38.7 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7767

Blloku, kundër zgjedhjeve

0

ramushi, limaj  mustafaMbajtja eventuale e zgjedhjeve të reja në vend po kundërshtohet fuqishëm nga Blloku i partive opozitare. Mirëpo, një opsion i tillë është i mundshëm për Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe për Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Por, analistët politikë kanë përjashtuar çdo mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje, pa prejudikuar se kush do të qeverisë vendin./Zeri/

Vetëvritet Robin Williams

0

Robin Williams1Aktori amerikan Robin Williams është gjetur i vdekur, të hënën, në shtëpinë e tij në Tiburon të Kalifornisë.
Williams ishte 63 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik nga policia e Kalifornisë, e cila ka deklaruar se dyshohet për vetëvrasje. Policia ka njoftuar se kishte mbërritur në vendngjarje, pasi kishte marrë një telefonatë, e më pas Williams është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij.

Kohët e fundit ai ka vuajtur nga depresioni, duke qëndruar për disa kohë në një qendër rehabilitimi.

Williams ka lindur në Çikago më 21 korrik 1951 dhe u bë i famshëm në filmat ‘Good Morning Vietnam’ dhe ‘Dead Poet’s Society’.

Gruaja e tij, Susan Schneider, ka lëshuar një deklaratë.

“Këtë mëngjes, unë humba burrin dhe shokun tim më të mirë, ndërsa bota humbi njërin prej artistëve më të dashur. Jam thellësisht e mërzitur. Në respekt të familjes së Robinit, ne kërkojmë privatësi gjatë kohës së zisë. Derisa ai kujtohet, të mos fokusohemi në atë se si vdiq Robin por të llogarisim momentet e kënaqësisë dhe buzëqeshjes që ai ua dha miliona njerëzve”.

Në dialog serbët kosovarë duan tema teknike, jo politike

0

NenadRashiq-MPMSPërfaqësues të serbëve në Kosovë kanë kërkuar që dialogu i ardhshëm Kosovë-Serbi të fokusohet më tepër në tema teknike, të cilat janë në funksion të përmirësimit të jetesës së serbëve.

Megjithëse i kanë mirëpritur paralajmërimet e koalicionit paszgjedhor për intensifikim të dialogut ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokalë, këta të fundit kërkojnë që edhe dialogu Prishtinë-Beograd të mos ndalet.

Është lëvizja “Vetëvendosje” ajo e cila ka paralajmëruar transformim të dialogut të “mbyllur” diplomatik në Bruksel në dialog të hapur demokratik me serbët e Kosovës, nëse bëhet pjesë e Qeverisë së bllokut opozitar.

Por deputeti në Kuvendin e Kosovës nga Partia Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq, i cili për shumë vjet punon në institucionet e Kosovës, ka thënë se si dialogu Prishtinë-Beograd ashtu edhe ai Prishtinë-serbë “autoktonë” e kanë rëndësinë e vet…/Koha Ditore/

Jagxhilar: Edhe nëse shkohet në zgjedhje rezultati do të jetë si ai i 8 qershorit

0

Mahir JagxhilarKryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Jagxhilar ka vlerësuar se nuk ka kurrfarë kuptimi që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje.

“Edhe nëse shkohet në zgjedhje, rezultati zgjedhor nuk do të jetë më ndryshe se ai i zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka thënë Jagxhilar.

Ai ka thënë se për t’ju shmangur zgjedhjeve liderët e partive politike duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për formimin e institucioneve.

Sipas Jagxhilarit, në këtë fazë, Kosovës i duhet një qeveri e gjerë. /Epoka e Re

Rexhepi: Qeveria e bllokut mund të ketë jetë pak muaj

0

BajramRexhepi-ministerMinistri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nëse nuk arrihet të formohet një qeveri me PDK’në, atëherë mund të shkohet në zgjedhje. Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse shkohet në zgjedhje, të jetë në koalicion
parazgjedhor me AKR’në.

Bajram Rexhepi ka thënë se edhe nëse blloku arrin ta formojë qeverinë, atëherë ajo do të jetë një qeveri e paqëndrueshme, që do të funksionojë vetëm pak muaj.

“Ose do të shkojmë në zgjedhje ose do të formohet një qeveri pesë apo gjashtë muajshe, ka thënë ai”, ka thënë Rexhepi në ‘Interaktiv’ të KTV’së.

