22.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Qosja: Çamëria ishte shqiptare, s’duhet hequr nga tekstet

Rexhep QosjaNga dasmat e ministrit, mungesa e pakicës në parlament, te skandali i Sarandës dhe ankesat greke për tekstet shkollore. Akademiku jep opinionin e tij dhe përpjekjet e Ramës që t’i bëjë të pavarura institucionet shtetërore.

Me rastin e martesës së ministrit u teprua, në të vërtetë u tejteprua shumë edhe me njërën e lëre më me të dy dasmat! Çka do dasma në një objekt kulturo-historik? Për propagandimin e vlerave kulturore historike shqiptare? Demagogji banale. Ky në të vërtetë ishte shfrytëzim skandaloz i një objekti me rëndësi të madhe kulturore historike për teket e një çifti!” Kështu i përgjigjet akademiku Rexhep Qosja, pyetjes se si i pa ai dy dasmat e ministrit i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Ndërsa shpreh zhgënjimin për “djaloshin që e dëgjoja dhe e shikoja me simpati”, profesori vë në dukje se “ministri i të varfëve, u zhvlerësua jo vetëm politikisht me atë dasmë”. Më herët, akademiku shprehet se ministrat ndërrohen jo vetëm kur bëjnë skandale, por edhe kur nuk dëshmojnë aftësitë e duhura për të kryer detyrën e marrë përsipër. Ndërsa refuzon të komentojë skandalin (seksual) të Sarandës, profesori ndalet tek raportet e shumicës e pakicës në parlament dhe mungesën e kësaj të fundit në sallë. Në këtë pjesë të fundit të intervistës, mbasi mohon akuzat se kryeministri Rama po kërkon kontroll mbi të gjitha institucionet, profesori jep opinionin e tij edhe mbi kërkesat greke për tekstet mësimore të nxënësve shqiptarë dhe të ashtuquajturave referime irredentiste.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do ta ndryshojë qeverinë përpos në rast skandalesh. A duhet të jetë performanca e ministrave arsye për ndërrimin e tyre?

Siç e tregojnë praktikat e vendeve demokratike evropiane, ministrat ndërrohen jo vetëm kur bëjnë skandale, por edhe kur bëjnë gabime në punë, edhe kur nuk dëshmojnë aftësi të duhura për të kryer si duhet e kur duhet detyrat që u janë besuar. Skandalet janë veprime ekstreme që dëshmojnë se një kryeministër ka përzgjedhur anëtarë të kabinetit të tij pa kritere të nevojshme, të duhura.
Një prej ministrave të qeverisë “Rama”, Erion Veliaj, u martua dhe bëri dy dasma. Ka pasur shumë komente për ceremonitë, ashtu sikundër edhe akuza. Në gjykimin tuaj, u “teprua” me dy dasma?
Nuk kam pasur rast të lexoj në shkrimet etnografike në gjuhën shqipe se shqiptarët bëjnë dy dasma për martesën e djalit. Sipas mendjes sime, me rastin e martesës së ministrit në fjalë u teprua, në të vërtetë u tejteprua shumë edhe me njërën e lëre më me të dy dasmat! Çka do dasma në një objekt kulturo-historik? Për propagandimin e vlerave kulturore historike shqiptare? Demagogji banale. Ky në të vërtetë ishte shfrytëzim skandaloz i një objekti me rëndësi të madhe kulturore historike për teket e një çifti! Erion Veliaj, ministër i të varfëve, u zhvlerësua jo vetëm politikisht me atë dasmë. Paraqitjet publike të atij djaloshi i dëgjoja dhe i shikoja me simpati. Por, jo më. Ai nuk mund të jetë më figurë e nderuar publike në shoqërinë shqiptare me aq shumë qytetarë që në skamje të skajshme jetojnë.

Njihet si skandali i Sarandës ai ku një njeri i deputetit Koço Kokëdhima, i kërkoi favore seksuale një gruaje dhe të bijës adoleshente. A nuk duheshin marrë masa të tjera për këtë ngjarje?

Nuk dua të flas për atë që ju e quani skandali i Sarandës dhe nuk dua të flas për të, qoftë edhe për shkak, se në jetën e njerëzve favoret seksuale kërkohen a ofrohen në mënyra të ndryshme të cilave, shpesh, as prokurorët, avokatët dhe gjykatat nuk ua dalin suksesshëm në skaj.
Aktualisht mazhoranca në Shqipëri ka aq shumë numra në Parlament sa mund të miratojë çdo lloj ligji pa konsensusin e opozitës. A mund të lexohet ky si një përjashtim i opozitës?
Është e nevojshme, është në dobinë e vendit, është kulturore që opozita të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e Kuvendit. Dhe, opozitat konstruktive këtë e bëjnë gjithnjë. Por, kur opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhje të Kuvendit, Kuvendi edhe pa të, natyrisht në qoftë se ka kuorumin, duhet të punojë. Në rast të këtillë nuk mund të thuhet se shumica e ka përjashtuar pakicën; në rast të këtillë pakica në Kuvend e ka përjashtuar veten.

Më Shumë

Historia e panjohur e deputetit rebel që Enver Hoxha e dënoi me vdekje! Anatemohej si aventurier sepse nuk martohej

Atij, pas vitit 1945, nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension. I hoqën triskën e Frontit, triskën e ushqimeve, por ia doli të...

Ylli e barazon sërish serinë – Kampioni merret vesh në Minatori

Ylli ka arritur të korri fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e katërt finale që po zhvillohet në palestrën “13 Qershori”. Kjo fitore i barazon ata...

Lajmet e Fundit