Home Blog Page 8062

Blloku hedh poshtë propozimin e Hoxhajt për koalicionin PDK-LDK-AAK

0

Haradinaj-MustafaPartia Demokratike e Kosovës nëpërmjet Nënkryetarit të saj Enver Hoxhajt ka dalë me një propozim për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por edhe kjo është hedhur poshtë nga blloku. Zyrtarët të LDK-së dhe AAK-së Arben Gashi dhe Ahmet Isufi me të cilët ka kontaktuar Gazeta Express kanë thënë se deklarata të tilla janë vetëm të dëshira të Hoxhajt dhe PDK-së.
Deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt për një koalicion PDK -LDK –AAK,po shihen vetëm si dëshira dhe manipulime nga drejtuesit e këtyre partive.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se partia e tij e ka koalicionin me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen dhe sipas tij nuk ka nevojë të këtë koalicione tjera. Ai ka thënë se deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt janë vetëm dëshira që nuk mund të realizohen. Gashi ka thënë se nuk ka asnjë sinjal apo iniciativë që të ndryshoj diçka.

“Këto janë deklarata sa për të thënë diçka. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet tona të më hershme. Koalicioni ynë është i qëndrueshme dhe s’ka asnjë dyshim në këtë. Po ashtu nuk ka asnjë sinjale për të ndryshuar ky koalicion. Në kemi thënë disa herë që nuk duam të jemi në koalicion më PDK-në dhe kjo vazhdon të jetë ashtu”, ka thënë Gashi.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje drejt bashkimit të LDK-së, AAK-së dhe PDK-së. Ai thotë se bashkimi i këtyre partive nuk do të ndodhë, dhe sipas tij deklaratat e zyrtarëve te PDK-së janë vetme manipuluese dhe dezinformuese.

“Ato janë deklarata manipuluese. Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë çështje. Ne jemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pjesë e koalicionit të më hershme. Pra pjesë e koalicionit LDK-AAK-NISM dhe VV. Ndryshime në këtë drejtim nuk ka. Përkundrazi tani jemi vetëm më të bashkuar dhe më unikë se kurrë. Ne jemi duke punuar në kalimin e këtij ngërçi dhe në formimin e institucioneve. Nuk do të heqim dorë nga zgjedhja e kryeparlamentarit dhe Kryeministrit”, ka thënë Isufi.

Ai thotë se të gjithë deklaratë e drejtuesve të PDK-së janë vetëm dezinformim i opinionit dhe dëshira të tyre. Të cilat sipas Isufit nuk do të realizohen asnjëherë.

Hoxhaj e ka bërë këtë deklaratë derisa ka qenë mysafir në emisionin “Jamais Vu” përballë gazetarit Mustafa Nano.

“Receta ime do të ishte që në situatën që jemi duhet të kemi një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë. PDK së bashku me Lidhjen Demokratike dhe Aleancën të shohin mundësinë të nxjerrin vendin nga ngërçi politik ku ka hyrë. Së dyti të kemi një qeveri që duhet të adresojë reformat më kritike për çështjet më të rëndësishme në vend” ka thënë ai.

Analistët: Blloku në konfuzion

0

blloku opozitarNjohës të rrethanave politike në vend, konsiderojnë se blloku duhet të ketë qasje më serioze sa i përket veprimeve që ndërmarrin.

Edhe pse veprimin e fundit të Bllokut VLAN për kërkesë të seancës urgjente me mbledhjen e nënshkrimeve, e shohin nga këndvështrime të ndryshme.

Vazhdimi i seancës konstituive konsiderohet më se i nevojshëm për krijimin e institucioneve, edhe pse kërkesa e bllokut për seancë urgjente, shihet në forma të ndryshme nga analistë politik, raporton RTK. Ymer Mushkolaj, njohës politik, thotë se blloku është në konfuzion dhe duhet të jenë më serioz për të mos lënë hapësirë për çfarëdo qasje ndryshe nga PDK:

“Blloku është dashur që seancën ta kërkojë menjëherë, ditën e premte, për shkak se nëse ata pretendojnë mund ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit sipas një skenari të cilin e kanë paralajmëruar por të cilin nuk e kanë bërë publik, atëherë duket absurde që gjithçka të shtyhet për javën e ardhshme ndërkohë që mund të mos merret asnjë veprim për ta ndërruar situatën e tanishme”.

