Home Blog Page 8114

Aksident trafiku në Landovicë, lëndohen shtatë persona

0

aksidenti 555Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit.Policia njofton se nga ky aksident  janë lënduar shtatë persona.

“Si pasojë e saj lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit e automateve si dhe pasagjeret  tri femra dhe një mashkull”, njofton Policia e Kosovës .

Të gjithë të lënduarve iu është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit janë liruar për në shtëpi./PrizrenPress.com/

Shtëpia e Kulturës në Prizren s’mund të mbijetojë me vetëfinancim

0

Shtepia e kultures ne  PrizrenDrejtuesit e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren kanë kërkuar nga Kuvendi Komunal që ky institucion të kthehet nën ombrellën e pushtetit lokal, siç ka qenë para vitit 2007, pasi që aktualisht ndodhet në pozitë të vështirë financiare.

Sipas tyre, vendimi i KK-së i marrë në shkurt të 2007-s për kalimin e Shtëpisë së Kulturës në vetëfinancim dhe vetëmenaxhim ka vështirësuar veprimtarinë e saj, që është reflektuar negativisht edhe në zhvillimet kulturore në qytet, shkruan Koha Ditore.

“Me këtë vendim Shtëpia e Kulturës ka rënë në pozitë të vështirë të funksionimit të saj, si një institucion shumë i rëndësishëm kulturor, impakti i së cilës reflektohet negativisht drejtpërdrejt në zhvillimet e aktivitetit kulturor dhe promovimit të kulturës në përgjithësi në qytetin e Prizrenit”, thuhet në shkresën e menaxherit të Shtëpisë së Kulturës, Arben Rashkaj, që u është adresuar anëtarëve të KK-së.

Rashkaj ka kërkuar që të shqyrtohen disa nga propozimet që i ka parashtruar.

“Brenda mundësive ligjore, nëse ka pak hapësirë të kthehet në gjendjen e mëparshme statusi juridik i këtij institucioni kulturor, që nënkupton futjen e tij nën menaxhimin e tërësishëm të KK-së”, thuhet në shkresën e Rashkajt.

Nëse këto opsione dështojnë, sipas tij, pushteti lokal i Prizrenit mund t’i ndajë 25 mijë euro buxhet vjetor për shpenzimet e operimit, apo ndarja e një buxheti vjetor prej 21 mijë eurosh për rrogat e punëtorëve. Ndërsa opsioni i fundit, sipas Rashkajt, është futja e Shtëpisë së Kulturës nën menaxhimin e Teatrit Profesionist të Prizrenit, ku punëtorët e menaxheri do të futeshin në listën e pagave si nëpunës administrativë.

Kërkesa e Rashkajt është prezantuar në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë e Financa të KK-së. Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, ka shfaqur bindjen se ndryshimi i këtij vendimi do të jetë pothuajse i pamundur.

Vendimi për kalim në vetëfinancim dhe vetëmenaxhim i Shtëpisë së Kulturës është marrë vite më parë me arsyetimin e zbatimit të qarkores buxhetore të MEF-it rreth përcaktimit të kufijve finalë të financimit dhe punësimit. Fatin e njëjtë e kishte përjetuar edhe çerdhja publike e fëmijëve “Yllka”.

Papa sjell në Shqipëri kopjen e digjitalizuar të “Mesharit”

0

Libri më i vjetër se MeshariNjë kopje e digjitalizuar e “Mesharit” të Gjon Buzukut pritet të bëhet pjesë e pasurisë së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Ky lajm u bë publik nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ekspozitën “Katolicizëm dhe kulturë”, ku u shfaqën botime të mendimtarëve dhe poetëve katolikë, e hapur të martën në institucionin më të lartë bibliotekar të Shqipërisë. Siç raportojnë mediet shqiptare, kryeministri Rama ka theksuar se personalisht ka kërkuar nga Papa Francesku një kopje të “Mesharit”, të cilin ai do ta sjellë vetë gjatë vizitës që pritet ta bëjë më 21 shtator.

