Home Blog Page 8035

“Zhduket” Ramadan Muja

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është zhdukur për publik, pas dënimit që ka marrë nga Gjykata Themelore në Prizren. Sipas KTV-së, PDK-ja në Prizren, pas dënimit, ka kërkuar nga Muja që të mos dalë në publik.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë, më 13 mars, u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Muja, për katër pikat e aktakuzës, u dënua me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Gjykata e Apelit ka caktuar kolegjin e gjyqtarëve që do të merren me shqyrtimin e ankesave të mbrojtjes së kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës dhe ish drejtorëve të tij.

“Seanca nuk është caktuar ende”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
Asamblisti i VV-së, Artan Abrashi thotë ndërkaq që Gjykata e Apelit nuk duhet të neglizhojë rastin e Ramadan Mujës. “Gjykata e Apelit këtë rast nuk duhet të neglizhojë,sepse kemi të bëjmë me intersin publik të qytetarëve”, tha Abrashi, transmeton PrizrenPress.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha, ndërkaq ka mohuar se ky subjekt politik ka kërkuar nga Muja që të mos shfaqet në publik./PrizrenPress.com/

Vjeshta në Prizren

0

Skender Berisha
Trokëllimë me përmallim
kur rrezëllin pa pushim
deri në perëndim
përpëlit dhe shpirti im
ti veç ti më del në takim
si një përftim i pmbarim
unë e shp[irti nën mrekullim
nuk ka jo akullim
kur nxen dielli prap drithërin
ti në mua prapë mbin
një lule e pavenitur
ti veç ti s’më lë dremitur
po endem për së thelli
edhe për së gjëri
ti më je prap shkëlqimi i parë
një zemër që rreh si me të parë

Skender Berisha

Arrestohet në Francë luftëtari i UÇK-së

0

Genc ZogajIsh-ushtari i UÇK-së, Genc Zogaj është arrestuar nga autoritetet franceze, për shkak të një fletarrestimi të shtetit serb.

Besart Zogaj, ka bërë më dije se vëllai i tij Genci së shpejti mund të ekstradohet nga Franca në Serbi për shkak të ngritjes se një aktakuze, kinse për krime lufte.

“Genci jeton në Francë bashkë me familjen, por ai është arrestuar të premten në mbrëmje rreth orës 22:30 nga autoritetet e larta franceze dhe pritet të ekstradohet së shpejti për në Serbi, me akuzën e ngritura nga Serbia; krime lufte, për të cilat ka vuajtur dënimin tri herë dhe është liruar i pafajshëm. Qyqarllëku i institucioneve të Kosovës, duke u marrë me punë periferike dhe duke e lënë popullin në mjerim, e shantazhet ndaj nesh, bëjnë që sot vëllai im të gjykohet për të katërtën herë nga Serbia. Zoti e udhëzoftë udhëheqjen e dështuar politike, e cila po shkatërron shumë familje, të cilat nuk kursyen gjymtyrët e trupit, pasurinë e me të dashurit e familjes për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Zogaj.

Sipas Besart Zogaj, Genci ishte gjykuar e rigjykuar nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë, kinse për krime lufte dhe atë në të dy raste me burgim. Ai ka thënë se pas shumë seancash të udhëhequra nga ndërkombëtarët, Genci kishte dalë i pafajshëm.

Në vitin 2009, shteti serb kishte lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar, kundër Genicit i cili ishte depërtuar nga Hungaria për në Serbi dhe kishte vuajtur gjashtë muaj burgim. Gjatë qëndrimit në burg ishte maltretuar, pa asnjë të drejt dhe në fund kishte dalë i pafajshëm./Epoka e Re/

Shtyllat elektrike rrezikojnë banorët e fshatit Arbanas

0

shtylla arbanasBanorët e fshatit Arbanas (ish-Sërbicë e Poshtme) të Prizrenit kërkojnë ndërhyrjen e KEDS për zëvendësimin e shtyllave elektrike për shkak të dëmtimeve të tyre, e që paraqesin rrezik të vazhdueshëm për të gjithë banorët, në veçanti për fëmijët dhe nxënësit e fshatit.

