Home Blog Page 8066

Pritet specializim i prokurorëve dhe i gjyqtarëve për luftimin e dhunës në familje

0

Dhuna-fizikeNumri i madh i rasteve të dhunës në familje, përsëritja e tyre dhe ngecjet në trajtimin efikas nga ana e organeve të drejtësisë, kanë bërë që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial të marrë vendim për specializimin e disa punonjësve të tyre vetëm për këtë fushë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse aktivistët që merren me këto raste konsiderojnë se ka kohë qyshkur është ulur besimi i qytetarëve në raport me sistemin e drejtësisë në Kosovë pikërisht në rastet e dhunës në familje, përfaqësuesit e këtij sistemi shprehen të vendosur se tashmë do ta kenë prioritet këtë sferë.

Sylë Hoxha, kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka thënë se pas një analize dhe vlerësimi të performancës së punës në prokurori është ardhur në përfundim se kohëve të fundit rastet e dhunës në familje janë shtuar dhe po përsëriten në vazhdimësi.

Si rezultat i kësaj dhe rekomandimeve të jashtme, thotë të kenë marrë vendim së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që t’i trajnojnë nga secila Prokurori Themelore dhe Gjykatë Themelore nga një prokuror e gjyqtar që të merren ekskluzivisht vetëm me rastet e dhunës në familje.

Viets: Kosova t’i krijojë vetë institucionet funksionale

0

Angelika VietsPër shtetin e Kosovës tani është jashtëzakonisht e rëndësishme të tregojë pjekuri politike dhe të krijojë e zhvillojë vetë institucione funksionale, ka thënë ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ajo ka sugjeruar që nën moderimin e presidentes të bisedojnë të gjitha partitë për gjetjen e zgjidhjes, e cila do t’i hapte rrugë krijimit të institucioneve.

Duke folur për zhvillimin ekonomik, Viets ka theksuar nevojën e forcimit të sektorit privat, sepse aktualisht administrata publike është punëdhënësi më i madh në vend.

Kurse sa u përket marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, diplomatja gjermane ka thënë se Serbia është e obliguar t’i normalizojë në tërësi marrëdhëniet e saj me Kosovën.

Ambasadorja Viets ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës e Gjermanisë, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe reformat që duhet t’i bëjë Qeveria e ardhshme.

Hasani përjashton mundësinë e shkarkimit të Brovinës

0

Enver HasaniEnver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ua ka shuar shpresat shumicës së deputetëve që prej ditësh e kanë deklaruar mundësinë e ndërrimit të kryesueses së Kuvendit, deputetes Flora Brovina, që e shohin pengesë kryesore në rrugën për t’i dhënë zgjidhje bllokadës së krijimit të institucioneve. Kryesuesja nuk mund të shkarkohet, ka thënë Hasani.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se kryesuesja e Kuvendit deri në zgjedhjen e drejtuesve të saj, Flora Brovina, nuk mund të shkarkohet, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk është e thënë të jesh avokat që ta kuptosh logjikën se nuk mund ta shkarkoni me votë dikë që është ngarkuar me automatizëm”, ka thënë Hasani. “Dhe ju e dini se çdoherë kur konstituohet Kuvendi, anëtari më i vjetër e kryeson seancën dhe se ai ose ajo nuk mund të jetë subjekt i mbivotimit për ta shkarkuar”. (

Sherifi: Jemi në prag të suspendimit të parlamentarizmit

0

Bilall SherifiAnëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi e ka quajtur të pa drejtë vendimin e Flora Brovinës për shtyrjen e seancës konstituive. Sherifi tha se të ndodhur përball kësaj situate, vendosën që të mblidhen të gjithë deputetët në Kuvend, aty ku thotë se është vendi i deputetëve.

Sherifi tha, se prezenca e deputetëve të Bllokut dhe VV’së në sallën e Kuvendit ditën e sotme, nuk ishte vazhdimi seancës konstituive. Sherifi tha se Administrata e Kuvendit ishte njoftuar për mbledhjen e deputetëve në sallën e Kuvendit.

Sipas Sherifit, Kosova është në prag të një suspendimi të parlamentarizmit nga PDK, parti kjo e cila, thotë Sherfi po e uzurpon kuvendin nëpërmjet Flora Brovinës.

“Çështja ka ardhur deri aty sa kemi uzurpim të së drejtës për të thirr seancën dhe thirret në këtë rast kur të dëshirojnë pa pyetur arkën tjetër”, tha Sherifi në “Interaktiv” të KTV’së.

“Jemi në prag të suspendimit të parlamentarizmit”, theksoi ai.

Tha se Blloku nuk e ka ndërmend të shpërndahet dhe se kjo i është thënë edhe Presidentes Atifete Jahjaga, në takimet e liderëve.

Sherifi thotë se nuk pranojnë të takohen me PDK’në sepse nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë vendimet e tyre. Anëtari i Kryesisë së NISMA’s theksoi se zgjidhja është në Kuvend dhe zgjidhjen e ka Blloku dhe VV.

Nait Hasani: Jam sqaruar me babain e Hakifit

0

Nait HasaniIsh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani është akuzuar nga Sabit Zejnullahu, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu, i cili thotë se e di se kush qëndron prapa vrasjes së djalit të tij dhe Zahir Pajazitit e Edmond Hoxhës.

Ai duke mos dashur më shumë të komentoj për Indeksonline, tha se është i njohur me këto akuza. Madje, ai tha se për këtë çështje, është sqaruar me babain e dëshmorit, Hakif Zejnullahut, Sabitin.

Ai më shumë nuk ka dashur të komentoj, duke thënë se nuk është i interesuar të flas për këtë./Indeksonline/

Babai i Hakif Zejnullahut: Nait Hasani e Bislim Zogaj qëndrojnë prapa vrasjes së dy heronjve

0

Babai i Hakif ZejnullahutSabit Zejnullahu, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu, thotë se e di se kush qëndron prapa vrasjes së djalit të tij dhe Zahir Pajazitit e Edmond Hoxhës, raporton KTV.

Ai bën me gisht drejt Nait Hasanit dhe Bislim Zogajt, të dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish pjesëtarë të UÇK-së.

Zejnullahu tash 76 vjeçar, thotë se për fjalët që thotë, mban përgjegjësi dhe rrëfen versionin e tij për ngjarjen. Pas disa aksioneve kundër forcave serbe, që kishin ndërmarrë Hakif Zejnullahu e Zahir Pajaziti me bashkëpunëtorë, aparati i atëhershëm serb, ishte vërsulur t’i gjej ata.

E babai i Hakifit, thotë se Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, pasi që u arrestuan, ua dhanë forcave serbe të dhënat, nga të cilat pas pak ditëve vriten Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti e Edmond Hoxha.

KTV-ja ka kontaktuar me Nait Hasanin, mirëpo, ai nuk ka pranuar të flasë publikisht, derisa përmes telefonit, ka treguar se është i njohur me këto akuza dhe se për këtë është sqaruar me babain e Hakifit. E ndërkohë, Bislim Zogaj, thotë se nuk beson që këto deklarata po i bënë babai i Hakif Zejnullahut.

 

Limaj e sheh gjetjen e zgjidhjes pas festës së Bajramit

0

Jahjaga-Limaj14-02Kur ka dalë nga takimi me Presidenten Atifete Jahjaga, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ata dhe e para e vendit po punojnë për gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik e institucional.

“Tash jeni dëshmitar të takimeve të shpeshta me Presidenten e vendit. Ne po punojmë fuqishëm për një zgjidhje e cila është në përputhje me Kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka pranuar të flasë vetëm në emër të Nismës, por ka folur se si bllok janë të interesuar që të gjejnë zgjidhje, kur është pyetur nëse partia që ai i prin është e gatshme që të ulet për të biseduar me PDK-në.

“Me secilin akter që plotëson ato dy kushte, që të respektohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarit ne do të provojmë që të gjejmë zgjidhje, si Bllok”, ka thënë Limaj. “Kanë shkuar dy muaj duke testuar nëse Blloku po ndahet ose jo. Besoj e kanë kuptuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh”.

Limaj ka paralajmëruar se kjo situatë do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe do të bëhet formimi i institucioneve konform ligjeve në fuqi.

“Në ditët në vijim, pas festës, besoj se do të kemi progres në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Limaj.

Kurti: Asgjë e re nga takimi me presidenten

0

lbin kurti Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga ka përfunduar edhe takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar rreth krizës institucionale që është krijuar në vend.

Kurti pas takimit tha se nuk ka asgjë të re nga takimi i sotëm i tij me presidenten, ndërsa ka përjashtuar çdo mundësi të takimit me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Sipas tij, takimin mund ta bëjnë vetëm në Kuvendin e Kosovës, aty ku duhet të flasin të gjithë 120 deputetët.

Kurti e ka quajtur më shumë cinik se sa gjykatës kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, duke komentuar deklaratat e fundit të kreut të Gjykatës.

Tre të arrestuar në ‘AgroKosova Holding’ të Suharekës

0

agrokosova_951299Policia e Kosovës në  Suharekë ka arrestuar sot dy bashkëpronarët e ndërmarrjes AgroKosova Holding, Aziz Tafaj dhe Roberto Migoto si dhe Shaban Tafaj, vëllanë e Aziz Tafajt

Majori Arsim Berisha nga stacioni policor në Suharekë ka konfirmuar për KALLXO.com arrestimin e tre personave.

Sipas Berishës, arrestimi është bërë pasi ata kanë provuar të hyjnë me forcë në mjediset e ndërmarrjes AgroKosova Holding duke sulmuar pjesëtarët e sigurimit të ndërmarrjes dhe nuk I janë bindur urdhrave të policisë.

Për këtë, Berisha tha se është njoftuar prokurori dhe ambasada e Italisë në Kosovë, pasi që njëri nga të arrestuarit është shtetas Italian.

Blegtorët akuzojnë Ramadan Mujën për shitjen e dobët të qengjave

0

Delet ne suharekShumë blegtorë të komunave nga regjioni i Prizrenit ia kishin mësyrë sot qytetit të Prizrenit për të shitur kurban,me rastin e festës së Kurban Bajramit. Dikur shitja e kurbaneve bëhej në shumë lokacione,ndërsa kësaj radhe Drejtoria komunale e inspektorateve kishte përzgjedhur tregun e bagëtive në lagjen Arbana, një lokacion në lagjen ‘Bazhdarhane’ dhe një tjetër përball tregut të gjelbër “ Fatoni” për shitjen e kurbaneve.

Blegtorët Besim Hoxha nga Zhuri,Gafur Doda nga Restelica e Dragashit dhe Ilvi Haxhimustafa nga Rahoveci,njëzëri thanë se ndjehen të indinjuar që vendimi i Komunës së Prizrenit i ka zënë ata në befasi,sepse sipas tyre një gjë e tillë është vendosur shumë vonë dhe qytetarët nuk janë të informuar shumë për lokacionet se ku do të lejohet shitja e kurbaneve.

Blegtorët gjithashtu kritikojnë Bashkësinë Islame të Kosovës,që sipas tyre kanë ndikuar tek imamët e xhamive që të kërkojnë nga xhemati paratë e kurbanit e jo të bëhet blerja e kurbanit,sepse sipas tyre është shpikur edhe sëmundja e kaltër tek bagëtitë.

Një gjë e tillë i ka irrituar tej mase këta blegtorë,të cilët thonë se me këto veprime direkt po goditen ata. Përkundër këtyre shqetësimeve të blegtorëve,disa qytetarë kishin shprehur interesimin e tyre për të blerë në treg kurbanët.

Fadil Pacollari,tha se përkundër disa informacioneve të përhapjes së sëmundjes , ai nuk dyshon në besueshmërinë e shitësve të kurbanit,sepse thotë ai gjithmonë ka blerë kurban në treg.
Ndryshe,sipas informacioneve nga terreni,gjatë dites së sotme gjendje e njëjtë është paraqitur edhe në dy lokacionet tjera në Prizren ku është caktuar shitja e kurbanëve në Arbanë dhe lagjen “Bazhdarhane”/TV Prizreni/