“Ky është vendi më i mirë për t’ju dhënë një lajm pozitiv, pasi kam përfituar nga kontakti me Papën për t’i kërkuar një kopje besnike të digjitalizuar të ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut. Ndaj Papa do të vijë e ta sjellë këtë pasuri për ne. Me dëshirën dhe falë pranisë së medieve, ftoj edhe të tjerë të vinë dhe ta shohin këtë ekspozitë, e cila është sa modeste me përmasa, por goditëse me mesazhin që vjen për kohëra të largëta”, citohet të ketë thënë i pari i Qeverisë shqiptare. “Në një vend evropian, ku ne të gjithë së bashku besojmë tek vlerat dhe parimet, ku i besojnë asaj ane të botës nga ku dielli lind aty ku perëndon”, ka thënë në fjalën e tij Rama.

Me tej kryeministri Rama ka uruar për detyrën e re drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare. “Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e përcolli esencën e kësaj buqete që drejtorja e re e Bibliotekës Kombëtare ka përgatitur për ardhjen e Papës. I uroj sukses drejtoreshës dhe hapja e kësaj biblioteke, me këtë buqetë surprizë të jetë një ogur i mirë të nisura kaherë për bibliotekën dhe për hapjen e një faqeje të re për këtë bibliotekë, e cila flet për detyrimin që u kemi lexuesve besnikë, për të pasur salla më të denja dhe trajtim më të denjë të këtij thesari”, citohet të ketë thënë Rama.

Ndryshe, “Meshari” origjinal për herë të parë pas pesë shekujsh qe sjellë në Shqipëri në nëntor të vitit 2012, ku për dhjetë ditë u ekspozua në Bibliotekën Kombëtare me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Biblioteka Apostolike e Vatikanit e pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekspozuar veprën më të lashtë në gjuhën shqipe. Që nga botimi më 1555 e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës atë e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Zbulimi bëri bujë të madhe, por sërish, për më tepër se një shekull, mbeti në heshtje deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Arrestohet edhe Mazllam Mazllami nga Prizreni, ja lista e plotë

0

Mazllam Mazllami-imam ne PrizrenGjatë arrestimit të disa imamëve, merret vesh se është arrestuar edhe imami i xhamisë “Jeni Mahalla” në Prizren, Mazllam Mazllami.

Derisa vazhdon aksioni policor, lajmi.net mëson se deri më tani janë arrestuar 13 persona, prej tyre përveç liderit të partisë islamike LISBA, Fuad Ramiqit, të tjerët janë hoxhallarë nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.

Më poshtë lexoni emrat e të gjithë të arrestuarve deri në këto momente, të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar dhe shkuarjes të të rinjve nga Kosova për të luftuar “në emër të Zotit” përkrahë organizatave terroriste ISIL dhe Al Nusra.

1. Sabahudin Selimi, hoxhë nga Vitia.
2. Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë.
3. Eroll Nesimi, hoxhë dhe administrues i poratalit perkujtimi.net
4. Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com
5. Leonard Ruli, i vetëquajturi Ebu beker Ruli, hoxhë nga Prizreni.
6. Dardan Gjuka, imam nga Peja, ligjërues në radio radio-udhezimi.com
7. Shefqet Krasniqi, i lindur më 20.6.1966, në fshatin Sibovc të Obiliqit, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë, njëherësh edhe imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
8. Shefki Koraçi, imam në Kaçanik.
9. Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”.
10. Bedri Robaj, imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani të Prishtinës.
Ajo është jashtë juridiksionit të BIK-ut. Xhamia pa emër e vetëm me mbi shkrimin “XHAMI”, gjendet në lokalet e Ndërmarrjes Shoqërore (NSh) “Auto-Prishtina”, ndërsa qiraja e hapësirës financohet nga Fatos Rizvanolli, biznesmen nga Peja.
11. Ekrem Avdiu, i lindur më 18 Korrik të vitit 1971, në qytetin e Mitrovicës, aktualisht imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes ‘Tavnik’ dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.
12. Enis Rama, i lindur më 12 Qershor 1976, në qytetin e Mitrovicës, jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku mban edhe ligjërata të rregullta javore si imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë, si dhe është kryeredaktor në televizionin Peace TV Shqip.
13.Fuad Ramiqi, i linduar më 26 mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit njësiti antiterrorist ka filluar operacione policore në tërë Kosovën, dhe se ka arrestuar disa persona të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar dhe përçarjes kombëtare – vepra penale që bien ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për lajmi.net se operacioni policor po ndodh në disa rajone të Kosovës, dhe se janë arrestuar disa të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar. Ai ka thënë se derisa operacioni është ende duke vazhduar, Policia nuk mund të jep detaje të tjera rreth këtyre arrestimeve. /lajmi.net/
—–

Arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës, mëson lajmi.net.

Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.
Sipas burimeve të lajmi.net, sot (e mërkure) para pak çastesh Policia e Kosovës ka vënën nën arrest imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.
Motivet e këtij arrestimi nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.

Kameramani i lajmi.net sjell ekskluzivisht pamje ku Policia e Kosovës po kryente arrestimin e imamit Krasniqi.

Ndryshe, para një muaji, janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Shatri: Për gjendjen e rëndë në Kosovë, fajet i ka qeveria e Thaçit

0

haki shatriIsh ministri i Ekonomisë Haki Shatri, ka thënë se viti 2014 mund të konsiderohet si vit i humbur për Kosovën si në aspektin politik, po ashtu edhe në atë ekonomik.

Ai vlerëson se nga momenti kur janë shpallur zgjedhjet e 8 qershorit e deri më tani puna në institucione ka rënë dhe njerëzit kanë filluar të shikojnë se si përfitojnë nga fundi i mandatit.

Shatri ka thënë se Kosova gjendet në një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale, e për këtë e ka fajësuar qeverinë Thaçi.

Në një intervistë për Epokën e Re, Shatri që është anëtar i kryesisë së AAK’së ka thënë se e drejta për t’i formuar institucionet, i takon partive të bllokut. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse ndodh kjo, ai të jetë ministër i Financave.

Deputetët në hall

0

Kuvendi i Kosoves 7Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi dhe nënkryetari i AAK’së Ardian Gjini, e kanë akuzuar PDKN’në se po bën presion mbi deputetët në prag të seancës konstituive.

Krasniqi ka deklaruar se kryeministri Hashim Thaçi po tenton t’i frikësojë deputetët duke përmendur opsionin e zgjedhjeve të reja, ndërsa edhe Gjini ka fajësuar njerëzit e PDK’së se kanë nisur një fushatë për blerjen e deputetëve.

Këtyre akuzave u është përgjigjur nënkryetari i PDK’së Adem Grabovci, i ciki ka thënë se partitë e bllokut janë duke i shantazhuar deputetët e tyre, duke mos i lënë të lirë ta shprehin vullnetin e tyre në seancën konstituive. /Epoka e Re

KQZ-ja funksionon me anëtarë që e kanë humbur mandatin

0

KQZ-kosoveeNgërçi politik në Kosovë si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit ka përfshirë edhe institucionin kryesor që merret me organizimin e zgjedhjeve – Komisionin Qendror Zgjedhor

Ligji mbi zgjedhjet parasheh që dy muaj pas certifikimit të rezultatit zgjedhor presidentja të emërojë anëtarët e rinj. Ky afat tashmë ka kaluar pasi zgjedhjet janë certifikuar më datën 4 korrik. Janë dy anëtarë të KQZ-së që tashmë e kanë humbur mandatin, shkruan sot Koha Ditore.

I pari është nga AKR-ja, parti kjo që nuk e ka kaluar pragun dhe e humb mandatin, dhe i dyti është nga radhët e minoritetit serb, SLS-ja, por që tani duhet të jetë nga Lista Serbe.

Sipas Ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme, mandati i anëtarëve të KQZ-së fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend

Kosovarët mund të fluturojnë nga Beogradi

0

Beograd-aeroportiGrupet punues të Beogradit e të Prishtinës sot në Bruksel kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë që ka të bëjë me aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane Maja Kocijançiq ka theksuar se është arritur marrëveshja edhe për pesë vendkalim kufitare ndërmjet Serbisë dhe vendeve të treta.

Siç njofton Tanjug, duke u thirrur në burim diplomatike, transmeton Koha.net, qytetarët e Kosovës, në bazë të “dokumenteve të përkohshme të udhëtimit (nuk sqarohet në është fjala për letërnjoftim apo për pasaportë) do të munden që përmes Serbisë të udhëtojnë në vende të treta përmes aeroportit dhe kalimeve kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Sipas kumtesës, kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi brenda dy muajsh.

Rroftë Papa, të paktën fituam sheshin (Foto)

0

Tirane-sheshi Nene TerezaKjo është një foto e sheshit të sapo përfunduar të Tiranës i cili u rikonstruktua me rastin e ardhjes së Papës.

Si gjithnjë drejtuesit tanë kujtohen ta rregullojnë mjedisin jo për qytetarët, por për makiazh kur vjen ndonjë dërgatë nga jashtë, raporton lapsi.al.

Lista e një britaniku: 9 gjëra për ta njohur Kosovën

0

Prizreni-natenMarc Perry është britanik që jeton përkohësisht në Kosovë. Ai është i mahnitur nga mikpritja e popullit të Kosovës dhe me historinë e trazuar të vendit. Por, Perry këshillon njerëzit që të harrojnë për një moment fotografitë e luftërave.

Ai ka shkruar në www.roughguides.com për 9 gjërat që e karakterizojnë Kosovën.

E kaluara ofron shumë intriga. Historia e Kosovës, sipas tij, është me mjaft zhvillime dhe e rishikuar disa herë nga shumë pushtues.

Prizreni është kryeqyteti kulturor i Kosovës

Popullsia është një përzierje e mrekullueshme e shqiptarëve, turqve, romëve, ashkalive dhe serbëve, dhe ju mund të ecni përgjatë lumit duke marrë një shumëllojshmëri të ndikimeve, nga xhamitë osmane, në kisha ortodokse të vjetra dhe kisha katolike, baret plot jetë. Një Dokufest vjetor dhe festival e shfaqje tjera.

Pyetni dhe ju do të merrni përgjigje

Vendorët, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë të Kosovës, nëse ju kërkoni drejtime pashmangshëm do të ju tregojnë kah të shkoni. Nëse ata nuk e dinë këtë, atëherë e thërrasin në telefon një mik. Ata janë shumë të sinqertë.

Kosova rrezaton freski

Jo vetëm se kjo republikë ka vetëm gjashtë vjeç, por edhe 70% e popullsisë është nën 35 vjeç. Kjo e bën atë një kulturë dinamike Jeta e natës ndryshon, ka kafe bare, klube të xhezit dhe rokut dhe natyrisht ka edhe Filarmoninë.

Peizazhi për aventurë

Kosova është një fushë pjellore e rrethuar me male të larta me një shpinë qendrore e kodrina. Me 50 maja mbi 2000 m, ka shumë mundësi për rritje të turizmit dimëror.

Është e lirë dhe është e gjitha në euro

Një filxhan kafe është mesatarisht pesëdhjetë cent, deri në 1 € në varësi të kafenesë. Birra është rreth 1 euro.

Tony Blair dhe Bill Clinton janë hero lokal

Ka rrugë dhe fëmijë me emrin e tyre, për të mos përmendur një statujë të Clinton. Pra, nëse ju jeni duke kërkuar një pamje tjetër në botë, Kosova do të tjerr perspektiva të reja. Mbështetja e NATO-s në çlirimin e popullsisë shqiptare nga regjimi shtypës i Sllobodan Millosheviqit ishte konsideruar si shembulli më i suksesshëm i ndërhyrjes perëndimore në historinë e kohëve të fundit. Në veçanti ata kanë dashuri për britanikët dhe amerikanët.

Kosova është e lidhur mirë

Lidhjet më të njohura janë me Maqedoninë, Shqipërinë, dhe Beogradin. Autostrada është e lirë dhe ka transport me kosto të lirë. Ka edhe dy linja piktoreske me tren që lidhin Prishtinën me Shkupin, pastaj në perëndim të Pejës, një qytet i vendosur në hyrje të grykës së Rugovës. Hostelet në Prishtinë dhe Prizren janë miqësore, vende fun për të qëndruar me rreth 10 euro për natë, por ka edhe shtëpi qëndrimi në fshatra.

Kosova është një vend i madh me verë

Ka një sasi të madhe të produkteve që konkurrojnë për hapësirë në valixhen tuaj: verë nga vreshtat e jugut, mallrat jashtëzakonisht të qëndrueshme të lëkurës (përfshirë kuletat dhe çizme ecje), birrë nga ujërat malore, mjaltë shtëpie dhe djathëra, dhe një raki e ëmbël shtëpie. Gjej prodhuesit vendorë dhe do të jetë një cilësi të garantuar. /reporteri.net/