26.6 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 8041

Ja çfarë mendonte Ibrahim Rugova për Ramush Haradianaj (Video)

0

Rugova-HaradinajLideri i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postim në rrjetin Facebook, thotë se është krenar për punën që kishte bërë në 100 ditëshit e qeverisjes, kur president ishte Ibrahim Rugova.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook ai shkuan se projektin që e ka nisur me Rugovën do ta jetësoj me Drejtimin e Ri.

Ja deklarata e plotë e Ramush Haradinajt në Fcebook:

Pashë në internet duke qarkulluar një video në të cilën shihej vlerësimi i Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova për mua.

U preka. Dhe më duhet ta pranoj: u ndjeva krenar!

Projektin që e nisëm së bashku me Dr. Rugovën dhe që u ndal për shkak të padrejtësive të asaj kohe do ta vazhdoj dhe do ta jetësoj me DREJTIMIN E RI.

Për këtë ia kam dhënë atij fjalën. Për këtë ia jap vendit tim fjalën. Dhe vendi im më njeh si njeri që e mbaj fjalën! Kosovën do ta bëjmë ashtu siç e ideuam dhe punuam së bashku për 100 ditë me Presidentin Rugova.

Edhe 2 ditë deri në fitoren e madhe.

Edhe 2 ditë deri në jetësimin e DREJTIMIT TË RI për Kosovën!

Me Aleancën dhe numrin e fitores 44!

RH

NISMA: Ramadan Muja, ka futur nën tutelë të vet KKZ-në e Prizrenit

0

Nisma per kosove1NISMA për Kosovën kërkon nga KQZ-ja të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm ndaj KKZ-së së Prizrenit dhe të komunave tjera, të cilat, sipas këtij subjekti politik, e kanë shkelur rëndë paanshmërinë në procesin parazgjedhor dhe që rrezikon ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë procesit zgjedhor.

“Kryetari i Komunës së Prizrenit, i dënuar për keqpërdorim detyre dhe korrupsion, përmes njerëzve që u dëshmuan për veprime të jashtëligjshme, ka futur nën tutelë të vet KKZ-në e Prizrenit. Nënshtrimi i përfaqësuesve të KKZ-së ndaj pushtetit lokal dhe koketimi i tyre me njerëzit e Ramadan Mujës bëhet publikisht dhe pa u fshehur nga askush”, thuhet në komunikatën e NISMA për Kosovën.

“Mesazhi i veprimit të tillë është ogurzi dhe ka për qëllim që të destabilizojë qytetarët e Prizrenit dhe të krijojnë përshtypjen se keqpërdorimet e detyrës, korrupsioni dhe vjedhja e votës është fatalitet i Kosovës!”

“Ky fenomen nuk është dukuri e izoluar vetëm për Prizrenin, por, për të gjitha komunat ku pushtetin vendor e ka PDK-ja.”

“NISMA për Kosovën ia tërheq vërejtjen KQZ-së të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm ndaj KKZ-së Prizrenit dhe të komunave tjera, të cilat e kanë shkelur rëndë paanshmërinë në procesin parazgjedhor dhe që rrezikon ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë procesit zgjedhor! Në të kundërtën, ne do ta konsiderojmë si bashkëpjesëmarrëse në veprimet antiligjore!”

“NISMA për Kosovën informon të gjitha Përfaqësitë e Shteteve të Demokracive perëndimore në Kosovë dhe përfaqësuesit e BE-së të ngarkuar të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Kosovë që t’ia tërheqin vërejtjen Qeverisë së Kosovës dhe pushtetit lokal që të heq dorë nga përpjekja për të manipuluar me vullnetin politik të qytetarëve!”

“NISMA për Kosovën u bën apel Qeverisë së Kosovës dhe pushtetit komunal që udhëhiqet nga PDK-ja të vetëdijesohen se vjedhja e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës është përpjekje për të vjedhur ardhmërinë demokratike të vendit tonë. NISMA për Kosovën nuk do të lejojë askënd të rrezikojë ardhmërinë e popullit!”

“Qytetarët e Kosovës, SOVRAN i vetëm i këtij vendi, kanë vendosur për ndryshime! Ata do të dalin në mënyrë masive që të shprehin vullnetin e tyre dhe nuk ka forcë që mund të cenoj këtë vullnet!”

“NISMA për Kosovën do të respektojë dhe do të mbrojë me të gjitha energjitë e veta që vullneti i SOVRANIT të Kosovës të jetë i SHENJTË!”, përfundon komunikatën NISMA për Kosovën. /PrizrenPress.com/

DokuFest sjellë utopinë në festivalin Mikser!

0

Mikser-Festival-utopijaDokuFest është ftuar të kuroj një program të filmave të cilët do të projektohen në Urban Film Pilot – i cili prezanton festivalet rajonale dhe ndërkombëtare në këtë edicion të Festivalit Mikser në Beograd.

Mikser është njëri ndër festivalet më të mëdha rajonale dhe si një platformë multi-kulturore ajo përfshin intervenime urbanistike me artistë, punëtori digjitale, ekspozita, projektime të filmave, instalacione në hapësirë dhe ligjerata – në një tentativë për të ringjallur lagjen Savamala në Beograd. Mikser Festival 2014 është i fokusuar në idenë e utopisë së qëndrueshme dhe hulumton taktikat urbane prej një perspektive kreative.

Drejtori i programit të DokuFest, Veton Nurkollari, e kuroi një program me filma të cilët e rishqyrtojnë konceptin e utopisë. Programi përfshinë dokumentarë të cilët janë shfaqur në edicionet e kaluara të DokuFest: Future my love nga Maja Borg për një histori dashurie e cila sfidon utopitë tona kolektive dhe personale në kërkim të lirisë; Life in Loops – ( A Megacities Remix) një film ese nga Timo Novotny për jetën në disa nga qytetet e mëdha në botë; City of Cranes nga Eva Weber i cili e bën publikun të udhëtoj në qiell dhe të shoh botën në sytë e vinçave dhe Surpriseville nga Tim Travers Hawkins për një lagje periferike paranojake të shekullit të 21 në një komunitet të izoluar në Surprise, Arizona. Filmat do të shfaqen të premten më 6 qershor në ora 20:00.

Poashtu, njëri ndër themeluesit e DokuFest, Eroll Shporta, do të prezantoj festivalin dhe të merr pjesë në panelin “Cultural Industries” për të diskutuar për ndikimin e DokuFest në qytetin e Prizrenit dhe në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Melanie Griffith dhe Antonio Banderas drejt ndarjes

0

Melanie Griffith-Antonio BanderasSipas një burimi nga TMZ.com çifti hollivudian Antonio Banderas dhe bashkëshortja e tij Melanie Griffith janë drejt ndarjes me motivin “mospërputhje karakteresh”.

Nuk janë dhënë ende detaje për datën e divorcit por burimet thonë që ata po ndahen me konsensus.

Çifti ka së bashku 18 vjet martesë, dhe kanë një fëmijë 18-vjeç Stella.

Kush po e keqpërdor Morena Tarakun?

0

MorenaTaraku14Duket sheshit se Morena Taraku është lodhur nga profilet fallce të hapura me emrin e saj. Në rrjete sociale gjenden me dhjetra profile me emrin e vajzes që së fundi ka qenë shumë në qender të vëmendjes.

Taraku, ka reaguar disa herë ndaj atyre që po ja keqpërdorin emrin dhe imazhin. Zemërimi I Morenes, sipas saj, vjen nga njerëzit që po e shfrytëzojnë për të keq emrin dhe fotografitë e saj. Taraku, ka problem edhe me median, të cilën disa here e ka kërcënuar me gjyq.

E, ndonëse ka reaguar herë-pas here, edhe atë ashpër, ajo kurrë nuk ka thënë se sa profile I menagjon vetë. Megjithatë, edhe kësaj pune I ka ardhur rendi. Morena përmes një mbishkrimi, ka treguar se ka vetëm një profil, ndërkaq sipas saj krejt të tjerët janë fallco.

Ndërkohë, sapo ajo ka postuar këtë ‘’status’’ në faqen personale, ai është shprëndarë me të shpejtë edhe në ato fallce.

Jacobson: SHBA-të s’kanë asnjë preferencë për parti apo lider, bashkëpunojmë me çdo qeveri

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, ka thënë se SHBA’të do të bashkëpunojnë me çdo qeveri e cila do të zgjedhet nga vota e qytetarëve të Kosovës.

“Nuk është e vërtetë se ne do t’u tregojmë njerëzve se kë të votojnë. Ne kërkojmë vetëm zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë Jacobson, transmeton Express.

Ambasadorja amerikane ka thënë se kushdo që thotë se kanë mbështetjen amerikane dhe “për këtë duhet votuar ata”, kjo është e pa saktë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë preferencë për parti a lider në zgjedhjet e 8 qershorit”, ka thënë Jacobson.

Ajo ka thënë se është e zhgënjyer që zgjedhjet e 8 qershorit po mbahen pa përmbylljen e reformës zgjedhore.

Bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike

0

Jahjaga me ZhbogarinPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takime të ndara përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilët ka diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Jahjaga në takimin me Samuel Zbogar ka theksuar se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike, të ndershme, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Presidentja Jahjaga ka thënë se është me rëndësi që i gjithë procesi të jetë i sigurt, që vota e qytetarëve, në çdo pjesë të territorit të vendit, të jetë e garantuar dhe e paprekshme.

Ndërkaq, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi të rregullt zgjedhor në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se Zyra e BE-së do të përcjellë nga afër procesin zgjedhor.

Edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, ka thënë se ky mision në Kosovë ka bërë përgatitjet e nevojshme për të luajtur rolin mbështetës në këto zgjedhje.

Fjalimi i deputetit gjerman për tubimin përmbyllës të LDK-së

0

Michael BrandGazeta Express ka siguruar një fjalim të deputetit të CDU Michael Brand të dërguarit të Angela Merkel , që është dashur të lexohet sot në tubimin përmbyllës Prishtinë. Tubimet janë anuluar për shkak të ngjarjes tragjike në KEK. Brand në këtë fjalim ka rikujtuar porositë e Merkel e cila ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella duke e luftuar krimin dhe korrupsionin.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë fjalimin e Brand.

Fjalë përshëndetëse e Michael Brand (CDU)

Mirëdita, Kosovë!

Mirëdita miq të dashur!

Tragjedia e sotme në KEK më ka prekur edhe mua shumë. Lutjet e mia i drejtohen familjeve të viktimave. Të gjithë të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë.

Fillimisht ajo që është më e rëndësishmja: Gjermania është mike e Kosovës. Ne kemi luftuar për lirinë e Kosovës, kemi mbrojtur fshatrat dhe qytetet e Kosovës nga gjenocidi. Ushtarët gjermanë për herë të parë pas luftës së dytë botërore kanë marrë pjesë në një luftë për mbrojtjen e Kosovës.

Gjermania ka qenë dhe është për pavarësinë e Kosovës.

Gjermania deri tani ka dërguar mbi 120.000 ushtarë në Kosovë për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën në Kosovë.

23 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën e tyre në Kosovë dhe për Kosovën – ata janë heronj të lirisë dhe drejtësisë.

Gjermania është ngritur në këmbë pas një lufte të tmerrshme, pas shkatërrimeve dhe rrënimeve të pamatshme. Gjermania nga e kaluara e saj e hidhur ka nxjerrë mësimin se drejtësia, ligji, puna dhe ndershmëria janë kushtet më të rëndësishme për ta çuar një vend përpara. Këtu hyn edhe fqinjësia e mirë.

Gjermania është mike e Kosovës. Dhe, Gjermania është armike e korrupsionit dhe krimit.

Partia ime, CDU, me kryetaren e saj Angela Merkel, është partia më e fuqishme në Evropë.

Kancelarja e ka thënë qartë: Gjermania dëshiron që Kosova të vijë në Evropë.

Mirëpo për të gjithë vlen: Ne nuk duam dhe nuk do të lejojmë që krimi dhe korrupsioni të vijnë në Evropë. Një gjë është e qartë: ata që nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin i kanë të mbyllura dyert në Evropë. Ne e dimë dhe e shohim që qeveria e tanishme e Kosovës nuk po e zhvillon luftën e nevojshme kundër krimit dhe korrupsionit. Nga kjo gjendje vuajnë njerëzit e ndershëm dhe punëtorë në Kosovë. Vuan i gjithë vendi.

Ne jemi në anën e shumicës, në anën e Kosovës.

Dua ta them edhe këtu personalisht. Unë jam prej vitesh mik i Kosovës. Kam qenë këtu në kohë të vështira, në vitet 1998 dhe 1999. I kam parë, përjetuar dhe ndjerë aparteidin dhe shtypjen e përditshme të shqiptarëve.

I kam parë edhe shkollat në shtëpi private dhe garazhe. Dhe mund t’ju themse: njerëzit që i organizuan, LDK?jame Presidentin Rugova, ju këtu në

Kosovë dhe qindramijëra në diasporë: Memjete paqësore, pa korrupsion dhe pa krimbëtëmë të mirën që ishte e mundshme dhe reaguat me nder dhe dinjitet ndaj krimeve të Millosheviçit.

Ju organizuat shkollat, shëndetësinë dhe ndihmën solidare. Sakrifikuat shumë për të ndihmuar të tjerët. Nuk i mbushët xhepat tuaj, përkundrazi. Me këtë ndryshuat historinë: mundët aparteidin dhe ndërtuat shtetin me mjete paqësore. Kjo rrugë paqësore dhe civile ju solli diçka që nuk mund të blihet me para: shumë respekt në të gjithë Evropën.

E gjithë kjo sakrificë nuk meriton të shkojë dëm.

Kancelarja Angela Merkel e ka thënë që Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella. Mirëpo hapi i parë, dhe ai mund të realizohet të dielën, është: Kosova duhet ta mund korrupsionin dhe krimin. Kosova, e cila ka mundur edhe kundërshtarë të tjerë më të fortë, do ta fitojë këtë betejë.

Këto zgjedhje do të jenë historike, sepse Kosova vendos se a do të ecë drejt Evropës. Kosova nuk mund ecë drejt Evropës nëse nuk çlirohet nga barra e korrupsionit dhe krimit. Unë e di që njerëzit këtu e duan Evropën dhe jo krimin.

Dhe unë e di gjithashtu që ju do t’ia arrini sepse ju jeni krenar, ju jeni të guximshëm dhe keni nder dhe dinjitet. Luftoni për nderin tuaj dhe bindni sa më shumë për të votuar. Luftoni që Kosova të zërë në Evropë vendin e merituar.

Ju dëshiroj juve dhe të gjithë vendit vullnet, forcë dhe bekimin e Zotit.

Të rrojë Kosova e pavarur dhe e lirë në mes të një Evrope të lire.

Faleminderit shumë!

Ismajli garanton vlerësim profesional të shkaqeve të shpërthimit në KEK

0

Fadil IsmajliMinistria e Zhvillimit Ekonomik ka treguar se në tragjedinë e KEK-ut, ka pasur një reagim të shpejtë të Policisë, Zjarrfikësve, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe QKUK-së, ndërsa në kohë është bërë evakuimi i personelit nga të gjitha repartet e Bllokut A dhe aktualisht nuk ka rrezik.

Kjo ministri, përmes një njoftimi për media, po ashtu garanton se do të bëhet një vlerësim profesional i shkaqeve të shpërthimit, ndërsa nënvizon se çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë tragjedi për përfitime të cilitdo lloj është jashtë parimeve humane e morale.

E në vazhdim të njoftimit, kjo ministri shpreh solidaritet për familjarët e viktimave dhe të lënduarve në tejkalimin e kësaj gjendje.

“Ministri Fadil Ismajli me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka përcjellë më për së afërmi situatën dhe masat e marra nga institucionet përkatëse për t’i ardhur në ndihmë punëtorëve. Ministri Ismajli gjithashtu ka vizituar punëtorët e lënduar në QKUK, nga ku janë liruar të gjithë pas trajtimit, përveç njërit që vazhdon trajtimin por pa rrezik jete dhe duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e bashkëpunëtorëve do të vazhdojë të përcjell me vë mendje të veçantë këtë situatë”, thuhet në njoftim.

Gjashtë muaj burg për profesorin e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

0

Gjimnazi Gjon BuzukuProfesori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” Rasim Rama është dënuar me 6 muaj burg dhe 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren.

Rama është dënuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit.

“Gjykata Themelore në Prizren, të akuzuarit i shqipton dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. /PrizrenPress.com/