18.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7762

ISIS dhe Al-Nusra

0

Al-Nusra ne SiriDikur Al-Qaeda ishte një grup i ngushtë ekstremistësh që kishte një synim të vetëm, kishte një lidership të centralizuar dhe një bazë prej ku lansoheshin operacionet globale.

Me vdekjen e Osama bin Ladenit, por edhe të komanduesve kryesorë të këtij grupi, Al-Qaeda u shpërnda në grupe më të vogla, pa ndonjë qendër kryesore veprimi.

Megjithatë, lufta civile që mbërtheu Sirinë, për të rrënuar pushtetin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, u shfrytëzua si hapësirë fuqizimi për grupet e ndërlidhura me Al-Qaedan, duke e lënë të dobësuar opozitën siriane, të njohur ndërkombëtarisht.

Beteja midis grupeve militante u ashpërsua në fillim të këtij viti. Vetë lideri i Al-Qaedas, Ayman Al-Zawahiri, u bëri thirrje të ndërprenin luftimet mes vete dhe të bashkoheshin rreth një fronti.

Ekspertët perëndimorë kishin tërhequr vërejtjen qysh vitin e kaluar se fraksionet e Al-Qaedas në Siri janë të fuqishme dhe në rritje.

Një prej grupeve të para të militantëve islamikë të krijuara në Siri, ishte Fronti Al-Nusra, fraksion i Al-Qaedas në këtë shtet. Ai u themelua në fillim të vitit 2012 me ndihmën e fraksionit të Al-Qaedas në Irak, të udhëhequr nga Abu Bakr Al-Baghdadi.

Al-Qaeda në Irak tash është transformuar dhe njihet si ISIS, Shtetit Islamik i Irakut dhe Shamit.

ISIS ka shpallur zyrtarisht krijimin e një “kalifati” të ri, ose të një shteti islamik, në territoret që ka pushtuar në Irak dhe Siri dhe për “kalif” ka shpallur pikërisht al-Baghdadin.

ISIS në fakt ka ekzistuar si grup i organizuar që nga viti 2004, me emra të ndryshëm, por emrin që ka sot e mban nga muaji prill i vitit 2013.

ISIL apo ISIS?

ISIS dhe Al-Nusra njihen si organizata të shpallura ndërkombëtarisht terroriste.

Që të dyja – të ndara dhe tani në luftë të ashpër mes vete – ndjekin një idelogji ekstreme anti-perëndimore, promovojnë dhunë fetare e gjinore dhe i shohin ata që nuk pajtohen me idetë e tyre si të pafe.

Kjo ka nxitur edhe Shtetet e Bashkuara që të nisin një fushatë bombardimesh ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak, për të ndihmuar popullatën vendëse atje.

Ushtria amerikane është tërhequr nga Iraku në vitin 2011, pas një pranie pothuajse 10 vjeçare atje./REL/

Grekët edhe arkeologjinë e lidhën me çështjen e emrit të Maqedonisë

0

Greqi-arkeologjiGazeta greke “Agelioforos”, e cila është e specializuar për pjesën veriore të vendit, sot publikoi një koment me titull “Fshehtësitë e tokës së Maqedonisë” në të cilin i akuzoi autoritetet e Maqedonisë se janë “të disponuar irredentikisht kundër Greqisë”.

“Më 4 dhe 5 shtator në Uells do të mbahet samiti i NATO-s, në të cilin liderët e vendit fqinj dëshirojnë të marrin pjesë, edhe pse nuk bënë asnjë hap të vogël për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe janë me disponim irredentist kundër Greqisë”, shkruan gazeta.

Në tekst përkujtohen edhe deklaratat e kancelares gjermane, Angela Merkel, por të interpretuara në mënyrë greke. Merkel, sipas “Agelioforos”, “pas rizgjedhjes së Nikolla Gruevskit dërgoi mesazh deri te udhëheqësia në Shkup që të arrihet progres në negociatat me Greqinë për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit, e cila do të jetë për të gjitha nevojat”.

“Nënkuptohet, të mos e vjedhin emrin e Maqedonisë, por ai të jetë emër i përbërë. Autoritetet IRJM nuk e dëshirojnë këtë gjë dhe dëshirojnë ta përvetësojnë emrin e Maqedonisë dhe të krijojnë kombësi të re, kombësinë e maqedonasve”, shkruan gazeta.

Në këtë kontekst informoi edhe për vizitën e kryeministrit Samras në lokalitetin arkeologjik të Amfipolis ku është zbuluar një varr i madh mbretëror nga koha e Lekës së Madh, ku ai tha se “po ballafaqohemi me një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm”. Gazeta thekson se “varri është maqedonas, ndërsa ajo që është më i madh se varri i Filipit të Dytë, babit të Lekës së Madh, tregon se aty është i varrosur një, apo disa, personalitete shumë të rëndësishme historike”.

