Home Blog Page 8068

Nënshkruhet Lista e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme

0

Trashegimia-kulturore-kosoveMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar dje vendimin për miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme. Lista përmban 1441 asete të trashëgimisë kulturore.

Në listën që është hartuar nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave – Projekteve Restauruese – Konservuese të Trashëgimisë Kulturore, Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, si dhe institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore vartëse të MKRS-së, janë 49 asete të reja të trashëgimisë kulturore, 44 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturore, 3 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe 2 në kategorinë e trashëgimisë kulturore të luajtshme.

Krasniqi nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Miratimi i Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme tregon përkujdesjen e shtetit ndaj trashëgimisë kulturore. Padyshim është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore, Kuvendi i Kosovës të marrë vendim shumë shpejt për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, institucion që edhe do të udhëheq punën në hartimin dhe miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme”, thotë ai. /PrizrenPress.com/

Rahovec, përfundoi i aksioni i Policisë së Kosovës “Shtatori muaji i sigurisë në rrugë”

0

nxenesit policAksioni i Policisë së Kosovës, “Shtatori, muaji i sigurisë në rrugë” ka përfunduar. Ky aksion njëmujor ka pasur për synim rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve, kryesisht të fëmijëve, në komunikacion.

Aksioni është mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit, respektivisht shkollat fillore të komunës së Rahovecit.

Zyrtarët policor të njësisë së Policisë në Bashkësi, stacioni në Rahovec, kanë mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave fillore në Rahovec, ku kanë marrë pjesë 12 shkolla fillore me 1970 nxënës të klasave të para deri në të pestën.

Gjatë shtatorit janë mbajtur ligjërata, demonstrim në terren, ku nxënësit kanë pasur mundësi të shohin nga afër punën e policisë. Madje në disa raste ata edhe e kanë marrë rolin e policit, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik për rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë.
Shkollat që kanë marrë pjesë në këtë aksion të policisë në të shumtën e rasteve ndodhen në afërsi të rrugëve ose udhëkryqeve.

Policia e Kosovës krahas gjobave për ngasësit ka shqiptuar edhe vërejtje të përgjithshme për pjesëmarrësit në rrugë./PrizrenPress.com/

Arrestohen tre persona në Prizren dhe Suharekë

0

arrestimi 2Policia e Kosovës brenda 24 orësh ka arrestuar tre persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës

Fsh. Duhel, Suhareke – 01.09.2014 – 09:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se ka gjetur një mjet te pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-se ka dale ne vendin e ngjarjes dhe mjeti i dyshuar është tërhequr.

ARRETSIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Tranzit, Prizren – 01.10.2014 – 07:55. Ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
Rr. Skender Latifi, Prizren – 01.10.2014 – 09:30. Ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
Rr. Skender Latifi, Prizren – 01.10.2014 – 09:30. Ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Osmani: Do t’i mbledhim nënshkrimet për vazhdimin e seancës konstituive

0

Vjosa Osmani para kuvenditDeputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se blloku do të vazhdojë të mbledhë nënshkrime për të mbajtur seancën konstituive.

“Besoj u sqarua sot se ne tashme jemi në përfundim të nënshkrimeve për vazhdimin e seancës konstituive. I bëjmë thirrje të gjithëve edhe PDK që të pranojë që shumica i formon institucionet”, ka thënë Osmani.

Limaj: Dikush ka pritur se do të bëjmë revolucion sot

0

Limaj-Krasniqi ne KuvendI katërti që ka mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës është udhëheqësi i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj i cili ka thënë se koalicioni opozitar nuk ka shkuar në Kuvend të bëj revolucion.

“Shumëkush ka menduar se ne do të bëjmë revolucion, kanë pritur se do të bëjmë diçka që do të kishte pasoja. Kosova ka nevojë shumë të krijojë institucionet e saj dhe ne po angazhohemi që zgjidhjen ta gjejmë brenda kushtetutës dhe ne do ta gjejmë dhe zgjidhja jonë të do të jetë edhe me kushtetuten dhe me vullnetin e shumicës” ka thënë Limaj.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se ka shumë politikanë që para katër muajsh nuk e kanë lexuar fare Kushtetutën e Kosovës dhe vetëm tani pas këtij kaosi e kanë lexuar atë….

