbrenda, por që flaka as tymi mund të mos jenë dukur ende. Askush sot nuk mund të bëjë të paditurin, as të aktrojë befasinë me një shfaqje kaq përnjëhershme në skenë të radikalizmit fetar islamik.

Mercenarët e luftës së Sirisë dhe Irakut, përfshirë edhe burgosja e dyzet të dyshuarve për terrorizëm, është një ajsberg, një shpërfaqje e dukshme dhe e zhurmshme e asaj që flinte përbrenda prej kohësh. Dalja në skenë e shtetit është një gjë e pritur dhe e domosdoshme, por institucionet represive të shtetit ligjor nuk i shpjegojnë shkaqet dhe nuk i zgjidhin problemet në shtigje të gjata. Shfaqja në skenë të hapur e radikalizmit fetar islamik në Kosovë më shumë është pasojë e trimërimit dhe e karshëllekut që fundamentalistët i bëjnë shtetit dhe opinionit kosovar.

Tani ata haptas po e sfidojnë jo më Kosovën si shtet, por edhe shoqërinë kosovare në tërësi. Më anë tjetër, një reagim i vaktë i të ashtuquajturve analistë të medies, një mungesë pothuajse e tërësishme e reagimit intelektual nuk është as e befasishme as e papritur, është thjeshtë një paaftësi e vërtetuar dhe e dëshmuar, është mungesë e vetëdijes dhe e guximit qytetar, është oportunizëm, është papërgjegjësi. Analistët tanë gjithnjë i gjen të gatshëm të përfshihen në debate dhe zënka politike, por nuk janë në gjendje të analizojnë një fenomen shoqëror, politik, botëkuptimor dhe ideologjik siç është radikalizmi fetar islamik. Intelektualë të ndryshëm, me ose pa karizëm publik, shfaqen të gatshëm të përfshihen në zënka të ndryshme meskine, madje edhe duke treguar se kush me kë e kalon natën, por nuk janë të gatshëm të përballen me një sfidë të këtillë.

Pse, a kanë frikë?

Po. Kosova është e mbërthyer nga frika prej radikalizmit, jo vetëm fetar, por edhe politik. Është një frikë që i detronizon dhe asfikson mendjet e lira, që i bën njerëzit të struken. Është edhe një pasiguri, e cila kërcënon jo vetëm nga “zonat e errëta” të organizimit klandestin (frika nga “fatwa” e shpallur dhe e pashpallur tashmë ekziston në Kosovë), por edhe nga “zonat e errëta” të ideve. Është edhe një oportunizëm që buron nga mentaliteti i të nënshtruarit, nga mentaliteti i të jetuarit gjatë në robëri. Është edhe një dilemë, sepse në pikëpamje të ideve, janë të paktë ata njerëz që kanë qartësi në mendje rreth problemeve botëkuptimore, me të cilat përballet sot Kosova.

Klasa intelektuale te ne nuk ka qenë në gjendje të identifikojë problemin e rrëshqitjes graduale të Kosovës në shoqëri orientale, me mentalitet anadollak, me prapambetje arsimore dhe emancipuese dhe, natyrisht, me një terren shumë të përshtatshëm për radikalizëm fetar. Madje, duke diskutuar identitetet dhe duke i dhënë përparësi identitetit fetar si determinues botëkuptimor, disa nga intelektualët tanë i kanë fërkuar duart për mbështetje reale ose virtuale nga islamistët, me vetëdije ose jo, duke luajtur në mënyrë djallëzore me zjarrin. Me zjarrin kanë luajtur edhe politikanët, edhe mediet.

Më anë tjetër, edhe në këtë rast ne shfaqemi si shoqëri e vonuar dhe e prapambetur, që ende nuk i kemi të qartë kuptimin e vërtetë të nocioneve fe, atdhe, komb, shtet, identitet, sekularizëm, ekumenizëm, laicitet etj. Si shoqëri, ne ende nuk e bëjmë dallimin e qartë ndërmjet fesë si besim dhe fesë si ideologji.

Rituali

Si u gjend Kosova, pra, në këtë situatë? Prej nga erdh ideja, si u fut, si u shartua fundamentalizmi islamik në shoqërinë dhe mentalitetin kosovar? Ky fundamentalizëm islamik, si e gjeti te ne terrenin e përshtatshëm social dhe botëkuptimor? Kush e nxiti dhe nga erdh ai? Janë një numër pyetjesh, të cilat qëndrojnë pezull dhe tani zhurmojnë në mendjen e kthjellët të secilit kosovar.

Nuk është se në këto pyetje fshihen enigma të mëdha, të pazbërthyeshme, por ne, megjithatë, nuk kemi dhënë përgjigje në asnjërën prej tyre, herë për shkak të oportunizmit, herë pse i kemi neglizhuar pasojat, ndërsa në shumicën e rasteve jemi sjellë me atë papërgjegjësinë tonë anekdotike, duke lejuar që zhvillimet në këtë drejtim të shkojnë shumë hapa para nesh.