Në një letër drejtuar KEDS-it në Prizren, kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, si dhe Policisë Regjionale të Prizrenit, ata ka njoftuar për gjendjen “alarmante” të shtyllave të rrjetit të energjisë elektrike.

“Si kryesi e fshatit i kemi njoftuar disa herë organet kompetente, por fatkeqësisht nuk kemi marrë asnjë përgjigje konkrete, kurse në anën tjetër, dita-ditës, disa nga shtyllat e rrjetit elektrik sa vijnë e dëmtohen edhe më shumë, dhe rreziku se do të rrëzohen një ditë, sa vjen dhe bëhet edhe më i madh”, shkruan në letrën e kryesisë së fshatit, të nënshkruar nga Alush Gashi.

Malisheva përkujtoi 10 vjetorin tragjik të maturantëve në Fushë-Arrëz

0

051Sot, janë bërë dhjetë vite nga humbja tragjike e jetës së 15 maturantëve të gjimnazit “Abdyl Frashër”, të cilët aksidentalisht kishin humbur jetën, në afërsi të Fushë-Arrëzit në Republikën e Shqipërisë, përderisa ktheheshin nga një ekskursion të organizuar nga shkolla. Me këtë rast, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës,Ragip Begaj janë zhvilluar një varg aktivitetesh, në përkujtim të 15 maturantëve.

Në dhjetë vjetorin e kësaj tragjedia, si ngjarja më e rëndë për Malishevën e pasluftës, një ditë më parë, janë bërë homazhe në vendin e rënies në Fushë-Arrëz, ndërsa sot, është organizuar një Akademi Përkujtimore, janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve, si dhe është bërë ribotimi i librit kushtuar “Tragjedisë së Fushë-Arrëzit”.

Më 14 tetor 2004, përderisa ktheheshin nga ekskursioni, njëri nga autobusët ishte aksidentuar, ku si pasojë, vdiqën 15 maturantë, ndërsa u lënduan rëndë e lehtë 34 nxënës dhe profesor të tjerë.

Në akademinë përkujtimore, krahas familjarëve, morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, shkëlqesia e tij Qemal Minxhozi, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përfaqësues të institucioneve tjera në Malishevë, përfaqësues të klerit, nxënës e profesor të gjimnazit dhe shkollave tjera të mesme dhe qytetar të shumtë.

“Ju prindër të maturantëve. E di që edhe sot e keni të vështirë të pranoni ndarjen e një pjese të zemrës dhe shpirtit tuaj. Të vështirë e kemi edhe ne të gjithë. Të vështirë e patët edhe ju profesor e nxënës të gjeneratës, ku në vend të librave, shikonit lulet e vendosura në bankat e tyre”, tha Begaj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërkaq ka shprehur solidaritetin e shtetit shqiptar.

“I nderuar popull i Malishevë, Ju të nderuar familjar, jam sot këtu të ndaj dhimbjen me ju. Në atë kohë isha ambasador në Danimarkë, kur mora vesh lajmin e kobshëm. Ishte një ngjarje tragjike, por që bashkoi të gjithë popullin shqiptar, në një mendje, në një trup. Kjo është një dhimbje e përbashkët e të gjithë neve”, tha ambasadori Minxhozi.
Nga ana tjetër, ish drejtori i gjimnazit,Januz Kastrati, i falënderoi të gjithë ata që ishin angazhuar në atë kohë për t’iu bashkuar dhimbjes së familjarëve./PrizrenPress.com/

Vendimet e Mujës

0

Muja ne mbledhjeKryetari i Prizrenit Ramadan Muja, në mbledhjen e sotme me drejtorët e Ekzekutivit ka marrë një sërë vendimesh. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka thënë se të gjitha vendimet e që janë marrë në të mirë të qytetarëve.

“Deri në fund të vitit 2014 do të realizohet krasitja dhe prerja e drunjtëve të dëmtuar (të tharë) nëpër qytet”.

“Në zyrën e gjendjes civile në Tusus dhe Zym do të kryhen punë shtesë të rregullimit të infrastrukturës dhe masave të sigurimit fizik”

“Komuna mori vendim që të përkrah veprimtarinë e Shoqërisë-Kulturo-Artistike “Agimi”, për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të këtij subjekti kulturor”.

“Në këtë takim u morë vendim për mbështetje materiale të Klubit Futbollistik “Liria””

“Komuna mori vendim që të përkrah zhvillimin dhe vlerat potenciale turistike në Bjeshkët e Kabashit ku potencon bukurit natyrore, monumentet e lashta dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit malor, në veçanti turizmin atraktiv siq është ecja në natyrë dhe kampingu”.

“Po ashtu u vendos për formimin e komisionit për përcaktimin e lokacionit për groposjen e trupave të kafshëve të ngordhura.Komuna ka nxjerr vendim që falas të bëhen vizitat për kancer në gji për të gjitha femrat”.

“Në këtë mbledhje u vendos që të bëhet ndërtimi i objektit të AMF-së në fshatin Velezhë”./PrizrenPress.com/

Rasti i Shefqet Krasniqit kthehet në rivendosje

0

shefqet krasniqi me policGjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje çështjen e paraburgimit te imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit. Lajmi është konfirmuar nga Sevdali Zejnullahu, avokat i Krasniqit.

Sipas tij, mbrojtja e ka pranuar vendimin me të cilin çështja është kthyer ne rivendosje dhe pritet që në ditët në vijim Gjykata Themelore në Prishtinë të vendosë për këtë rast.

Imami Krasniqi është arrestuar më 17 shtator nën dyshimet për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Kjo është hera e dytë që rasti i paraburgimit të Shefqet Krasniqit kthehet në rivendosje.

Herën parë, pak ditë pas caktimit të masës së paraburgimit, ankesa e avokatit të tij ishte miratuar nga Kolegji i Apelit, por Gjykata Themelore e kishte konfirmuar masën e caktuar të paraburgimit. (kallxo.com)

Letërsia e përkthyer në shqip dhe revista “Kritika” e Arshi Pipës

0

arshi pipaRevista “Kritika” nisi të botohej në mars të vitit 1944 dhe doli vetëm me katër numra, deri në qershor të po këtij viti. Nga njëra anë, kjo revistë hodhi themelet e kritikës letrare shqiptare, nga ana tjetër, ajo ndikoi në zgjerimin e komunikimit të lexuesit shqiptar me letërsinë e huaj. Themeluesi i saj, Arshi Pipa, kishte si synim që ta shndërronte atë në një organ të mirëfilltë kritik, sidomos duke u përpjekur të përvijojë kahet e një kritike të tekstit si të tillë, gjë që është përmbushur më së miri në të gjitha numrat e revistës. Këtu do të përpiqemi të vëmë në fokus vetëm pjesën e marrëdhënies së saj me letërsinë e huaj.

Në të gjithë numrat, revista i kushtoi një hapësirë të konsiderueshme kësaj letërsie, e cila përcillet në formën e përkthimit të poezive të veçanta nga veprat e autorëve klasikë botërorë, ose duke ribotuar poezi tashmë të përkthyera më parë. Në shërbim të këtij qëllimi shkon edhe një rubrikë e posaçme, me emërtimin “Libri i Huej”, e cila hapet që në numrin e parë të revistës.