“Ky bllok e ka gjetur rrugën e bashkëpunimit. Natyrisht se kemi dallime programore në mes veti por na ka bashkuar diçka që është në interesin e përbashkët”, ka thënë të fjalimit të tij, Limaj./Indeksonline/

Haradinaj: Ne nuk do të lejojmë që të shantazhohemi

0

Ramush Haradinaj 1I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se blloku janë mbledhur për të vërtetuar një situtatë të re.
Sipas tij, PDK kanë kriminalizuar vendin.
“Sot është dashur që në këtë sallë të mbledhemi si deputetë në mënyrë që të veprojmë në bazë të mandatit që kemi marrë. Në fakt sot ne jemi mbledh për të vërtetuar një situatë të re. PDK me njerëzit e saj e kanë kriminalizuar vendin dhe tash po i bëjnë një dëmë të madh vendit duke mos lejuar konstituimin e Parlamentit.

Ndryshimi fillon këtu, e jo me seancat e PDK-së duke iu ofruar para deputetëve. Këta njerëz meritojnë të ndëshkohen, e si mund të bëhet kjo, kur ne bëhemi bashk kundër tyre. Ne nuk do të lejojmë që të shantazhohemi prej tyre as me çanta me pare, kur deshën ti blejnë deputetët. Për ne kryetar i parlamentit është kryetari i LDK-së Isa Mustafa”, tha Haradinaj

Kurti: Republika e Kosovës është parlamentare dhe ajo organizohet rreth shumicës

0

kurti ne kuvendLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë mbledhur sot për të shprehur pakënaqësitë me ndërprerjet e padrejta dhe të paligjshme të seancës dhe me mos vazhdimin e seancës konstituive e cila do ta bënte fillimin e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës.

“PDK-ja, kjo parti-shtet e ka lënë pa Republikë po donë që ta lej edhe pa Kuvend. Jemi bërë bashkë që në vijim të luftohet krimi, korrupsioni, të hapet perspektiva për qytetarët pa asnjë dallim. Jemi dëshmitarë që seanca konstituive u ndërpre, pastaj ajo u vazhdua përsëri për tu ndërprerë dhe së fundi u shty që mos të vazhdohet”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës është parlamentare dhe ajo organizohet rreth shumicës.

“Ne jemi zotuar sot që të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët dhe qëndrimin tonë të përbashkët ta bëjmë bashkëveprim. Javën e ardhshme do të vazhdojmë me punën e institucioneve tona”, ka theksuar Kurti.

Isa Mustafa në foltore: Jemi këtu për ta shprehur pakënaqësinë tonë

0

Isa mustafa ne kuvendIsa Mustafa po mban një fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku ka treguar se nuk është aty për të mbajtur seancë por vetëm për të shprehur papajtueshmërinë e tyre me zhvillimet në vend.

“Këtij shteti i nevojitet parlamentarizëm dhe demokraci”, ka thënë Mustafa.

Prizren: Vetura godet këmbësorin, shoferi ikë nga vendngjarja

0

Aksident shiritatNjë këmbësor është goditur nga një veturë në Prizren. Policia njofton se vozitësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Një veturë me ngasës të panjohur ka goditur këmbësorin viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor , me pas i njëjti është liruar në shtëpi”,njofton Policia e Kosovës. Vetura e dyshuar është larguar në drejtim të pa njohur. Policia është duke hetuar rastin/PrizrenPress.com/

PDK pret hapat e VLAN-it që të reagojë

0

Thaci14-02Partia Demokratike e Kosovës do të mbledhet sot por vetëm pasi të ketë parë se cilët do jenë hapat që deputetët dhe liderët e LDK-së, VV!-së, AAK-së dhe Nismës. Kështu i ka thën Gazetës Blic një zyrtar i lartë i kësaj partie i cili s’ka dashur që t’i përmendet emri.

Sipas tij, ata llogarisin që sot koalicioni i VLAN-it të veprojë dhe ndaj këtij veprimi kjo parti edhe do të reagojë.

I njejti i ka thënë kësaj Gazete që kjo parti është e vendosur që t’i shkojë deri “në fund” krizës- edhe me kushtin e organizimit të zgjedhjeve të reja nëse ndonjëri nga aleatët e LVAN nuk ndërron mendje të futet me këtë parti në Koalcion. Kjo sepse sipas këtij zyrtari “Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës i japin vetëm PDK-së të drejtën të zgjedh Kryetarin e Kuvendit”.