Home Blog Page 8030

12 autorë shqiptarë në një antologji në Zagreb

0

antologjia ne zagrebLindita Arapi, Darien Levani, Mariklena Niço, Lindita Komani, Flurans Ilia, Lisiana F. Demiraj, Eljan Tanini, Gresa Hasa, Arti Lushi, Sabina Veizaj, Edon Qesari dhe Albana Nexhipi janë pjesë e kësaj antologjie.

Sot dhe nesër në Zagreb, “Booksa”, klubi i librit, përuron një Antologji me krijimtari nga 12 autorë shqiptarë: Lindita Arapi, Darien Levani, Mariklena Niço, Lindita Komani, Flurans Ilia, Lisiana F. Demiraj, Eljan Tanini, Gresa Hasa, Arti Lushi, Sabina Veizaj, Edon Qesari dhe Albana Nexhipi. Përkthimin e ka realizuar Shkëlzen Maliqi, ndërsa përzgjedhja është bërë nga Arian Leka.
Më parë, në gjuhën shqipe, kjo krijimtari është botuar në revistën POETEKA dhe është lexuar në festivalin Eponim.

Për ata që se njohin “Booksa”, është një nga vendet e preferuara në Zagreb. Është një klub libri, ku për të shijuar ç’ka ky vend ofron, nuk duhet të jesh një anëtar.

Emri, i cili mbetet në mendje vjen nga një zhargon – në gjuhën kroate “buksa” do të thotë burg. Pra, nëse jeni “i burgosur” nga dashuria juaj për letërsinë do të ndiheni si në shtëpi , të rrethuar nga fotografitë e artistëve vendas e të huaj, muzikë e mirë dhe natyrisht nga librat. / KultPlus.com

Haradinaj: Qytetarët kanë drejt të dalin në protesta

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj sapo ka përfunduar takimin me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, ku temë diskutimi ka qenë dalja e vendit nga kriza politike.

Me këtë rast, kreu i AAK-së tha se për qytetarin e Kosovës është e nevojshme të ndodhin ndryshimet.

Haradinaj më tej ka thënë se qytetarët kanë drejtë të dalin në protesta.
“Është një situatë jo e mirë, kjo është një çasje e dikujt që mendon se je i përjetshëm. Për qytetarin e vendit është e nevojshme që ndryshimet të ndodhin. Për ndryshimin kemi prit 2 mandate të z. Thaçit, e tani presim edhe disa ditë. Nuk muj me paralajmëru protestat se nuk kam thirr apo nuk kam bë në mend me dal, por qytetarët e kanë këtë të drejt, ka thënë ai./indeksonline/

Isa Mustafa: Nuk ka ridefinim të marrëveshjes

0

isa mustafa  atifete jahjagaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit që pati me presidenten Atifete Jahjaga ka thënë se Blloku VLAN nuk e kanë shqyrtuar ridefinimin e marrëveshjes sikur ishte spekuluar ditë më parë.

“VLAN nuk e ka shqyrtuar mundësinë e ridefinimit të marrëveshjes të cilin e ka arritur më parë. Zgjidhja duhet të ndodh në mes të koalicionit paszgjedhorë dhe vullnetit të atij parazgjedhorë”, ka thënë Mustafa, duke lënë të kuptohet se PDK si koalicion parazgjedhorë në këtë rast nuk i ka numrat dhe rrjedhimisht duhet të lëshoj rrugë për krijimin e institucioneve.

Mustafa poashtu është shprehur kundër një takimi të të gjithë liderëve te presidentja mirëpo jo edhe i atyre takimeve ndaras. I pari i LDK-së poashtu ka potencuar se pozitat nuk janë të rëndësishme për Bllokun, por gjetja e një zgjidhje sa më parë./Zeri/

VV: Çka po fsheh Ragip Begaj?!

