Home Blog Page 8109

VLAN: Ne do të formojmë institucionet

0

VLANKoalicioni paszgjedhor VLAN, pas dështimit të PDK-së për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ka paralajmëruar mundësinë që ta marrë situatën në dorë dhe t`i formojë institucionet.

Deklarata e Plote e VLAN:

“Koalicioni LDK-AAK-Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje!, pas Seancës së sotme konstituive, konstatojnë dështimin e PDK-së për të zgjedhur Kryetarin dhe për të konstituuar Kuvendin në Legjislaturën V.Plot 100 ditë që prej datës së mbajtjes së Zgjedhjeve të përgjithshme ishin të pamjaftueshme për PDK-në që të krijojë shumicën në Kuvend. Sot, shumica absolute, pra 61 deputetë, ishin kundër propozimit të PDK-së, kandidati i të cilës mori vetëm 44 vota.Koalicioni i shumicës parlamentare konstaton se ndërprerja e Seancës nga kryesuesja, deputetja Brovina, pa e respektuar të drejtën e deputetëve të koalicionit të shumicës për fjalë, ishte jokorrekte.Koalicioni i shumicës parlamentare konsideron se, duke u bazuar në pikën 127 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin Nr. KO 119/14, të 26 gushtit 2014, e ka të drejtën, mundësinë dhe zgjidhjen për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pastaj për të vijuar me formimin e Qeverisë së re”.

Debati për rrethojat e Shtëpisë së Bardhë bartet në Kuvendin e Komunës

0

Prizren-Shtepia e Bardhe-planPropozimi i aktivistëve të shoqërisë civile për largimin e rrethojave të objektit të Shtëpisë Bardhë dhe vënies së hapësirës publike përreth tij në funksion të qytetarëve është vendosur që të diskutohet në Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkruan Koha Ditore.

Në bazë të kërkesës së OJQ-së “EC Ma Ndryshe”, kjo çështje është prezantuar në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë e Financa, anëtarët e të cilit kanë marrë vendim që debati të zhvillohet të enjten në organin më të lartë komunal.

Mirëpo Qeveria komunale e Prizrenit konsideron se rrethojat në objektin e KK-së duhet të qëndrojnë ashtu si janë për shumë arsye.

Ai ka vlerësuar se është shumë mirë që çështja të diskutohet dhe analizohet, por që megjithatë ekzekutivi lokal pret që “arsyeshmëria që rrethojat të qëndrojnë në këtë objekt të jetë më i madhe sesa një kërkesë që në dukje të parë mund të jetë edhe e drejtë”.

Sipas tij edhe nëse KK-ja do të votonte që të hiqen rrethojat, qeveria komunale do të ishte e gatshme që ta kthente këtë politikë edhe njëherë në diskutim për arsye praktike, në mënyrë që mos të varfërohet buxheti komunal me angazhimin e rojave shtesë.

Në anën tjetër aktivistë të shoqërisë civile përmes kësaj nisme kanë kërkuar nga pushteti lokal që të jetë i hapur edhe fizikisht me komunitetin, të cilit duhet t’i shërbejë. Sipas drejtorit ekzekutiv të “EC Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku, ky propozim synon vetëm nxitjen e debatit shoqëror në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për shfrytëzimin e hapësirave publike, veçanërisht në afërsi të institucioneve.

Së shpejti filmi “Sonata”

0

Sonata-filmFilm është i bazuar mbi novelën e njohur të shkrimtarit të madh Leon Tolstoy ”Sonata e Kruizerit ”por që i përshtatet realitetit në Kosovë. Studenti i regjisë, Durim Kryeziu theskon në një intervistë për KultPlus se temë e këtij filmi do të jetë më saktësisht dashuria mes dy personaliteteve të kundërta me karaktere dhe kërkesa të përditshmërisë, ku jo rastësisht prodhon edhe pyetjet e brendshme ku herë-herë nuk gjen as përgjigjet.

Regjisori dhe skenaristi i ri Durim Kryeziu ka nisur realizimin e filmit të metrazhit të shkurtër të quajtur “Sonata”. Ky film është duke u realizuar me një ekip të madh dhe me aktorë profesionistë. ”Sonata” ngrihet mbi novelën e njohur të shkrimtarit të madh Leon Tolstoy ”Sonata e Krojcerit”.

“Filmi është bazuar mbi novelën e shkrimtarit Leon Tolstoy , por kuptohet që skenari është ndërruar dhe është përshtatur mbi perceptimet e logjikës së gjërave në Kosovë”, ka thënë për KultPlus, Kryeziu.

