Home Blog Page 8054

Prizreni kampion i martesave

0

martesaKush thotë që bashkëjetesa është forma më e mirë për të krijuar familje gabohet. Numri i atyre të cilët zgjedhin që të bashkëjetojnë në Kosovë është mjaft i madh, por çdo ditë e më shumë çiftet po vendosin që martesën e tyre ta kurorëzojnë edhe nëpërmjet ofiqarëve.

Kjo për faktin se gjatë dhjetë viteve të fundit është shtuar dukshëm interesimi i qytetarëve që martesën e tyre ta kurorëzojnë në ofiqari.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës, Prizreni është qyteti i cili më së shumti ka zyrtarizuar martesat e çifteve. Kjo pasi që në këtë qytet për gjashtë vjet (2005-2012) kanë ndodhur 1 720 kurorëzime. Prizreni lë pas qytetet si Prishtinën, Gjakovën, Mitrovicën, Vushtrrinë, të cilat kanë koeficientin e martesave mbi gjashtë për qind në nivel vendi. Ndërkaq në qytetet e tjera të banuara me shumicë serbe si Leposaviq, Zubin Potok e Zveqan, sipas Agjencisë Statistikore të Kosovës, gjatë vitit 2012 ka pasur vetëm një martesë të kurorëzuar në ofiqari.

Muajt gusht dhe korrik, janë muajt kur në Kosovë bëhen më shumë dasma se gjatë sezonave tjera. Po ashtu gjatë këtyre dy muajve edhe kurorëzimet janë më të theksuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Entit të Statistikave, por edhe pamjet nga vendet ku ka shumë mërgimtarë. Përveç kësaj, ahengjet familjare i vërtetojnë edhe restorantet që organizojnë dasma. E në mbarë territorin e Kosovës që nga viti 2005 e deri në vitin 2012 janë bërë mbi njëzet mijë kurorëzime./Tribuna

Pikturat e Winston Churchill i dhurohen qeverisë britanike

0

Piktura Winston ChurchillIsh-kryeministri britanik, Winston Churchill, përpos arritjeve në fushën politike, ka qenë i njohur për pikturat që i realizonte gjatë kohës së lirë, për të cilat ka shkruar edhe në librat biografik. Tani, pas vdekjes së bijës së tij më të vogël, pikturat e Churchill do t’i dhurohen shtetit.

Bëhet fjalë për 38 piktura, janë cilësuar nga historianët e artit si thesar kombëtar me rëndësi të madhe historike dhe artistike, që paraqesin një anë të fshehur të Churchill, përfshirë këtu jetën intime familjare, dashurinë për kopshtet dhe pushimet në Francë.

Churchill filloi të pikturonte sa ishte 40 vjeçar, pa ndonjë edukim formal në këtë fushë. Pikturat e tij i dhurohen shtetit në shkëmbim të taksës së trashëgimisë, ndërsa ende nuk dihet se a do ta pranojë qeveria këtë marrëveshje.

Sipas BBC, ish-kryeministri ka pikturuar mbi 500 piktura, të cilat sot i gjejmë nëpër muze dhe koleksione private nëpër botë.

VLAN në konsultime për ftesën e Brovinës

0

Avni Arifi-aakLiderët e Bllokut VLAN janë mbledhur në takim për të diskutuar mundësinë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht apo jo thirrjes së kryesueses Flora Brovina për takim në orën 12:00.

Avni Arifi, këshilltari i liderit të AAK-së i ka deklaruar gazetës “Botapress” se janë në konsultime ndërpartiake për të marrë një vendim sa i përket ftesës së znj. Brovina.

Një ditë më parë kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj kishte deklaruar se Blloku nuk do t’i përgjigjet thirrjes së znj. Brovina për takimin e thirrur nga ajo.

Adem Grabovci ngul këmbë: I kemi numrat!!!

0

Adem Grabovci-pdk14Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në një intervistë të shkurtër dhënë për Gazetën Blic është përgjigjur në atë se a e ka pritur PDK që katër muaj pas zgjedhjeve të mos e ketë asnjë partner për bashkëqeverisje, si të dilet nga situata aktuale politike dhe si do t’i bëjë PDK numrat.

Grabovci ka thënë se PDK nuk e kishte pritur, madje as nuk e kishte menduar që edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve edhe pse do të dalë partia e parë të mos ketë asnjë partner për bashkëqeverisje.

“Askush nuk e ka pritur sjelljen e tillë të atyre partive politike, të cilët jo vetëm që e kanë bllokuar veten, por e kanë bllokuar edhe vendin. Ata (VLAN) që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk e duan as shtetin”, ka thënë Grabovci.

Grabovci, megjithatë e ka edhe formulën se si të dilet nga kjo krizë politike në të cilën ndodhet vendi.
Sipas tij, e vetmja mundësi që vendi të dalë nga kriza politike është respektimi i Kushtetutës, i ligjeve dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk i respektojmë këto, atëherë nuk po duam shtet”, thotë Grabovci, duke e akuzuar Bllokun VLAN, që nuk po e bën një gjë të tillë.

Ish-shefi i deputetëve të PDK-së në legjislaturën e kaluar, i cili u bë i “famshëm” me deklaratën e tij se PDK i ka numrat, gjë që u demantua në seancën e fundit konstituive ku kandidati për kryetar Arsim Bajrami, nuk arriti që të marrë më shumë se 44 vota, ende thotë se kjo parti i ka numrat. Por, ai nuk tregon se si.

“Ne i kemi numrat. PDK është për një qeverisje stabile dhe të qëndrueshme, të cilën e presin vendime shumë të mëdha”, ka thënë Adem Grabovci. /Gazeta Blic/

Lirohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

0

Enver Zymberi-arkivoliNjëri nga të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi që ka ndodhur në vitin 2011, Radomir Kasalloviq, pas dorëzimit të tij të martën dhe intervistimit nga EULEX-i, është liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë për media avokati i tij, Lubomir Pantoviq.
Sipas tij, Kasalloviq është intervistuar të martën nga hetuesit e EULEX-it në jug të Mitrovicës dhe pastaj është liruar dhe do të mbrohet në liri.

Ndryshe, në lidhje mevrasjen e Enver Zymberit dyshohen gjithsej gjashtë serbë të veriut për të cilët ekziston fletarrest ndërkombëtar.

Çka është kjo dritë mbi qiellin e Prizrenit? (Video)

0

ddd_2958Mbrëmë vonë ka ndodhur diçka e pazakontë mbi qiellin e Prizrenit.

Një qytetar atje, ka filmuar një dritë e cila herë zmadhohej e herë zvogëlohej, derisa vazhdimisht qëndronte e kuqe dhe herë pas herë lëvizte.

Askush nuk e di se çka ishte ajo dritë, derisa të gjithë kanë qenë skeptik me këtë fenomen./Express/

http://dai.ly/x27hmt1

Gjendet humnera në të cilën ka qenë i burgosur Drakulla

0

Keshtjella ne Turqi-DrakullaGjatë restaurimit të Kështjellës Tokat në Turqi veriore, arkeologët thonë që kanë gjetur humnerën në të cilën princi vlleh Vllad III – insipirimi për vampirin më të njohur në letërsi, Drakulla – është mbajtur rob në shekullin 15.

Kështjella është e rrethuar me tunele të fshehta. Është mjaft misterioze – thotë arkeologu Ibrahim Çetin. Ndër kështjellë, janë gjetur dy humnera. Është vështirë të vlerësohet sakt në cilën dhomë është mbajtur, por ai definitivisht ka qenë këtu – thotë Çetini.

Nëse dëshmitë tjera e dëftojnë këtë, atëherë do të jetë një zbulim i rëndësishëm.
Burgu ka qenë pjesë e rëndësishme në jetën e princit të ri.

Në vitin 1443, babai i princit është mundur nga Hungaria, ka kërkuar ndihmë prej turqve për tu kthyer në fron. Me qëllim që ta sigurojë besimin e tij, Sulltani i ka marrë peng djemtë e tij më të vegjël, Vlladin e III dhe Radun. Gjatë asaj periudhe, Tokati ka qenë ndër qytet më të civilizuara.

Disa historianë thonë që djemtë janë trajtuar mirë dhe janë edukuar atje. Por, Vlladi III ka qenë kokëfortë dhe prandaj ka duruar dënime të dhunshme.

Disa vite më vonë, pasi ka fituar fronin, Vlladi i III është tërhequr nga lufta kundër turqeve, duke shfaqur 20.000 trupa jashtë qytetiit Targovishte, Rumani. Qëkur i kanë parë trupat, forcat turke janë kthyer.

Vlladi ka humbur jetën në betejë në vitin 1476./Fakultetet.al./

Qosja: Çamëria ishte shqiptare, s’duhet hequr nga tekstet

0

Rexhep QosjaNga dasmat e ministrit, mungesa e pakicës në parlament, te skandali i Sarandës dhe ankesat greke për tekstet shkollore. Akademiku jep opinionin e tij dhe përpjekjet e Ramës që t’i bëjë të pavarura institucionet shtetërore.

Me rastin e martesës së ministrit u teprua, në të vërtetë u tejteprua shumë edhe me njërën e lëre më me të dy dasmat! Çka do dasma në një objekt kulturo-historik? Për propagandimin e vlerave kulturore historike shqiptare? Demagogji banale. Ky në të vërtetë ishte shfrytëzim skandaloz i një objekti me rëndësi të madhe kulturore historike për teket e një çifti!” Kështu i përgjigjet akademiku Rexhep Qosja, pyetjes se si i pa ai dy dasmat e ministrit i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Ndërsa shpreh zhgënjimin për “djaloshin që e dëgjoja dhe e shikoja me simpati”, profesori vë në dukje se “ministri i të varfëve, u zhvlerësua jo vetëm politikisht me atë dasmë”. Më herët, akademiku shprehet se ministrat ndërrohen jo vetëm kur bëjnë skandale, por edhe kur nuk dëshmojnë aftësitë e duhura për të kryer detyrën e marrë përsipër. Ndërsa refuzon të komentojë skandalin (seksual) të Sarandës, profesori ndalet tek raportet e shumicës e pakicës në parlament dhe mungesën e kësaj të fundit në sallë. Në këtë pjesë të fundit të intervistës, mbasi mohon akuzat se kryeministri Rama po kërkon kontroll mbi të gjitha institucionet, profesori jep opinionin e tij edhe mbi kërkesat greke për tekstet mësimore të nxënësve shqiptarë dhe të ashtuquajturave referime irredentiste.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do ta ndryshojë qeverinë përpos në rast skandalesh. A duhet të jetë performanca e ministrave arsye për ndërrimin e tyre?

Siç e tregojnë praktikat e vendeve demokratike evropiane, ministrat ndërrohen jo vetëm kur bëjnë skandale, por edhe kur bëjnë gabime në punë, edhe kur nuk dëshmojnë aftësi të duhura për të kryer si duhet e kur duhet detyrat që u janë besuar. Skandalet janë veprime ekstreme që dëshmojnë se një kryeministër ka përzgjedhur anëtarë të kabinetit të tij pa kritere të nevojshme, të duhura.
Një prej ministrave të qeverisë “Rama”, Erion Veliaj, u martua dhe bëri dy dasma. Ka pasur shumë komente për ceremonitë, ashtu sikundër edhe akuza. Në gjykimin tuaj, u “teprua” me dy dasma?
Nuk kam pasur rast të lexoj në shkrimet etnografike në gjuhën shqipe se shqiptarët bëjnë dy dasma për martesën e djalit. Sipas mendjes sime, me rastin e martesës së ministrit në fjalë u teprua, në të vërtetë u tejteprua shumë edhe me njërën e lëre më me të dy dasmat! Çka do dasma në një objekt kulturo-historik? Për propagandimin e vlerave kulturore historike shqiptare? Demagogji banale. Ky në të vërtetë ishte shfrytëzim skandaloz i një objekti me rëndësi të madhe kulturore historike për teket e një çifti! Erion Veliaj, ministër i të varfëve, u zhvlerësua jo vetëm politikisht me atë dasmë. Paraqitjet publike të atij djaloshi i dëgjoja dhe i shikoja me simpati. Por, jo më. Ai nuk mund të jetë më figurë e nderuar publike në shoqërinë shqiptare me aq shumë qytetarë që në skamje të skajshme jetojnë.