Interesi i veçantë i “Kritikës” për librin e huaj, veçmas për letërsinë e të gjitha gjinive dhe llojeve letrare, duket sidomos te rëndësia që Arshi Pipa i kushton një artikull të plotë çështjes së përkthimit, i cili botohet në rubrikën “Panoramë kritike”, me titull “Mbi përkthimet”. Artikulli hapet me pyetjen: “Ç’ka duhet me përkëthye?”, përgjigjen e së cilës e marrim disa paragrafë më poshtë: “Të gjithë e dijmë se çka: vepra themelore, vepra të shëndosha, vepra edukative në thelb e në veshë, në landë e në stil. Filosofi, art, shkencë: të gjitha janë për t’u-dishrue.” (revista “Kritika”, faqe 66)

Autori, me vetëdije të admirueshme letrare dhe kritike, rreshton një sërë mangësish të natyrave të ndryshme përsa u përket teksteve shkollore, historisë, filozofisë, terminologjisë filozofike-shkencore, gjuhës e artit, duke mbërritur në përfundimin se: “Nuk asht turp me përkthye kur nuk jemi vetë të zotët me i plotësue kto të zbrazta… Ma mirë me përkëthye ndonji vepër të vlefshme se me bâ, pa kompetencë, nji librë origjinal, për tekste shkollash, punë qi ka ngjá shpesh ndër né.” (faqe 66)

Dëshirojmë që ta vëmë theksin veçanërisht te ky artikull, pasi, në idenë dhe gjykimin tonë, aty gjendet thelbi i konceptit të Arshi Pipës, mbi rëndësinë dhe dobinë e përkthimit, por njëkohësisht, jepen edhe piketa e trajtohen në një optikë të befasishme çështje teorike mbi atë se si dhe çfarë duhet të përkthejmë. Nga ana tjetër, këtu gjejmë të shqiptuar bazën e orientimit të revistës sa i përket rëndësisë dhe hapësirës që do t’i jepet çështjes së përkthimit dhe marrëdhënies me librin e huaj. Për letrat shqipe të periudhës në fjalë, të dyja këto çështje ishin të një rëndësie jetike, sidomos për ta vënë në binarë koherentë ligjërimin e letërsisë. Fushën e përkthimit, me kahe të rrokshme të formësimit të përkthimologjisë, Pipa e sheh të shkretë, një tokë djerrë. Sidomos më e mangët paraqitet, sipas tij, nga pikëpamja teorike. Prandaj, këmbëngul se, fillimisht, duhet të zotërohet mënyra si të përkthejmë, pastaj ajo çka duhet përkthyer. “Problemi qi na ep kujdes nuk asht: çka duhet me përkëthye, se sa: si duhet me përkëthye. Ma parë si, mandej çka. Nga trajta te landa. Nga stili te vepra”, shkruan Pipa. (faqe 66)

Megjithatë, Pipa nuk ndalet për të na treguar mënyrën se si duhet të përkthejmë, por paralajmëron se kjo çështje do të jetë objekt trajtimi në një kohë tjetër. Ndërkohë, nuk anashkalon rastin për të na treguar se çfarë duhet të përkthejmë: “Dishrojmë, sidomos t’u afrohemi vepravet klasike. Janë ato qi nuk kanë kurr mort, gjithmonë të reja e të freskëta. Janë veprat “ndërtuese”, janë themeli i çdo kulture së shëndoshë. Ndoshta romantizmi, simbolizmi e rrymat e reja moderne kan thanë gjana ma të fuqishme, kan diktue skuta ma të thella, kan zhvillue ndishmënín njerzore në gjanësi e në thellësi. Por klasicizmi ka thanë gjithmonë gjanat ma të drejta… Në kaosin ma të tmerrshëm të ndjenjavet njerzore Sofokli qindron gjithnji i natyrshëm. Poezija klasike nuk ka gabue kurr udhë pse i ka qindrue besnike natyrës”, thotë ai. (faqe 67)

Nuk është e rastësishme pra, që, në numrin e parë të revistës, të vijë, më së pari, një poet klasik; po ashtu, nuk është rastësi që ky poet të jetë Sofokliu, me një fragment të përkthyer nga tragjedia “Edipi mbret” (pa emër përkthyesi). Madje, përtej kësaj, në numrin tre të revistës gjejmë pjesën “Ankimi i Edipit”, por nga tragjedia dhe autori në fjalë, përkthyer prej Henrik Lacajt.

Në një shënim të redaksisë, emërtuar “Panorama kritike – Tue fillue”, në numrin e parë të revistës, faqe 27, përvijohen qëllimet e revistës, jepen sqarime të natyrave të ndryshme, si dhe prezantohet përmbajtja, në vija të trasha, e botimit në fjalë. Ndër të tjera aty thuhet se revista do të ndahet në dy pjesë, ku “… pjesa e parë do të përmbajë prodhimet origjinale e përkthimet, dhe pjesa e dytë kritikën”. (faqe 27). Nga sa më sipër rezulton se, krahas krijimtarisë origjinale dhe kritikës letrare, një vend të veçantë në faqet e revistës do të zënë përkthimet.

Në mënyrë më të drejtpërdrejtë, marrëdhënia e revistës me librin e huaj na vjen nga pohimet e mëposhtme: “Do të çelim herë mbas here edhe ndonji dritare kah bota mendore e jashtme: për me u-ndriçue e për me matë vehten.”, shkëputur nga “Shënimi i redaksisë” (faqe 27) dhe të një përfundimi tjetër: “Për vehten tonë, përkëthimevet do t’u kushtojmë nji pjesë jo nga më të voglat prej mundit tynë.” (shkëputur prej artikullit me titull “Mbi përkthimet”, shkruar nga vetë Pipa, faqe 67.

Për sa më sipër, arrijmë të ravijëzojmë një arsyetim trinivelësh për shkaqet e marrëdhënies së kësaj reviste me letërsinë/librin e huaj:

Së pari, t’i japë sa më shumë informacion atij lexuesi që nuk zotëronte një gjuhë të huaj dhe nuk kishte mundësi apo mënyra të tjera për ta prekur e shijuar librin jo në shqip, si dhe për të zgjeruar hapësirat e komunikimit të gjuhës dhe kulturës sonë.

Së dyti, për me çelë horizonte të tjera, më përtej letërsisë shqipe, jo vetëm ndaj lexuesit të thjeshtë, por edhe ndaj atyre që shkruajnë apo merren me letërsi, me qëllim që të vihen në marrëdhënie koherente me ligjërimin letrar të përbotshëm.

Së treti, që të mund të bëhen edhe krahasime, ballafaqime, analiza e shqyrtime, pra, të peshohet fuqia e letërsisë shqipe në ndërlidhje me letërsinë e huaj, për “me matë vehten.”

Revista siç e cekëm përciptazi më sipër, i kushton një rubrikë të veçantë letërsisë botërore, të cilën e emërton “Libri i huej”. Në këtë hapësirë sillen autorë dhe vepra të ndryshme, kryesisht punime në trajtë recensash a paraqitjesh të shkurtra. Në numrin e parë të revistës, faqet e rubrikës në fjalë i kushtohen letërsisë së re amerikane, ku është veçuar drama me titull “Përtej horizontit”, e fituesit të çmimit NOBEL, Eugene O’Neill-it. Autori i kësaj recense, me inicialet J. K., e sheh të arsyeshme të na japë një informacion të shkurtër mbi autorin, pasi, sipas tij: “Për me kuptue mirë veprën e O’Neill-it, duhet me pasë nji farë njohunije edhe mbi jetën e tij.” (faqe 37)

Në numrin e dytë të revistës, kjo hapësirë i lihet letërsisë ballkanike. Recensa në këtë rast është përgatitur nga autori me pseudonimi “Argyrus”, i cili ka përzgjedhur novelistin dhe romancierin rumun Panait Istratin, me veprën e tij në prozë “Kyra Kyralina”. Recensa është më së shumti një përkthim i pjesshëm i një materiali që kishte shkruar shkrimtari frëng, Romain Rollan-i, në paraqitjen që bënte për veprën e Istratit.