Ai ka thënë se mundësia e vetme për të larguar PDK’në nga pushteti ka qenë kjo, sepse ndryshe nuk kanë mundur ta largojnë.

“Kjo ka qenë fushata më e mirë e PDK’së dhe programi më i mirë. Ka qenë edhe një fitore e PDK’së”, ka thënë ai.

“Për momentin asnjëra nuk ka gjasë të mundë PDK’në”, ka thënë ai.

Rexhepi ka thënë se qytetarët janë lodhur nga gjendja e krijuar, ku siç tha ai, e panë që asnjë parti nuk ka parime por vetëm luftë për pushtet.

A do të konvertohej Faik Konica?!

0

92057Siç kemi bërë tashmë të ditur në Fletore koniciane nr. 2 (Kur puqen dy male në vargmal miqësie), letrat e Faik Konicës drejtuar poetit të madh francez Apollinaire, që ruhen në Bibliotekën Rishëljë të Parisit, përmbajnë, krahas një mori çështjesh me interes të përbashkët për dy mjeshtërit e mëdhenj të gjuhës frënge e shqipe, edhe shumë hapje zemre, si një nevojë shpirtërore për të shfaqur secili prej tyre atë intime që rrallë i besohet kujt, veç në qofsh i lidhur me një miqësi të pastër në shkallë të epërme. Ndodh kështu me Konicën 28 vjeçar dhe Apolinerin 23 vjeçar, duke filluar nga ai vit 1903, kur nisin të letërkëmbejnë së toku me besim të mahnitshëm nuhatur së largu te shoshoqi, jashtë kornizave të modestisë së shtirur. Sidomos kur në këtë mes, fjala është për çështje delikate zemre, për ndjenjë dashurie të fuqishme, atë që, te gjeniu, bëhet shpesh burim frymëzimi përsosur artistikisht në vepra të pavdekshme.

Dhe ndjenja e dashurisë, e vuajtjes dhe përvuajtjes shpirtërore, dihet që çon larg. Nuk e kemi fjalën këtu për asi qarjesh e përlotjesh, aventurizma të shpirtit me përfundime tragjike apo në të kundërt, për dashuri nga ato flakëkashtet a të rëndomtat që mbarojnë në bisht peshku. Jo, ka edhe një ndjenjë të fortë dashurie të qëruar që, në mënyrë të skajshme merr formën e mirëfilltë të mëkatit dhe që bëhet shtysë e fuqishme për vendimmarrje të reja. Sjellim si shembull dashurinë e Tat Tanushit të të mahnitshmit Kutel te kryevepra “E madhe është gjëma e mëkatit”…

Më 28 tetor 1903, në një nga letrat e para të Konicës drejtuar Apolinerit, kur të dy gjenitë e ardhshëm po gatiteshin të takoheshin në Londër, në shtëpinë e shqiptarit, Faiku bën një rrëfim tepër domethënës, që zbulon shumë anë të panjohura të jetës së tij komplekse 18-20 vjeçare.
Duket në plan të parë se kemi të bëjmë me atë vendim të famshëm të Faikut për të ndërruar fe, për t’u shndërruar nga mysliman në katolik, për t’u mbiquajtur Dominik. Por, përpara se të hyjmë në thelbin e kësaj çështjeje, për ta kuptuar e zbërthyer si duhet këtë, lypset të japim disa shpjegime paraprake lidhur me formimin e shëndoshë intelektual të nxënësit dhe gjimnazistit Faik Konica.

Është e njohur se, nga liceu francez i Kostandinopojës (Galata Saraji), ai shkoi në Francë më 1888, në moshën 12-13 vjeçare, dhe filloi drejtpërdrejt kolegjin në Lisieux të Normandisë. Zakonisht, në këtë moshë, fillohej klasa e gjashtë e sistemit arsimor francez, vit shkollor i rëndësishëm për vetë fillimin e adoleshencës që përcaktonte ndarjen nga fëmijëria dhe nga fillorja (si dikur klasa e pestë e sistemit tonë shkollor). Nga klasa e gjashtë në të tretën (me zbritje dhe jo me ngjitje si tek ne), janë katër vite shkollore në kolegj dhe më pas fillon gjimnazi me tre vjet (klasa e dytë, e parë dhe terminali apo matura). …Konica përfundon kështu më 1893, në moshën 17 vjeçare (diplomë mature) shtatë vjet të sistemit të mesëm shkollor francez, kolegj dhe gjimnaz (apo lycée – lice – në frëngjisht), që do të thotë se dy herë ka kapërcyer një vit shkollor. Por mbi të gjitha, duhet mbajtur këtu parasysh që diploma e maturantit (e bashëlierit), ishte për vetë kohën e një rëndësie madhore, përderisa – mjaft e rrallë – jepej nëpërmjet saj titulli i mësuesisë për shkollat e mesme. Sa për ilustrim, në mesin e dytë të shekullit XIX, nga 1320 profesorë gjimnazi në tërë Francën rurale – që numëronte 83 gjimnaze sipas studiuesit Antoine Prust -, 1000 vetë ishin pa diplomë të lartë universitare.

Më 1893 dhe1894, brenda dy vjetësh, Konica merr dy diploma universitare në Monpëlie dhe Dizhon (edhe sot e kësaj dite mund të marrësh diplomë universitare në Francë për çdo vit studimor që bën) dhe me këto diploma në xhep, si dhe me titullin e mësuesisë dhe çmimet e nderit, ai shkon ballëlartë në verën e vitit 1894 në Shqipëri e vendlindje. Janë vitet më të rëndësishme e më të lumtura për të, jo vetëm për formimin e tij të lartë intelektual e botëkuptimor, por edhe për aromën e këndshme të rinisë që mbart mosha 18-19 vjeçare. Pikërisht në këtë moshë, Konica njeh dashurinë e parë të zjarrtë me ojonaksen Hugon Sophie Josephine Annette. Vasha bukuroshe 15-16 vjeçare i ndihte të atit berber (është e njohur që nga ajo kohë simpatia e Faikut për zanatin e berberit) në lokalin e tij si parukiere, ku me sa duket i riu Faik shkonte për të ujdisur e bindur floknajën e tij të gjatë (“prej filozofi”, siç shprehet ai tërthorazi në një shkrim). Ishte për të viti universitar 1894-1895, kur ai, jo vetëm i qepej me ngulm provimeve që kalonte një pas një me sukses, por edhe u bindej, përmes tallazesh shpirtërore, ndjenjave të epshme të dashurisë e cila, ndryshe nga sa mund të pritej (të bëhej pengesë), e bënte çuditërisht me krahë, i jepte atë forcë shpërthyese që tek ndoca njerëz të veçantë e shton edhe më shumë dozën përvetësuese e vepruese të intelektit dhe shndërrohet në frymëzim për ngadhënjime të reja. Por ama do të ndodhte që, para se të merrte vendim për të shkuar në Paris (1895-1896) dhe më pas në Bruksel (ku jo vetëm çel Albanian e tij në mars 1897, por bëhet edhe baba me djalë tre muaj më pas), tallazet shpirtërore, me luftën e të kundërtave në vetvete, ndjenja e mëkatit prej djaloshi në dashuri të parë, një lloj fanatizmi subkonshient i trashëguar, si dhe vetë trysnia patriarkale (kur familja e mbante me të holla për shkollim, e “jo për dashuriçka”) – të gjitha këto do bënin që, në një çast të dhënë të rinisë së tij të bukur, ai të merrte një vendim aq të veçantë e të papritur: konvertimin e tij në fenë katolike, siç do ta shohim konkretisht më poshtë në rrëfimin që i bën Apolinerit.

Nuk është e vështirë për të bërë lidhjen midis dashurisë djaloshare të Faikut, ndjenjës së mëkatit dhe vendimit të tij për të ndërruar fe, e mbi të gjitha për t’u bërë murg në moshën 19 vjeçare. Shënojmë në parantezë se është e kotë të spekulohet këtu me tezën e imoralitetit siç bënë kundërshtarët e tij të kohës që ai i stigmatizoi e i lipsi aq bukur, apo siç duan sot të denigrojnë figurën e tij ndoca antikonicianë të tërbuar, që shohin përherë vetëm bardhë e zi dhe me dogma veshoke në kokë. Po ashtu, për mendimin tonë, çdo interpretim i sotëm për “largpamësinë” e Faikut me konvertimin e tij në fenë katolike, si shembull e si paralelizëm historik që u dashka ndjekur, – me emrin e Europës katolike në gojë! – është thjesht spekulim apo moralizim patriotik i rremë, utopik dhe irreal për një çështje tepër delikate e shpirtërore siç është ajo e fesë.

Në fakt, kur bën “rrëfimin” për moshën e tij 18-20 vjeçare, vetë Konica 28 vjeçar i vitit 1903 (në atë kohë kryeredaktor i një gazete me emër për kohën siç ishte Albania e tij, dhe me një mision të lartë fisnik e patriotik në shpirt) e shmang kryekëput motivin e dashurisë dhe “të mëkatit” në shpjegimin që jep vetë ai për idenë që “i shkrepi në kokë” të ndërronte fe që në moshë të re. Sigurisht që ai do nxirrte në pah në këtë mes, përpara Apolinerit, idetë mistike që ushqente nga leximi në atë kohë i librave filozofikë, e mbi të gjitha vetë ndjenjën e urrejtjes ndaj pushtuesve osmanë turq të dheut të tij. Sepse ai, fare mirë mund të konvertohej në katolik sikundër veproi, por pa u bërë aspak murg. Përse pikërisht murg? Të jetë kjo ide e tij thjesht një “kokëkrisuri” për t’u mbyllur në katër muret e qelës, kur krejt dyert e së ardhmes dhe të lulëzimit intelektual i kishte tejet të hapura? Nuk besojmë.

Në shpirtin e tij djaloshar, me siguri duhej të jetë zhvilluar një luftë e egër ndjenjash të kundërta, me siguri duhet të ketë ndjerë sikletin e parë apo “turpin” për vetë pasojat e dashurisë, gjer në revoltë dhe hakmarrje ndaj vetvetes, e mbase edhe ndaj të tjerëve (presioni i familjes së Sofisë apo ndoshta edhe i familjes së tij). Për këtë, mjaft t’i referohemi këtu një prej shkrimeve të tij nga më të bukurat, “Lulja e Maleve” (1897). Hollë-hollë, ashtu si në mjaft shkrime të tjera të tij, të dy personazhet kryesore të tregimit Toskua dhe Moskua shfaqin, në antitezë, njëfarë dyzimi të vetë Faikut djaloshar arsimuar jashtë: i pari, i dhënë me mish e me shpirt pas traditës, që fatin e tij e lidh pas fatit të vatanit dhe që dashuron vashë vendi (Shegën), me të cilën njeh lumturinë dhe lufton me armë në dorë për çlirimin e atdheut; i dyti, që mendjen e kishte andej nga Parisi, nga studimet e ardhshme, nga modernia, nostalgjitë dhe dashuritë e zemrës. Vërejmë këtu kalimthi se shfaqja e vetvetes në formë të dyzuar, ashtu siç është vetë qenia njerëzore, do kërkojë te Faiku jo vetëm forma letrare të stërholluara, por do shkojë tepër-tepër larg, në forma më të sofistikuara dhe nga më të habitshmet, që do jenë objekt i një numri të ardhshëm të Fletore koniciane, gjithnjë në zbërthim të enigmave të tij të pafundme…

Por theksojmë se do të ishte paksa e pavend dhe e paradokohshme të thuhej në mënyrë të prerë se më 1894, kur shkoi në Shqipëri për pushime e u rikthye në Dizhon, Faiku e kishte gjetur tashmë udhën e shpëtimit shpirtëror dhe të arsyes madhore që do ta drejtonte drejt vendimit për veprimtari patriotike konkrete. Sepse në fakt, gjithçka do ndodhte në mënyrë graduale, të natyrshme. Për më tepër që ideja e veprimit patriotik do kërkonte kohën e vet të pjekurisë dhe do shpalosej hapur vetëm kur ai do shkonte në Paris më 1895. Aty ai, jo vetëm që ra në kontakt të drejtpërdrejtë me idetë e vrullshme të kohës, por u lidh nga afër edhe me miq të mirë që do t’i çelnin sytë e mendjes. U lidh (i rekomanduar që nga Dizhoni) me gjuhëtarin e moshuar franko-hebre Louis Benloew, ish dekan i fakultetit të Dizhonit dhe miku i Dora d’Istrias e i De Radës, që kishte bërë studime madhore për shqipen dhe shqiptarët. Me atë “gjysh” të mirë, ai iu fut edhe mësimit të sanskritishtes dhe të gjuhëve të lashta hindu e veda. U lidh e u miqësua me historianin po franko-hebre Léon Cahun, zv. Konservatori i Bibliotekës Mazarine. Dhe do të ishte “baba” Cahun-i, autori i “Hasan Jeniçerit shqiptar të vitit 1516”, i Thrank Spiros, ai që do t’i ndihte të botonte në dhjetor 1895 në gazetën “La Libre Parole” artikullin e tij të parë “Shqipëria dhe Turqit” me pseudonimin Tepeleni (artikull të cilin e kemi përkthyer dhe botuar tashmë). Në fakt, kjo gazetë politike e rëndësishme e Parisit ishte e njohur për frymën e fuqishme polemiste dhe për përkrahjen që i bënte ideve socialiste të kohës, duke demaskuar skandalet e rënda, si çështjen e famshme Dreyfus, masakrat e Armenisë në Turqi dhe skandalin e Panamasë.

