Grekët edhe arkeologjinë e lidhën me çështjen e emrit të Maqedonisë

Greqi-arkeologjiGazeta greke “Agelioforos”, e cila është e specializuar për pjesën veriore të vendit, sot publikoi një koment me titull “Fshehtësitë e tokës së Maqedonisë” në të cilin i akuzoi autoritetet e Maqedonisë se janë “të disponuar irredentikisht kundër Greqisë”.

“Më 4 dhe 5 shtator në Uells do të mbahet samiti i NATO-s, në të cilin liderët e vendit fqinj dëshirojnë të marrin pjesë, edhe pse nuk bënë asnjë hap të vogël për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe janë me disponim irredentist kundër Greqisë”, shkruan gazeta.

Në tekst përkujtohen edhe deklaratat e kancelares gjermane, Angela Merkel, por të interpretuara në mënyrë greke. Merkel, sipas “Agelioforos”, “pas rizgjedhjes së Nikolla Gruevskit dërgoi mesazh deri te udhëheqësia në Shkup që të arrihet progres në negociatat me Greqinë për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit, e cila do të jetë për të gjitha nevojat”.

“Nënkuptohet, të mos e vjedhin emrin e Maqedonisë, por ai të jetë emër i përbërë. Autoritetet IRJM nuk e dëshirojnë këtë gjë dhe dëshirojnë ta përvetësojnë emrin e Maqedonisë dhe të krijojnë kombësi të re, kombësinë e maqedonasve”, shkruan gazeta.

Në këtë kontekst informoi edhe për vizitën e kryeministrit Samras në lokalitetin arkeologjik të Amfipolis ku është zbuluar një varr i madh mbretëror nga koha e Lekës së Madh, ku ai tha se “po ballafaqohemi me një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm”. Gazeta thekson se “varri është maqedonas, ndërsa ajo që është më i madh se varri i Filipit të Dytë, babit të Lekës së Madh, tregon se aty është i varrosur një, apo disa, personalitete shumë të rëndësishme historike”.

“Toka greke është me përplot zbulime arkeologjike të cilat e konfirmojnë karakterin grek të Maqedonisë. Këtë e plotësojnë minimet e arkeologëve shkrimet e paraardhësve tanë, dhe e bëjnë këtë mozaik unik të historisë greke. Këtë duhet ta kenë parasysh partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të cilët reagojnë për Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, pasi që liderët e vendit tonë fqinj dëshirojnë ta përdorin emrin Maqedoni për qëllime irredentiste”, konstaton “Agelioforos”.

Në ndërkohë në Greqi mbretëron heshtje për reagimin e Qeverisë së Maqedonisë për vokabularin e dhunshëm të cilin e përdorin ushtarë grek.

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit