Home Blog Page 8108

Filmat me temë religjoze nga DokuFest në Tiranë

0

Eroll BilibaniNë sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me stafin organizues të festivalit “Doku Fest”, organizuan të mërkurën në mbrëmje një aktivitet, ku përgjatë 6 orëve u shfaqen 3 filma pjesëmarrës nga edicioni i fundit i këtij festivali.

Bëhet fjalë për 3 filma me tematikë religjioze si, filmi “Ricardo Bär”(ora 18:00), një produksion argjentinas në regjinë e Nele Wohlatz, “Stop the Pounding Hear Promidis” (ora 20:00)“ një produksion amerikano-belg-italian, me regjinë e Roberto Minervinit(ora 20:00), dhe filmi “Journey to the Mount of Tomor” / “Voyage au mont Tomor”, një produksion francez i vitit 2013, me regji të Ilir Selimoski, u shfaqen në kuadrin e tematikës së javës informuese, që i paraprin vizitës së Papës në vendin tonë.

Drejtori ekzekutiv i Doku Festit, Eroll Bilibani, sqaron ideja për këtë aktivitet ishte e ministres Kumbaro pas konferencës për shtyp që patëm për edicion e 13-të të Doku Festit, këtu në Tiranë, prezantimit të programit të filmave me tematikë besimin (fenë) të quajtur “Belive it or Not” në Doku Fest, ministrja Kumbaro u sigurua që disa prej tyre, më të mirët nga ky program, të prezantohen edhe në kuadrin e aktiviteteve kulturore në lidhje me vizitën e Papa Françeskut.

Sipas tij, mesazhi që këta filma përcjellin, është ai i tolerancës fetare, pasi kjo e fundit është edhe arsyeja e ardhjes së Papës në Shqipëri, për të treguar që ky vend, është një model i mirë i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, dhe këta film në një formë e reflektojnë atë.

SHISH përgjoi Ramën dhe Metën

0

Ilir Meta dhe Edi RamaKryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeverisje, Ilir Meta janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Ky lajm konfirmohet nga burime konfidenciale zyrtare për A1 REPORT.

Gjithashtu, disa deputetë të tjerë të Parlamentit të Shqipërisë janë vënë nën përgjimin e SHISH.

Këto fakte, bëjnë me dije burimet, janë të pasqyruara në raportin që përfunduan deputetët socialistë, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj, pas kontrollit të zhvilluar në institucionin e drejtuar nga Visho Ajazi.

A1 REPORT mëson gjithashtu se një kopje e këtij raporti do t’i dorëzohet kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Meta. Ky raport do të shmangë kalimin në seancë parlamentare për shkak të informacionit të klasifikuar që përmban.

Raporti i deputetëve socialistë u paraqit dje në Komisionin e Sigurisë dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita vijon bojkotin e saj parlamentar.w

Malishevë: Komision për hulumtimin e përzgjedhjes së stafit mësimor

0

Malisheve-Protestë e mësimdhënësveKomiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport në Malishevë, në mbledhjen e pestë të radhës, ka trajtuar raportin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për përfundimin e vitit shkollor 2013-2014 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2014-2015. Para anëtarëve të komiteti, këtë raport e prezantoi drejtori i drejtorisë për arsim, Blerim Thaçi.

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport, mori vendim për formimin e një komisioni, që do të merret me hulumtimin e mënyrës së përzgjedhjes së stafit mësimor për vitin shkollor 2014-2015.

Drejtori Thaçi, e njoftoi komitetin edhe me përgatitjet e Komunës, për shënimin e 10 vjetorit të tragjedisë së Fushë Arrëzit, ku në një aksident komunikacioni, humbën jetën 15 maturant nga gjimnazi i Malishevës.

Në këtë mbledhje, para anëtarëve të komiteti, ka raportuar edhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, lidhur me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive, në këtë fillim të vitit të ri shkollor 2014-2015.

Sipas drejtoreshës Krasniqi, gjatë këtij muaji, janë zhvilluar një varg aktivitetesh kulturore, rinore, sportive dhe edukative, aktivitete të cilat kanë rastisur edhe me shënimin e Ditës së Rinisë. /PrizrenPress.com/

Sejdiu: Jahjaga duhet të reflektojë brenda mandatit të saj

0

FatmirSejdiu-ldkIsh-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se Presidentja Atifete Jahjaga duhet të reflektojë tani dhe se forcat më të mëdha politike duhet të gjejnë zgjidhje për të dal nga kriza.

Kështu ka deklaruar ai për RTK-në pas përfundimit të seancës, ku ishte prezent.

“Forcat më të mëdha politike duhet te gjejnë zgjidhje për te dale nga kriza. Jahjaga duhet të reflektoje brenda mandatit të saj kushtetues për të gjetur zgjidhje”, ka thënë ai.

Kino Lumbardhi nuk mbrohet duke rrënuar pjesë të objektit

0

Kino LumbardhiOrganizatat e shoqërisë civile në Prizren, ndonëse janë dakord me përpjekjen e komunës për të shpallur Kino Lumbardhin si hapësirë të interesit të përgjithshëm publik, për të ndaluar procesin e privatizimit, ato nuk pajtohen me çfarëdo tentimi për të rrënuar ndonjë pjesë të caktuar të objektit të Kino Lumbardhit.

“Propozimi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit që Kuvendi i Komunës të shpallë Kino Lumbardhin si hapësirë të interesit të përgjithshëm publik (shoqëror), ndër veprimet e propozuara pas dhënies së këtij statusi përmend edhe “zgjërimin e rrugës”. Ndërmarrja e këtij veprimi është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin e shpalljes së kësaj hapësire si zonë e interesit të përgjithshëm publik, pasi që zgjërimi i rrugës nënkupton rrënim (dhe eventualisht rindërtim) të pjesës së mbyllur të Kino Lumbardhit. Më poshtë janë arsyet mbi të cilat bazohet argumenti kundërshtues ndaj përpjekjeve për të rrënuar dhe ndryshuar strukturën aktuale të objektit (pjesa e mbyllur) të Kino Lumbardhit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyrtarja për marrëdhënie me publikun pranë “DokuFest”, Nita Deda.

“Vlerat e trashëgimisë kulturore- Sipas Ligjit të Trashëgimisë Kulturore dhe Rregullores përkatëse, për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore mjafton të plotësohet njëra prej këtyre kritereve (vlerave): historike, arkeologjike, artistike, shkencore, shoqërore, shpirtërore, teknologjike dhe rariteti. Kinemaja Lumbardhi plotëson së paku katër nga këto kritere: historike, shoqërore, teknologjike dhe rariteti. Kinoja është njëra ndër objektet më të vjetra publike që ka mbijetuar në Prizren (historike). Ajo është dëshmi e traditës filmike të qytetit dhe ka ndikuar në formësimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të komunitetit (shoqërore). Kinoja ka sjellë në Prizren teknikën e avansuar të asaj kohe të projektimit përmes shiritit filmik në ekranin e madh (teknologjike). Stili i ndërtesës (përmasat dhe posedimi i pjesës së hapur krahas asaj të mbyllur) paraqet një ekzemplar të rrallë në Kosovë dhe rajon, jo vetëm në kohën e ndërtimit, po edhe sot (rariteti). Shoqëria civile e Prizrenit është duke e përgatitur dokumentacionin për t’i propozuar Ministrisë së Kulturës përfshirjen e Kino Bistricës në Listën e Trashëgimisë Kulturore”.

“Mbrojtja që i garantohet me Planin e Konservimit- Plani i Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, i miratuar nga Kuvendi i Komunës në vitin 2008 e vendos Kino Lumbardhin në hierarkinë më të lartë të objekteve që duhen mbrojtur, duke e barazuar për nga rëndësia monumentale me Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. Ky dokument parasheh ruajtjen e strukturës ekzistuese të objektit të Kinos, bashkë me funksionin (destinimin) që ka si hapësirë kulturore/filmike (kinema). Plani i Konservimit është akt ligjor i komunës së Prizrenit dhe shkelja e tij nënkupton vepër penale. Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet”.

“Vendlindja e festivaleve- Kino Lumbardhi është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Prizrenit. Në hapësirën e Kino Lumbardhit kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Një pjesë e rëndësishme e suksesit, por edhe e vetë identitetit të këtyre festivaleve lidhet pikërisht me hapësirën e Kino Lumbardhi. Prandaj, çfarëdo tjetërsimi i kësaj hapësire, nënkupton edhe sulm mbi këto ngjarje të skenës kulturore të Prizrenit”.

“Shënjues (pikë referimi) kulturor- Përveç vlerave të trashëgimisë kulturore, Kino Lumbardhi është shndërruar edhe në një shënjues kulturor (cultural landmark), pasi që është njëra nga pikat e referimit më të njohura në Qendrën Historike të Prizrenit. Si shënjues kulturor, Kino Lumbardhi është shndërruar në ikonë (një simbol me kuptime të shumta) që përfaqëson (shënjon) një epokë, një zonë, një besim, një kulturë, një qytet dhe një traditë. Shënjuesit kulturor dhe historik të qyteteve sot trajtohen në nivel të njëjtë me monumentet e trashëgimisë kulturore, ndërsa në shumë raste ato edhe janë shpallur monumente në mbrojtje për shkak se me kohë janë shndërruar në shënjues kulturor (cultural landmark)”.

“Peticioni i qytetarëve- Mijëra qytetarë të Prizrenit në vitin 2007 kanë nënshkruar peticionin për mbrojtjen e Kino Lumbardhit. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me mosndryshimin e destinimit dhe ruajtjen e objektit të kinemasë në formën aktuale. Prandaj, çdo përpjekje për ndryshimin e strukturës aktuale të objektit ose/dhe ndryshimin e destinimit si hapësirë kulturore/filmike (kinema), përveç tjerash paraqet edhe shkelje të vullnetit të dokumentuar të qytetarëve të Prizrenit. Ky vullnet ekziston edhe sot dhe ai mund të rikonfirmohet përmes një peticioni të ri”.

“Cilat janë alternativat?
1. Dhënia e statusit të interesit të përgjithshëm publik, duke e eliminuar propozimin për zgjërimin e rrugës nga vendimi,
2. Ndalja e procesit të privatizimit, duke e siguruar vendimin zyrtar nga AKP për largimin e Kino Lumbardhit nga ky proces,
3. Shpallja e Kino Lumbardhit si pronë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të ligjit nga Ministria e Kulturës,
4. Themelimi i një grupi punues në bashkëpunim me komunitetin e kulturës për të hartuar planin e menaxhimit,
5. Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtar dhe palët e tjera për restaurim dhe rifunksionalizim,
6. Menaxhimi i Kino Lumbardhit nga një trup i përbashkët që do të mandatohet për zbatimin e planit të menaxhimit që do ta funksionalizojë atë si hapësire kulturore me destinimin primat si kinema e qytetit,
7. Në lidhje me aspektin teknik të ngushtimit të rrugës:
a. Të konsiderohet mundësia e ngushtimit të trotuarit në anën e kundërt të rrugës, në mënyrë që paralelisht të fitohet hapësirë për trotuar para objektit të Kino Lumbardhit,
b. Të konsiderohet mundësia e mbylljes së rrugës kryesore për qarkullim motorik, për ta kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit dhe ofruar mbrojtje adekuate për të gjitha objektet e rëndësishme në atë zonë”, thuhet në komuniktë. /PrizrenPress.com/

Mustafa paralajmëron Flora Brovinën

0

Isa mustafa me ramushin ne kuvendKryetari i LDK , Isa Mustafa tha edhe se nëse nuk e thërret seancën Kryesuesja Brovina, ata do të veprojnë. Sipas tij, PDK nuk e ka shumicën dhe kjo mund të zgjas edhe katër vjet.

“Sot ishim dëshmitarë se PDK po e mban peng Kuvendin. Koalicion LDK AAK Nisma- VV e kemi shumicën. Deputetët as nuk shiten e as nuk blihen”, tha kryetari i LDK-së në konferencë. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë ta mbaj peng Kuvendin.

BIK: Presim vendimet e drejtësisë

0

BashksiaIslame-logoKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar gjendjen e krijuar pas arrestimeve të djeshme. Sipas saj, imamët mbesin të pafajshëm deri në vendimin e drejtësisë.

Deklarata e BIK-ut:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për shoqërimin dhe më pastaj edhe ndalimin e djeshëm të disa imamëve tanë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, beson në pafajësinë e tyre përderisa organet e drejtësisë nuk e dëshmojnë të kundërtën.

Bashkësia Islame e Kosovës punën dhe aktivitetin e vetë e bazon në parimet hyjnore islame, andaj ne besojmë se edhe ligjërimet e imamëve në xhamitë tona janë zhvilluar në këtë frymë.

Institucioni i Xhamisë te ne historikisht ka luajtur rol pozitiv në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës sonë, po ashtu xhamitë kanë pasuar rol determinues edhe në zhvillimet e rëndësishme të popullit dhe vendit tonë.

E ripërsërisim nuk prejudikojmë fajësinë, po në të njëjtët kohë jemi kundër fushatës që demonizon institucionin e imamit dhe xhamive pa fol drejtësia, andaj edhe njëherë apelojmë që të presim të japim verdiktin organeve të drejtësisë.

Ftojmë dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët, e posaçërisht besimtarët tanë, që me qetësi e maturi të presin vendimin e organeve të drejtësisë, larg çdo politizimi e polarizimi, tendence e keqkuptimi.

Kontributi më i mirë për vendin, shtetin dhe fenë tonë, në këtë situatë të krijuar, është qetësia dhe besimi në institucionet e vendit.

Bashkësia Islame e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të mbrojë dhe të prezantojë të drejtat dhe vlerat e besimtarëve islam në përputhje me mësimet Kuranore, traditën e Pejgamberit, dhe me rendin kushtetues të vendit tonë.