Temë e këtij filmi do të jetë më saktësisht dashuria mes dy personaliteteve të kundërta me karaktere dhe kërkesa të përditshmërisë, ku jo rastësisht prodhon edhe pyetjet e brendshme ku herë-herë nuk gjen as përgjigjet.Për realizimin e filmit, Durim Kryeziu ka marrë ide edhe nga profesori i tij Selami Taraku.

“Këtë film e kam bërë për arsye diplomimi por pasi që të kryhen fazat e postproduksionit do t`i shoh mundësitë për të konkurruar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare”, shtoi Kryeziu.

Studenti i regjisë thekson se për të arritur deri në këtë fazë, i është dashur shumë kohë dhe përkushtim, e bërë me aktorë profesionistë në mesin e të cilëve është edhe Çun Lajçi.

“Pse bash Çun Lajçi ka rol në film.. Sepse me figurën dhe zërin e tij baca Çun luan rolin e një plaku të moshuar , ku në mes intelektualëve mbron parimet tradicionale për dashurinë”, tregoi ekskluzivisht Kryeziu.

Durim Kryeziu tregon për fillimin e paraqitjes së skenarit tek ata aktorë që ka dëshiruar t`i ketë në këtë projekt dhe për pëlqimin që ka marrë nga ata.

“E gjithë ekipit të filmit u ka pëlqyer ideja e skenarit dhe mënyra e trajtimit të temës së dashurisë, kështu ekipi me përkushtim të madh kanë dhënë kontributin e tyre profesional në mënyrë vullnetare ku edhe shfrytëzoj rastin t`i falënderoj shumë.”,ka thënë ai. Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani. Regjia: Durim Kryeziu, Skenari: Ben Apolloni, Durim Kryeziu, drejtor i fotografise: Rron Ismajli, kompozitor: Memli Kelmendi, tonisti: Agron Demolli, kostumografe: Greta Maksuti, skenografet: Lumjeta Havolli, Agron Blakqorri.

Ky regjisor për publikun në të ardhmen e afërt do të nisë të punojë në shumë projekte të ndryshme. Ai zbuloi për KultPlus se planifikon ta shkruaj një skenar për film të metrazhit të gjatë ‘’Kurorëzimi” , ku këtu kërkon mbështetjen e institucioneve shtetërore.

Osmani: Brovina shkeli rregulloren e Kuvendit

0

VjosaOsmani-LDKDeputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, duke folur në emër të “Bllokut” ka thënë se konsiderojnë se kryesuesja e seancës, Fora Brovina edhe kësaj radhe ka shkelur rregulloren e Kuvendi duke i bërë thirrje që sa më shpejtë të thirret një seancë e radhës.

Ajo nuk i ka zbuluar skenarët e Bllokut për seancën e radhës por ka thënë se edhe kësaj radhe por edhe herave të tjera do të dëshmohet se PDK nuk i ka numrat dhe t’i lëshoj rrugë Bllokut për të krijuar institucionet.

Sipas saj edhe seancën e radhës Blloku nuk do të veproj por siç ka thënë ajo do të qëndrojnë për të parë dështimin e PDK-së.

Osmani ka thënë se nuk ka përçarje në Bllok dhe nuk do të ketë.

Filmin e Isa Qosjes e panë 1300 persona

0

Tri dritare dhe nje varje-film i QosjesFilmin i metrazhit të gjatë “Tri dritare dhe një varje”, me skenar të Zymber Kelmendit dhe regji të Isa Qosjes është parë vetëm nga 1300 persona.

Menaxherja e kinemasë ABC, Miradije Vllahiu ka thënë për “KultPlus” se 1300 bileta janë shitur për filmin “Tri dritare dhe një varje”, pa i llogaritur 500 persona që kanë parë filmin me ftesa me rastin e premierës kombëtare që është dhënë në dy salla, më 4 shtator.

Mirëpo, këtu nuk është mbyllja e prezantimit të këtij filmi në kinemanë ABC. Vllahiu ka thënë se me qëllim që tu jepet shansë artdashësve që të kenë mundësi ta shohin filmin, kinemaja ka shtyrë prezantimin e këtij filmi deri më 24 shtator, ku do të jepet vetëm në një termin, atë të orës 16:00.

Në anën tjetër, filmi “Tri dritare dhe një varje”, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, pos prezantimit të filmit si projekt filmik ka pas edhe pjesën humane, pasi që me vendim të producentit të këtij filmi, Shkumbin Istrefi dhe me mbështetje të ekipit të filmit dhe QKK-së, është marrë vendim që 50 % e pjesës që i ka takuar produksionit në shitje të biletave të shkojnë për gratë që janë dhunuar nga serbet gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mirëpo, interesimi i paktë i qytetarëve për artin në Kosovë me këtë rast ka cunguar edhe këtë fond, pasi që i bie se nga fondi i përgjithshëm, viktimave të dhunës seksuale t’u takojnë vetëm 1.950 euro.

Haliti: PDK përsëri do ta kandidojë Arsim Bajramin

0

Xhavit halitiDeputeti i PDK’së Xhavit Haliti ka thënë se kryesuesja e seancës Flora Brovina e ka ndërprerë seancën duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka theksuar se PDK përsëri do ta kandidojë Arsim Bajramin, shkruan Express.

Sipas Halitit, mënyra më e lehtë për të përfunduar konstituimin e Kuvendit do të ishte një ujdi mes liderëve politikë.

“Nuk kemi arsye t’i drejtohemi përsëri Gjykatës, por do të shkojmë prapë në seancë të ,nuk do ta ndryshojmë kandidatin. Besoj se lidershipi politik në këtë rast mund të përshpejtojnë zgjedhjen e institucioneve në qoftë se do të bëhej një formulë e pranueshme për të gjithë”, ka thënë ai.

Lista Serbe: Nuk do të votojmë as LAN-in

0

Aleksandar JablanovicSerbët kanë abstenuar në votimin e kandidatin e PDK-së, Arsim Bajrami. Kryetari i Listës, Aleksandar Jablanovic, tha se vota serbe sot nuk do të përcaktonte asgjë.

“Lista do të marrë pjesë si deri tash në mënyrë konstruktive në seancat e ardhshme. Duam që të zgjidhet kriza dhe të vazhdojmë me qeverinë”, tha ai, raporton RTK.

Por, Lista Serbe nuk do të përcaktohet për asnjë palë shqiptare, as me PDK, e as me LAN-in.

“Por, e dimë se nuk shkojmë me Vetëvendosjen dhe revidimin e negociatave. Nuk e votojmë LAN-in përderisa e kanë Vetëvendosjen në marrëveshje”, tha ai.

Cliff: Presidentja ta marrë situatën në dorë

0

IanCliff6-12(E plotësuar) Ambasadori britanik, Ian Cliff ka thënë se në zgjedhje të reja nuk bën të shkohet.

Cliff u ka thënë gazetarëve që presidentja e vendit, Atifete Jahjagës duhet të marrë situatën nën kontroll dh eta tejkaloj këtë ngërc politik, raporton Blic

Gjatë ditës së sotme, PDK dështoi që ta zgjedh Arsim Bajramin si kryetar të Kuvendit.

 

Cliff: Ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë

Në lidhje me ngërçin politik, u deklarua edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.

Ai tha se, siç raporton Telegrafi, bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij ngërçi, meqë sipas tij zgjedhja varet tek vendorët, pra tek partitë politike.

Brovina: Sot e pata më të lehtë drejtimin e seancës

0

Brovina-RugovaFlora Brovina ka deklaruar se sot e kishte më të lehtë drejtimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ani pse nuk ka arritur që të zgjidh ngërçin politik, transmeton Koha.net

Kështu ka thënë ajo me të dale nga salla e Kuvendit të Kosovës.

“PDK-ja pret që të reflektojnë partitë e tjera që të zgjidhe ngërçi politik”, tha ajo.

Osmani: Me mocion do ta thërrasim seancën dhe do ta shkarkojmë Brovinë

0

Naser Osmani-ldkDo të shohim si do të veprojmë, se si do të zhvillohen ngjarjet, thotë për Klan Kosova, deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

“Nëse kryesuesja vonon seancën, nëpërmjet një mocioni ne do ta thërrasim seancën dhe do ta shkarkojmë Brovinën. Zgjidhja është e thjeshtë. Kush ka votat ai e bën zgjidhjen. Normalisht po flitet për zgjedhje të reja, por as ato nuk ka kush t’i thërras. Kuvendi është jofunksional, nuk ka Qeveri e cila do të duhej të rrëzohej… Situata të tejkalohet në bazë të rregullave demokratike”, tha ai.