Limaj e sheh gjetjen e zgjidhjes pas festës së Bajramit

Jahjaga-Limaj14-02Kur ka dalë nga takimi me Presidenten Atifete Jahjaga, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ata dhe e para e vendit po punojnë për gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik e institucional.

“Tash jeni dëshmitar të takimeve të shpeshta me Presidenten e vendit. Ne po punojmë fuqishëm për një zgjidhje e cila është në përputhje me Kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka pranuar të flasë vetëm në emër të Nismës, por ka folur se si bllok janë të interesuar që të gjejnë zgjidhje, kur është pyetur nëse partia që ai i prin është e gatshme që të ulet për të biseduar me PDK-në.

“Me secilin akter që plotëson ato dy kushte, që të respektohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarit ne do të provojmë që të gjejmë zgjidhje, si Bllok”, ka thënë Limaj. “Kanë shkuar dy muaj duke testuar nëse Blloku po ndahet ose jo. Besoj e kanë kuptuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh”.

Limaj ka paralajmëruar se kjo situatë do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe do të bëhet formimi i institucioneve konform ligjeve në fuqi.

“Në ditët në vijim, pas festës, besoj se do të kemi progres në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit