Home Blog Page 8061

Shoqëria civile, spektatore e ngërçit

0

QeveriaKosoves-objektiShoqëria Civile nuk ka qenë mjaftueshëm e përfshirë në proceset pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Kështu vlerësojnë vetë anëtarët e kësaj shoqërie. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak se kanë dashur të ruajnë kredibilitetin dhe paanësinë ndaj subjekteve politike. Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se një nga arsyet ka qenë përpjekja që kriza të zgjidhet me rrugë ligjore dhe me vendime politike.

“Opsioni që zgjidhja të bëhet përmes të drejtës kushtetuese, e ka kushtëzuar shoqërinë civile të veprojë më shumë në rolin e interpretuesit juridik, përmes prononcimeve apo dhe paraqitjeve në mediume, por pa pasur ndonjë veprim apo aktivitet konkret për ndikim për tejkalimin e krizës institucionale e politike”, ka thënë Kryeziu. Ai mendon se shoqëria civile ka mundur të zhvillojë aktivitete dhe veprime të cilat dalin përtej interpretimeve juridike dhe krijojnë presion apo alternativa për zhvillime politike.

“Duke dashur ta ruajmë neutralitetin partiak në këto momente, mendoj se kjo situatë na ka nxjerrë jashtë lojës si aktorë dhe na ka bërë më shumë spektatorë të procesit. Thjeshtë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria civile të zhvillojë aktivitete, të pozicionohet dhe të propozojë alternativa për zgjidhje politike. Kjo jo domosdoshmërish na e humbë kredibilitetin dhe paanësinë partiake që synojmë ta mbajmë”, ka theksuar Kryeziu/tribuna/

Zgjedhje ose qeveri teknike

0

zgjedhjet5Kriza politike në vend ka hyrë në fazën finale. Dështimi eventual i presidentes Atifete Jahjaga që t’i bindë liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për dalje nga kjo krizë, do ta bëjë të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare ose ndërhyrjen edhe një herë të Gjykatës Kushtetuese.

Në skenarin e dytë, Gjykata Kushtetuese do t`i jepte të drejtën presidentes që t`i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa në skenarin e parë, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, partitë do të mund të krijonin një qeveri të përkohshme teknike. Qeveria teknike, ose zgjedhjet e shpejta po shihen edhe si dy zgjidhjet e vetme, nëse palët nuk lëvizin nga qëndrimet.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se kohëve të fundit po konsultohet një skenar që mund të shërbejë për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK në njërën anë dhe blloku VLAN në anën tjetër, mbesin në pozicione të palëkundura../tribuna/

Mbi 600 kosovarë ikin ilegalisht çdo muaj

0

Migrimi i te rinjeveI lodhur nga skamja e mospasja e një pune, të riut G. B. i kishte ardhur “shpirti në fyt” dhe në fillim të prillit të këtij viti kishte marrë rrugën ilegale drejt Evropës.

Bashkë me bashkëshorten e tij, i riu 30-vjeçar kishte shpenzuar rreth 6 mijë euro me qëllim që të shkonte në Norvegji, duke shpresuar të kërkonte azil dhe të rregullonte dokumentacionet për ta vazhduar jetën atje../zeri/

Partia e Drejtësisë “shet mend” me të varfëritë

0

pd ndihmaEdhe në ditën e Kurban Bajramit, partitë politike shfrytëzojnë për të bërë “fushatë” në mënyrën më të ulët, duke u treguar sesa “dorë shlir” janë me të varfrit.

Partia e drejtësisë ka postuar foto duke dërguar edhe komunikatë për media me njoftimin se paskan dërguar disa ndihma tek nevojtarët.

Politikat e dështuara për kancerin e gjirit

0

Mjeke6-17Janë procedurat e stërzgjatura ato që po i bëjnë gratë e prekura me kancer të gjirit të ndihen të rrezikuara për jetë nëse presin për të marrë shërbimet brenda institucioneve publike rreth trajtimit të sëmundjes, ndonëse nuk kanë dyshime në profesionalizmin e stafit që punon nëpër këto institucione.
Nafije Latifi, njëra nga gratë që vetë ka luftuar prej vitesh kundër kancerit të gjirit, thotë se në mungesë të politikave efikase shëndetësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër institucionet publike stërzgjaten të gjitha procedurat që ndërlidhen me sëmundjen e kancerit të gjirit, që nga ajo për diagnostifikimin e saj, e deri tek trajtimi me radio e kimioterapi, shkruan Koha Ditore

“Stafit këtu nuk i mungon profesionalizmi për t’ua ofruar këto shërbime pacientëve, por mungojnë kushtet”, thotë Latifi.