Tani që situata na ka shpërthyer në duar, nuk dimë nga t’ia fillojmë, a të bëjmë analiza politike, sociologjike, arsimore, kulturore apo fetare; a t’i kërkojmë dhe ku t’i kërkojmë përgjegjësit; a të merremi me historinë e problemit, me trashëgiminë, apo të kritikojmë këdo, kush të na dalë përpara, mësuesit, profesorët, imamët, xhamitë, sistemin arsimor, institucionet e shtetit ligjor, liderët politikë, ose të bëhemi pjesë tymnajës së përgjithshme, që edhe në këtë rrethanë të flirtojmë me fundamentalizmin, duke llogaritur në mbështetjen e tyre në rrjetet sociale, në kaluare, në qendrat e thashethemeve, në auditore, kudo që të jetë, duke përfituar edhe status publik dhe politik nga kjo proveniencë mediokër.

Më anë tjetër, teksa dëgjon sesi te ne të gjithë janë të larë dhe askush nuk dëshiron të marrë asnjë përgjegjësi, të duket sikur nuk je duke jetuar në një botë reale, sikur ata imamët e deridjeshëm, që dërdëllisnin lloj-lloj “herezish” (jo besim dhe fe, por propagandë fetare), i kemi parë ëndërr; sikur ndonjëra nga ato mediet elektronike, të cilën e kemi parë me sytë tanë sesi e hap ekranin cep më cep për propagandë të pastër fundamentaliste, nuk është ajo që ne e shohim natë për natë. Të gjithë bëjnë të pafajshmin, të paditurin, të gjithë i lajnë duart si Ponc Pilati.

Nuk do të marrësh ndonjë përgjigje as për dilemën, nëse ka ndonjë afri te ne, ndërmjet radikalizmit politik dhe radikalizmit fetar, respektivisht ndërmjet atyre që manifestojnë ide komuniste apo fashiste dhe atyre që manifestojnë ide fetare fundamentaliste, meqë të dyja palët e kanë dhunën si emërues të përbashkët. Skena politike dhe opinioni kosovar ose bëjnë të paditurin, ose vërtet nuk kuptojnë se komunikata për ngjarjet e fundit e ndonjë subjekti politik është po aq radikale dhe po aq terroriste, sa edhe kurdisja e ndonjë bombe në derën e ndonjë institucioni të shtetit të Kosovës. Në Kosovën tonë nuk mbahet përgjegjësi për këtë.

Edhe më keq, në Kosovën tonë askush nuk e di se çfarë i trazon mendjet dhe shpirtrat e njerëzve, pse Kosova e pasluftës përnjëherësh u gjend e zhytur në fe, çfarë i mungon kosovarit tani që e ka lirinë, pse është aq i zhgënjyer nga kjo jetë tokësore; a është radikalizmi fetar pjesë e lirisë së mendimit, e lirisë së shprehjes, të cilën nuk ia kemi njohur shijen; nga cila proveniencë intelektuale, politike dhe botëkuptimore vijnë predikuesit dhe mbështetësit e fundamentalizmit; a ka radikalizmi fetar afërsi apo ndonjë lidhje të fshehtë ose të hapur me nacionalizmin? Më në fund, a jemi të gatshëm t’i hapim të gjitha letrat dhe ta mbyllim këtë ritual të mërzitshëm dhe të zymtë të pyetjeve pa përgjigje?

Origjina e idesë

Në rrafshin e ideve, fundamentalizmi islamik në Kosovë fillon të shfaqet atëherë kur zë të bjerë së pari iluminizmi, pastaj fillon të zvetënohet nacional-komunizmi dhe së fundi të degjenerojë euforia patriotike. Si zhvillime të njëpasnjëshme, këto kapin një periudhë kohore afro dyzet vjeçare, nëse si kufi më të hershëm marrim interpretimin me parashenjë islamiste të disa çështjeve të historisë.

Ka qenë fundi i viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, kur është synuar të bëhet publike teza e një historiani kosovar se pushtimin otoman dhe islamizimin e shqiptarëve nuk duhet parë në kontekst negativ, sepse ka qenë pikërisht ky pushtim dhe islamizimi që e ka mbrojtur substancën kosovare nga sllavizmi. Pastaj, kjo tezë e mërmëritur me gjysmë zëri, ka prodhuar teza të tjera, se shqiptarët nuk janë islamizuar me dhunë, por vullnetarisht, për shkak të joshjes që ka ofruar feja dhe civilizimi i ri. Viti 1981 shënon një zmbrapsje të islamizmit në Kosovë, për shkak të synimit të Jugosllavisë së atëhershme që lëvizjes çlirimtare në Kosovë t’i atribuojë lidhje botëkuptimore dhe ideologjike me fundamentalizmin islamik.

