Rasti i Shefqet Krasniqit kthehet në rivendosje

shefqet krasniqi me policGjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje çështjen e paraburgimit te imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit. Lajmi është konfirmuar nga Sevdali Zejnullahu, avokat i Krasniqit.

Sipas tij, mbrojtja e ka pranuar vendimin me të cilin çështja është kthyer ne rivendosje dhe pritet që në ditët në vijim Gjykata Themelore në Prishtinë të vendosë për këtë rast.

Imami Krasniqi është arrestuar më 17 shtator nën dyshimet për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Kjo është hera e dytë që rasti i paraburgimit të Shefqet Krasniqit kthehet në rivendosje.

Herën parë, pak ditë pas caktimit të masës së paraburgimit, ankesa e avokatit të tij ishte miratuar nga Kolegji i Apelit, por Gjykata Themelore e kishte konfirmuar masën e caktuar të paraburgimit. (kallxo.com)

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit