15.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 8077

Casey Batchelor tregon format e saj të bollshme

0

caseyAjo është e famshme për format e saj të bollshme dhe nuk lë moment pa i treguar.

Modelja 29- vjeçare Casey Batchelor u fotografua me një bikini të zi.

Ylli britanik ishte për pushime në Portugali.

Përfundon spërkatja kundër rriqrave në Banjë

0

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikSpërkatja selektive, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike krime kongo, ka vazhduar edhe sot në fshatin Banjë, ndërsa prej nesër kjo spërkatje do të vazhdoj në qytetin e Malishevës. spërkatja e zonave endemike, bëhet në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Sipas drejtorit të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, spërkatja e zonave endemike po vazhdon me dinamikën e paraparë dhe në këtë fushatë janë të angazhuar mbi 50 persona, që bashkë me kompaninë e përzgjedhur nga ministria e bujqësisë, “Truly Nolen”, do ta bëjnë spërkatjen e të gjitha zonave të cilat cilësohen endemike.

 

Drejtori Morina, ka bërë me dije, se sot përfundon spërkatja në fshatin Banjë dhe ajo nesër (e marte) do të vazhdoj në qytetin e Malishevës. Morina, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për bashkëpunim gjatë spërkatjes, si dhe i njofton bletarët për kujdes të shtuar për bletët, pasi preparati kundër rriqrave, ndikon negativisht tek bletët.

Kë po i quan “dyftyrsha” Ramush Haradinaj?

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka quajtur “dyfytyrësh” ata që deri tani kanë kritikuar një parti e po aderojnë pikërisht në të.

“Ndërsa është pak për habi, situata kur aderojnë në parti politike, po ata të njëjtit të cilët kanë thënë një milion të zeza për atë parti deri në ditën kur aderojnë. Kjo për çudi, kuptohet, mundemi me fol për një moral të dyfishtë, apo dyftyrësi”, shprehet Haradinaj.

Këto deklarata, lideri i AAK-së i ka bërë gjatë prezantimit të një anëtare të re të kësaj partie, Laua Kryeziu

Madonna shijon një vaskë me shkumë

0

madonna-1205“Mbyllja më e bukur për një ditë perfekte”, ka shkruar Madonna në Instagram teksa ka postuar një foto në një vaskë plot me shkumë.

Mbretëresha e Popit është e njohur për performancat e saj energjike dhe shfaqjet ekstravagante. Në foton ku shfaqet në një vaskë plot shkumë ka shkruar me rastin e Ditës së Nënës që kjo është “mbyllja perfekte për një ditë perfekte”.

Ajo duket shumë e relaksuar e rrethuar nga qirinj dhe lule të bardha. Gjithashtu, më herët në Instagram ajo kishte publikuar foto të fëmijëve të saj gjatë festimeve të Ditës së Nënës. Në foto shfaqeshin 2 fëmijët e saj të adoptuar që luanin me qenin e tyre Olga.

Madonna shpërndau edhe një fotografi bardhë e zi me djalin e saj, 13-vjeçarin Rocco, i cili ka ardhur në jetë nga martesa me regjisorin britanik Guy Ritchie.

Madonna postoi në rrjetin social Instagram edhe disa imazhe të vajzës së saj 17-vjeçare Lourdes.

U promovua libri i Ukshin Hotit

0

Ukshin HotiNë Prishtinë u promovua libri “Çështja kombëtare shqiptare – Komponenti religjioz” e autorit Ukshin Hoti. Nga pjesëmarrësit, ky libër u vlerësua si një kryevepër në shkencën politike. Botimi i kësaj trajtese të Ukshin Hotit, mund të kuptohet si një kontribut aktual që lidhet me diskutimet për identitetin e shqiptarëve, u tha ndër të tjera në promovim.

Në promovimin e librit “Çështja kombëtare shqiptare-komponenti religjioz”, u theksua se ky libër është një kontribut shkencor i veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hotit. Bashkëveprimtari dhe botuesi i letrave të profesor Hotit, Bislim Elshani, potencoi se metoda analitike që përdor Ukshin Hoti në vepër, janë analiza dhe sinteza dhe që përmban një objektiv konkret për emancipimin e mendimit politik.

“Në këtë pikë, botimi i kësaj trajtese të Ukshin Hotit mund të kuptohet si një kontribut aktual që lidhet me diskutimet për identitetin shqiptar. Në anën tjetër, në kohën kur u shkrua, dy vite para ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi, ai kishte gjithashtu një objektiv konkret: emancipimin e mendimit politik perëndimor për një qasje të drejt ndaj çështjes shqiptare”, tha Elshani.

Veprimtari Adem Demaçi, tha se populli shqiptar duhet të jetë i lumtur që ka Ukshin Hotin, njeriun i cili la pas vetes vepra të shkruara me gjak.

“Këto çka është përpjekur i madhi ynë, vëllai ynë Ukshin, sot po i shohim, sot po i përjetojmë. Motër, ti po vuan për vëllain tënd, por kombi ynë po vuan për Ukshinin, për një udhëheqës të vërtetë”, tha Demaçi.

Djali i profesor Ukshin Hotit, Andini, tha se familja Hoti po bën përpjekje që të gjitha dorëshkrimet e Ukshinit të botohen.

“Unë i mbetëm borxh së pari babait, pastaj edhe lexuesit, që në shumë raste ka kërkuar librat e babit, që duke marrë parasysh që këto libra janë me karakter shkencor të cilat prekin aktualitetin tonë në Kosovë. Premtoj angazhimin tim që në një të ardhme të afërt të bëhet komplet ribotimi i veprave të babit, duke përfshirë edhe dorëshkrimet që nuk janë botuar ende”, tha ai.

Profesor Ukshin Hoti, ishte burgosur disa herë nga regjimi serbë, ndërsa që nga 16 maji i vitit 1999 nuk dihet asgjë për fatin e tij. Botimi i këtij libri është financuar nga Këshilli Rinor Evropian.

Mania e nënave, selfie seksi në sytë e fëmijëve

0

86136Nënat e fiksuara pas selfieve nuk kursejnë asnjë person. Bëhet fjalë për nëna që nuk rrinë dot pa ekspozuar pjesët e trupit, si vithet e gjoksin.

Mania e tyre shkon më tej dhe i postojnë këto foto nëpër rrjete sociale në pritje të sa më shumë “like”-ve.

Por ajo që të befason është se këto nëna nuk kursejnë as fëmijët, të cilët shpeshherë ndodhen afër tyre dhe bëhen pjesë e kësaj shfaqje.

Të gëzuar, duke qarë madje edhe të bezdisur, këta fëmijë dashur pa dashur bëhen viktima të nënave të tyre.

Përse psikopatët janë më të suksesshëm

0

psikopatiAutori i bestsellerëve Andy McNab dhe profesori i psikologjisë në Oksford, Kevin Dutton, zbulojnë se si po të veprosh si psikopat mund të të ndihmojë në punë, jetë dhe dashuri

Të sillesh si psikopat mund të të ndihmojë në karrierë dhe në dashuri. Mund të kundërshtosh – në fund të fundit kush do të punësonte Hannibal Lecterin, apo kush do të lidhej me Norman Batesin – por kjo është ideja e “Udhëzues për suksesin e psikopatit”, një libër shumë popullor me autorë Andy McNab dhe profesorin e psikologjisë në Oksford, Kevin Dutton.

“Doja të rrëzoja mitin që të gjithë psikopatët janë të këqinj”, thotë Dutton i cili e ka eksploruar edhe më parë këtë temë. “Kam bërë kërkime me forcat speciale, me kirurgë, me menaxherë të lartë e të mesëm, si dhe me avokatë. Pothuajse të gjithë kishin tipare psikopatësh, por i kishin shfrytëzuar në mënyrë të tilla që t’i ndihmonin për t’u përmirësuar në zanatin e tyre”.

Pikërisht përmes këtij kërkimi ai u takua me reshterin në pension të trupave SAS, dhe autorin e librave bestseller Andy McNab, i cili gjatë testeve shfaqi disa prej tipareve të një psikopati, duke përfshirë të qënurit i pamëshirshëm, mungesën e frikës, impulsivitetin, ndjeshmërinë e vogël, vetëbesimin e lartë dhe mungesën e keqardhjes.

