Home Blog Page 8074

Komuna e Prizrenit cakton lokacionet për therjën e kurbanëve

0

Therja e kurbanitKomuna e Prizrenit cakton lokacionet për therjën e kurbanëve për festën e “Kurban Bajramit”.

Drejtoria e Inspektoratëve, më rastin e festës së “Kurban Bajramit”, i fton të gjithë blegtorët dhe bujqit që të bëjnë shitjen e kafshëve të tyre në tri lokacione të caktuara nga Drejtoria e Inspektorateve e që janë:
1. Tregu i bagëtive në lagjen “Arbana”,
2. Lokacioni në lagjen “Bazhdarhane” (te kullat) dhe
3. Lokacioni përballë tregut të gjelbër “Fatoni”, në lagjen “Bajram Curri”.

Komuna e Prizrenit apelon dhe rekomandoone blegtorët që mos të shesin dhe blejnë kafshë të imta jashtë lokacioneve të lartëshënuara, por të orientohen në vendet ku organet komunale i kanë caktu. /PrizrenPress.com/

Beqiri: Nëse s’na lejohet debati në seancë, kemi plan konkret

0

IsmetBeqiriIsmet Beqiri nga LDK, pas takimit të liderëve të Bllokut ka folur për hapat që do të ndërmarrin në seancën e 2 tetorit, ndërsa ka përjashtuar çdo lloj komunikimi me PDK-në. Edhe kësaj radhe, Beqiri ka thënë se do të kërkojnë debat në seancë, por ai ka theksuar se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Në rast se kryesuesja e seancës vepron si herën e kaluar dhe nuk e lejon debatin atëherë ka elemente të tjera të cilat do t’i shihni gjatë seancës ose menjëherë pas saj. Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës së Flora Brovinës, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri.

Ai ka përjashtuar çdo lloj komunikimi apo bashkëpunimi me PDK’në, duke thënë se PDK si parti e cila sipas tij i ka sjellë vetëm dëm vendit, nuk është në gjendje të propozojë asgjë.

“Ato fjalë që po qarkullojnë nëpër media për qeveri gjithëpërfshirëse, janë vetëm spekulime. Nuk ka asnjë shans për qeveri gjithëpërfshirëse me PDK’në. Përveç kësaj, ne nuk do të hyjmë në asnjë pazar politik me një parti siç është PDK’ja e cila nuk ka bërë gjë tjetër vecse i ka sjellë dëm vendit”, ka thënë Beqiri, pas takimit.

Po ashtu, ai ika përjashtuar çdo mundësi pjesëmarrjeje të partive të koalicionit në një takim të përbashkët me PDK’në, në rast se këtë e kërkon eventualisht presidentja apo kushdo tjetër.

Hahn: S’ka zgjerim të BE-së për 5 vjet

0

Johannes Hahn-BEI emëruari për komisionar të fqinjësisë së Bashkimit Evropian dhe të negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, nëse ai konfirmohet në këtë post.

Duke folur në një seancë dëgjimore të Parlamentit Evropian, Hahn u ka bërë jehonë deklaratave të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së këtë dekadë, raporton Rel.

Hahn nuk ka thënë se negociatat e zgjerimit do të vazhdojnë me vendet si Mali i Zi dhe Serbia.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, ai ka thënë se rajoni nuk mund të jetë vend bosh në Evropë kur bëhet fjalë për infrastrukturën e transportit dhe energjisë dhe ka theksuar se BE-ja do të punojë për t’i lidhur këto vende.

Katër arsyet e forta për mbrojtjen e Kino “Lumbardhit”

0

Kino LumbardhiPërderisa autoritet shtetërore ende nuk e kanë qartësuar qëndrimin e tyre në lidhje me kinemanë më të vjetër në vend, 57 organizata të ndryshme në Kosovë janë bashkuar në Iniciativë Për Mbrojtjen e Kino ‘Lumbardhit’. Në një deklaratë të përbashkët ata japin argumente të ndryshme ligjore pse Kinoja ”Lumbardhi” duhet të mbrohet dhe të mos privatizohet, por katër prej tyre janë bazike.

Trembëdhjetë vjet pasi një nismë që tash është festivali më i madh në vend (DokuFest) e kishte mbrojtur Kino “Lumbardhin”, shteti ende nuk ka arritur ta sigurojë këtë objekt.

Madje statusi i këtij objekti është ende pezull.

Agjencia Kosovare e Privatizimit në korrik të këtij viti kishte filluar procedurat për privatizimin e Kino “Lumbardhit” dhe sipas tyre, ende janë duke u shqyrtuar ankesat dhe kërkesat në lidhje me këtë ndërmarrje shoqërore.

Në ndërkohë Komuna e Prizrenit e ka shpallur Kino “Lumbardhin” si hapësirë të interesit të përgjithshëm publik, me qëllim të ndalimit të procesit të privatizimit, por bashkë me këtë ka vendosur ta rrënojë dhe rindërtojë pjesën e mbyllur të kinos, përkundër dokumenteve sikurse “Plani i Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit”, “Strategjia Orientuese për Zhvillimin Kulturor të Prizrenit” dhe “Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit” që e vendosin Kino “Lumbardhin” si objekt që duhet mbrojtur.

Në ndërkohë Ministria e Kulturës nuk e ka në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti, ani pse në këtë listë e ka kinemanë në Pejë që është ndërtuar vite më vonë, sesa ajo në Prizren.

Për këtë, një grup prej 57 organizatash nga e tërë Kosova janë bashkuar rreth Iniciativës Për Mbrojtjen e Kino “Lumbardhit” që kanë vendosur të përdorin krejt mjetet për të mbrojtur këtë kinema si “pjesë të identitetit kulturor të Prizrenit dhe Kosovës”.

Ata kanë paralajmëruar se do të dërgojnë edhe në Ministrinë e Kulturës dokumentacionin nëpërmjet të cilit do të japin argumentet që Kino “Lumbardhi” të futet në Listën e Trashëgimisë Kulturore.

Por, përtej argumenteve ligjore, Iniciativa Për Mbrojtjen e Kino “Lumbardhit” ka dhënë katër arsye të forta pse kinemaja duhet të mbrohet:

Historiku i ndërtesës – Kinoja është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit 20 dhe është njëra ndër objektet më të vjetra publike në Prizren. Në këtë ndërtesë është sjellë për herë të parë teknologjia e projektimit përmes shiritit filmik 35 mm, ndërsa tashmë shtatë dekada hapësira e saj përdoret për një numër të madh ngjarjesh kulturore. Kino “Lumbardhi” është dëshmi e traditës artistike (filmike) të qytetit dhe ka ndikuar në formësimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të komunitetit.

Vendlindja e festivaleve – Kino “Lumbardhi” është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Prizrenit. Në hapësirën e Kino “Lumbardhit” kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Një pjesë e rëndësishme e suksesit, por edhe e vetë identitetit të këtyre festivaleve lidhet pikërisht me hapësirën e Kinos “Lumbardhi”. Prandaj, çfarëdo tjetërsimi i kësaj hapësire, nënkupton edhe sulm mbi këto ngjarje të skenës kulturore të Prizrenit.

Shënjues (pikë referimi) kulturor – Përveç vlerave të trashëgimisë kulturore, Kino “Lumbardhi” është shndërruar edhe në një shënjues kulturor (cultural landmark), pasi që është njëra nga pikat e referimit më të njohura në Qendrën Historike të Prizrenit. Si shënjues kulturor, Kino “Lumbardhi” është shndërruar në ikonë (një simbol me kuptime të shumta) që përfaqëson (shënjon) një epokë, një zonë, një besim, një kulturë, një qytet dhe një traditë. Shënjuesit kulturorë dhe historikë të qyteteve sot trajtohen në nivel të njëjtë me monumentet e trashëgimisë kulturore, ndërsa në shumë raste ato edhe janë shpallur monumente në mbrojtje për shkak se me kohë janë shndërruar në shënjues kulturor (cultural landmark).

Kujtesa kolektive – të gjitha këto vlera shoqërore dhe kulturore i japin Kino “Lumbardhit” një hapësirë të veçantë në kujtesën kolektive të qytetarëve. Struktura urbane e qytetit të Prizrenit ka pësuar transformime drastike viteve të fundit, me ç’rast është sulmuar kujtesa e qytetarëve (jo vetëm nga Prizreni) për qytetin. Rrënimi i Kino Lumbardhit do të ishte edhe një goditje për qytetin të cilin qytetarët duan ta kujtojnë. Mijëra qytetarë të Prizrenit në vitin 2007 kanë nënshkruar peticionin për mbrojtjen e Kino “Lumbardhit”. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me mosndryshimin e destinimit dhe ruajtjen e objektit të kinemasë në formën aktuale. Prandaj, çdo përpjekje për ndryshimin e strukturës aktuale të objektit ose/dhe ndryshimin e destinimit si hapësirë kulturore/filmike (kinema), përveç tjerash paraqet edhe shkelje të vullnetit të dokumentuar të qytetarëve të Prizrenit dhe sulm mbi kujtesën kolektive të tyre./GJNK/

Goditet me veturë një këmbësor në Prizren

0

Makina-kembesoriNjë këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Nishani vlerëson personalitete të shquara shqiptaro-amerikane

0

Nishani me personalitete shqiptaro-amerikaneNë fund të qëndrimit të Tij në New York, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një pritje, ku ishin të ftuar bashkatdhetarë, drejtues të shoqatave të diasporës dhe personalitete shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kongresmeni Eliot Engel. Presidenti vlerësoi veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe personalitetet e spikatura Anton Athanasi (pas vdekjes), Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Nicholas Pano me Medaljen “Nderi i kombit”.

“Shqiptarët e Amerikës kanë treguar kapacitete të admirueshme përsa i përket përfitimit nga mundësitë e ofruara nga liria e demokracia për ta bërë ëndrrën amerikane realitet. Megjithatë, pavarësisht suksesit, ata asnjëherë nuk harruan rrënjët shqiptare. Përkundrazi, ata vunë në dispozicion të kombit të ty re të origjinës energjitë mendore, aftësitë intelektuale, mundësitë që demokracia amerikane ofron dhe burimet e ty re financiare”, theksoi Nishani në fjalën e mbajtur, raporton Start.

Duke folur për rajonin, Nishani përmendi shqiptarët e Maqedonisë, ata të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi.

“Shqiptarët në Maqedoni, si një element shtetformues, po bëjnë përpjekje institucionale dhe me mjete demokratike për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit. Ata mbështesin proceset demokratike dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi po përpiqen për realizimin e të drejtave të ty re në përputhje me standardet më të përparuara demokratike, me dialog institucional dhe duke mbështetur konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në shtetet ku jetojnë”, theksoi Nishani.

Për Rusinë, hyrja e Maqedonisë në NATO është provokim

0

Sergei LavrovMinistri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për gazetën boshnjake, “Dnevni Avaz”, thotë se inkuadrimi I Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë në NATO është provokim.

“Në lidhje me zgjerimin e NATO-s me këto tri vende, e shoh si gabim dhe madje, në njëfarë mënyre, edhe si provokim. Kjo është, në njëfarë mënyre, një politikë e papërgjegjshme, e cila godet përcaktimin për të ndërtuar një sistem të barabartë dhe të sigurisë së përbashkët në Evropë, të barabartë për të gjithë, pavarësisht nëse ndonjë vend është anëtar i këtij apo i atij blloku”, tha Lavrov.

Shkolla gjermane me emrin e shqiptarit “Refik Veseli”

0

Berlin-shkolla Refik VeseliNjë shkollë gjermane në Berlin do të mbajë emrin e shqiptarit “Refik Veseli”.

Shqiptari është i nderuar nga komuniteti në një zonë të Berlinit, për shkak se ka shpëtuar një familje hebreje gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Veseli e kishte mbajtur familjen hebreje në shtëpinë e tij, duke e shpëtuar atë nga kampet naziste, pavarësisht nga fakti se rrezikonte jetën e vet, transmton albinfo.ch.

Për ditën e perurimit të shkollës janë ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2000.

Me këtë rast do të jepet edhe shfaqja me titullin “Fndet Refik” (Gjejeni Refikun).