Mirëpo Albert Krasniqi nga Instituti KIPRED thotë se blloku ka respektuar procedurat e zakonshme parlamentare:

“S’mendojë që ka ndonjë hapësirë që duhet konsideruar se nuk është serioze .. edhe data që është caktuar nuk është çështje urgjente, mendoj se blloku vetëm se I ka respektuar ato praktikat edhe në të kaluarën dhe rregulloren e punës së Kuvendit”.

Megjithëkëtë Krasniqi vlerëson se blloku do të duhej që t’i a jepte edhe një mundësi kryesues Brovina për ta thirrur vazhdimin e seancës:

“Në mënyrë që me përforcuar argumenti ne tyre dhe me pas bazë të fuqishme juridike që kryesuesja po e refuzon ta kryej punën e saj, në mënyrë që blloku pastaj të vazhdoj me planin e tyre, që me 9 tetor të thërras vazhdimin e konstituimit të kuvendit…”

Në anën tjetër Mushkolaj thotë se edhe përkundër deklaratave që blloku e ka skenarin për zgjidhjen e situatës, po shihet se ata kanë frikë ta ndërmarrin një hap të tillë për shkak të raportit që mund ta kenë me gjykatën kushtetuese:

“Ata thjeshtë po presin se cilët do të jenë hapat e PDK-së respektivisht të kryesuese Brovina në mënyrë që mund të veprojnë më pas, pra ne po shohim një qasje jo aktive, por reaktive të bllokut, e do të duhej të ishte ndryshe, mu për shkak në praktikë ata e përbëjnë një shumicë parlamentare, por duket se nuk e kanë shumë të qartë agjendën dhe qëllimet e tyre se në çfarë forme dëshirojnë ta arrijnë atë”.

Ndryshe blloku po kërkon që seanca konstituive të vazhdojë të enjtën e ardhshme me 9 tetor.

Thaçi thërret për bashkim e më shumë dashuri me njëri-tjetrin

0

Thaci-qeveriaKryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje për bashkim, e më shumë dashuri mes njëri-tjetrit. Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për festën e sakrificës.

“Urojmë të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Kurban Bajramin duke ju dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Ftoj për edhe më shumë solidaritet me njëri-tjetrin, sidomos me të varfërit, dhe më shumë bashkim dhe dashuri për njëri-tjetrin”, ka shkruar Thaçi.

PDK dhe AAK takohen në BIK

0

PDK dhe AAK takohen në BIKVizitat e krerëve politikë në Bashkësinë Islame të Kosovës për Kurban Bajramin i bashkoi rivalët politikë.

Siç shihet në këtë foto të siguruar nga Indeksonline, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ia shtrëngon dorën nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuqit.

Se a do të ‘zbuten’ zemrat, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Shumë detyra shtëpie për nxënësit në Kosovë

0

Detyra ne tabeleNxënësit në Kosovë vlerësohet se janë të ngarkuar me detyrat e shtëpisë. Ata hasin në mjaft vështirësi si pasojë e mossqarimeve të duhura nga mësuesit dhe arsimtarët.

Kushtet e sistemit edukativ arsimor, në të cilat gjendet vendi, kanë bërë që detyrat e shtëpisë për fëmijët të jenë të pashmangshme.

Janë detyrat e shtëpisë ato të cilat mbeten ndër aktivitetet më të papëlqyera për shumë fëmijë, që vijojnë mësimin në shkollat fillore të Kosovës. Orari jo i gjatë i mësimit i detyron mësimdhënësit që një pjesë të madhe të detyrave t’ua japin nxënësve për t’i kryer në shtëpitë e tyre.

Brenda ditës përafërsisht katër deri në gjashtë orë zgjat mësimi për të gjithë fëmijët në Kosovë, të cilët ndjekin mësimet në shkollat publike.

Për Radion Evropa e Lirë, flasin nxënës, mësimdhënës, ekspertë të arsimit e psikologë.

Ngarkesa e nxënësit

Boem Qerkini është nxënës i klasës së gjashtë, në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Ai vetë tregon për detyrat e shumta të shtëpisë që ai dhe nxënësit tjerë i kanë dhe kohën, të cilën ai e kalon në kryerjen e tyre.

Janë afërisht tetë detyra shtëpie në lëndë të ndryshme, të cilat janë të obliguar t’i kryejnë çdo ditë pas mësimit, kur kthehen në shtëpi.

“Ka shumë detyra, arsimtari i Fizikës na jep më shumë detyra, si matje, ndonjë eksperiment; Biologji, Edukatë qytetare dhe Gjeografi kemi fletore pune, ku aty punojmë në shtëpi. Në biologji kemi pyetje dhe kemi një fletore pa vija, në të cilat duhet të paraqesim ndonjë vizatim”, tregon ai.

Sqarimet e pakta, të cilat janë në libra, tregon Boemi, i pamundësojnë atij që të gjitha detyrat e shtëpisë t’i realizojë vetë – e, për këtë ai thotë se kërkon ndihmën e prindërve.

“Në lëndën e Biologjisë dhe Gjeografisë kam nganjëherë vështirësi dhe për atë arsye kërkoj ndihmë nga prindërit dhe atë pjesë që e kam të paqartë, e shpjegojmë me prindërit dhe për mua kjo është më e lehtë për ta përvetësuar mësimin”, shton ai.

Angazhimi i madh për detyrat e shtëpisë nuk i takon vetëm fëmijës. Janë prindërit, atyre që në rastet më të shpeshta, detyrimisht iu bie të kujdesen për nxënësin dhe performancën e tyre, duke luajtur kështu një rol mjaft të rëndësishëm në mësimnxënien e fëmijës.

Vështirësitë e prindërve

Shpresa Veseli është nënë e tre fëmijëve – njëri prej tyre është nxënës i shkollës fillore. Ajo tregon për ngarkesën e madhe të fëmijës rreth detyrave të shtëpisë, por, sipas saj, problemi më i madh nuk qëndron te detyrat e shumta, por te sqarimet që nuk i dhënë arsimtarët për nxënësit.

“Çdo prind niset nga aspekti se si e sheh fëmijën e vet. Fëmijët e mi hasin në probleme se nuk i kanë sqarimet e mjaftueshme nga arsimtarët. Janë paksa të ngarkuar me detyra të shtëpisë, por kjo nuk paraqet problem shumë të madh sa paraqesin problem sqarimet që duhet t’i bëjë arsimtari për nxënësit”, shton ajo.

“Trekëndëshi i njohur nxënës – arsimtar – prindër, duket se fare nuk ekziston në shkollat tona”, shton Shpresa. Për ta pasur më lehtë rreth detyrave të shtëpisë, sipas saj, do të duhej të ekzistonte një komunikim më i mirë.

Mësimdhënësit duhet bashkëpunuar me prindërit për identifikimin e formave për zbërthimin dhe lehtësimin e procesit të përfundimit të detyrave të shtëpisë duke përdorur, përveç librave dhe fletoreve kryesore, edhe mjete te tjera didaktike lehtësuese, edhe sipas interesave të fëmijëve.

“Me gjithë respektin për arsimtarët, por sa i përket komunikimit, është shumë i mangët, Fëmijët nuk është e mjaftueshme çka marrin nga arsimtarët, fëmijët sot kanë më shumë njohuri, kanë internetin dhe kanë libra, në të cilat mësojnë shumë gjëra. Por, jo të gjithë arsimtarët janë të përgatitur mirë, derisa kur kemi të bëjmë rreth komunikimit arsimtar- nxënës, kjo nuk ekziston pothuajse fare”, thekson Shpresa.

Plan-programi i stërngarkuar

Për plan-programin e stërngarkuar dhe për vështirësitë, të cilat mund t’iu paraqiten nxënësve tregon edhe Nysrete Shkodra, mësuese.

“Detyrat e shtëpisë kanë efektin e vet, mirëpo duke marrë parasysh plan-programin, i cili është i stërngarkuar, është shumë i vështirë për fëmijët nëse ato detyra nuk sqarohen shumë mirë me dy apo tre shembuj nga mësuesja në klasë, e pastaj edhe për në shtëpi. Ka ngjashmëri rreth detyrave të klasës dhe shtëpisë, vetëm numrat ndryshojnë, por nëse nxënësi nuk ka arritur ta kuptojë apo nëse mësuesja nuk ka arritur të thjeshtësojë, atëherë ai fëmijë do ta ketë shumë të vështirë ta bëjë në shtëpi atë detyrë”, tregon Shkodra.

Ajo kërkon nga të gjithë mësuesit dhe arsimtarët që t’i bëjnë fëmijët që ta duan shkollën, t’i bëjnë me kënaqësi detyrat e shtëpisë dhe jo t’i urrejnë ato.

“Ne kemi mësues tepër, pedagogë kemi pak. Një mësuese e mirë, një mësuese e qetë, një mësuese e dashur, ia sqaron nxënësit brenda klasës të gjitha detyrat dhe pak i mbetet fëmijës që të kërkojë ndihmën e prindit në shtëpi rreth detyrave”, shton ajo.

Detyrat e shtëpisë, të pashmangshme

Për kushtet e sistemit edukativ arsimor, në të cilin gjendet Kosova, detyrat e shtëpisë janë të pashmangshme, vlerëson eksperti i arsimit Dukagjin Popovci. Megjithatë, edhe ai kërkon që për këtë të kujdesen mësimdhënësit.

“Nxënësit në Kosovë nuk kalojnë kohë të mjaftueshme në shkollë, prandaj në një situatë të tillë, ata nuk mund t’i përvetësojnë të gjitha njohuritë dhe të gjitha shkathtësitë që duhet t’i përvetësojnë gjatë orarit të mësimit. Dhe, kjo është arsyeja që pse në shkollat tona ekziston shprehia e dhënies së detyrave të shtëpisë, dhe pse shumë herë sasia e detyrave dhe karakteri i tyre kërkon një angazhim shumë të madh të nxënësve në shtëpi”, vlerëson Popovci.

Duke pasur parasysh se nxënësit e ciklit të ulët nuk qëndrojnë gjatë në shkolla, Popovci thotë se prindërit, detyrat e shtëpisë duhet t’i marrin si gjë normale dhe jo me atë shkallë të stresit, me të cilën e trajtojnë shumë prindër.

“Ajo sa punohet në shkolla nuk mjafton që nxënësi ta përvetësojë si duhet planin dhe programin mësimor, prandaj edhe paraqitet nevoja për një punë shtesë në shtëpi”, shton Popovci.

Popovci hedh kritika edhe te mësimdhënësit, të cilët qëndrojnë një kohë relativisht të kufizuar në shkollë, afërsisht gjysmë orari të një punonjësi të zakonshëm, dhe se deri më tani nuk është arritur që t’u thuhet mësimdhënësve që të qëndrojnë më gjatë në shkollë në mënyrë që fëmijët e atyre shkollave ku punohet në një ndërrim, t’iu ndihmohet rreth detyrave të shtëpisë.

“Në disa zona, siç janë zonat rurale, do të ishte ndoshta e përshtatshme që nxënësit të kalojnë pak më tepër kohë në shkollë, por mund të organizohen në shkolla edhe klube për detyrat e shtëpisë, ku nxënësit, nën mbikëqyrje të mësimdhënësve, mund të qëndrojnë dhe t’i bëjnë detyrat e shtëpisë”.

“Kjo dukuri nuk është shumë e përhapur, pasi që kërkon investime shtesë, kërkon obligime shtesë për mësimdhënësit dhe një gjë të tillë si duket i shmangen edhe strukturat qeverisëse, po i shmangen gjithashtu edhe shkollat”, thekson Popovci.

Metodat lehtësuese

Psikologët, në anën tjetër, japin këshilla dhe metoda se si t’iu bëhen më të lehta nxënësve detyrat e shtëpisë.

Zamira Hyseni – Duraku, psikologe, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike dhënë Radios Evropa e Lirë, thekson se sistemit të edukimit fillor në Kosovë ende i mungon qasja pedagogjike adekuate, përmes së cilës stimulohet të nxënit te fëmijët, qoftë në ambientin e shkollës, qoftë në shtëpi.

Sipas saj, mungojnë format kreative të vlerësimit dhe të mësimdhënies, nëpërmjet së cilave fëmijët i pranojnë më lehtë detyrat e tyre shkollore, rrisin interesimin për të nxënë dhe mbahen të motivuar që të pajisen me njohuri të reja.

Psikologja Zamira Hyseni – Duraku flet edhe për mënyrat që do t’iu lehtësonte fëmijëve detyrat e shtëpisë.

Fillimisht, shton ajo, është me rëndësi që mësimdhënësit t’i shpjegojnë në mënyrë sa më të drejtë detyrat e shtëpisë. Ata duhet siguruar se në komunikim me fëmijët po përdoret qasje e drejtë komunikimi, dhe se secili nga fëmijët i ka kuptuar përgjegjësitë siç duhet.

Fëmijët nuk duhet frikësuar se do të ndëshkohen në rast se nuk i përfundojnë drejt obligimet e shtëpisë. Mësimdhënësit inkurajohen të përdorin forma stimulimi për nxënësit, të cilët i përfundojnë me sukses detyrat, por jo duke i krahasuar detyrat ndërmjet nxënësve të mirë dhe atyre të dobët.

“Në mënyrë që procesi i të nxënit dhe kryerja e obligimeve të shkollës nga fëmijët të jetë më i lehtë, prindërit sugjerohen që në hapat e parë të zhvillimit të fëmijës, fëmijën ta mësojnë me orar. Në këtë mënyrë, një obligim i ri, siç është përfundimi i detyrave të shtëpisë kur ata fillojnë shkollën, do të jetë më lehtë i integrueshëm në agjendën ditore të fëmijëve. Në të kundërtën, fëmija do të refuzojë ndryshimin e ritmit të tij ditor, duke zgjedhur aktivitetet, të cilat janë më të favorshme dhe argëtuese për të”, sqaron Hyseni. /Rel/

Sekretet e çmimit Nobël në letërsi

0

IsmailKadare6-30Si dhe vitet e tjera, Akademia Suedeze do të lajmërojë zyrtarisht vetëm të enjten, më 9 tetor, fituesin enigmë që sikundër është traditë, mbetet sekret deri në shpalljen e tij.

Deri në këtë moment askush nuk do të mund të dijë identitetin e autorit që do të marrë një diplomë, një medalje ari me profilin e Alfred Nobel dhe një çek prej 10 milion korona suedeze (diçka më shumë se një milion euro).
Sipas fjalëve të themeluesit të këtij çmimi legjendar, Alfred Nobel , “çmimi duhet t’i dorëzohet çdo vit autorit, i cili ka arritur të prodhojë në fushën letrare, veprën më të shquar dhe më korrekte”.

Në fakt ky lajmërim përbën pikën kulminante të një proçesi selektimi që ka zgjatur tetë muaj , por që në përgjithësi zgjat për disa vjet dhe kjo për faktin se asnjë nga shkrimtarët nuk mund të marrë këtë çmim që në vitin e parë kur prezanton kandidaturën e tij.

Komiteti Nobel ka nga një grup korrespondentësh në të gjithë botën, të cilët ngarkohen të dërgojnë sugjerime, lajme, raporte mbi shkrimtarët që mund të hyjnë në listat e kandidatëve. Çdo raport i dërguar verifikohet dhe diskutohet më parë . Dhe i gjithë ky dokumentacion është shumë konfidencial.

Në datën 31 janar kur mbyllet lista, komiteti realizon seleksionimin e parë ndër 2000 letra, nga të cilat përzgjidhen 200 kandidatura. Mbas këtij momenti fillon vlerësimi nga komiteti që mblidhet në qëndrën e Akademisë, një ndërtesë e shekullit të XVIII shumë pranë pallatit mbretëtor , ne zemër të qëndrës historike të Stokholmit.

Në fazën e parë të seleksionimit që zgjat deri në maj , mbeten vetëm 5 deri 10 aspirantë. Në këtë moment fillon selektimi i vërtetë dhe nga qershori deri në gusht akademikët lexojnë veprën e plotë të kandidatëve.

Mbas përfundimit të kësaj faze përcaktohet një short list me tre finalistët dhe në shtator hapen debatet , që në fakt vazhdojnë deri një javë përpara shpalljes së çmimit Vendimet e argumentuara ruhen paskësaj në zarfe të mbyllura për gjatë 50 vjetëve

Kështu për të ditur pse asnjëhere nuk mori Nobelin, Jorge Luis Borges, do të duhet të kalojë një gjysëm shekulli nga kandidatura e tij e fundit . Dhe kjo kohë i bie të jetë në vitin 2035.

Rydquist eshtë një nga personazhet me më influencë në këtë proçes. Si përgjegjës i një biblioteke, që ka më shumë se 200.000 libra në të gjitha gjuhët , ai merret me mbledhjen e bibliografísë së plotë dhe dokumentacionit që përdorin anëtarët e Komitetit Nobel për të marrë vendim . Si anëtar i Komitetit Konsultativ , ai ndërhyn në fazat eliminatore.
Një tjetër njeri kyç është kritiku suedez dhe historiani i letërsisë Horace Engdahl. Nga vendi i tij strategjik si sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze , ky dandy , 59 vjeç, drejton komitetin prej pesë anëtarësh që zgjedh çmimin Nobel të Letërsisë.

Por atribuimi i Nobel–it në Letërsi i është përgjigjur në shumë raste tendencave estetike të komitetit : mes viteve 1901 dhe 1912, idealizmit tradicionalist i personifikuar nga Rudyard Kipling; në dekadën e viteve ’20, parapriu humanizmi bujar nga Henri Bergson; në vitet 30, dalloi letërsia me karakter popullor me eksponentë si Pearl Buck dhe Roger Martin du Gard-; mbas Luftës së Dytë Botërore , u privilegjuan shkrimtarët novatorë si Ezra Pound, Ernest Heminguej apo Albert Camus, dhe mbas viteve 1978, u hap periudha e mjeshtërve të panjohur si Gabriel García Márquez, Kenzaburo Oé, Gao Xingjian apo Elfriede Jelinek.

Por për arsye të panjohura Akademia kurrë nuk i dha çmim Jorge Luis Borges, Leon Tolstoi, Emilio Zola, Henrik Ibsen, James Joyce, Paul Valéry dhe Virginia Woolf.

Burime pranë Akademisë Suedeze venë në dukje se vitet e fundit “zgjedhjet e Akademisë nuk kanë rregulla dhe jo rrallë herë ato janë të paparashikueshme”.

Ndërkohë në vitet 80 dukej sikur kishte një rregull dite (…) vendosur në funksion të kontinenteve, gjinive, seksit (…).
Por shkrimtari i njohur latin, peruani Mario Vargas, thotë se, pavarësisht se duan apo nuk duan, është letërsia dhe ajo që shkruan që të pozicionon në letërsinë e përbotshme. Kështu disa vite më parë gjithkush u çudit me Nobelin e dramaturgut britanik Harold dhe shumë kush dhe për këtë vit është shprehur se nuk do të ishte çudi ndonjë surprizë tjetër. Nuk duhet harruar se deri tani 11 femra kanë marrë çmimin Nobel, dhe shumë ekspertë u shprehën se ndoshta ka ardhur momenti që ky trofe të mos lidhet më me seksin.

Gjithsesi, deri deri më sot, dy kanë qënë shkrimtarët që kanë refuzuar këtë çmim; ata janë Pasternak më 1958 dhe Sartre në 1964.

Revista Italiane “Panorama” : Në listën e fituesve të mundshëm, në vend të tretë Ismail Kadare
Ndërkohë, duke ju referuar, faqes së kulturës së revistes italine “Panorama”, në klasifikimin e fituesve të mundshëm të Nobel 2014 për letërsinë, sipas parashikimeve në vendin e parë është, Ngugi Wa Thiong’o, autor kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale, i cili ka pasur probleme me çensurën politike në vendin e tij. Ai shkruan në anglisht, por që pjesa më e madhe e veprës së tij është në gikuyu apo swahili, gjuhë të Kenias. Duke ju referuar këtij botimi në vendin e dytë është japonezi Murakami Haruki. Në vendin e tretë është Ismail Kadare. 78 vjeç, fitues i çmimit I Man Booker International Prize në 2005 si dhe çmimin “Princi i Asturias”. Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme , lindur më 1936 dhe që shkruan në frëngjisht.

Por sipas revistës Panoramës, në klasifikim është dhe shkrimtari i madh amerikan , Joyce Carole Oates dhe dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, romancier dhe gjeni i teatrit europian, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor. Në klasifikim për Nobelin eshte ngjitur këto ditë, edhe Peter Handke, shkrimtari austriak, Philip Roth, poeti sirian Adonis, Milan Kundera, romancieri nga SHBA, Philip Roth, i lindur më 1933, kandidat i përjetshëm i çmimit Nobel, italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco , sipas revistës italiane “Panorama”.

Ahmeti: VLAN është koalicion i emergjencës, jo i qejfit

0

Shpend Ahmeti VVNënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se presidentja Jahjaga nuk duhet dhe nuk i takon që të propozojë emra konkret për kryeministër, në takimet që po i bënë me liderët e partive politike në vend.

Ai thotë se ngërçi politik është duke shkaktuar mjaftë probleme për komunat, sidomos në Komunën e Prishtinës, të cilën ai e udhëheq. Sipas Ahmetit marrëveshja mes bllokut LAN dhe VV-së ende nuk ka përfunduar, pasi si e tillë është vetëm marrëveshje për parimet bazë, por jo edhe për qeverisjen.

Kur ka folur për marrëveshjen e parimeve të arritur mes bllokut LAN dhe VV-së, Ahmeti në një intervistë për Kosovapress, thotë se kjo marrëveshje ende nuk ka përfunduar, meqë për të qenë e plotë, duhet arritur ajo për qeverisjen e përbashkët, e cila ende nuk është arritur.

“Natyrisht marrëveshja nuk ka përfunduar, duhet të ketë diskutime në qoftë se hyhet në fazën e tretë të diskutimeve që janë koalicioni dhe qeverisja, kjo ende nuk është bërë por marrëveshje në parim që është hera e parë që bëhet diçka e tillë mes subjekteve politike që ka të bëjë me politika dhe jo me poste është bërë dhe unë mendoj që dëshira ime si Lëvizje Vetëvendosje do të ishte që t’i kishim 51 % edhe ta ndryshojmë ashtu siç duam ne ta implementojmë programin tonë në përgjithësi por e kisha quajtur që kjo është një zgjidhje e imponuar nga situata dhe jo koalicion i qejfit dhe i dëshirave por koalicioni që është krijuar mos me thënë nga zori por ne e quajmë koalicion i emergjencës”, ka thënë Ahmeti.

Duke komentuar lajmet e fundit se presidentja mund të propozoj një zgjidhje konkrete, madje edhe ndonjë emër konkret për kryeministër duke e nxjerr emrin nga zarfi, Ahmeti thotë se presidentja nuk ka propozuar asnjë emër nga VV-ja për kryeministër, madje nuk i takon asaj që të propozojë emra konkret.

“Nuk e di se ka propozua presidentja emra për kryeministër. Mendoj se nuk i takon presidentes të propozojë emra për kryeministër. Presidentes i takon që të diskutojë me subjektet politike dhe të shohim mundësitë se si të dilet në bazë të vullnetit të subjekteve politike, por ato qa kam parë nëpër portale ato i komentoj vetëm në lajme të portaleve ndërsa nuk mendoj se kjo është mënyra se si duhet të bëhet zgjidhja e kryeministrit të një vendi”, tha Ahmeti.

Ai me tutje ka folur edhe për implikimet që ka ngërçi politik në funksionimin e komunave, duke thënë se komunat i lidh shumë me qeverinë qendrore, për çështje që kanë të bëjnë me çështje politike.
“Neve na shkaktojnë shumë probleme mungesa. Tash po flas krye këput si kryetar i Komunës së Prishtinës. Neve na nevojitet Qeveria qendrore se kemi shumë punë që na lidhin, që kanë të bëjnë me komunikim, me aprovime me çështje të cilat janë edhe çështje politike. Andaj kemi nevojë që të kemi dikë në Qeveri që e ka legjitimitetin që na përgjigjen në kërkesat tona sepse për ndryshe është shumë projekte, shumë ide ngecin për shkak të mungesës së Qeverisë”, ka thënë ai.

I pari i Prishtinës thotë se beson fuqishëm që një shumicë parlamentare, në sistemin republikan të parlamentarizmit do duhej të ishte ajo që edhe i formon institucionet dhe e ka të drejtën.

Urimi i Ragip Begajt për Festën e Bajramit

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit uron të gjithë besimtarët e besimit islam.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe emrin tim personal, i uroi të gjithë qytetarët e Malishevës, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, le të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti. Nën frymën e kësaj feste të bekuar, të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona kombëtare dhe fetare,  për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë pas”.

