Home Blog Page 8069

Konkurrencë e madhe e studentëve për bukë!

0

Studentet per regjistrim ne mensKonkurrenca e studenteve për tu regjistruar në Mensë duket së është rritur shumë. Para këtij objekti sot janë krijuar radhë të gjatë në përpjekje të regjistrimit.

Interesim për tu ushqyer në këtë Mensë kanë shprehur edhe studentët që nuk janë banorë të Qendrës Studentore.

E krejt ky interesim i studentëve për tu regjistruar në Mensë, duket se është çmimi i liri i ushqimit që serohet aty.

Studentet per regjistrim ne mens1Tani në këtë Mensë studentët për dy racion bukë në ditë, duhet të paguajnë vetëm 15 euro në muaj.

Ky çmim është për 50 për qind më lirë krahasuar me vitin e kaluar.

Sot fillon Festivali i Muzikës Kamertale

0

koncert-i-muzikes-kamertale-neEdicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit të Muzikës Kamertale ”Kosova Kamerfest 2014” do të fillojë sot me një koncert ”Pre Kamerfest” dhe do të përfundojë me 6 nëntor.

Ky edicion është organizuar në shenjë të përvjetorit të vdekjes së kompozitorëve Ch.Ph.E.Bach, Gluck dhe R. Strauss, Puccini dhe do të mbahet në sallën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Koncerti i duos italiane Crossta dhe Testa do të jetë njëherit edhe koncert informues për artdashësit dhe publikun kosovar, si dhe një konferencë për shtyp për gazetarë.

Komuna e Prizrenit intervenon jashtëligjshëm në Qendrën Historike

0

punimet ne pzPraktika e realizimit të projekteve infrastrukturore në Qendrën Historike të Prizrenit, pa pëlqimin e organeve kompetente për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, po vazhdon të zbatohet nga Komuna e Prizrenit.

Intervenimi i fundit duke shpërfillur dispozitat ligjore ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti”, prapa objektit të Xhamisë së Sinan Pashës. Punimet aty kanë nisur të mërkurën, pa pëlqimet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.

“QRTK-ja nuk është në dijeni se për çfarë projekti bëhet fjalë pasi nuk ka pranuar asnjë kërkesë me të cilën kërkohet pëlqimi për intervenim në infrastrukturë. Rruga në fjalë ku kanë nisur punimet është pjesë e Qendrës Historike dhe është afër monumentit të trashëgimisë fetare, respektivisht Xhamisë së Sinan Pashës”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren.

Edhe Vesel Hoxhaj, kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit, ka konfirmuar se projekti i Komunës së Prizrenit as që është sjellë në KTK për kërkimin e pëlqimit.

“E kjo është shkelje të dispozitave ligjore, si të Qendrës Historike ashtu edhe të trashëgimisë kulturore. Pra, KTK-ja trajtohet sa për sy e faqe nga Komuna e Prizrenit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka konfirmuar se projekti po zbatohet nga qeveria lokale, por, sipas tij, nuk bëhet fjalë për shkelje ligjore në këtë rast./Koha Ditore/

VLAN i vendosur për të formuar Kuvendin e Qeverinë

0

Blloku ne sall te kuvendit(E plotësuar) Ka përfunduar takimi i deputetëve të VLAN-it në Kuvendin e Kosovës. Deputetëve në Kuvend iu drejtuan katër liderët e partive që e formojnë bllokun opozitar: Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetari i AAK-së Ramush Haradianj dhe kryetari Nismës Fatmir Limaj.

Ata janë të vendosur për të formuar Kuvendin e Qeverinë.

Liderët e këtyre partive theksuan se më së largu në javën e ardhshme do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

 

Deputetët e Bllokut hyjnë në sallë – pritet ta zgjedhin Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit

Deputetët e Bllokut LDK-VV-AAK-Nisma duket se kanë përnjëmend; ata para pak minutash kanë hyrë në sallën ku mbahen mbledhjen plenare.

Gazetari i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes thotë se informacionet e tanishme janë se ata do t’i zgjedhin organet e reja të legjislativit. Por ne salle nuk kane hyre edhe deputetet minoritare.

 

Deputetët e VLAN-it në Kuvend

Të gjithë deputetët e bllokut opozitar VLAN tashmë janë mbledhur në Kuvend. Ata kanë paralajmëruar mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të shtyrë tash e disa herë nga Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht deputetja e saj Flora Brovina.

 

Deputetët e Bllokut ia mësyjnë Kuvendit

Deri tani në Kuvendin e Kosovës kanë shkuar Sadri Ferati, Jakup Krasniqi, Besa Gaxherri dhe Albulena Haxhiu. Mirëpo, askush prej tyre nuk është prononcuar për media.

Në këto momente Blloku opozitar është duke mbajtur një takim të përbashkët. Derisa për pak minuta thuhet se do të dalin me një qëndrim zyrtar se çfarë do të bëjnë pasi kryesuesja e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina e ka shtyrë seancën konstituive.

Burime të Express brenda bllokut kanë thënë se për pak minuta anëtarët e partive do të dalin me një qëndrim dhe do të vendoset se çfarë do të bëjnë për vendimin e djeshëm të Brovinës.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë performance para Kuvendit të Kosovës.

Beqiri: LDK nuk hyn në koalicion me PDK-në

0

IsmetBeqiriNë asnjë kombinim, partia e Isa Mustafës nuk do të pranojë të hyjë në ndonjë koalicion me PDK-në e Thaçit.

Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, më 9 qershor LDK-ja ka filluar takimet fillimisht me Fatmir Limajn e më pastaj dhe me Ramush Haradinajn për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Me apo pa Hashimin, LDK nuk hyn në koalicion me PDK-në”, ka thënë Ismet Beqiri i LDK-së në një intervistë për gazetën Zëri.

Arifi: PDK-ja po i bllokon institucionet

0

Avni Arifi-aakAnëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive nga kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina,është e dëmshme për demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë

Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se një veprim i tillë është një goditje e rëndë e angazhimeve të presidentes Jahjaga për ta tejkaluar ngërçin politik.

“Besoj se ky veprim i Brovinës është goditje ndaj angazhimeve të presidentes Jahjaga dhe nuk i shërben askujt, as PDK-së”, është shprehur Arifi, duke e akuzuar PDK-në për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

“PDK-ja është duke vazhduar bllokimin e formimit të institucioneve të reja, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, PDK-ja është duke vazhduar t’i torturojë qytetarët e Kosovës dhe po u shkakton dëme afatgjata institucioneve të Kosovës, me shpresë se blloku do ta marrë përgjegjësinë e tyre”, ka deklaruar Arifi. Në këtë kontekst, Arifi ka thënë se shtyrja e seancës është dëshmi se askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me PDK-në.

“Pra, kjo është një dëshmi se asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk dëshiron të jetë në koalicion me PDK-në”, ka theksuar Arifi.

Lushtaku e Selimi shëtisin lirshëm në oborrin e QKUK-së

0

Selimi-Lushtaku14Dyshohet se keqpërdorin lejen për kontrolle mjekësore.

Dy të dyshuarit për krime lufte nga “Grupi i Drenicës”, Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi, pavarësisht se janë në paraburgim, për më shumë se një orë e gjysmë, të mërkurën, kanë qëndruar në lokalin ”Klubi”, që gjendet në oborrin e QKUK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e QKUK-së kanë thënë të mos jenë në dijeni nëse ata u janë nënshtruar kontrollove mjekësore, ndërsa ata të Burgut të Dubravës konfirmojnë se të dytë kanë pasur leje për kontroll dhe se kjo ndodh shumë shpesh.

Policia shpenzon 13 milionë euro për uniforma në vend të 6 milionëve

0

policia e kosovesOSHP-ja i jep të drejtë Policisë, hedh poshtë ankesat për parregullsi.

Për shkak se operatori që ka ofertuar me 6 milionë euro nuk i ka specifikuar si duhet disa detaje në ofertë, siç janë numri i vjegëzave për rripat e pantallonave, butonave të fshehur të uniformës dhe cilësinë e pëlhurës së kapelave për femra, Policia e Kosovës e ka përzgjedhur operatorin tjetër me ofertë prej 13 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë përzgjedhje e ka përkrahur edhe OSHP-ja. Kompania e refuzuar UNIKAT ka thënë se lëndën do ta dërgojë te krimet ekonomike.

“Gjykata e Tenderëve” e ka hedhur poshtë ankesën e kompanisë UNIKAT, e cila kishte ofertuar me ofertë vjetore prej 1 milion e 988 mijë euro, apo kontratë trevjeçare për 5 milionë e 966 mijë euro.

Oferta e kompanisë UNIKAT është për 7.1 milionë euro më e lirë se ajo e konsorciumit të rekomanduar për kontratë, “Steda Kosova & Albkos International & Hidro Forca”.

Demaçi: Liderët e kanë tepruar, do t’ia hanë kokën njëri-tjetrit

0

Demaci11-21Adem Demaçi thotë se është bërë tepër me zvarritjen e krijimit të institucioneve, që do të buronin nga zgjedhjet e qershorit, ndërkohë që partitë politike vazhdojnë ta lënë vendin në bllokadë tash e katër muaj.

Tentimi i dytë i Presidentes Atifete Jahjaha, për të dalë nga ngërçi politik, me takimet e liderëve, ka dështuar edhe të mërkurën, për shkak të këmbënguljes në qëndrimet e tyre për Kryeparlamentarin, nga PDK dhe Blloku.

Seanca e paraparë për të enjten, ndërkaq, është shtyrë për shkak të mungesës së një konsensusi.

Në një prononcim për Politiko.net, Demaçi vlerëson se lakmia për pushtet ka shtyrë që secila palë ta shikojë interesin e vet.

“Për t’u tepruar, është tepruar. Mirëpo, po duket se pushteti është më i ëmbël sesa interesi i Kombit dhe i Atdheut. E kanë harruar interesin e Kombit dhe Atdheut. Çdo palë po shikon për të mbërritur aty ku ata e kanë menduar”.

“Njëra palë juridikisht ka të drejtë, por nuk i ka numrat. Tjetra i ka numrat, por juridikisht ka probleme. Kështu që, ra edhe bota në telashe me ne, edhe ne me veten”.

“Nuk di çka të them për këta vëllezërit e mi të luftës”.

“Ju kam thënë edhe më herët, do të vijë koha kur do ta hani kokën e njëri-tjetrit, por nuk më kanë dëgjuar dhe kanë shkuar gjithkush në të veten”.

Demaçi ka thënë se situata e krijuar nuk mund të shkojë deri në pakufi. Duke folur për Politiko.net, ai është shprehur se institucionet janë ndalur dhe nuk po funksionojnë si duhet.

“Kjo nuk mund të shkojë deri në pakufi. Duhet të mendohet edhe për interesin e Kombit. Institucionet janë ndalur, nuk po mund të funksionojnë si duhet. Edhe kur ishin të gjithë njerëzit të vendosur nëpër institucione, kishte probleme, e lëre më tash që nuk kemi institucione të krijuara”.

“Në vend që të ketë përpjekje që të gjendet cilësia, në mes këtyre partive, tash po mundohen të krijojnë pushtet secili për vete”.

“Mua më vjen keq. Po flasin disa për imazh. Imazh ne nuk kemi pasur kurrë”.

“Kemi problem me kulturë, me bujqësi, ekonomi… Të gjitha punët që i përfshinë shteti, na kanë mbetur në gjysmë të rrugës”.

“Sikur të ndaleshin një herë, këta vëllezërit e mi dhe motrat e mia, ta vendosin gishtin në kokë dhe të mendonin: Athua për këtë punë na kanë zgjedhur ata votues, apo na kanë zgjedhur për t’u shtyrë njëri me tjetrin, vetëm t’u jepet njëfarë statusi në dorë dhe të thonë se tash mund të bëjnë çfarë të duan”, ka deklaruar Demaçi për Politiko.net.

Konkurs për bursa për studentët nga komuna e Rahovecit

0

Provimi-pranus-per studentTrashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror, ka hartuar Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit.

Ky plan është hartuar në kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës. Një nga prioritetet e këtij plani në Komunë të Rahovecit është edhe projekti “Stimulimi me bursë për studentë të Komunës së Rahovecit në fushën e trashëgimisë kulturore”, për të cilën shpallet:
KONKURS PËR BURSA
Bursa universitare ndahet për vitin akademik 2014-2015 për studentët e Komunës së Rahovecit të studimeve themelore (bachelor) dhe atë në drejtime që kanë lëndë të trashëgimisë kulturore, si: Antropologji, Arkeologji, Arkitekturë, Etnologji, Histori, etj.
Për fitimin e bursës universitare studentët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të jenë studentë të rregullt të universiteteve publike në Kosovë;
Të jenë studentë të vitit të dytë e më lart;
Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 8.50.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e mësipërme duhet t’i paraqesin këto dokumente:
Letër motivimi për interesim të studentit në lëmitë e trashëgimisë kulturore (maks. 1 faqe A4)
Certifikatën e vitit të regjistruar akademik 2014-2015, duke cekur:
a) se është student/e i/e vitit të dytë e më lart
b) notën mesatare gjatë studimeve
c) se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve
Certifikata e notave (origjinale)
Kopja e indeksit me të gjitha provimet e dhëna
Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm nga Komuna e Rahovecit
Kopja e letërnjoftimit
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i projektit dhe numrit të studentëve të përzgjedhur që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës. Studentët që janë në marrëdhënie të përhershme pune nuk mund të jenë përfitues të bursës. Bursat ndahen për afatin kohor: 01.09.2014 deri më 30.06.2015 (për dhjetë muaj). Të gjitha dokumentet e kompletuara duhet të paraqiten në zyren e CHwB-së në Kosovë në një zarfë të mbyllur me mbishkrim BURSA RAHOVEC në adresën
Qyteza Pejton – Rruga Radovan Zogovic, nr.8, 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Afati i paraqitjes zgjat deri më 15.10.2014. Vendimi i komisionit përzgjedhës do të publikohet në ueb faqen www.chwb.org/kosovo. /RahovecPress/