E kështu si Latifi thonë edhe paciente të tjera, e madje edhe vetë mjekët e QKUK-së.

Së paku tri javë duhet të presë një paciente për marrjen e analizave të biopsisë për të parë nëse ka apo jo qeliza kancerogjene në Klinikën e Biokimisë Mjekësore, në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), thotë për gazetën një mjek i këtij institucioni, i cili ka kërkuar që të mos i përmendet emri në gazetë. Të njëjtën analizë pacienti e merr brenda tri ditësh në institucionet private shëndetësore, thotë ky mjek

Kosovës i mungon puna ekipore në luftën kundër kancerit

0

mjeku per palesrtinKosovës i mungon puna ekipore në luftën kundër kancerit, i mungon puna konzoliare. Këtu është fillimi dhe fundi i problemit pse lufta kundër kësaj sëmundjeje nuk po shkon deri në fund.
Ani pse Kosova ka pajisje, ka ekspertë, por secili punon kokë në vete, thotë në një intervistë për “Kohën Ditore”, eksperti për sëmundjen e kancerit të gjirit, Elvis Ahmeti.

Ai flet edhe mbi efektet që mund të kenë për pacientet mungesa e barnave, ndërprerja e detyrueshme e kemio apo e radioterapisë, për shkak se pacientet nuk ka mundësi t’i bëjnë ato, flet për mamografët modernë që i ka Kosova, e për të cilët shpeshherë mungojnë filmat, prandaj pacientet presin në radhë deri në dy muaj për një kontroll mamografie.

Ai tregon se si bota moderne ka zbuluar se identifikimi i hershëm i kancerit dhe trajtimi adekuat i tij, janë çelësi i suksesit, dhe të dyja këto gjëra janë sfida në Kosovë.

Sa mund të jemi të kënaqur me shërbimet shëndetësore për sa i përket luftës kundër kancerit të gjirit, nisur që nga mungesa e regjistrit për evidentimin e rasteve që preken nga kjo sëmundje?

Ahmeti: Jo vetëm Kosova, por asnjë vend në rajon nuk ka pasur regjistër të kancerit. Me punën në Bordin për luftimin e kancerit, i formuar në vitin 2011, ne e kemi përpiluar formularin për regjistrimin e të të prekurve me kancer. Që atëherë ai funksionon, jo sa duhet, por ka disa të dhëna. Kjo ka ndihmuar që ne, së paku t’i kemi disa të dhëna tepër të nevojshme rreth shtrirjes së kësaj sëmundjeje, siç është ajo kur kemi parë se vitin e kaluar, nga të gjitha llojet e rasteve të reja me kancer, prin kanceri i gjirit me 224 raste të reja në vit. Kjo është sfidë, sepse kërkon luftimin e tij.

Administrata e Parlamentit shpërndan shkresën për 9 tetor

0

Kuvendi Kosoves 14-17Blloku ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive më 9 tetor ndërsa administrata e Kuvendit u ka shpërndarë shkresën deputetëve dhe presidencës. PDK nuk do të shkojë në seancë, nëse ajo nuk thirret nga kryesuesja Brovina.

Partitë e Bllokut kanë dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive më 9 tetor. Por, deputetët e PDK-së kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në këtë seancë, nëse ajo nuk thirret nga kryesuesja Flora Brovina.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka theksuar se do të shkojnë në seancë vetëm nëse ajo thirret nga kryesuesja Brovina.

Kurse kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, që është edhe pjesë e Grupit 6+, Mahir Jagxhillar, ka thënë se ky grup do të shkojë në seancën e ftuar nga blloku nëse kjo procedohet si e rregullt.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se thirrja e seancës është ligjore dhe sipas saj sekretaria e Kuvendit nuk aprovon e as nuk refuzon kërkesa të tilla. Administrata e Kuvendit ka njoftuar se ua ka shpërndarë shkresën deputetëve për seancën e 9 tetorit.

Administrata ka sqaruar se shkresa e nënshkruar nga 62 deputetë i është adresuar edhe kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, kurse me përmbajtjen e saj është njoftuar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se Flora Brovina është e vetmja ajo që mund ta thërrasë vazhdimin e seancës. Sipas tij brenda seancës janë vetëm dy variante, që të votohet ose të mos votohet kandidati i PDK-së, ndërsa varianti tjetër është marrëveshja.

Haliti tha se blloku është ngutur me këtë veprim, pasi, sipas tij është dashur të pritet edhe për 4-5 ditë, për ndonjë marrëveshje.