Vetëvendosje në Prizren uron Festën e Bajramit

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka uruar për festën e Kurban Bajramit. “Festa e Kurban Bajramit është një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë. Kjo ditë përcjell një mesazh universal, në njërën anë gatishmëria e njeriut për sakrificën më madhore në emër të idealit, në anën tjetër mesazhi hyjnor i cili e ndalon sakrifikimin e fëmijës, i cili simbolizon të ardhmen. Asnjë njeri, sado i pushtetshëm të jetë në tokë, nuk e ka të drejtën dhe justifikimin që të sakrifikojë të ardhmen e shumicës. Ky mesazh do të duhet të sillte reflektim edhe në politikanët tanë.

“Kurban Bajrami festohet gjithnjë me gosti, e kjo festë shënon dëshirën komunitare për një të ardhme në harmoni e në prosperitet. E në të njëjtën kohë shënon vëmendjen për ata, gostia e të cilëve është më e varfër. Vëmendja edhe ndihma e shoqërisë duhet të drejtohet tek ata, siç thuhet edhe në mesazhin e fesë myslimane”.

“Në të njëjtën kohë Kurban Bajrami, si të gjitha festat fetare, është një moment kur shqiptarët kanë festuar dhe festojnë së bashku me bashkëatdhetarët e tyre të feve të tjera, duke përforcuar kështu traditën e kahmotshme të bashkëjetesës e të mospranimit të ndarjeve identitare të imponuara nga jashtë. Ky mesazh universal është një nga kontributet që shoqëria jonë ia bën vetvetes dhe botës. Ne urojmë që fryma e kësaj bashkëjetese të reflektohet edhe në aspekte të tjera, sidomos në ato të solidaritetit ekonomiko-social të shoqërisë e të kombit tonë“/PrizrenPress.com/

Bajgora: Një fe që emrin e ka paqe, s’mund te jetë fe e terrorit

0

Sabri efendi BajgoraKryeimami i Kosovës, Sabri efendi Bajgora tha se sot është një ditë e madhe e Kurban Bajramit, dita kur lartësojnë zotin dhe kryejnë obligimet e tyre ndaj zotit, duke shpresuar që sot në tërë botën të mbizotëroj paqja, mirësia dhe solidariteti.

Bajgora ka folur edhe për akuzat që po i vishen Islamit, duke thënë se ajo që po mbretëron në botë e po i vishet fesë Islame, nuk kanë të drejtë, sepse vet feja Islame, e ka emrin paqe dhe që thërret paqe.

Ai tha se e kanë zgjedhur rrugën e paqes, sepse feja Islame e ka emrin paqe, Islam, dhe krijuesi e ka një fjalë, selam, që do të thotë paqe.

“Askush nuk guxon dhe nuk ka të drejt t’ia vesh Islamit që fatkeqësisht po mbretërojnë sot në botë karshi kësaj feje të hyjnishme…Një fe që emrin e ka paqe, nuk mund te jetë fe e terrorit. Ata që kryejnë akte makabre ata nuk meritojnë të quhen mysliman…Zoti ynë nuk na mëson të mbysim e të presim, por ai na ka mësuar se nuk ka dhunë në fe, sepse tashmë është sqaruar e vërteta nga e kota”, tha Bajgora.

Ai tha se sot njerëzimi ka nevojë me së shumti për paqe. Misioni ynë në këtë botë është të përhapim paqe dhe mirësi në mes njerëzve.

Bajgora shpreson që feja Islame do t’i udhëheq në horizontet e kësaj jete sepse nuk ka bardhësi tjetër veç se t’i drejtohen zotit, që t’i luten atij për mërgimtarët, për të gjithë njerëzit që të ketë mirësi, begati e solidaritet.

Bajgora ka folur edhe për Haxhin, në të cilin janë duke e kryer edhe shumë mysliman kosovarë.

“Haxhi është kongresi i gjithë myslimanëve. Dita e djeshme e arafatit ishte dita më e madhërishme e vitit”, tha ai.

Ai këto komente i bëri në ceremoninë para faljes së namazit të Kurba Bajramit në Xhamin e Madhe në Prishtinë.