Dhjetë vjet më vonë, rënia e pakthyeshme e socializmit krijoi hapësirë për pluralizëm mendimi, për liri shprehje dhe për rishikim të postulateve themelore të nacionalizmit shqiptar. Për shkak të ndjenjës së refuzimit që kishte krijuar ideologjia marksiste-leniniste ndaj shtyllave më të qëndrueshme të nacionalizmit shqiptar, filloi një fushatë e orkestruar kundër vetë shqiptarizmit. Homogjenizimi politik dhe ideologjik krijoi situatë kaotike në Kosovë. Në njërën anë, patriotizmi dhe shqiptarizmi u bënë strehë e përshtatshme për të gjithë horrat dhe maskarenjtë, përfshirë edhe spiunët tradicionalë të Serbisë, ndërsa më anë tjetër nuk mbeti asnjë shenjtëri, asnjë vlerë pa u nëpërkëmbur.

Dobësimi i sistemit arsimor, rënia e institucioneve, varfëria dhe gjendja e rëndë e pushtimit, përgjatë viteve nëntëdhjetë, krijuan terren të përshtatshëm për shfaqje devijante. Në këtë rrethanë, islamistët e rilindur nisën goditjet sistematike kundër vlerave më të qëndrueshme të kombëtarizmit: zunë t’i binin Skënderbeut, rilindësve dhe të gjithë burrave me nam dhe të gjitha ngjarjeve me rëndësi, që kishin bërë historinë e kombit. Në këtë fushatë ata nuk do të jenë vetëm: atyre iu bashkëngjitën shumë shpejt mercenarë të ndryshëm të “mendimit të lirë”, vendës dhe të huaj, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “albanologë të rinj”, siç i quan Kadare, të cilët, në emër të rishikimit të historisë dhe të gjoja çlirimit nga njëmendësia e kufizuar nacionaliste, nuk lënë gjë pa shpifur për kombin. Lufta ë Kosovës e vitit 1999, për nga mënyra si u zhvillua, për shkak të përfshirjes në këtë luftë të një “aleance të krishterë” kundër Serbisë, u ngatërroi shumë punë si vetë Serbisë, ashtu edhe fundamentalistëve islamikë.

Por kjo nuk zgjati shumë. Periudha e UNMIK-ut shënoi një kthim triumfal të tyre në hapësirën e Kosovës. Kjo nuk ndodhi vetëm për shkak të futjes në Kosovë të fondacioneve dhe organizatave të shumta humanitare dhe johumanitare me para të dyshimta, por më shumë për shkak të vonesave që u krijuan në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Njerëzit e Kosovës për një çast u ndien të braktisur nga Perëndimi, nga NATO-ja, nga BE-ja, nga Amerika.

U ngulit përshtypja se NATO ishte në Kosovë jo për ta mbrojtur atë nga Serbia, por për të mos e lënë të bëhej e mosvarur. Kjo braktisje e Kosovës zgjati shumë dhe, në njëfarë mënyre, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kosovarët ishin çliruar me një luftë të mrekullueshme, por mbeten vetëm (nën një shantazh të jashtëzakonshëm të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Serbisë), që të ndërtonin shtetin dhe shoqërinë. Kjo ishte shumë e vështirë për një vend që sapo kishte dalë nga pushtimi.

Faktorët

Ngjallja e fundamentalizmit islamik në Kosovë është pasojë e një kompleksi të madh faktorësh dhe rrethanash. Renditja e këtyre faktorëve nuk është shumë relevante, por, megjithatë, kjo mund të jetë njëra syresh:
1. Perspektiva evropiane e Kosovës – Është një faktor shumë i rëndësishëm, por edhe i trishtueshëm njëkohësisht. Politikat e BE-së ndaj Kosovës janë diskriminuese, të tilla që tashmë kanë zhgënjyer edhe njeriun e fundit në Kosovë. Loja me liberalizimin e vizave, me raporte për krime lufte, me gjykata speciale etj., që amnistojnë Serbinë dhe ndëshkojnë Kosovën, te secili kosovar kanë krijuar idenë se politikat e BE-së ndaj Kosovës diktohen nga Serbia. Kjo perspektivë e zymtë europiane i krijon favore të madha fundamentalizmit islamik në Kosovë.
2. Faktori global dhe rajonal – Situata globale i ka shkuar për shtat fundamentalizmit islamik në Kosovë. Por vehabizmi në Kosovë ka njohur ditët më të mira në kohën e UNMIK-ut. Më anë tjetër, lufta në Bosnje dhe situatat e mëvonshme në këtë vend kanë reflektuar ndikim edhe në Kosovë. Së paku njëri nga “liderët” islamistë në Kosovë, shumë i zëshëm dhe agresiv, ka ardhur pas luftës nga Bosnja në Kosovë.