Në dy numrat e fundit të revistës, pra, në numrin tre dhe katër, rubrika “Libri i huej” është hequr, por i është dhënë një hapësirë konsiderueshëm më e madhe krahasuar me numrat e mëparshëm, përkthimit të poezisë klasike, ku dominon përkthimi i poezisë lirike klasike greke, i autorëve të tillë si: Kalini, Tirteu, Arkiloku, Simonidi, Alkeu, Safoja, Anakreonti, Simonidi, Bakilidi, Pindari etj. Të tjerë autorë, poezia e të cilëve na vjen në shqip nëpërmjet kësaj reviste, janë: Lukreci, Bajroni, Sofokliu, Virgjili, Gëtja etj., gjë që na zbulon mëtimet dhe përpjekjet serioze për ta vënë ligjërimin e letërsisë e të kritikës letrare shqipe, në marrëdhënie me letërsinë e huaj./Hysni Ndreu/

VV është e gatshme për zgjedhje

0

visar ymeriShumë më mirë është të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet dëmtimi i interesave të Kosovës deri në pakthim. Megjithatë, ne mendojmë se ka zgjidhje edhe pa zgjedhje. Ne jemi shumicë parlamentare, i kemi numrat dhe na takon t’i formojmë institucionet”, ka thënë Ymeri.

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por janë gjendje shumë më e mirë se vazhdimi i dëmtimit të interesave të vendit. Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për proces të ri elektoral dhe në to do të garojë si e vetme.

Deputeti i kësaj partie Visar Ymeri, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna se VV nuk e ka ndërmend që ta mbështesë bllokun në një mundësi të re që të kërkojë sqarime ose të ngritin pyetje të reja në Gjykatën Kushtetuese. “Lëvizja Vetëvendosje e sheh këtë gjykatë si të kapur dhe si e tillë jokredibile. Në aktgjykimin e fundit të saj karshi çështjes së themelimit të institucioneve Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk e ka sqaruar çështjen por ka nxjerrë aktgjykim duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Faktori kryesor pse jemi sot në këtë gjendje, krahas uzurpimit që PDK ia ka bërë Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese e cila është vendosur tërësisht në funksion të interesit politik të PDK-së”, ka thënë Ymeri. Por, sipas tij, ka zgjidhje edhe pa shkuar fare në zgjedhje sepse blloku i ka numrat dhe i takon atyre të krijojnë institucionet.

Ai ka shpjeguar se kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të ushtrojë trysni në kryesuesen e seancës Flora Brovina, që të thërrasë vazhdimin e seancës sa më parë. Sipas Ymerit, është e papranueshme që deputetja Brovina vetëm se i ka takuar ta udhëheqë seancën në bazë të kriterit të moshës, ta mbajë peng atë për interesa të partisë së saj.

Tribuna: Si e vlerësoni marrëveshjen e koalicionit LAN me VV-në dhe a duhet të rishikohet kjo marrëveshje?

Ymeri: Marrëveshja e Lëvizjes Vetëvendosje me koalicionin LDK-AAK-Nisma është marrëveshje e parimeve për të mirën e vendit. Për herë të parë kemi një marrëveshje, në të cilën nuk janë fokus interesat individuale dhe grupore, por interesat politike dhe ekonomike të vendit.

Tribuna: A mendoni se brenda bllokut ka vullnet të çeliktë për ndërtimin e institucioneve pa PDK-në?

Ymeri: Tashmë është deklaruar në shumë raste refuzimi kategorik që të gjitha subjektet politike në Kosovë ia kanë bërë mundësisë së bashkëqeverisjes me PDK-së. Ekziston një dakordim i përgjithshëm se qeverisja e PDK-së në këto dy mandate e ka degraduar Kosovën ekonomikisht, politikisht dhe territorialisht. Gjatë kësaj kohe kemi shpronësim të popullit nga disa nga asetet kryesore ekonomike siç janë aeroporti dhe KEDS-i, si dhe tentimi për privatizimin e Telekomit, kemi zhvleftësim të pavarësisë së Kosovës në negociata me Serbinë, si dhe shkelje të rendit kushtetues dhe administrativ e cenim të integritetit territorial në marrëveshjet e dëmshme dhe koncesionet që kjo qeveri ia ka bërë Serbisë.