Njihet si skandali i Sarandës ai ku një njeri i deputetit Koço Kokëdhima, i kërkoi favore seksuale një gruaje dhe të bijës adoleshente. A nuk duheshin marrë masa të tjera për këtë ngjarje?

Nuk dua të flas për atë që ju e quani skandali i Sarandës dhe nuk dua të flas për të, qoftë edhe për shkak, se në jetën e njerëzve favoret seksuale kërkohen a ofrohen në mënyra të ndryshme të cilave, shpesh, as prokurorët, avokatët dhe gjykatat nuk ua dalin suksesshëm në skaj.
Aktualisht mazhoranca në Shqipëri ka aq shumë numra në Parlament sa mund të miratojë çdo lloj ligji pa konsensusin e opozitës. A mund të lexohet ky si një përjashtim i opozitës?
Është e nevojshme, është në dobinë e vendit, është kulturore që opozita të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e Kuvendit. Dhe, opozitat konstruktive këtë e bëjnë gjithnjë. Por, kur opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhje të Kuvendit, Kuvendi edhe pa të, natyrisht në qoftë se ka kuorumin, duhet të punojë. Në rast të këtillë nuk mund të thuhet se shumica e ka përjashtuar pakicën; në rast të këtillë pakica në Kuvend e ka përjashtuar veten.

Lajme të këqija nga Brukseli

0

Fyle5-29Për herë të fundit si komisionar për zgjerim, Stephan Fule, sot do ta prezantojë Raportin e Progresit për Kosovën dhe për vendet e tjera që kanë synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Për pesë vjetët e ardhshëm, punën e deritashme të Fules do ta ushtrojë Johanes Hahn, i cili nga 1 nëntori do të nisë punën e re.

Edhe ky i fundit, sipas zyrtarëve të lartë në Bruksel, do t’ua kujtojë vendeve të Ballkanit Perëndimor punët që duhet t’i kryejnë para se të anëtarësohen në BE. Megjithatë gjatë mandatit pesëvjeçar, komisionari i ardhshëm nuk pritet që t’ua kumtojë lajmin se ndonjë shtet i Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën do të anëtarësohet në BE./Zëri/

Përgatitet arsyetimi ligjor për shpalljen e zgjedhjeve

0

zgjedhjet5Mosfunksionimi i rreth tridhjetë agjencive, ndërmarrjeve dhe institucioneve tjera publike e shtetërore për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të shpejta. Ky, në fakt është arsyetimi ligjor që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do ta përdorë në rast të një veprimi të tillë, e që nuk pritet të jetë i largët.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, pengesa e vetme drejt zgjedhjeve të reja është vullneti i qytetarëve serb në veri të Kosovës. Atje po bëhen hulumtime nëse do të mund të mbaheshin sërish zgjedhje të suksesshme dhe nëse rezultati del të jetë pozitiv atëherë zgjedhjet e shpejta bëhen të pashmangshme.

Jahjaga ka nisur një seri konsultimesh me liderët e partive politike për tejkalimin e ngërçit politik, por koalicioni paszgjedhor LDK-VV-AAK dhe Nisma në njërën anë dhe PDK në anën tjetër nuk po arrijnë që t`i krijojnë institucionet. Blloku paszgjedhor nuk po e voton kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar që i takon sipas kushtetutës së vendit, derisa PDK nuk po heq dorë nga kjo e drejtë. Pa zgjedhjen e kryetarit, Kuvendi mbetet i pakonstituuar dhe kësisoj nuk mund të procedohet në zgjedhjen e qeverisë së re ..