Ndërkaq deklarimi i nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për një koalicion PDK-LDK–AAK po shihet vetëm si dëshirë dhe manipulim nga drejtuesit e këtyre partive. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë për RTK-në se ai as që është në dijeni nëse PDK ka dalë me një propozim të tillë.

Por edhe nëse ky propozim ofrohet, Gashi ka thënë se LDK tashmë e ka një qëndrim zyrtar dhe se ai është koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën për Kosovën dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje drejt bashkimit të LDK-së, AAK-së dhe PDK-së. Ai ka deklaruar se bashkimi i këtyre partive nuk do të ndodhë.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, thotë se presidentja Jahjaga nuk duhet dhe nuk i takon që të propozojë emra konkretë për kryeministër, në takimet që po i bënë me liderët e partive politike në vend. Ahmeti ka shtuar se ngërçi politik është duke shkaktuar mjaft probleme për komunat, sidomos në Komunën e Prishtinës, të cilën ai e udhëheq./RTK/

Vëllai i Shefqet Krasniqit: Fajet i ka politika

0

Izet Krasniqi-vllau i ShefqetitImami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, Kurban Bajramin e kaloi në burg.

Nga shtëpia e Imamit që po akuzohet për prishjen e rendit kushtetues e cenimit të sigurisë shtetërore, një familjar po fajëson politikanët që Shefqet Krasniqi nuk gjendet në shtëpi për këtë festë.

“Shkaku është krejt politika. Parlamenti nuk mundet me i zgjedh punët e veta dhe ju kanë gju hoxhallarëve”, flet për Klan Kosova, i emocionuar e me lot në sy, Izet Krasniqi – vëllai i Shefqet Krasniqit.

Në familjen e Krasniqit po besojnë se arrestimi i Shefqet Krasniqit ishte i padrejtë dhe kësisoj po shpresojnë se ai me shokët duhet të lirohet sa më parë.

Haxhinjtë kosovarë janë shëndosh e mirë në Meke

0

Meka865 haxhinjtë nga Kosova të cilët e kanë kryer haxhin për këtë vit janë shëndosh e mirë në Meke. Kështu ka njoftuar Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Resul Rexhepi.

“Njoftoj besimtarët se në bazë të komunikimit edhe dje po edhe sot që kemi pas me përgjegjësit tonë në Meke mund të them se të gjithë haxhilerët tanë janë mirë dhe shëndosh dhe pas qëndrimit të djeshëm në rrafshlartën e Arafatit sot të gjithë shëndosh e mirë janë kthyer në Meke”, tha Rexhepi në RTV21.

Ja çfarë tha Bushi i vjetër për Kosovën më 1992

0

Bushi i vjeterGeorge Bush i vjetër e shihte gjendjen në Kosovë në vitin 1992, si “një tenxhere me presion, para shpërthimit”, derisa në Bosnjë lufta veç kishte nisur. Në një takim që kishte me kryeministrin e atëhershëm grek, Konstantin Mitsotakis, në Dhomën Ovale ata po bisedonin se si mund të parandalohet eskalimi i situatës.

Kryeministri grek ishte ai që i thoshte të parit të SHBA-së, se në Kosovë, duhet bërë një përpjekje shumë e rëndësishme, për të parandaluar shpërthimin e situatës. Ai propozonte mos ndryshimin e kufijve, një autonomi duke anashkaluar të drejtën për vetëvendosje.

“Ju keni plotësisht të drejtë. Ju mund të jeni me ndikues për të ndihmuar që kjo të ndodhë”, i thotë me këtë rast Presidenti Bush.

Greqia paralajmëronte Presidentin e SHBA-ve edhe për problemin e emrit të Maqedonisë. Bush i premtonte atij se do të merrej me këtë çështje, e kryeministri grek e lut edhe që SHBA të ndihmojë Greqinë për të parandaluar pranimin e këtij vendi (Maqedonisë v.j.) në OKB, sepse, siç thotë ai, në qoftë se ata do të pranohen, ky diskutim është i pavlerë.
Temë e nxehtë aty është edhe Bosnja, dhe mënyra se si ata dhe serbët e urrenin njëri tjetrin. Transkriptin e plotë e sjell gazeta Tema.

President Bush: Dua të ju uroj mirëseardhjen mikun tim të vjetër Konstantin Mitsotakis në Shtëpinë e Bardhë dhe dua të shprehi admirimin dhe respektin tim. Unë kam kënaqësinë të punojmë së bashku. Më vjen keq që ne nuk ishim në gjendje të përparojmë më tej në Qipro. Unë e di se sa shumë vështir ishte. Por të jeni të sigurt, askush nga ne nuk do të heqë dorë.