Tribuna: Nëse rrezikohet të shkohet në zgjedhje, a është më mirë që ndonjë nga partitë e bllokut t’i bashkohet PDK-së në ndërtimin e institucioneve apo vendi të shkojë në zgjedhje?

Ymeri: Shumë më mirë është të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet dëmtimi i interesave të Kosovës deri në pakthim. Megjithatë, ne mendojmë se ka zgjidhje edhe pa zgjedhje. Ne jemi shumicë parlamentare, i kemi numrat dhe na takon t’i formojmë institucionet.

Tribuna: A mendoni se VLAN-i duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese?

Ymeri: Lëvizja Vetëvendosje e sheh këtë gjykatë si të kapur dhe si e tillë jokredibile. Në aktgjykimin e fundit të saj karshi çështjes së themelimit të institucioneve, Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk e ka sqaruar çështjen, por ka nxjerrë aktgjykim duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Faktori kryesor pse jemi sot në këtë gjendje, krahas uzurpimit që PDK ia ka bërë Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese e cila është vendosur tërësisht në funksion të interesit politik të PDK-së.

Tribuna: Kur prisni të formohen institucionet?

Ymeri: Ne kemi kërkuar nga presidentja Jahjaga që të ushtrojë trysni në kryesuesen e seancës Flora Brovina, që ta thërrasë vazhdimin e seancës sa më parë. Është e papranueshme që deputetja Brovina vetëm se i ka takuar ta udhëheqë seancës në bazë të kriterit të moshës, ta mbajë peng atë për interesa të partisë së saj.

Tribuna: A është e gatshme VV për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe a do te kandidoni si subjekt i vetëm apo ne koalicion?

Ymeri: Ne gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje dhe në to garojmë si subjekt i vetëm, me programin tonë politik dhe Alternativën tonë Qeverisëse. Por, po e përsëris zgjidhja nuk janë zgjedhjet, sepse as nuk ka bazë kushtetuese për to. Zgjidhja gjendet brenda Kuvendit të Kosovës me respektimin e parimit të shumicës parlamentare.

Mungesa e Planit hapësinor shkakton kaos urbanistik në Dragash

0

Dragash-kaosi urbanistikPër mungesë të Planit hapësinor e urbanistik në Dragash po bëhen ndërtime pa plan. Ngufatja e hapësirave publike pati filluar me ndërtimin e objektit të QPS-së e “Handikosit”, në oborrin e QKMF-së, për ç’gjë patën reaguar edhe punëtorët e këtij institucioni, si dhe pozita e tanishme.

Zyrtarët e tanishëm lokalë, në vazhdimësi kanë premtuar se do të fillohet me hartimin e Planit urbanistik, për ç’gjë edhe banorët kishin shpresuar se kësaj dukurie më në fund do t’i vinte fundi, shkruan Koha Ditore.

Por vazhdimi i ndërtimit të disa objekteve të tjera, siç është ai i Qendrës së punësimit, në një lokacion jo edhe aq të përshtatshëm, si dhe disa objekte të tjera shoqërore e private, dëshmojnë se edhe qeveria e tanishme lokale po vazhdon me avazin e vjetër.

Drejtori i Urbanizmit, Bejan Haxhihasan, pohon se po qe se kjo punë varet nga drejtoria, të cilën ai e udhëheq, nuk shpreson se Plani urbanistik ka mundësi të nxirret në një të ardhme të afërt.

“Me mundësitë tona buxhetore, as që shpresojmë se mund ta zgjidhim këtë çështje. Me sa di unë, janë duke u bërë disa përpjekje që përmes Zyrës së UNDP-së të bëhet diç, por nuk mund të them se kjo çështje do të zgjidhet shpejt”, ka thënë Haxhihasan.

Ndërkaq, drejtori i AP, Avni Nebiu, i cili më për së afërmi është i njoftuar për ecuritë e deritanishme të punës së grupeve punuese, të formuara ndërmjet Komunës e UNDP-së, ka nënvizuar se ky problem, i cili është zvarritur me vite, nuk po varet vetëm nga vullneti, por edhe nga shumë faktorë të tjerë.