Megjithatë, e gjejmë me vend këtu të vërejmë se nuk mendojmë dhe nuk e përkrahim tezën e parashtruar prej kohësh se Konica djaloshar u lidh në Paris me idetë socialiste të epokës. Si trashëgimtar dhe përfaqësues i feudalizmit, nga derë e madhe me emër, ai asnjëherë nuk ka shprehur simpati dhe nuk i ka zënë në gojë idetë socialiste, madje as kur këto ishin tepër në modë. Edhe vetë termin “revolucion”, aq shumë të lakuar në atë kohë, ai e përmend tepër rrallë dhe gjithnjë ka qenë kundër kasaphanës klasore dhe formave terroriste. Në fakt, te organi La libre Parole, ai thjesht botoi artikullin e tij Shqiptarët dhe Turqit. Madje, duke pasur parasysh se nuk ishte dhe nuk është e kollajtë të botohet një shkrim në një organ kryesor të Parisit (sidomos në moshën 20 vjeçare!), hamendësojmë se duhet të ketë qenë kunati i Leon Cahunit, George Schwob (në atë kohë kryeredaktor i organit Le Phare de la Loire) ai që duhet të ketë ndërhyrë për botimin e artikullit të Konicës te e përditshmja parisiane La libre Parole. Fakt është se artikulli i parë i Konicës djaloshar Shqiptarët dhe Turqit u botua i gjymtuar, në një kolonë e gjysmë gazete, kur ishte paraqitur në redaksi si studim i plotë me shumë krerë. Jo vetëm kaq, por artikulli i Tepelenit do të shoqërohej edhe nga një shënim kritik përmbyllës i redaktorit H. Vernier, ku nuk përkrahej plotësisht (me sa duket për arsye diplomatike) qëndrimi antiosman e i prerë i autorit të shkrimit. E mbështesim këtë hipotezë tonën edhe me faktin se poshtë artikullit të Tepelenit, në të njëjtën faqe të gazetës është botuar edhe një shkrim i Raphaël Viau Les égouts de Schwob (Gjirizet e Schwob-it).

Pra ndihma e Cahun-it dhe ndërhyrja e Schwob-it (babait të simbolistit të ardhshëm të famshëm Marsel Schwob) duhet të kenë qenë vendimtare edhe për fillimin e aktivitetit botimor të të riut Konica. Këtu atij duhet t’i ketë lindur edhe vetë ideja që të botonte sa më parë organin e parë të shqiptarëve, në shqip e në frëngjisht, kryeveprën Albania. Me siguri, ai e ka përpunuar prej muajsh në kokë këtë mendim, e ka rrahur e stër-rrahur me “baba” Cahun-in, i cili, me përvojë të gjatë botimore duhet ta ketë përkrahur e nxitur djaloshin patriot dhe erudit shqiptar.