Kryeministri Mitsotakis: Së pari, unë dua të ju falënderoj ju zoti President, për të gjithë çka që ju keni bëri për Greqinë dhe marrëdhëniet greko-amerikane. Edhe vërtetë e vlerësoj kontaktet tona personale dhe të miqësisë. Ju arritët që të sillni marrëdhëniet midis dy vendeve tona në një nivel që ne kishim dëshiruar- kjo është shumë e rëndësishme.

Presidenti Bush: Dua të dëgjoj pikëpamje tuaja në lidhje me gjendjen në Jugosllavi.

Kryeministri Mitsotakis: Siç i tregova edhe Sekretarin Eagleburger, situata është kritike. Vendi im, dhe unë personalisht, jam i të gatshëm për të ndihmuar për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë të vështirë. Ne duam për të vendosur marrëdhëniet tona tradicionalisht të mira me Serbinë në shërbim të të mirave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm për të marrë ndonjë veprim që ju do të donit – për të ndikuar të serbët për ti hapur rrugë zgjidhjeve paqësore, etj

Presidenti Bush: Ne ju inkurajojmë juve që të përdorni ndikimin tuaj. Ne jemi përpjekur. Ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me situatën. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme, sidomos për fëmijët. Shumë njerëz janë duke me inkurajuar mua për të përdorur të gjitha llojet e forcës ushtarake. Por vendimi im nuk do të pritet mirë nga qytetarët amerikan në qoftë se unë do të të dërgoj ushtar amerikan në një situatë që është e paqartë dhe ku ne nuk mund të fitojmë. Gjendja humanitare është shqetësimi ynë më i madh. Këto janë rivalitetet historike. Greqi a nuk mund ta zgjidh këtë problem; dhe as Shtetet e Bashkuara nuk mund ti zgjidhin ato.

Kryeministri Mitsotakis: Lufta në Bosnjë nuk do të përfundojë aq shpejt.
Presidenti Bush: Të gjithë e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë. Kjo është mjaft e keqe për politikën amerikane.

Kryeministri Mitsotakis: Në Kosovë, duhet bërë një përpjekje shumë e rëndësishme për të parandaluar shpërthimin e situatës.

Presidenti Bush: Është si një tenxhere me presion, para shpërthimit.

Kryeministri Mitsotakis: Gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë është që të kemi kufij të pandryshueshëm. Kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm. Zgjidhja në Kosovë mund të jetë një shtet duke favorizuar një autonomi duke anashkaluar të drejtën për vetëvendosje. Ne mendojmë se shqiptarët kanë filluar të kuptojnë këtë. Serbët dhe shqiptarët duhet gjetur një mënyrë për të arritur një mirëkuptim.

Presidenti Bush: Ju keni plotësisht të drejtë. Ju mund të jeni me ndikues për të ndihmuar që kjo të ndodhë.
Kryeministri Mitsotakis: Një çështje tjetër shumë e ndjeshme për popullin grek është edhe Maqedonia. Ne do të diskutojmë për këtë në Edinburg.

Presidenti Bush: A jeni optimist? Ne kemi shumë shpresë.

Kryeministri Mitsotakis: Unë nuk mund të bëjë asnjë parashikim. Ajo që unë u përpoqa të shpjegojë këtë edhe Sekretarit Eagleburger dhe Gjeneralit Scowcroft është se qasja jonë është pozitive. Ne duam që kjo republikë të ekzistoj dhe ne kemi ndërmarrë disa nisma në këtë kuptim. Për ne, ka garancitë kufitare. Shqipëria, Bullgaria, Serbia dhe të gjitha e bënë këtë deklaratë. Ajo që ne nuk mund të pranojmë është emri i tyre zyrtar për të përfshirë termin Maqedoni.

Unë do të jem shumë i sinqertë. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, do të ketë destabilizim të vërtetë. Por, kjo çështje mund të zgjidhet tani si një pikënisje për një qasje pozitive. Deri tani me Jugosllavinë ne kemi pasur shumë dështime, pse mos të provojmë një here që të arrijmë një sukses? Përfshirja e Maqedonisë në emër të tyre zyrtar është i dëshiruar nga më pak se 50% e popullit. Një sondazh i kohëve të fundit ka rezultuar në jo më shumë se 17% të popullsisë që duan këtë emër.

Presidenti Bush: Atëherë pse administrata maqedonase është duke u mbetur peng i emrit?

Kryeministri Mitsotakis: Ka diçka që fshihet pas saj, prej periudhës së komunizmit. Nuk është e lehtë për administratën aktuale që të çlirohet nga kjo trashëgimi nga periudha komuniste. Demokracia në këto hapësira do të jetë një makijazh kozmetikë. Komunistët e vjetër nga linja Titos ende mbajnë pushtetin. Por Gligorov është një njeri serioz. Një marrëveshje mund të arrihet me të. Kjo është arsyeja pse zgjidhja që ne kemi sugjeruar është një formulë e mirë.

Presidenti Bush: Unë do të bëjë një deklaratë, dhe unë do të doja që ju të më tregoni çfarë është e gabuar me të. Por së pari, unë dua të them se unë vlerësoj marrëdhëniet tona. Çdo amerikan e di se marrëdhëniet tona janë shumë, shumë të mira.
Por, deklarata ime është kjo: Kjo Republikë ka kaluar arritshmërinë e demokracisë së saj dhe statusit në përputhje me parimet e Helsinkit. Ajo ka vazhduar dhe zhvilluar veten në një mënyrë pothuajse shembullore. Kështu që mua me duhet ti them dy gjëra: Ata kanë zbatuar Marrëveshjet e Helsinkit dhe performanca e tyre ka qenë shembullor. A jeni dakord me ato pika, ose ju grekët i shikoni gjërat me ndryshe?

Kryeministri Mitsotakis: Unë nuk do të pajtohesha se ata janë një demokraci shembullore. Por kjo është një republikë që ne mund ta tolerojmë.

Presidenti Bush: Jo, unë nuk jam duke thënë për një demokraci shembullore, por se e kanë ndjekur atë në një mënyrë shembullore.

Kryeministri Mitsotakis: Unë pajtohem. Po. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne kemi probleme me këtë republikë dhe ne duam që ajo të ekzistojë. Por ne nuk mund të pranojë emrin. Pas Lisbonës – të cilat na arsyetohet – reagimi i Gligorov ka qenë për të provokuar Greqinë. Kjo republikë u krijua nga Tito dhe Stalini pas Luftës së Dytë Botërore në marrëveshje me Shtetet e Bashkuara; gjenerata ime e di këtë. Por njerëzit në pushtet në Shkup janë të njëjta – kur ata e përdorin këtë emër, ne bëhemi shumë të dyshimtë. Ne duam që ata të ndalojnë përdorimin e këtij termi dhe duke lënë të kuptohet se ata kanë kërkesa ndaj nesh. Edhe në kushtetutën e tyre ata kanë dispozitë për shtetasit jashtë vendit, duke përfshirë edhe në Greqi. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë kërkesë të vetme që ata zgjedhin një emër tjetër. Ne nuk mund të pranojmë këtë – asnjë qeveri greke nuk mundet ta pranojë. Përndryshe ne do te përballemi me destabilizim.

Presidenti Bush: Doja të jem i sigurt, nuk ka asnjë problem tjetër përpos emrit?

Kryeministri Mitsotakis: Një tjetër problem ne kërkojmë nga SHBA për të na ndihmuar që të parandalojë pranimin e këtij vendi në OKB, sepse në qoftë se ata do të pranohen, ky diskutim është i pavlerë.

Presidenti Bush: Por në qoftë se ju nuk keni probleme me emrin, ajo mund të shkojë përpara.

Kryeministri Mitsotakis: Unë kërkoj nga ju në qoftë se ju mund të ndihmoni që kjo të shtyhet.

Presidenti Bush: Ne do të shohim së çfarë mund të bëjmë.

Kryeministri Mitsotakis: Është shumë e rëndësishme. Do të ishte një tragjedi. Unë nuk mund ta përballojë atë. Nëse nuk e teproj, unë do të përpiqem të bëjë kompromis. Por nëse kjo ndodh kjo do të ishte një tragjedi për Greqinë dhe për mua.

Presidenti Bush: A ka ndonjë ndarje të opinionit për këtë në vend në Greqi?

Kryeministri Mitsotakis: Jo. Kjo është e vetmja çështje ku Papandreu dhe ish-Ministri i Jashtëm
Samaras dhe unë jemi dakord.

Presidenti Bush: Ne do të përpiqemi dhe të shpresojmë, ndoshta ne mund të ndihmojë që kjo të shtyhet.

Kryeministri Mitsotakis: Është shumë e rëndësishme për ne që kjo të shtyhet gjatë periudhës së përkohshme. Unë me të vërtetë llogarisë në ju zoti President.

Presidenti Bush: Më thuaj, sa gjatë do të jetë ekspozita e objekteve të antikitetit?
Kryeministri Mitsotakis: Deri në mars.

Presidenti Bush: Shpresoj që do të vij për të parë atë.

Kryeministri Mitsotakis: Më lejoni t’ju them përsëri, ju lutem ejani në Greqi!