“Toka greke është me përplot zbulime arkeologjike të cilat e konfirmojnë karakterin grek të Maqedonisë. Këtë e plotësojnë minimet e arkeologëve shkrimet e paraardhësve tanë, dhe e bëjnë këtë mozaik unik të historisë greke. Këtë duhet ta kenë parasysh partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të cilët reagojnë për Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, pasi që liderët e vendit tonë fqinj dëshirojnë ta përdorin emrin Maqedoni për qëllime irredentiste”, konstaton “Agelioforos”.

Në ndërkohë në Greqi mbretëron heshtje për reagimin e Qeverisë së Maqedonisë për vokabularin e dhunshëm të cilin e përdorin ushtarë grek.

Kuçi: PDK e ka fituar pushtetin me ekstremistët, s’mund t’i luftojë ata

0

Blerim KuciIsh-Ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Kuçi, e akuzon PDK’në dhe Hashim Thaçin se i ka marrë në pushtet ekstremistët islamikë vetëm për ta ruajtur pushtetin. Sipas tij, PDK ka fituar edhe në zgjedhjet e fundit falë votave të tyre e tash për shkak të presionit ndërkombëtar po bën spektakle. Në këtë situatë, në një intervistë për Express, Kuçi thotë se Hashim Thaçi po sillet si artist i popullit.

Express: Si e sheh aksionin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj disa të dyshuarve për terrorizëm?

B. Kuçi: E para, besoj se Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur informata të mjaftueshme për aktivitetin e organizatave të ndryshme që kanë lidhje me organizatat terroriste dhe me ekstremizëm islamik në Kosovë. Kjo nuk do koment sepse jam shumë i sigurt. Pse s’e ka bërë më herët, unë kam mendimin tim, sepse brendapërbrenda kësaj Qeverie ka individë që së paku kanë një lidhje ose janë mjaft joshës për këto organizata ose janë në mes të ekstremizmit islamik dhe islamit në përgjithësi. PDK dhe z. Thaçi ka pasur nevojë për votën e tyre. Në zgjedhjet e fundit u pa se janë të nevojshëm me votën e tyre dhe nuk kanë intervenuar dhe nuk kanë bërë ndonjë akt të tillë. Në momentin kur e kanë marrë votën edhe për shkak të presionit ndërkombëtarë janë detyruar të ndërmarrin akte të tilla. Sa janë të qëndrueshme apo është vetëm një spektakël do ta shohim më vonë.

Express: Pra, PDK dhe Qeveria i ka shfrytëzuar elementë të tillë për vota, ndërkohë, tash pas përfundimit të zgjedhjeve po i godet?

B. Kuçi: Kjo është esenca që qytetarët e Kosovës duhet ta vërejnë. Ne si Aleancë vërtet jemi goditur për vota por s’paku jemi munduar të themi se është një rrezik për kombin tonë, është një rrezik për shtetin tonë. Unë e kuptoj se duhet bërë dallimin sepse qysh thotë populli “afër të keqit digjet edhe i njomi”. Po e shoh se as analistët s’po e bëjnë këtë dallim. Sidoqoftë, esenca është se Qeveria aktuale i ka lejuar, u ka hapur portën ekstremistëve islamikë, qoftë në formën e vetëdijshme ose në formën e pavetëdijshme. Ose është bërë sikur nuk po i sheh. Në momentin kur e ka marrë votën e tyre e cila ka qenë shumë e domosdoshme për ta – kanë menduar se përmes votës së tyre do të jenë në pushtet – atëherë e kanë kryer misionin e vet me ta dhe për shkak të presionit ndërkombëtar janë detyruar të ndërmarrin një aksion të tillë. Se a e kanë bërë për spektakël do të shihet tash e tutje. Ajo që unë jam i sigurt se ka shumë metoda që shteti brenda ligjit ta luftojë ekstremizmin islamik. Nuk ka nevojë asnjë pikë të dilet jashtë ligjit.

Express: Kryeministri në largim doli dhe tha se aksionin e ka autorizuar ai?

B. Kuçi: Unë e kuptoj se Kryeministri është hartues i politikave dhe përcakton edhe prioritetet në aspektin e sigurisë. Ajo është normale. Mirëpo, në mesin e kësaj Qeveria ka individë, e edhe Ministra, të cilat kanë lidhje me ekstremizëm islamik. E ka lejuar këtë klimë dhe e ka hapur portat për këtë klimë për shkak të votave dhe për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht. E tash paraqitet si artist i popullit, kjo nuk shkon. Kjo Qeveri është fajtore për mënyrën e menaxhimit me këtë element që është i rrezikshëm në aspektin kombëtar, edhe si shtet, por edhe në aspektin ndërkombëtarë. Kjo Qeveri nuk mund të luftojë këtë ekstremizëm sepse ka lidhje me te.

Express: Rrjedhimisht, lidhja e Thaçit është më Kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin, deputetin Gëzim Kelmendi…?

B. Kuçi: Po. Edhe asnjë akt më të vogël s’ka bërë deri më tash. Asnjë program se ka hartuar se si luftohet ekstremizmi islamik. Asnjë preventivë, asnjë plan që ka të bëjë me preventivë nuk ka ndërmarrë. E para, faji është se e ka lejuar pa bërë asnjë hap në preventivë. E dyta, ka futur në Qeveri njerëz që kanë një ideologji të tillë dhe janë afër një ideologjie të tillë. Ata janë në pushtet bashkë me z. Thaçi. I ka emëruar edhe Ministra pa marrë parasysh se ata sot po mundohen të thonë se s’kanë lidhje me ekstremizmin. Por, janë afër tyre dhe krijojnë klimë për ta. PDK e ka marrë votën sepse vota ka qenë më e rëndësishme se vet lufta kundër ekstremizmit islamik. Permanent ia ka marrë votën – edhe në 2010, edhe tash më 2014 – Thaçi i ka ofruar këta njerëz me qenë afër vetës. S’ka pasur qysh të luftojë dhe tash për shkak të presionit ndërkombëtar dhe unë dyshoj se z. Thaçi se mund të luftojë në vazhdimësi këtë të keqe.

Express: Cila duhet të jetë zgjidhja nëse Kosova do të ketë një Qeveri të re pa PDK’në?

B. Kuçi: E para ka shumë mënyra ligjore për të luftuar ekstremizmin. E para është kontrollimi i mënyrës së financimit të tyre. E dyta, është kontrolli i organizatave joqeveritare, të cilat kanë lidhje me organizata të dyshimta. E treta, bashkëpunimi me vendet në rajon, qoftë më Shqipërinë, qoftë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe më këdo sepse ky është problem ndërkombëtar dhe nuk është marrë të bashkëpunohet në këtë aspekt për të luftuar të keqen. Tjera, është se ka krijuar situatën e pashpresë ekonomike, papunësia, mosperspektiva i ka orientuar qytetarët dhe sidomos të rinjtë të marrin një drejtim të tillë. Është një punë komplekse, mirëpo, me një program të përpiktë mund të dilet nga kjo situatë. Ne nuk jemi në fazën e rrezikshmërisë së lartë sa i përket kësaj kategorie, mirëpo, rrezikun e ka pru kjo Qeveri, duke mos ndërmarrë asnjë masë ligjore dhe s’ka pasur përkushtim që të luftohet në fillim apo në parandalim këtë të keqe për Kosovën.

Edhe 56 persona të dyshuar për terrorizëm

0

Arrestohet per terrorizemProkuroria Speciale ka konfirmuar se të dyshuar për përfshirje në aktivet te terrorizmi dhe organizim të shkuarjes për të luftuar në Siri e Irak janë edhe 56 persona. Në këtë shifër nuk përfshihen 100 personat që supozohet të jenë duke luftuar në Siri e Irak.

Kualifikimi “dyshim për aktivitete të terrorizmit” ka shtuar volumin në Prokurorinë e Kosovës.

Ajo që dihet është se në dosjet e prokurorisë të dyshuar për përfshirje në grupe që organizojnë shkuarjen për të luftuar në Siri janë aktualisht 96 persona.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se deri në qershor të këtij viti ka radhitur 36 persona me gjithsejtë 13 raste hetimesh të hapura nën dyshimin për organizim dhe shkuarje për të luftuar në Siri dhe Irak si dhe planifikime për aktivitete terrorizmit.

Në këtë kontingjent pritet të përfshihen edhe 20 persona të tjerë që po ashtu dyshohen se i përkasin lidhjeve me këta dyshuar.

Kësaj shifre i është bashkuar së fundi numri prej 40 personave që janë arrestuar të hënën në gjithë Kosovën.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi, ka thënë se aktualisht numri i personave që po hetohen është afër njëqindëshit.

“Deri në qershor 2014 kemi pasur 13 raste me 36 persona nga ato për 34 persona është marrë vendim për hapje hetimesh kurse për dy të tjerë është ngritur aktakuzë. Ky rast nuk ka të bëjë me 40 personat e tjerë që janë arrestuar së fundi ngase 65 persona kanë qenë në plan për t’u arrestuar”, i ka thënë Kozmaqi, Radio Kosovës.