“Psikopatin nuk e bën një gjë e vetme”, shpjegon Dutton. “Tiparet e tij do i krahasoja me butonat në një tavolinë muzikore që përdorin DJ, të cilët mund t’i ngresh dhe ulësh në situata të ndryshme – nëse të gjithë janë të ngritur në maksimum, atëherë je një psikopat jofunksional. Të jesh psikopat nuk është bardhë e zi. Eshtë si një spektër, si lartësia dhe pesha”.

Një psikopat jofunksional, i cili kryente dënimin me burgim të përjetshëm për disa vrasje, i kishte thënë Duttonit: “Nuk është puna se ne jemi të këqinj, problemi është se i kemi të mirat me tepri.”. Atëherë, si mund të veprosh si psikopat në jetën e përditshme?

NE BIZNES

Fokusi

“Nëse jam në një situatë ku jam marrë peng, do të preferoja më mirë një psikopat që hyn nga dera se sa çdokënd tjetër, për arsye se e di që ai do të jetë tërësisht i fokusuar tek puna që ka në dorë”, thotë McNab. Aftësia që kanë psikopatët për të hedhur tej ndjeshmërinë dhe bllokuar të gjithë shqetësimet e tjerë i bëjnë operatorët më të mirë të mundshëm në mjedise me trysni të lartë. “Edhe po të isha në gjyq, do të doja të më përfaqësonte një psikopat. Do të doja dikë që të ishte në gjendje t’i shqyente njerëzit në karriken e dëshmitarit, pastaj të rikthehej tek familja dhe të mos mendonte aspak për këtë, për arsye se për ta është thjeshtë një punë”.

Mungesa e frikës

Mungesa e frikës që karakterizon psikopatët mund të ndihmojë gjithashtu njerëzit në vendin e punës, thotë Dutton, i cili pyet lexuesit e librit: “Cfarë do të bëje në këtë situatë po të mos kishe frikë? (Përkon fjalë për fjalë me një shenjë që përshëndet vizitorët në zyrat qendrore të Facebookut në Kaliforni: “Cfarë do të bënit po të mos kishit frikë?” ndonëse Dutton këmbëngul se është thjeshtë rastësi). “Nëse bëhet fjalë për një rritje page apo ngritje telefoni për t’i telefonuar dikujt, që përndryshe nuk do e telefonoje, psikopatët funksionalë kanë një avantazh të natyrshëm, pasi mund ta mposhtin këtë frikë”.

Mungesë ndjeshmërie

Por McNab thotë se është e rëndësishme që të mos e hedhësh poshtë ndjeshmërinë kur bën biznes. “Me siguri nuk do të donit të ishit një personazh i Gordon Gekkos, që ua hedh gjithmonë njerëzve. Ata lëndohen një herë, por ti lëndohesh përgjithmonë, sepse nuk do të të besojnë më kurrë. Ky është dallimi mes një psikopati të mirë dhe të keq: të dish kur ta ngresh dhe kur ta ulësh fare ndjeshmërinë”.

NË MARRËDHËNIE

Mungesa e frikës

Një psikopat jofunksional me të cilin punoi Dutton bënte një konkurs kur dilte me shokët: të mos shihnin kush siguronte më shumë numra telefoni nga gratë, por kush merrte më shumë refuzime. “Eshtë diçka nga e cila çdokush mund të mësojë”, thotë Dutton. “Pasi mësohesh duke u refuzuar, nuk të dhemb më, atëherë kupton që nuk ka rëndësi. Më pas, vetëbesimi yt nis e rritet dhe fillon t’i afrohesh gjithkujt – shfaqesh më pak fodull, më pak i shqetësuar dhe kështu suksesi yt nis e rritet. Eshtë një shembull i përsosur se si mund ta mposhtësh këtë frikë nëse punon me të”.

Mungesa e mëshirës

“Shumë probleme në marrëdhënie vijnë nga fakti që njerëzit qëndrojnë në to, në një kohë kur duhet të shkëputen”, thotë McNab i cili ishte martuar pesë herë, ndonëse ka 14 vite që është me bashkëshorten që ka sot. “Duhet ta dish kur të ndahesh”.

Vetëbesimi

Psikopatët nuk e kanë asnjëherë problem të veprojnë të vetëm, dhe ky është shembull i mirë për t’u ndjekur, thotë Dutton, nëse fillon të ndihesh i shtrënguar nga miqtë. “Miqtë e tu mund të pijnë duhan dhe alkool gjithë kohës, ndërkohë që ti ke vendosur të ruash shëndetin. Ndonjëherë duhet të jesh i përgatitur të rrish mënjanë. Nuk do të thotë t’i hedhësh poshtë, thjeshtë të rrish vetëm herë pas here është e shëndetshme”.

Kur vjen fjala tek vetëbesimi, ashtu si me të gjithë tiparet psikopatikë që eksploron dyshja, më e rëndësishmja është të ruash një ekuilibër. Për cdokënd që shqetësohet se libri do të krijojë një valë monstrash, Dutton thotë: “Nuk po përpiqemi aspak të shndërrojmë njerëzit në psikopatë. Është për njerëzit që i kanë butonat të rrotulluar shumë poshtë dhe kanë nevojë t’i ngrejnë pak”.

Kryeziu: Nëse partia më propozon, do të kandidoj për deputet

0

Eqrem KryeziuuKryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu është shprehur i gatshëm të kandodojë për deputet të Parlamentit të Kosovës, nesë një gjë të tillë ia kërkon partia. Ai thotë se kandidimi i tij varet nga vlerësimi i partisë.

“Varet prej vlerësimeve të Partisë”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Eqrem Kryeziu në dy mandatet e kaluara ka qenë deputet i LDK-së në Parlamentin e Kosovës. Ai thotë se nëse LDK-ja vendosë që të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit, nuk do të refuzonte.

“Nuk ma merr mendja se do të duhej të refuzoja. Prania ime në jetën publike është një qëndresë për triumfin e korrektësisë. Ky është motivi kryesor”, thotë Kryeziu.

“Ka individë që imponohen vetë. Kjo nuk është në natyrën time”.

“Edhe pse Kuvendi nuk është logu i vetëm për atë motiv”.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu thotë se numri i kandidatëve për deputet të Kosovës do të përcakotohet me forcën e votës.

“LDK kandidon në Prizren me aq kandidatë sa e  ka forcën e votës në zgjedhjet e fundit”./PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit shpenzon 10 mijë euro për pastrimin e varrezave të qytetit

0

varrezatAnkesat e herëpashershme të qytetarëve në lidhje me mirëmbajtjen e varrezave të qytetit të Prizrenit i kanë detyruar autoritetet komunale që të iniciojnë projektin për pastrimin e këtyre hapësirave, shkruan Koha Ditore.

Komuna pas shpalljes së tenderit ka nënshkruar kontratën me një operator ekonomik për pastrimin e varrezave myslimane, katolike dhe ortodokse, që buxhetit komunal pritet t’i kushtojë afro 9 mijë e 900 euro.
Një gjë e tillë, sipas qytetarëve, është e domosdoshme për shkak se në këtë periudhë të vitit nis rritja e barojave të këqija

Mustafa: LDK-ja nënkupton Lindjen e Diellit për Kosovën

0

Isa Mustafa LDKKa kohë që ka nisur takimet me nëndegët, me degët dhe me strukturat e tjera të partisë, për të shpalosur para tyre programin qeverisës për zgjedhjet e 8 qershorit.

Isa Mustafa, i nominuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për kryeministër të vendit, po beson se elektorati në zgjedhjet e sivjetme nuk do të votojë më për të korruptuarit, për ata që vendit nuk i sollën asnjë të mirë.

I bindur se partia e tij do të dalë fituese e zgjedhjeve nacionale, Mustafa siguron votuesit se qeverisja me LDK-në do të jetë qeverisje me duar të pastra.

“Botapress” ka konfirmuar se gjatë kësaj jave LDK-ja do të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë, emrat e të cilëve do të jenë të pranuar në opinion, njerëz me të cilët LDK-ja do të udhëheqë në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare.

I pyetur se pse votuesit në Kosovë kësaj radhe duhet të votojnë për LDK-në e jo për PDK-në ose për partitë e tjera, Mustafa u përgjigj: LDK-ja është larg më e mirë. Për këto zgjedhje LDK-ja nënkupton Lindjen e Diellit për Kosovën, ndërsa PDK-ja, Perëndimin e Diellit për Kosovën.