Home Blog Page 8042

Në zgjedhje hyjmë si koalicion

0

Teuta Sahatciu-ldk14-28Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme, mirëpo në rast se ato do të mbaheshin tani, fituese e tyre do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kështu shpreson nënkryetarja e kësaj partie, Teuta Sahatqija, e cila është optimiste se nëse zgjedhjet shpallen aktualisht, atëherë LDK-ja do të hynte në një koalicion parazgjedhor, i cili do të garantonte një numër shumë më të madh të votave../zeri/

Të gjithë për zgjedhje

0

Lideret te JahjagaTë gjithë partitë politike duket se janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që marrëveshja për dalje nga kriza konsiderohet e pamundur.

Të vetmit që janë kundër zgjedhjeve janë diplomatët e huaj, të cilët konsiderojnë se nuk janë shterur të gjitha mundësitë e dialogimit…/zeri/

Demaçi: Veriu edhe Lugina janë të Kosovës

0

Demaci11-21Veprimtari Adem Demaçi ka kundërshtuar idenë e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, për shkëmbimin e Veriut të Kosovës me Kosovën Lindore.

Demaçi ka thënë se që të dy këto territore i takojnë Kosovës.

“Unë mendoj që nuk është e drejtë, sepse s’kemi ne mundësi me luajt me territore tona, t’i japim territore tona. Ato territore janë tonat dhe herët ose vonë kanë me iu kthye atyre që u takojnë. Kështu që me Serbinë nuk mund të bëjmë tregti, sepse dalim të humbur. Nuk mendoj se këto janë në interes të shqiptarëve. Edhe ato edhe këto, gjitha janë territore tona. Çka me lyp na. Jep tonën e merr tonën”, tha Demaçi. /Indeksonline/

Serbia e do edhe Rusinë, edhe BE-në, edhe Kosovën

0

Tomislav NikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, thotë se vendi i tij synon të vazhdojë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Kur kemi vendosur të bëjmë negociata me BE-në, nuk kemi folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë Presidenti serb, Tomislav Nikolic, në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia 1”, transmeton RFE.

Ai ka thënë se BE-ja edhe ashtu nuk ka politikë të përbashkët në asnjë çështje, andaj qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë nuk duhet të jetë arsye që shteti serb të mos pranohet në bllokun europian.

“Europa nuk ka një politikë të përbashkët të jashtme në asnjë çështje. Për shembull, njohja e Kosovës. Nëse ka politikë të përbashkët, përse pesë anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Ato janë: Sllovakia, Rumania, Spanja, Greqia dhe Qiproja. Kjo është shumë më serioze sesa vendosja e sanksioneve ndaj një shteti”, ka thënë Nikolic.

Perëndimi i ka bërë presion Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Dritëro Agolli në prag të 83 vjetorit: Pleqëria, ikën si uji i lumit nën urë

0

DriteroAgolli me cigareMes këngëve dhe valleve devolliote, shkrimtari dhe poeti i madh shqiptar Dritëro Agolli organizoi një festë paraprake për 83-vjetorin. Në festën e kolosit të letrave ishin të ftuar ata që atij i do më shumë zemra, në një rreth të ngushtë me miq e familjarë. Gazetari Ilir Kadia, i rritur në të njëjtën tokë me Dritin, sic i thërriste babai i tij kur i ka dhënë mësim shkrimtarit tregon disa sekrete të vogla, nga ato që nuk i kemi lexuar në rrëfimet e shkrimtarit.

Tani që e ndajnë pak ditë nga 83 vjetori (mbush më 13 tetor) ai thotë se padyshim periudha e jetës që ikën më shpejt është pleqëria.
“Dritero, e pyeta, cila është periudha e jetës që ikën me shpejt? Pleqëria, tha. Kur je i ri koha sikur ka ndalur për ty e ti kujton se do mbetesh i ri përgjithmonë dhe se pleqëria është vetëm për të tjerët! Kur plakesh ditët janë njëlloj të tëra, nuk sjellin asgjë të re dhe jeta ikën shpejt si uji lumit nën urë! Njerëzit e këtij fundshekulli do jetojnë mesatarisht 145 vjec thonë shkencëtarët! Mbesat dhe nipat tanë do jetojnë kaq gjatë, por jo ne moj Sadije, mos ki frikë!

Më tej, bëhet një nga ato pyetje që gjithmonë njeriu ia drejton vetes plot kurajo, momenti më i vështirë i jetës. Dhe shkrimtari nuk kujton as politikën, as veprat e shkruara, as kohën e gazetarisë, jo. Në mend i vjen historia me një qerrkë që ia ndërtoi gjyshi, atje në juglindje, në Devoll.

“Sapo e pyeta Dritëroin: cili ka qenë casti më i vështirë në jetë për ty o Dritëro? E zhyti kokën në re një cope herë të gjatë dhe më tha: Kur isha i vogël fare gjyshi më bëri një qerrkë me dy rrota dhe një osht të gjate! Unë nuk e pëlqeva dhe e mora e përplasa në tokë. Qerrka u thye! ‘Po pse o Dritëro?! Shiko si i vrava gishtat për ty një muaj të tërë!’-më tha gjyshi i mërzitur shumë”, rrëfen Ilir Kadia mbi ditëlindjen e Dritëro Agollit.

Shkolla e Zymit të Hasit shënoi 150 vjetorin e themelimit

0

OLYMPUS DIGITAL CAMERAShkolla e Zymit të Hasit shënoi sot 150-vjetorin e themelimit me disa aktivitete që do të zhvillohen edhe në kuadër të manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit 2014” në Zym.

Veprimtari i njohur i Zymit, krijuesi letrar dhe publicisti Frrok Kristaj, me emrin e të cilit lidhen shumë manifestime dhe veprimtari kulturore që zhvillohen në Zym, ka bërë të ditur se Shkolla fillore shqipe në Zym të Hasit, Komuna e Prizrenit, daton nga viti 1864, duke mos llogaritur të dhënat e hershme të të mësuarit të shkrim-leximit fillestar si të Pal Hasit (Palit të Hasit), pastaj të personaliteteve të mëdha të Familjes Bogdani (Andre, Pjetër, Gjon, Lukë, Gjin e Gjergj Bogdani), që sipas të dhënave thuhet se mësimet fillestare i morën në vendlindje – në Gjinan (tash Bregdri) afër Zymit të sotëm.

Shkolla e Zymit ishte një ent në gjuhë shqipe me frymë humaniste, që i takonte periudhës së Rilindjes Kombëtare, e cila iu bashkua një lëvizjeje gjithëkombëtare për të kultivuar dashurinë për fe e atdhe për t’iu bashkuar të gjitha qendrave të mëdha shqiptare për një shkollë unike kombëtare.

Në vitin 1968 zyrtarisht Shkolla e Zymit është pagëzuar me emrin e Shtjefën Gjeçovit./Gazeta Blic/

Nëse nuk gjendet zgjidhja, shkojmë në zgjedhje

0

Arbër VllahiuZgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë do të diskutoheshin vetëm nëse partitë politike nuk do të gjejnë asnjë zgjidhje tjetër. Një qëndrim i tillë kumtohet nga Zyra e Presidentes së Kosovës, përmes zëdhënësit Arbër Vllahiu.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se presidentja Atifete Jahjaga përmes bisedimeve me liderët e partive politike po kërkon një zgjidhje dhe nuk po e imponon atë. Sipas tij, për zgjedhje të reja të parakohshme, mund të diskutohet vetëm nëse dështon arritja e një marrëveshjeje për dalje nga kjo krizë për formimin e institucioneve të reja.

“Nëse nuk ofrohet asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet që vendin ta nxjerrim nga kjo situatë e pamundshme. Presidentja ka kërkuar zgjidhje, marrëveshje, dhe pajtim për të shmangur zgjedhjet”, ka deklaruar Vllahiu.

Zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë, po ashtu, se presidentja Jahjaga, në këtë proces lehtësimi të bisedimeve me liderët e partive politike, i ka dëgjuar idetë dhe opsionet e tyre.

Duke e përjashtuar mundësinë e imponimit të ndonjë zgjidhjeje nga ana e presidentes, Vllahiu ka deklaruar tutje se u takon partive politike dhe liderëve të tyre që për tejkalimin e kësaj situate, ata vetë të gjejnë zgjidhjen.

“I gjithë procesi në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, që udhëhiqet nga Presidentja është proces i lehtësimit të bisedimeve ndërmjet partive politike parlamentare, të diskutimeve që duhet të çojnë drejt një zgjidhjeje, të cilën duhet ta ofrojnë vetë liderët e partive politike parlamentare dhe duhet të gjejmë një mënyrë se si të dalim nga kjo situatë, në të cilën ndodhemi sot”, ka thënë Vllahiu.

Bllokada rreth krijimit të institucioneve të reja është krijuar pas ndarjes në dy blloqe të partive politike.

Për PDK-në dhe liderin e saj, Hashim Thaçi, zgjidhja duhet të gjendet mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në rast se një zgjidhje e tillë nuk arrihet, PDK nuk e ka përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve si zgjidhje.

“Kërkohet një bashkëbisedim për të gjetur zgjidhjen e përshtatshme, të pranueshme në përputhshmëri me rezultatin zgjedhor, duke e respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Thaçi.

Në anën tjetër, blloku i krijuar pas zgjedhor, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, aktualisht është pozicionuar kundër opsionit të zgjedhjeve, duke pretenduar se e ka krijuar shumicën parlamentare.

Mirëpo, ky bllok nuk po arrin që marrëveshjen ndërpartiake ta zbatojë në praktikë, pasi që posti i ndarë i kryetarit të Kuvendit për LDK-në, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, i përket grupit më të madh parlamentar, që në këtë rast nënkupton PDK-në. Ky bllok i partive të koalicionit pas zgjedhor ende po insiston që zgjidhja të gjendet jashtë zgjedhjeve.

Pas raundit të fundit të bisedimeve me presidenten, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti kishte deklaruar se zgjedhjet po përmenden si një prej opsioneve, ndonëse kishte vënë dyshime se për një opsion të tillë mund të ketë bazë ligjore e kushtetuese.

“Mundësia e zgjedhjeve të reja është një prej opsioneve që përmenden. Ne asnjëherë nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi të vetëdijshëm se në Kosovë nuk ekziston baza kushtetuese e ligjore për zgjedhje të reja”, ka theksuar Kurti.

Në Raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian i kishte cilësuar si ngecje dhe kthim prapa vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Tani, kur partitë politike kanë marrë edhe sinjalet e para se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje, ato mbase do të duhet të reflektojnë me ide e opsione tjera krahasuar me zgjidhjet e deritashme të ofruara. Në të kundërtën, opsionin e fundit tashmë e kanë të qartë. /rel/

Familjarët akuzojnë Erletën pas deklaratave të saj se Ukshin Hoti është vrarë

0

Erleta hotiErleta Hoti ka reaguar pas deklaratës së vëllait të saj nga babai, Andinit. Ky i fundit i kërkoi asaj që t’ia “gjejë babanë’ ose ta “ta mbyll gojën”.

Ndërkohë që ka thënë se edhe djali i hallës Arben Fetoshi e ka akuzuar që e ka shpallë të vdekur babain e saj.

Ndërkaq, sot gjatë një postimi ajo ka apeluar për mospërçarje familjare mbi rastin e zbardhjes së fatit të prindit të tyre Ukshin Hoti.

“Apel i fundit për mospërçarje familjare mbi rastin e zbardhjes së fatit të prindit tonë Ukshin Hoti:

– Andin U. Hoti, si vëlla i vogel nga babai, që padrejtësisht më drejtohesh me fjalët ‘Mbylle gojën ose gjema babain’;

Arben Fetoshi, si djall i hallës, që më akuzon se e kam shpallë publikisht të vdekur babain tim;

Ju lutem që të lexoni çdo të drejtë të familjarëve mbi çështjen e personave të zhdukur dhe mos të akuzoni më publikisht dhe padrejtësisht”!

Kushtetuta e Kosovës LIGJI NR.03/L-007, Neni 59.2, a:

– I vdekur mund të shpallet me vendim gjyqësor personi për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë informata, kurse nga lindja e tij kanë kaluar 65 vjet;

Ligjit Për Persona të Zhdukur, Nr. 04/L-023, Neni 3 dhe 5:

– Ndalimi i Diskriminimit:

Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

– E drejta e familjarëve për t’u informuar për fatin e personave të zhdukur

4. Askush nuk mban përgjegjësi penale dhe nuk i nënshtrohet kërcënimeve, dhunës apo ndonjë forme tjetër të kanosjes kur kërkon të dijë rreth fatit apo vendndodhjes së familjarëve të zhdukur.

Për fund, ju lutem drejtohuni tek këto institucione për detaje të mëtutjeshme:

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (Neni 8)

1. Komisioni, është organ qeveritar i cili, udhëheq, mbikëqyrë, bashkërendon dhe koordinon aktivitetet me institucionet vendore, bashkëpunon me Institucionet dhe Organizatat ndërkombëtare dhe akterët tjerë, në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur si rezultat i luftës të viteve 1998-1999, pavarësisht përkatësisë etnike, religjionit apo statusit ushtarak apo civil.

Anëtarët e Komisionit përfshijnë, por nuk kufizohen në përfaqësues nga: Zyra e Kryeministrit-Kryesues dhe Zëvendëskryesues ; Ministria e Drejtësisë -anëtar; Departamenti për Mjekësi Ligjore-anëtar; Ministria për Punë të Brendshme-anëtar; Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal-anëtar; Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale-anëtar; Ministria për Punë të Jashtme-anëtar; Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës –anëtar, dhe Anëtarët tjerë, përfshirë edhe tre përfaqësues të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës, ku njeri nga anëtaret duhet të jetë nga komuniteti jo shumicë” (sic.), ka shkruar ajo.

Cliff: Nuk është situata që Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja

0

IanCliff6-12Zgjedhjet e reja nuk i duken ide e mirë ambasadorit britanik në Kosovë, Ian Cliff. Madje thotë se vendi nuk është në pozitën që Presidentja të thërret ato. Sipas tij, Kuvendi nuk mund ta zgjedh këtë çështje derisa nuk konstituohet.

Cliff thotë se plotë vende janë ballafaquar me këtë situatë, por sipas tij, me dialog zgjidhet gjithçka. Kështu ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, nuk jep as ide se si mund të dilet nga ngërçi.

Ai bën thirrje që të vazhdohet dialogu,e veçanërisht përpjekja e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Cliff thotë se ajo që po ndodh në Kosovë nuk është për komunitetin ndërkombëtarë.

“Sa i përket pyetjes për zgjedhjet e reja unë mendoj se çdokush prej komunitetit ndërkombëtarë kanë thënë se ne nuk mendojmë se zgjedhjet janë një ide e mirë… Nuk mendoj se zgjedhjet janë në të vërtetë në interes të Kosovës, madje nuk jam i sigurt nëse jemi në pozitën që Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja. Parlamenti nuk mund ta zgjedhë këtë çështje deri sa të konstituohet”, tha Cliff.

Mirëpo, Cliff mendon që është shumë e mundur që të gjendet një zgjidhje, derisa theksoi, se ata i mbështesin përpjekjet e Presidentes për të gjetur zgjidhje, përpjekje këto, që sipas tij, duhet të vazhdojnë.

“Besoj se ende është e mundur për t’u gjetur një zgjidhje, por ne, komuniteti ndërkombëtarë nuk do të zgjedh se kush do të jetë kryeministër i Kosovës, kjo i mbetet liderëve, politikanëve që janë pjesë e zgjedhur e parlamentit nga njerëzit e Kosovës… Ky është një vend i pavarur dhe ata duhet të punojnë për të gjetur zgjidhjen. Shumë vende janë ballafaquar më një situatë të tillë, dhe kanë gjetur zgjidhjen përmes dialogut”, shtoi Cliff.

Gati tash e katër muaj spektri politik në vend nuk po arrin që të zgjedh kryetarin e Kuvendit, e më pas t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.

Kjo, pasi në njërën anë katër partitë që humbën zgjedhjet, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje janë bashkuar dhe nuk po bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa në anën tjetër kjo e fundit në bazë ë një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese e pati të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, por i cili nuk mori shumicën e duhur prej 61 votave. /Telegrafi/

Nuk habitet me ngërçin politik

0

Eqrem KryeziuuIsh-nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu nuk është i habitur me ngërçin politik që po ndodhë në Kosovë.

Ai tregon se zhvillimet e fundit politike e kanë bindur plotësisht se lidhjet e krijuara përmes shantazhit janë më të forta “jo vetëm se lidhjet brenda partiake, por se lidhjet e gjakut”.

“Sikur të kishte zhvillime të premtuara nuk do të kisha ikur“, thotë Kryeziu për “PrizrenPress”. Sipas tij, largimi nga politika në qershor të këtij viti ka thënë shumë gjëra.

“Besoj se veprimi im ka thënë shumë gjëra, për ata që duan të kuptojnë”, shprehet Kryeziu. /PrizrenPress.com/