3. Faktori Turqi – Është shteti që aktualisht ushtron ndikimin më të madh në Kosovë, në pikëpamje politike, ekonomike, kulturore dhe botëkuptimore. Lidhjet e Kosovës me Turqinë edhe në pikëpamje fetare kanë qenë tradicionale dhe të afërta, si në koncept ashtu edhe në organizim. Shkarja e Turqisë në islamizëm dhe braktisja e sekularizmit ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në Kosovë.
4. Patriotizmi islamik – Ende i paidentifikueshëm, por tërheq rrënjët nga idetë e Erdoganit dhe Davutogllus, të cilët ekspansionin e Turqisë në Ballkan e shohin si rikthim të lavdisë së dikurshme të Perandorisë Otomane. Islamistët shqiptarë janë të mendimit se shqiptarët mund të bashkohen në një shtet në kuadër të një lavdie të tillë të perënduar.

5. Shqiptarët e Maqedonisë – Janë kontingjenti më i përshtatshëm dhe më i manipuluar nga radikalizmi fetar, për shkak të mungesës së emancipimit, shkallës së ulët të arsimimit, fanatizmit dhe traditës së prapambetur fetare. Zonat e Kosovës, të cilat janë në kontakt më të shpeshtë me shqiptarët e Maqedonisë, për shkak të afërsisë gjeografike dhe komunikimit më intensiv, kanë prirje më të madhe të përfshirjes në radikalizëm fetar.

Ndërkaq, janë edhe një numër faktorësh të brendshëm, të cilët krijojnë terren të përshtatshëm për akomodimin e fundamentalizmit në këtë hapësirë. Këta faktorë janë historikë dhe aktualë. Mund t’i përmendim vetëm disa: robëria e gjatë dhe përdorimi i fesë nga Serbia dhe Jugosllavia për ta shpërbërë identitetin shqiptar të Kosovës; tradita e hershme dhe e gjatë e mercenarizmit; depërtimi i vonuar i ideve kombëtare dhe iluministe të rilindësve tanë në hapësirën kosovare; mospërfshirjen e Kosovës në procesin e deorientalizmit, të cilit iu nënshtruan të gjithë vendet ballkanike në fillim të shekullit XX; apo braktisja e shpejtë, gati e rrufeshme e islamizimit tradicional, me të cilin Kosova ishte ambientuar për një kohë të gjatë, dhe përqafimi po kaq i shpejtë i islamizmit radikal.

Por, mbi të gjitha, faktor limitues mbetet prapambetja e gjatë ekonomike, kulturore dhe arsimore e Kosovës. Edhe faktorët e brendshëm aktualë janë të shumtë, siç është paqëndrueshmëria politike, varfëria, arsimi kaotik, brishtësia e institucioneve, tronditjet e mëdha sociale, mungesa e emancipimit etj.

Në fund

Fakti se të përfshirët në radikalizmin fetar janë kryesisht të rinj, ose të tillët që kanë qenë të hapur ndaj zhvillimeve dhe frekuencës së ideve përgjatë pesëmbëdhjetë-njëzet viteve të fundit në Kosovë, nuk mund të arsyetohet as me natyrën e të rinjve për të qenë të hapur ndaj këtyre frekuencave, as me natyrën e tyre për t’u rrëmbyer pas çdo lloj radikalizmi.

Kjo rrethanë më shumë flet se, për një arsye ose për një tjetër, ne kemi dështuar jo vetëm për të bërë Kosovën shtetin dhe shoqërinë e dëshirave dhe ëndrrave të tyre, por edhe për faktin se në raport me këtë frekuencë idesh, duhet të jemi më të vëmendshëm edhe kur “shpërpushim” nëpër histori, edhe kur shajmë Skënderbeun dhe Vaso Pashën, apo kur korrigjojmë tekstet e historisë sipas dëshirave të Këshillit të Europës apo të Turqisë, njësoj si atëherë kur zhvillojmë diskutime për identitetin kosovar, si identitet më i paqëndrueshëm se identiteti shqiptar, kundrejt identiteteve të tjera agresive.

Ose edhe atëherë, kur i bëjmë koncesione Serbisë.

Ballkani, eksportuesi më i madh i mercenarëve ekstremistë

0

Mercenare ekstremisteGjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia ka dërguar mijëra mësues, mjekë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë që të punojnë në të gjithë cepat e botës.

Tash, disa prej vendeve të ish-Jugosllavisë po bëhen të njohura për një tjetër eksport njerëzor, xhihadistë dhe mercenarë. Numrat e këtyre njerëzve duket se po rriten, me gjithë masat e ndërmarra në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi që të ndalohet ky trafik.

Më 8 gusht, një qytetar boshnjak, Emrah Fojnica, 23 vjeçar, e hodhi veten në erë gjatë një sulmi vetëvrasës në Irak, sulm ky i Shtetit Islamik që më parë njihej me emrin, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

Vetëm një ditë më pas, policia në Kosovë arrestoi 40 islamistë të dyshuar si radikalë gjatë një aksioni bastisjesh në 60 lokacione në të gjithë vendin. Personat e arrestuar akuzohen se kanë luftuar përgjatë militantëve ekstremistë në Siri dhe Irak.

Zyrtarët në Serbi në anën tjetër, vlerësojnë se dhjetëra serbë janë duke luftuar në të dyja anët e konfliktit në Ukrainën lindore.

“Është e vështirë të thuhet se cili është numri në këtë moment”, thotë Milorad Mijatovic, deputet i Partisë Social-Demokrate.

“Nuk janë pak. Padyshim se fjala është për dhjetëra njerëz që kanë shkruar në zonat e luftës”, shton më tej ai.

Një raport i publikuar në muajin prill nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Radikalizmit në Londër, vlerëson se rreth 6 për qind e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri janë me origjinë nga Ballkani.

Kosova vlerëson se 200 qytetarë të saj kanë shkuar në Lindje të Mesme, ndërsa 16 janë vrarë atje.

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se “dhjetëra njerëz (nga Serbia) janë duke luftuar për pro-rusët në Ukrainë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke luftuar në anën e Ukrainës”.

Nga “99 për qind të rasteve”, Vucic ka thënë se serbët janë mercenarë që luftojnë për para.

Bosnja tashmë e ka aprovuar një ligj që e penalizon aktivitetin mercenar. Një ligj i ngjashëm në Kosovë e ka kaluar leximin e parë në Parlament. Edhe ligjvënësit serbë e kanë propozuar një legjislacion të njëjtë.

Megjithatë, ka shqetësime serioze që masa të tilla nuk do të jenë efektive.

Steven Vukojevic, e përfaqëson një organizatë serbe të quajtur Lëvizja Çetnike, organizatë kjo që rekruton vullnetarë serbë për të luftuar krah separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

I pyetur nëse një ligj që ndalon mercenarët do të ishte efektiv, ai thotë se “Lëvizja Çetnike ka njerëz në Rusi që jetojnë e punojnë atje, kështu që ata mund të shkojnë (në Ukrainë) përmes Rusisë. Nuk ka nevojë që ata të shkojnë atje nga Serbia”.

Në Bosnje, situata është më alarmante. Shumica e luftëtarëve që shkojnë në Siri dhe Irak janë të ndikuar nga ekstremistët Wahhabi.

Në fshatin verior të Gornja Maoca, jeton një komunitet sekret i Wahhabive, të cilët në të kaluarën kanë qenë të dyshuar për lidhje me terrorizmin.

Mehmed Bradaric, është deputet në Parlamentin boshnjak, i cili ka pasur edhe përvojë personale me ekstremistët islamik sa ishte kryetar i qytetit verior të Maglajt, kohë kur Wahhabitë e morrin nën kontroll fshatin e afërt të Bocinjes.

“Derisa ne jetonim atje, ata zbatonin rregullat e tyre”, ka thënë Bradaric për Radion Evropa e Lirë.

“Për ne ishte shumë e vështirë që të jetonim në Maglaj. Ne e kishim të ndaluar çfarëdo ngjarje normale, si për shembull të festonim Vitin e Ri. Njerëzit nuk festonin, apo festonin me frikë”.

Përvoja e tij në Maglaj e bën Bradaricin të vë në pikëpyetje përkushtimin e forcave të sigurisë që e luftojnë ekstremizmin islamik.

“Nëse edhe ju do të dinit rreth përfshirjes së strukturave të qeverisë në këtë gjë, nga nivelet më të ulëta e deri tek organizatat kriminale, edhe ju do të ishit i shqetësuar siç jam unë”, ka thënë ai.

Emrah Fojnica, boshnjaku që e hodhi vetën në erë në Irak javën e kaluar, ka qenë mjaft i njohur për autoritetet.

Ai ishte gjykuar për dhënien e armës Mevlid Jasharevicit, i cili më pas qëlloi në drejtim të Ambasadës amerikane në Sarajevë, në tetor të vitit 2011.

Fojnica dhe Jasharevic, të dy kanë jetuar në komunitetin Wahhabi në Donja Maoca.

Fojnica është liruar, ndërsa kishte premtuar se nuk do të kthehej në Donja Maoca.

Në vend të kësaj, ai u bë sulmues vetëvrasës në Irak.

Sociologët në të dyja vendet, megjithatë shohin arsye më të thella pas rritjes së “turizmit të luftës”.

“Ne jemi në një situatë paradoksale në të cilën, për një 19 apo 20 vjeçar, më shumë ka kuptim që të shkoj në luftë në një vend të largët, të cilin ai as që mund ta gjej në hartë se sat ë qëndroj në Bosnje në kërkim të ndonjë kuptimi këtu”, thotë Vlado Azinovic, profesor i shkencave politike në Sarajevë, i cili ka qenë dëshmitar në cilësinë e ekspertit në procesin kundër Jasharevicit.

Vojislav Curcic, psikiatër në Beograd, e thotë pothuajse të njëjtën gjë.

“Sa herë një shoqëri është në krizë,dhe shoqëria jonë është në krizë, ekziston terreni për ekstremizëm”, i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë.

“Ka shumë pakënaqësi te qytetarët, të cilët mendojnë se veprimet ekstremiste do t’i bëjnë ata të ndihen më mirë. E gjithë klima sociale e inkurajon zhvillimin e ekstremizmit”, është shprehur ai.

Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle së fundi ka biseduar me një grup mercenarësh nga Lëvizja Çetnike, të cilët po luftojnë në Ukrainë .

Lideri i grupit, Bratislav Zhivkovic, ka thënë se ai mendon që luftimet do të përfundojnë shpejt dhe se ai tashmë është duke bërë plane që të kthehet në Serbi.

Kjo po i shqetëson ekspertët në Ballkan.

“Kur të kthehen (mercenarët), një grup i njerëzve ky që paraqet kërcënim të vërtetë, jo vetëm për Serbinë por tërë rajonin, është duke u formuar”, paralajmëron analisti ushtarak serb, Bojan Dimitrijevic. /rel/

Femra mbush gjokset me kokainë, kapet nga policia (Foto)

0

Femra mbush gjokset me drogNjë femër është kapur duke u përpjekur të trafikonte 1.7 kg kokainë në Spanjë. Kokaina ishte fshehur në gjoks.

Udhëtarja nga Venezuela u arrestua në aeroportin e Madridit pasi oficerët vërejtën “formën e çuditshme” të gjoksit të saj.

Gruaja, e cila kishte udhëtuar nga Kolumbia, u dërgua në spital ku mjekët i hoqën drogën nga gjoksi, drogë e cila në rrugë do të kapte një vlerë prej 1.9 milionë euro.

Femra mbush gjokset me drog1Spanja është pika kryesore hyrëse në Evropë e drogës që vjen nga vendet e Amerikës Latine. Gjithashtu dhe në vitin 2012 në Barcelonë u ndalua një grua me 1.4 kg kokainë të futur Brenda në gjoks.

ISIS vret 80 burra, rrëmben 100 gra Yazidi

0

Burra-gra YazidiTë paktën 80 burra në një fshat të minoritetit Yazidi në veri të Irakut janë vrarë nga luftëtarët e ISIS-it, të cilët gjithashtu kanë rrëmbyer rreth 100 gra në fshatin Kojo, pranë Sinjarit, në qytetin verior të Mosulit.

ISIS ka kërkuar nga ta që të kthehen në myslimanë. Lajmi është raportuar nga CNN, i cili ka cituar qeverinë rajonale kurde dhe një udhëheqës fetar të minoritetit Yazidi.

Një ditë më parë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Brack Obama deklaroi se situata duket e përmirësuar, megjithatë SHBA-ja do të vazhdojë të kryejë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Me mijëra persona të komunitet Yazidi janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga muaji qershor, kur ISIS nisi sulmet ndaj tyre. Më shumë se 200 mijë persona janë vendosur në provincën Dohuk në javët e fundit, ku kampet e refugjatëve janë të mbipopulluara.

Presidentja Jahjaga: Ekstremizmi kërcënon sigurinë kombëtare

0

Atifete jahjagaPresidentja Jahjaga për arrestimet e fundit thotë se janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës. Hedh poshtë të ketë pasur presion ndërkombëtarë. Ajo fton qytetarët që të mos mbështesin një ideologji që është kundër idealeve, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se nuk ka pasur presion ndërkombëtar për inicimin e aksionit në arrestimin e mbi 40 të dyshuarve për përfshirje në radikalizëm dhe terrorizëm.

Ajo ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm se ky kërcënim nuk e kanos vetëm Kosovën.

“Rreziku del përtej kontekstit tonë të brendshëm”, ka thënë në intervistën për gazetën Zëri, presidentja Jahjaga.

Për të arrestuarit, Jahjaga thotë se janë një grup i izoluar, individë të radikalizuar, të manipuluar , për të cilët ka dyshime të bazuara që janë reshtuar pranë grupeve terroriste, me qëllim që të kryejnë vepra terroriste dhe kriminale në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

“Është fjala për individë që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Jahjaga.

E para e vendit, bënë thirrje që të gjithë t’i kundërshtojnë këto ideologji, që shkojnë në dëm të vendit.

“Ashtu sikur institucionet e vendit edhe qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Vjosa Osmani ‘avokate’ e bllokut në Kushtetuese

0

VjosaOsmani-LDKLDK-ja dhe partnerët e saj AAK e Nisma janë pajtuar që deputetja e LDK-së Vjosa Osmani të përfaqësojë Bllokun në përballjen gjyqësore më 22 gusht në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Teutë Sahatqija, nënkryetare e LDK-së, tha se si koalicion jemi të përgatitur për përballje në kushtetuese me argumentet tona.