Nga ana tjetër, po ta shohim nga afër Faikun në Paris në ato vite (kur i ati ia kishte prerë çdo të ardhur financiare, për të arsimuar tashmë me shkollë të lartë djalin e dytë, Mehmetin), do vëmë re se ai jo vetëm ishte i përkushtuar pas mësimit të gjuhëve të rralla, pas hulumtimit në Bibliotekat Mazarine dhe të Institutit të Francës, por edhe pas kurseve që ndiqte në Akademinë franceze. Vëmë re kështu një veprimtari të ethshme shumë-përmasore nga ana e tij, si e si të gatitej mirë për t’i hyrë botimit të periodikut të ardhshëm konician. Sepse, duke hequr dorë nga ideja për t’u bërë murg apo për të vazhduar studimet në Universitetin e famshëm të Irenës në Gjermani, duke i hyrë Albanias në Bruksel dhe duke marrë me vete edhe Sofinë shtatzënë me të cilën bashkëjetonte, Konica djaloshar do të zgjidhte paralelisht tri punë të mëdha: do përcaktonte me pjekuri të plotë të ardhmen e tij patriotike, do zgjidhte fatin e jetës familjare me vashën që donte dhe më në fund, do zgjidhte problemin e të ardhurave financiare për jetesë.
E tillë pra, paraqitej gjendja shpirtërore dhe botëkuptimore e Konicës 18-20 vjeçar në Dizhon e në Paris, para se të çelte Albanian dhe para se të bëhej baba që në moshë tepër të re.
Më në fund do thoshim se, pa i hyrë çështjes së fesë te Konica, që kërkon një studim më vete, ai me kohë do fitonte pozitat e ateizmit, të objektiviteti shkencor, por duke respektuar thellë idenë e fesë gjatë gjithë jetës së tij, sidomos çështjen e fesë tek shqiptarët. Për më tepër që ai vetë mishëronte në origjinë të katër fetë kryesore në Shqipëri. Ishte, të themi, i katërfishtë, sepse: ishte mysliman i lindur (Faik), në mjedisin ortodoks të vendlindjes (Konicë), kishte të trashëguar në gjak bektashizmin e Ali Tepelenit (nuk mungoi të firmosë te Albania me emrin Një bektashi), e më tej, njohu katolicizmin në Shkodër e u konvertua në katolik në Francë më 1895, me emrin Dominik. Pikërisht, me këtë emër të fundit ai krijoi edhe personazhin e tij të mrekullueshëm (vetveten), gjithë virtyte të admirueshme, te romani ende i pabotuar i tij Sotiri e Mitka.

Po japim më poshtë letrën e plotë të Faikut drejtuar Apolinerit, duke i kërkuar falje lexuesit për komentin tonë të gjatë parahyrës, të cilin e gjykuam të domosdoshëm për të kuptuar objektivisht dhe dashamirësisht figurën madhore të gjeniut Konica, mendimtarit modern shqiptar. /Nga: FOTAQ ANDREA/

Courtney Love ka humbur miliona para të Nirvanas

0

Kurt Cobain-Courtney LoveCourtney Love pohoi se ka humbur 29 milionë dollarët e grupit Nirvana, pas vdekjes së burrit të saj Kurt Cobainit.

Liderja e grupit “The Hole” ka pranuar se në atë kohë është përballur me humbje të parave dhe tani është duke tentuar që të fitojë paratë e saj.

“Kam humbur 29 milionë dollarë. E di se këto para janë shumë, por unë jam vajzë e madhe”, ka thënë Love.

“Ishte rock ‘n’ rolli, ishin paratë e Nirvanas, kështu që është dashur të shpenzoheshin. Unë fitoj sa për të jetuar, por dua të fokusohem që të fitoj më shumë”.

Luma: Kosova është shtet anti-flliqan

0

ErnestLuma-aakZëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, është krenar me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës ndaj ekstremistëve.

Madje ai, shkruan (në gjuhën angleze) se është krenar me Kosovën “anti-flliqane”.

“Kosova is my state. Kosova is Anti-Fllichan’s State. I am proud”, shkruan ai në Facebook.

Zemaj: Të arrestohen edhe vrasësit e kundërshtarëve politikë

0

Armend  Zemaj-ldkDeputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndtur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, për arrestimin e të dyshuarve për terrorizëm dhe ekstremizëm fetar, por thotë se aksioni duhet të vazhdojë me arrestimin e të gjithë atyre që kanë frymëzuar dhe miratuar krimin e organizuar politik.

Lexojeni të plotë postimin e deputetit Zemaj në rrjetin social Facebook:

Sot u zhvillua një aksion i bashkërenduar nga institucionet e sigurisë kundër atyre që dyshohen se janë bërë pjese e së keqes, duke u manipuluar më shumë si vegla të ekstremizmit fetar i cili nuk përkon as me traditen dhe as më të ardhmën e këtij populli.

Ata që frymzojnë këta të rinjë, janë të së njejtës ideologji sikurse ata që e përlyen dhe e përgjakën lirinë e Kosovës duke vrarë veprimtar e patriot të saj.

Ky aksion duhet të vazhdoj duke arrestuar edhe të gjithë ata të cilet kanë frymëzuar, aprovuar, miratuar dhe bekuar krimin e organizuar politik, vrasjen e kundërshtarëve politikë, veprimtarët e LDK-së.