Në këtë përbërje, Prokuroria nuk ka konfirmuar edhe shifrën tjetër prej 100 personave sa supozohet se aktualisht janë duke luftuar në Siri e Irak nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut, Al Nusra’s dhe degë të organizatave tjera terroriste.

Këtë shifër e ka përmendur agjencia Asociated Press duke u thirrur në informacione të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, por kjo sipas Prokurorisë vazhdon të mbetet shifër e ndarë nga rastet në procedurë.

Vetëm në vitin e fundit sipas Prokurorisë së Shtetit si të dyshuar në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në krim, që ndërlidhen me terrorizimin kanë parakaluar rreth 210 persona.

Përderisa bilanci i luftës në Siri tek shtetasit kosovarë deri më tani numëron 16 persona të vdekur.

FSK largon një mjet të pashpërthyer në Drinin e Bardhë

0

Drini i bardhForcat e Armatosura të Kosovës(FSK) kanë larguar suksesshëm një mjet të pa shpërthye në Drinin e Bardhë.

Policia njofton se rasti është njoftuar nga një qytetar i cili kishte hasur rastësisht në mjetin e dyshuar

“Një person ka njoftuar në polici se derisa ishte duke peshkuar në lumin Drini i Bardhë ka vërejtur një mjet të dyshimtë. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Ratkoc/Rahovec: Arrestohet për armëmbajtje pa leje

0

Pistoleta7-22Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Policia njofton se arma e konfiskuar është e llojit “Ekol Aras Magnum”.

“Raportohet se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë një kontrolli tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit “Ekol Aras Magnum” me 7 fishek”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

QKRC-ja e Rahovecit prej 6 muajsh gjysmëfunksionale

0

QKRC ne rahovecQë nga marsi probleme të shumta e kanë përcjellë nisjen e punës së objektit të ri të Qendrës Komunale për Regjistrim Civil (QKRC) në Rahovec.

Fillimisht nuk është bërë përurimi zyrtar i objektit siç ka ndodhur me qendra të tjera. Pastaj ky objekt për shkak të problemeve teknike nuk ka qenë i lidhur energji elektrike deri në javën e shkuar,por me të është furnizuar nga objekti i afërt me SHMP “Selajdin Mullabazi-Mici”, shkruan Koha Ditore.

E problemi më i madh vazhdon të mbetet mungesa e një tabele me mbishkrimin e QKRC-së. Kjo po u shkakton problem qytetarëve për të identifikuar atë me qëllim për t’u pajisur me dokumente të ndryshme.

Shkëndija çmend Ulqinin me “belfie”

0

shkendija ulqi1Shkëndija Mujaj sot ka postuar disa foto në facebook ku ajo shihet mjaft provokuese me një foto “belfie”.

Ajo po pushon prej disa ditësh në plazhin e Ulqinit dhe vazhdon të jetë mjaft provokuese në fotot që publikon.

Linjat super të Audrina Patridge

0

audrinVetëm pak javë më parë ajo u nda nga i dashuri i saj, Corey Bohan, me të cilin kishte disa vite e lidhur.

Por, kjo nuk e pengon Audrina Patridge që të jetë e qeshur.

28-vjeçarja është fotografuar në Florida në një formë të shkëlqyer dhe shumë seksi.

PD kundërshton çfarëdo lloji të ekstremizmit

0

PartiaDrejtesise-logoPartia e Drejtësisë vlerëson përkushtimin e institucioneve shtetërore për hetimin e rrethanave në të cilat qytetarët e Kosovës shkojnë jashtë vendit për të luftuar.

PD kërkon nga opinioni publik përmbajtje në kualifikime dhe distancim nga vlerësimet ekstreme duke pasur parasysh faktin se çdo i akuzuar është i pafajshëm deri në momentin e argumentimit të fajësisë.

PD rikonfirmon vendosmërinë e saj për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe kundërshtimin e keqpërdorimit dhe manipulimit të lirisë dhe të drejtave, si dhe të manipulimit të identitetit fetar të qytetarëve për qëllime politike.

PD dënon fuqishëm çdo përpjekje për të njollosur Identitetin Islam të shumicës së qytetarëve të vendit dhe në këtë drejtim, mbështet Bashkësinë Islame të Kosovës, në përpjekjet për të parandaluar çfarëdo lloj ekstremizmi, qoftë ai fetar apo gjetiu.

Ndërkaq nga Institucionet Shtetërore pret veprime të drejta në sqarimin e dyshimeve të ngritura për 40 qytetarë të vendit të arrestuar me dyshimin se kanë vepruar në luftimet në Irak e Siri.