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKomuna e Malishevës është ‘mbyllur’ për Lëvizjen Vetëvendosje! Kjo ‘mbyllje’ vjen si reagim ndaj kërkesave për transparencë në projektet e Komunës dhe në shpenzimet e parasë publike.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, duke u bazuar në të drejtat që garantohen në ligjin nr. 03/L-215, Për Qasje në Dokumente Publike: neni 1, neni 4, pika 1, 2, 3 dhe neni 7, pika 8 i këtij ligji, ka parashtruar disa kërkesa për qasje në dokumente publike. Kërkesat janë parashtruar nga anëtari i Kuvendit Komunal Muhamet Bytyçi dhe shumica nga to kanë ardhur edhe si kërkesa të qytetarëve që janë të shqetësuar me projektet publike jo në kohë dhe me cilësi të dobët, si dhe shpenzimin e parasë publike në formë jo transparente”,thuhet në reagimin e VV-së në Malishevë.

“Komuna e Malishevës nuk ka kthyer përgjigje për këto kërkesa dhe nuk ka dhënë asnjë arsye për mos përgjigje”

“Në secilën kërkesë ne kemi ofruar mundësinë që të na përgjigjen edhe në formë elektronike për të mos krijuar shpenzime administrative për Komunën e Malishevës. Komuna as që është shqetësuar me faktin që mos përgjigja për kërkesat për informim është shkelje e ligjit dhe është edhe një arsye që na bën të dyshojmë për korrupsionin dhe manipulimet që po ndodhin në Komunën e Malishevës”

“Ragip Begaj pati premtuar transparencë, por me të ardhur në pushtet ai nuk e mbajti fjalën, tashmë ai po i nënshtrohet militantëve biznesmen dhe zyrtarëve të lidhur me ta”

“Ne dyshojmë për keqpërdorime në këto projekte publike dhe për këtë me kohë kemi alarmuar. Tani frika e Ragip Begajt dhe bashkëpunëtorëve të tij nga zbulimi i keqpërdorimeve që tash duken qartë i ka shtyrë ata të zgjedhin rrugën e mbylljes, shkeljeve dhe jo transparencës. Ky nuk është rasti i parë që Kryetari Begaj është fshehur nga publiku, ai ka edhe shkelje tjera dhe raste të hapura për shkelje ligjore”.

Më poshtë janë të renditura çështjet për të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! Ka parashtruar kërkesa:

1. Kopjen e Kontratës dhe Raportin e vlerësimit të pranimit të punimeve për aktivitetin e prokurimit numër 625000937521 me emërtesën “Punimi i rrugës në Golesh”.
2. Projektin e ndërtimit të shtratit të lumit Mirusha në qytetin e Malishevës si dhe kontratën e këtij projekti.
3. Kopjen e kontratës për aktivitetin e prokurimit me numër 6250012090521 “Ndërtimi i shkollës në fshatin Vërmicë”.
4. Kopjen e kontratave të ndërtimit të shkollave fillore në Shkozë, Guriç, Golluboc, Damanek dhe Carrallukë.
5. Listën e pronave publike, zonën kadastrale të atyre pronave dhe numrat e parcelave të pronave që ka në pronësi Komuna e Malishevës.
6. Projektin ose paramasat dhe kontratën e tenderit për asfaltimin e rrugëve në Tërpezë dhe Tërpezë të Poshtme, me numër prokurimi 6250014082521.
7. Projektin ose paramasat dhe kontratën e tenderit me numër prokurimi 6250014096521, Punimi i kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Malishevë, Loto 1, Fshati Astrazup, Malishevë, lagja Mirëditë dhe Hysenaj, Banjë lagja Begaj Loto 2 fshati Llapçevë, Turjakë, Shkarashnik, Bubël dhe Shkozë.

Kërkesa e Avokatit të Popullit shqyrtohet nga Kushtetuesja

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesTre gjykatësit ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese preken direkt nga kërkesa që Avokati i Popullit, lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentes për vazhdimin e mandatit të tyre.

Gjykata Kushtetuese është në procedim e sipër të rastit që Avokati i Popullit e ka dërguar në këtë gjykatë, lidhur me dekretin e presidentes Atifete Jahjaga për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Për këtë rast, nuk dihet nëse në panel do të jenë edhe tre gjyqtarët ndërkombëtarë të cilët preken nga ky rast.