Bashkësia Islame e Kosovës, është e përkushtuar në kultivimin dhe interpretimin e mësimeve islame për paqe, respekt, tolerancë e mirëkuptim, larg urrejtjes, ekstremizmit dhe dhunës.

Populli ynë është shquar për urtësi, mirëkuptim, maturi e pjekuri, respekt dhe përkrahje për tjetrin, virtyte e vlera këto që duhet të reflektojnë dhe të na shoqërojnë edhe në këto momente.

Zoti e do paqen dhe njerëzit që e kultivojnë dhe angazhohen për të!

Hoti: Zgjidhjen e ofrojmë në seancën e radhës

0

AvdullahHoti-LDKDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se tash është radha që deputetët të gjejnë mënyrën e zgjidhjes.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se zgjidhja për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit do të ofrohet në seancën e ardhshme.

“Seanca e sotme 61 vota kundër kandidatit të PDK-së, 44 vota për, 11 vota abstenim. Tash është radha që deputetët të gjejnë mënyrën për zgjedhjen e organeve të Kuvendit. Zgjidhjen do ta ofrojmë në seancën e radhës”, ka thënë Hoti.

Ulët për 5 % pragu i kalueshmërisë së Maturës (Dokument)

0

Testi matures6-01Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka marrë vendim që ta ulë për 5 për qind ose dhjetë pikë, pragun e kalueshmërisë në Provimin Shtetëror të Maturës.

“Ulët pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2013-14 nga 50 për qind në 45 për qind (10 pikë)”, është bërë me dije në vendimin e nënshkruar nga ministri Ramë Buja, raporton Epoka e re.

Ky vendim është bërë duke u mbështetur në ligjet në fuqi, me arsyetimin se këtë vit kanë përfunduar shkollat e mesme të larta dy gjenerata, me ç’rast numri i madh i nxënësve kanë mbetur pa e dhënë provimin.

MASHT-dokument per testin e matures

Ndërpritet seanca në rastin “Kleçka”

0

FatmirLimaj-gjykimi(E plotësuar) Seanca Gjyqësore për rastin ‘Kleçka’ është ndërprerë për një kohë të pacaktuar derisa kryetari i Gjykatës së Apelit të merr vendimin për kërkesat e avokatëve.

Seanca Gjyqësore për rastin ‘Kleçka’ është ndërprerë për një kohë të pacaktuar derisa kryetari i Gjykatës së Apelit të merr vendimin për kërkesat e avokatëve. Sepse mbrojtja nuk është pajtuar me drejtimin e seancës nga ky kolegj gjykues.

Ndërkohë ndryshimet që janë bërë në ligj, trupi gjykues duhet të jetë me shumicë vendore, dy vendor dhe një ndërkombëtar, gjithashtu kryetari i trupit gjykues duhet të jetë vendor.

Ndërkaq arsyetimi i mbrojtjes ishte që të përjashtohen tre gjyqtar për shkak të jo paanshmërisë në seancën e djeshme trupi gjykues e në veçanti kryetari i trupit gjykues ka treguar jo paanshmëri.

Kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues e ka paraqitur avokati mbrojtës i Fatmir Limajt Karim Kan.

“Ka qenë kërkesa që të përjashtohet trupi gjykues për shkak të jo paanshmërisë sepse në séancën e djeshme trupi gjykues e në veçanti kryetari I trupit gjykues ka treguar një jo paanshmëri në raport me mbrojtjen”, ka deklaruar Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt.

Ai gjithashtu ka treguar se seancat janë shtyrë në një afat të pacaktuar, deri në një vendim të Gjykatës së Apelit. /rtk/

 

Khan i kërkon trupit gjykues ta diskualifikojë veten

Seanca e dytë gjyqësore për rastin “Kleçka” ka filluar me kohë ashtu siç ka qenë e paraparë.

Ende nuk kanë filluar të deklarohen dëshmitarët, ndërkohë, mbrojtja e Limajt, Karim Khan është duke shtruar ankesa dhe vërejtje ndaj kolegjit gjykues, e kjo lidhur me ditën e djeshme, pasi që, sipas tij, trupi gjykues ka marr rolin e Prokurorit.

“Mënyra sipas së cilës trupi gjykues ka bërë pyetje e ka marr rolin e prokurorit, me vjen keq por sjellja e trupit gjykues dje është karakterizuar me pyetje sugjestive dhe mungesë durimi”, ka thënë Khan para kolegjit gjykues, transmeton RTK.

Avokati Khan kërkoi nga trupi gjykues që ta diskualifikoj veten.

Ndërkohë pritet që ky kolegj gjykues të vendos a do të vazhdojë seanca sot apo do të shtyhet për ndonjë ditë tjetër.