Nuk guxojmë të lejojmë që edhe me tutje të abuzohet me lirinë e këtij vendi, këto banda të krimit duhet të ndalen dhe të ndeshkohen.

Përndryshe asnjëhere ky vend nuk do gjej qëtesine dhe zhvillimin qe e meriton.

Abazi pyet: Pse këto arrestime ndodhën në Kosovë, e nuk ndodhën në Shqipëri, Bosnje…

0

haki-abazi1Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi në një bisedë për Gazetën Blic ka thënë se të gjitha këto që po ndodhin në Kosovë, si shkak kanë papersektivën, fukarallëkun, dhe jetën e e padinjitetshme që janë duke e bërë qytetarët e Kosovës. Abazi shpreson që këto arrestime të xhihadistëve kosovarë, të mos shfrytëzohen për poenë politikë. Madje, ai pyet se përse këto arrestime ndodhën në Kosovë, e nuk ndodhën në Shqipëri, Bosjne apo në ndonjë vend tjetër të Ballkanit.

“Sot zyrtarisht është hapur edhe një front i ri i betejave për Kosovën. Lufta për ligj rend dhe preventivë të akteve terroriste është bërë pjesë e sektorit të sigurisë që nga 11 shtatori 2001, andaj edhe Kosova nuk mund të jetë ndryshe. Edhe ajo duhet vepruar me mençuri për të mos i kontribuar ndasive dhe që të mos shkaktohen gabime ashtu siç kemi parë gabime në këtë lloj angazhimi në Irak dhe vendet tjera shumë më të fuqishme se Kosova”, ka thënë Abazi. Sipas tij, “duhet thënë shumë drejtpërdrejtë që ajo që po shohim duke ndodhur në Kosove është pasojë e ngufatjes, paperspektives, fukarallëkut dhe jetës së padinjitetshme të qytetarëve që nuk ju ka mbetur rrugëdalje”.

Abazi vlerëson se dy milionë kosovarë janë mbyllur në një burg kolektive pa mundësinë e daljes dhe për më shumë se 30 vite pa mundësi zhvillimi, pa perspektivën e vendeve të punës me një arsimim jashtëzakonisht të dobët dhe të korruptuar, sidomos arsimimi i lartë. Ai shton se të gjitha këto i bëjnë disa të rinj shqiptarë nga Kosova, një kandidat perfekt për shpëlarje të trurit.

“Arrestimet spektakulare me dhjetëra personash me operacione policore, nuk është se kanë treguar efekte në luftimin e asnjë lloj ekstremizmi, e aq më pak një lloj të këtillë. Luftimi i çfarëdo veprimtarie antiligjore duhet të bëhet në mënyrë dhe strategji që përfshinë masat e preventives, por aq më tepër, shteti duhet të ketë analizë gjithëpërfshirëse të arsyeve se pse ky fenomen po ndodhë dhe të adresojë pikërisht këto arsye. Kjo sidomos duhet të bëhet për shkakun se në Kosovë nuk ka traditë të angazhimeve të atilla çfarë po i shohim duke ndodhur”, thotë drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers”.

Abazi ka frikë se mos këto arrestime po përdoren për qëllime politike. “Shpresoj të mos shfrytëzohen këto akte dhe veprime për poenë politik të atyre që po duan të dërgojnë mesazhe besnikërie drejt bashkësisë ndërkombëtare sepse do t’i kushtojë Kosovës shumë dhe me dekada. Pyetja është pse po ndodhë në Kosovë dhe jo në Shqipëri, Bosnje apo ndonjë vendi tjetër në Ballkan?”, thotë ai.

Qeveria në ikje dhe Presidenca, sipas tij, janë ato që në fakt kanë dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Kosovës, duke u marrë me deklarata bombastike, duke krijuar përshtypjen se çdo kosovarë është terrorist dhe se vetëm Qeveria dhe Presidenca na qenkan ata që po luftojnë terrorizmin.

“Është qarte se deklaratat e tyre janë të shkëputura nga publiku dhe ne në asnjë formë nuk reflektojmë frymën e bashkëjetesës së religjioneve në Kosovë. Në Kosovë nuk ka vetëm tolerance, ka shëmbëlltyrë të bashkëjetesës, bashkëveprimit dhe bashkëpunimit të religjioneve ne mes e vete”, thotë ndër të tjera Abazi.