Obama, kritika ndaj lidershipit kinez

0

OBAMA 9Administrata Obama i përshkallëzoi kritikat ndaj lidershipit kinez pas protestave pro-demokracisë në Hong-Kong, të shndërruara në një sfide aspak të vogel për autoritetin e Pekinit mbi ish-koloninë britanike.

Por me nje sere çeshtjesh te tjera gjeopolitike ne loje, qeveria amerikane pritet te tregohet e kujdesshme ne qasjen e saj ndaj vendit komunist. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest percolli ne ëashington apelin e Shteteve te Bashkuara per vetepermbajtje, thirrje kjo e drejtuar te dyja paleve.

“Autoritetet ne Hong-Kong duhet te bejne kujdes, ndersa protestuesve iu kerkojme t`i shprehin ne menyre paqesore pikepamjet e tyre. sa per Pekinin, ai duhet te lejoje zgjedhjen e kandidateve qe jane perfaqesues te popullit dhe te respektoje vullnetin e votuesve. legjitimiteti i shefit ekzekutiv te ketij territori do te tkurret ndjeshem pa nje vote te ndershme sic e parashikon dhe ligji aktual”, tha Earnest, transmeton TCH.

Me mijera protestues vazhdojne te mbajne te bllokuara rruget e Hong-Kongut ne shprehje te pakenaqesise ndaj vendimit te qeverise kineze per t’i lejuar pjesemarrjen ne zgjedhjet rajonale te 2017-tes vetem kandidateve te miratuar prej saj. Policia perdori gazin lotsjelles per te shperndare turmat qe mbajne te pushtuar distriktin financiar, ne shperfillje te plote te paralajmerimeve per t’u larguar nga ajo zone.

Pkini zyrtar i konsideron demonstratat pro-demokracise te paligjshme. Edhe pse kerkoi vetepermbajtje nga te dyja palet, Earnest theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në mbështetjen e tyre për votuesit në Hong Kong në zgjedhjet e ardhshme, ashtu siç e perkrahin pa hezitim të drejtën e universale të popullit të Republikës Popullore të Kinës për të votuar.

Jahjaga e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

0

Jahjaga14-23E vetme presidentja Atifete Jahjaga nuk mund të ndikojë te dy blloqet politike për zgjidhjen e ngërçit politik, vlerësojnë analistët politikë.

Por sipas tyre, nëse ajo e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe këtë ua bënë të qartë liderëve politikë, atëherë mund të ketë zgjidhje të shpejtë të këtij ngërçi.

Analisti Albert Krasniqi thotë se nuk është në kompetencën e presidentes të imponojë ndonjë marrëveshje mbi partitë politike, ngase deputetët janë të lirë që me vullnetin e tyre të zgjedhin përfaqësuesit që mendojnë se janë më të mirët. Por Krasniqi thotë se presidentja duke pasur një përkrahje ndërkombëtare mund të ndikojë tek subjektet politike, por e vetme nuk mund të imponojë kurrfarë marrëveshje.

“Presidentja ka kompetencë të ofrojë një alternativë por jo të imponojë atë alternativë. Nuk po pres një zgjedhje të shpejtë, nëse asnjë prej palëve nuk heq dorë. Nëse ka një mbështetje ndërkombëtare dhe kjo bëhet e qartë tek liderët, atëherë mendoj se zgjidhja është më e afërt”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.
Kurse analisti Artan Muhaxhiri thotë se presidentja është në një pozicion delikat, ngase sipas tij, në njërën anë i mungon legjitimiteti i votave, por në anën tjetër e ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Pra ajo duhet të balancojë mes këtyre dy pozicioneve, mirëpo edhe vetë partitë e dinë se presidentja e ka këtë rol, prandaj ndoshta edhe pesha e fjalës së presidentes do të jetë në një aspekt në mënyrë indirekte pesha e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht e ambasadës amerikane”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Gjithsesi, sipas analistëve, mbështetja ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, për presidenten u pa gjatë takimeve të saj ndihmëssekretarën amerikane Viktoria Nuland, e cila i ka dhënë mbështetje presidentes Jahjaga në përpjekjet e saj që me liderët e partive politike të Kosovës të gjejë mënyrën për të ecur përpara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.