Zëdhënësi i kësaj gjykate, Veton Dula në një përgjigje me shkrim ka thënë se kërkesa tashmë është duke u proceduar, por ai nuk ka bërë të qartë nëse në panel do të jenë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë që preken nga kjo lëndë.

“Kërkesa do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe Rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Dula për Radio Kosovën, duke mos dhënë ndonjë afat se deri kur mund të trajtohet ky rast.

As në institucionin e Avokatit të Popullit nuk kanë dashur të komentojnë rreth asaj se çfarë vlerësimi presin nga Gjykata Kushtetuese kur dihet se tre nga tetë gjyqtarët, preken nga kjo lëndë.

Zëdhënësja e institucionit të Avokatit të Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj e kontaktuar nga Radio Kosova shkurtimisht ka thënë se gjithçka që institucioni i Avokatit të Popullit ka dashur ta thotë, e ka thënë në kërkesën drejtuar Kushtetueses dhe se tani pret trajtim të kësaj lënde.

E ndërkohë, njohësi i çështjeve juridike kushtetuese, Riza Smaka thotë se tre gjykatësit ndërkombëtarë ‘ex jure’ nuk janë gjykatës, sepse nuk kanë legjitimitet kushtetues.

“Ata gjykatës nuk janë të autorizuar për të votuar as për as kundër, për çfarëdo aktgjykimi. Edhe çfarëdo aktgjykimi që do të ishte në bazë të votave të tyre, nuk do të ishte juridikisht i qëndrueshëm. T’ia shtojmë edhe faktin që një gjykatës ndërkombëtar që ishte aty pati dhënë dorëheqje, i ka përfunduar mandati, por pastaj është kthyer. Kur jep dorëheqje nuk mund të kthehet për gjykatës, kurrë”, tha Smaka për Radio Kosovën.

Smaka thotë se zgjedhja e tyre do duhej të bëhej konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, përmes konkursit.

Vendimi i presidentes, Atifete Jahjaga për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Kushtetuese ishte bazuar në letërkëmbimin që ajo kishte pasur vitin e kaluar me shefen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Përmes letërkëmbimit ishte paraparë që gjyqtarët ndërkombëtarë në Kushtetuese t’i propozojë EULEX-i ndërsa t’i konfirmojë formalisht presidentja, duke anashkaluar kështu Kuvendin.

Konfiskohen dy armë në Prizren

0

ArmaPolicia në Prizren, ka konfiskuar dy armë dhe disa fishekë në lagjen “Ismet Jashari” dhe në fshatin Korishë.

“Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar policia kanë gjetur dhe konfiskuar një revole Magnum cal. 9 mm dhe një thikë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

“Raportohet se gjatë bastisjes në një lokal pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar policia ka gjetur dhe konfiskuar armën e llojit M-57 cal.7.62 dhe 8 fishek të cal. të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Mustafa: Zgjidhja nuk vjen nga pazargjijtë dhe ofenduesit

0

isa mustafa 3Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zgjidhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë nuk mund ta ofrojnë, e as ta bëjnë pazargjijtë dhe ofenduesit, qoftë nga Prishtina e më së paku nga Tirana por zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë isntitucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Zgjidhjen për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë nuk mund ta ofrojnë e as ta bëjnë pazargjijtë dhe ofenduesit, qoftë nga Prishtina e më së paku nga Tirana. Ne po sfidohemi me një situatë të re pas zgjedhjeve nacionale, si rezultat i specifikave kushtetuese por edhe të interpretimit kushtetues të koalicionit paszgjedhor dhe të shumicës parlamentare në Kuvend, që nuk përputhet me praktikat kushtetuese të vendeve tjera me sistem parlamentar. Të gjithë ne bartim përgjegjësinë para votuesve tanë, para subjekteve tona politike dhe para qytetarëve tanë.

Thjeshtësimi i problemit në atë se kush duhet lëshuar pe e kush jo, kush është më i fortë e kush më i butë, kush është negociator më i madh e kush më i vogël, kush është në gjendje të qeverisë e kush jo, kujt duhet siguruar vend pune etj., pa u lëshuar në kontekstin bazik të nevojës për të bërë ndryshime në qeverisje në Kosovë, është mendjelehtësi e llojit të vet. Është edhe qasje qëllimkeqe.

Ne po punojmë çdo ditë për të dalë nga kjo situatë dhe për të krijuar një rrugëdalje afatgjate, sepse në kushtet kur nga 120 vende në Kuvend, njëzetë prej tyre janë të garantuara për komunitetet joshumicë, asnjë parti shqiptare nuk do të mund të formojë qeverinë pa koalicion paszgjedhor. Në realitet as deri më tani askush në Kosovë nuk ka arritur ta formojë qeverinë me koalicion parazgjedhor, as ne të LDK-së që në kohë të caktuara kemi pasur rreth 50 deputetë.

Zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë isntitucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare. Këtu lypset mbështetja pozitive dhe parimore e institucioneve të pavarura dhe e gjithë atyre që nuk ofrojnë pazare e ofendime të ulëta, por që ia duan njëjtë të mirën çdo qytetari dhe çdo subjekti politik në Kosovë.

Prokuroria, as 2 mijë euro të konfiskuara për rastet e korrupsionit

0

laura pulaaLaura Pula, koordinatore e prokurorëve për lëndët e korrupsionit ka paraqitur një raport.

Ajo tha që nga mbi 500 raste të korrupsionit që i kanë pasur në punë, kanë kryer mbi 200 lëndë.

Pula tha që kemi marrë edhe mbi 300 raste të reja, që rrjedhimisht prokuroritë kanë hetuar mbi 800 raste.

Ajo ka folur vetëm me shifra, por pa përmendur asnjë emër as edhe një pozitë të personave që janë hetuar.

Këto komente i ka bërë në Këshillin Prokurorial, shkruan Express.

Prokuroja Laura Pula ka bërë edhe njoftimin se sa ka konfiskuar pasuri Prokuroria gjatë punës së saj.

Ajo ka përmendur tri shifra, një prej 500 eurosh, një mbi një mijë euro dhe një më pak se 200 euro – krejtësisht as 2 mijë euro – konfiskime të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Diskriminohen studentët

0

Studentet ne PrishtineVendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e tarifave prej 50 për qind për studimet në universitetet publike, nuk po zbatohet njësoj në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë, shkruan Zëri.

Disa studentë në Universitetin e Prishtinës (UP), “Hasan Prishtina”, kanë paguar shumën prej 300 euro për semestër në studimet master, dhe jo shumën prej 150 euro që do duhej të paguanin sipas vendimit për zbritje të pagesës së semestrit.

Ngjashëm kanë paguar sipas rregulloreve të vjetra për pagesa edhe studentët e Universitetit Publik të Prizrenit, në Fakultetin e Edukimit. Ndërsa, në UP pagesa pa zbritje janë aplikuar pagesa sidomos nga Fakulteti Ekonomik dhe ai i Edukimit.

Zhbogari në Rahovec

0

Zhbogar6-13Sot, do të bëhet inaugurimi i objektit për përpunimin e ushqimit në fshatin Krusha e Madhe në Komunën e Rahovecit, dhe pjesëmarrës në këtë inaugurim do të jetë edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, pas takimit me kryetarin e Rahovecit, Idriz Vehapi.

Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e MBPZHR, qeverive lokale e Rahovecit, Suharekës, kompanisë së ndërtimit dhe përfitueses KB “Krusha” Shoqata e Grave.

Asociacioni i grave Kooperative Bujqësore “Krusha” në Krushën e Madhe në Rahovec, është funksionale nga viti 2005, por është regjistruar si kooperativë vetëm në vitin 2010.

Si rezultat i projektit të Zhvilimit Ekonomik Rajonal në Rajonin e Jugut, Ko-operativa e Grave është mbështetur me ndërtimin e objektit me një siperfaqe prej 200 m2. Vlera totale e projektit është 50,709.85 Euro. Nevoja për zgjerim të ndërrmarsisë është si rezultat i kërkeses në rritje të produkteve tyre në treg.