“Na është kërkuar që në gjykatë të përfaqësohemi më deputetë dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma do të përfaqësohet në Gjykatën Kushtetuese me 22 gush nga deputetja Vjosa Osmani”, bëri të ditur për Botapress Sahatqija.

“Ne si koalicion LDK-AAK-Nisma, jemi të përgatitur për tu përballur në Gjykatën Kushtetuese me 22 gusht. Ne kemi argumentet të cilat janë në favor tonin dhe jemi të përgatitur mjaftueshëm për të mbrojtur dhe dëshmuar argumentet dhe të drejtën si koalicion pas zgjedhor dhe si grup parlamentar të mbështetur edhe nga subjektet tjera”, tha Sahatqija.

Ferati: Tendencat e Serbisë janë të dëmshme

0

Sadri-FeratiIsh-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pa fuqi legjislative dhe ekzekutive.

“Asociacioni i komunave është organizim vullnetar, kështu edhe është thënë nga përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, prandaj duhet të mbetet si tillë. Duhet të jemi të qartë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë asnjë fuqi ekzekutive dhe legjislative”, ka deklaruar Ferati për “Epokën e re”.

Ai i ka vlerësuar të dëmshme tendencat e Serbisë për të hartuar statut të veçantë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të cilin parashihet që arsimi dhe shëndetësia të mbesin në sistemin e saj. “Të gjitha çështjet e tjera që Serbia po tenton t’i zgjidhë nga asociacioni janë të dëmshme. Mendoj se edhe nëse ka diçka për t’u diskutuar ajo duhet gjithmonë të diskutohet me Prishtinën, por kurrsesi me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Prandaj këto tendenca të Serbisë janë të dëmshme”, është shprehur Ferati.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të reagojnë ndaj këtyre tendencave dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë realizimin e tyre. “Republika e Kosovës jo vetëm se duhet të reagojë, por nuk duhet të lejojë që kjo të diskutohet për të qenë çështje e asociacionit të komunave me shumicë serbe ngaqë, siç dihet edhe me pakon e Ahtisarit, në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor janë paraparë kompetenca të zgjeruara për këto komuna dhe janë shumë të mjaftueshme ato. Prandaj kjo nuk duhet të ndodhë që ato të menaxhohen nga asociacioni i komunave serbe ngase atëherë veç po ndryshon statusi i komunave veriore. Kjo do të jetë e dëmshme”, ka theksuar Ferati. Sipas tij, Serbia është duke tentuar të deformojë çdo gjë. “Bazuar në deklaratat e tyre, mund të lexohet se Serbia po konsideron se kjo çështje është një pjesë e punës. Dhe duke vazhduar kështu, Serbia gjithë procesin e dialogut më tutje do ta kushtëzojë me kompromise të vazhdueshme derisa në një moment të gjitha t’i deformojë”, ka deklaruar Ferati. Në këtë kontekst, Ferati ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes shumë të madh në mënyrë që me krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të mos lihet përshtypja se është formuar një qeveri apo një parlament. “Sa i përket funksionimit, mendoj se nuk duhet të lejohet derë e vogël që nëpërmjet asociacionit të komunave me shumicë serbe të lihet përshtypja se është formuar një qeveri apo ndonjë parlament. Në këtë drejtim duhet një kujdes i madh i Prishtinës që diçka e të tillë mos të ndodhë”, është shprehur Ferati, duke shtuar se ende ka paqartësi se çfarë asociacioni do të formohet. “Dokumenti nuk ka kaluar në Kuvend. Ky dokument është ndalur në komisionin në të cilin isha edhe unë. Pikërisht është ndal për këto çështje që po diskutohen sepse është kërkuar një qartësi se çfarë asociacioni të komunave do të ketë dhe cila do të jetë veprimtaria e tij konkrete. Presim që të funksionalizohet kuvendi, pastaj të vijë ai dokument për t’u miratuar”, ka thënë Ferati.

Ndërkohë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, një ditë më parë ka deklaruar se Qeveria e Serbisë është duke e hartuar një statut për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, me të cilin do të parashihet që arsimi dhe shëndetësia të mbesin në sistemin e saj. “Ne duam që sa më parë të flasim me politikën shqiptare në Kosovë, që ta miratojmë statutin e asociacionit dhe të themelojmë atë. Kontribuuesit serbë të arsimit e të shëndetësisë në Kosovë paguhen nga Qeveria e Serbisë dhe Beogradi nuk e ka ndërmend ta ndalojë këtë. Kjo do të rregullohet edhe me anë të statutit të asociacionit të komunave serbe”, ka theksuar Gjuriq.

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

0

bikBIK-u, e pranon se duhet të ketë reforma, po jo vetëm kur ka “sherre apo konflikte”. Imamë dhe politikanë kosovarë kritikojnë tolerimin e hoxhallarëve kontroversë.

Arrestimet e ditëve të fundit të mbi 40 personave, që dyshohet se kanë lidhje me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra, si dhe prangosja e një imami në Gjilan, i ka rikthyer debatet për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe miratimin e Ligjit për Bashkësitë fetare.

Në përgjigjet e Zyrës për Informim të BIK-ut dërguar gazetës “Kosova Sot”, pohohet se si çdo institucion tjetër, qoftë fetar apo laik kudo në botë që ka nevojë për reforma, ashtu edhe BIK-u ka nevojë për reforma të sofistikuara.

“Por, reformat nuk duhet të ndodhin vetëm kur ndodhë ndonjë sherr apo konflikt, por ato duhet të ndodhin në vazhdimësi. Sidomos në kohët e sotme moderne kur po përballemi me zhvillime të hovshme shkencore, kulturore, politike, fetare, informative, teknologjike e tjera”, thuhet në përgjigjen e BIK-ut.

Por profesori i Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës dhe njëherësh kryetar i Sindikatës në BIK, imami Idriz Bilalli, thotë se përgjegjësi kryesor për këtë gjendje është myftiu Naim Tërnava, që nuk mori masa ndaj imamëve kontroversë.

“Ne si Sindikatë e Punëtorëve të Bashkësisë Islame, shqetësimin tonë për dukuri jo të mirë e kemi ngritur qysh herët – para katër pesë viteve – përmes Sindikatës i kemi bërë publike qëndrimet tona. Mirëpo, kjo është çështje e institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike të vendit që kanë paraparë të ndërmarrin një hap të tillë”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama thotë se, BIK-u ka toleruar imamë radikalë nëpër xhami, që nxisin urrejtje fetare, gjinore dhe kombëtare. Ndërsa sipas saj u takon besimtarëve të vlerësojnë nëse BIK-u po i përfaqëson interesat e tyre dhe a po e justifikojnë ekzistencën e tyre.

Ndërsa deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, thotë se në Kosovë nuk kemi ende ligjin për bashkësi fetare, por sa i përket ekstremizmit, Kosova ka policinë, dhe Agjencinë për Inteligjencë, të cilat janë të gatshme të ballafaqohen me çdo rrezik potencial që i kanoset Kosovës.

“DokuFesti”, me artin e ndryshimit

0

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefNevoja për ndryshimin e status quo-së në zhvillimet e kulturës lokale do të shtynte aktivistët e dikurshëm, drejtuesit e sotëm të “DokuFestit”, që t’u hyjnë veprimeve përmes të cilave shprehin pakënaqësinë, por edhe të sjellin risi në qytetin e vjetër të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Pas 13 vitesh angazhimi, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër nuk mbahet më në një qytet pa kinema, pasi që nga dhjetori i 2013-s ka nisur funksionimi i “DokuKinos”. Në këtë mënyrë njëri prej qëllimeve të “DokuFestit” është përmbushur.

Por misioni për zhvillim të mëtutjeshëm në dhe rreth kinemasë vazhdon. Edicioni i 13-të i këtij festivali vjen me porosinë “Ndrysho, mos u mshef”, që është pasqyruar edhe në programin e filmave, që përmban 237 filma nga 56 vende të botës, të ndarë në gjashtë kategori garuese dhe shumë përzgjedhje speciale.

“Deri diku kemi përmbushur një pjesë të misionit, kemi mbërritur në momentin që kemi kinema. Por kjo nuk domethënë që e kemi kryer misionin, sepse besojmë se mund të kanalizojmë energjitë tona për ndryshime edhe më të mëdha, më pozitive në jetën kulturore të këtij qyteti dhe të këtij vendi. Mu për këtë shkak kemi zgjedhur moton e ndryshimit, pasi që si organizatë bazohemi në aktivizëm, dhe mendojmë se aktivizmi duhet të jetë motor i ndryshimeve. Me programin e filmave dhe me krejt çka sjell ‘DokuFesti’ synojmë të promovojmë idenë e aktivizmit dhe ndryshimit dhe nuk kemi arsye që të ndalemi”, thotë Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit.

Ai pranon se në shoqërinë kosovare nuk ka mekanizma të mjaftueshëm që disa gjëra të marrin rrjedhë normale dhe të duhur, në mënyrë që ato të sjellin edhe ndryshime pozitive, prandaj “DokuFesti” shpesh herë merr role më të mëdha se sa që do të duhej të kishte, kryesisht për shkak të mungesës së iniciativës për zhvillim kulturor. Madje sivjet ajo është zgjeruar edhe në programin e filmave.

Të pasme të tilla duhen fiksuar mirë

0

Michelle Hunziker1Para 19 vitesh, të pasmet e moderatores Michelle Hunziker u shpallën si më të mirat në Itali.

Tani një italiane na sjell në kujtesë Hunziker.

Ajo është Laura Cremaschi, një yll në rritje, e cila po pushon në Majemi më të dashurin.